Forumi Kuq E Zi
Luftë e ftohtë mes Serbisë dhe Shqipërisë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Luftë e ftohtë mes Serbisë dhe Shqipërisë Regjis10

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Dr. Alban Daci
Pas mbarimit të Luftës së Kosovës (22 prill 1996 – 10 qershor 1999), e cila përfundoi falë luftës që bëri Ushtria Nacional Çlirimtare (UÇK) dhe ndihmës së madhe që luajti faktori ndërkombëtarë (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) me ndërhyrjen e NATO-s (Aleanca Atlantike që nga krijimi i saj në vitin 1949 me ndërhyrjen në Kosovë, mori pjesë për herë të parë në një konflikt të mirëfilltë ushtarak) , si dhe rolit mjaft të rëndësishëm që ka luajtur Shqipëria dhe faktori shqiptarë i kudo gjendur në Botë, mes Kosovës dhe Serbisë u bë i pamundur fillimi i ndonjë konflikti të ri të armatosur.
Për shkak të rëndit të ri ndërkombëtar, ku një rol shumë të rëndësishëm pa diskutim luajnë SHBA dhe BE si edhe për faktin se Serbia për shkak të luftërave që kishte realizuar në ish Jugosllavi në vitet e fundit, ajo ndodhej në një situatë izolimi ndërkombëtar, shkatërrimi ekonomik dhe destabilizimi politik të brendshëm. Ajo, në këto rrethana nuk mund të mendonte të fillonte ndonjë aventurë të re ushtarake as me Kosovën dhe me asnjë shtet tjetër në Rajon. Një pengesë e madhe e Serbisë për të rifituar përsëri një status të hapur dhe bashkëpunues ndërkombëtar ishte çështja e Kosovës (Ajo që lidhet me pranimin de jure të pavarësisë së Kosovës) si edhe për faktin, se gjakpirësit, kriminelët e luftës akoma livadhisnin të lirë nëpër Serbi dhe nuk po dorëzoheshin nga autoritet serbe në gjykatën e Hagës.
Mosdorëzimi i kriminelëve të luftë ishte edhe një ndër pengesat kryesore të Serbisë për integrimin e saj Europian. Ndërsa Shqipëria, për rolin e saj mjaft të rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen në Rajon si dhe për shkak të politikës së saj pro-amerikane, ajo bëri hapa të rëndësishëm në procesin e integrimit euro-atlantik. Shqipëria, në 20 vitet e fundit ka bërë një politikë të jashtme të lidhur ngushtë me interesat amerikane në Rajon dhe më gjerë. Për këtë arsye ajo ka siguruar një mbështetje të rëndësishme nga Shtetet e Bashkuara në Ballkan.
Duhet theksuar, se Shqipëria, është realisht dhe jo vetëm diplomatikisht vendi më amerikan-dashës në Rajon. Kjo u vërtetuar më së mirë gjatë vizitës që bëri presidenti Bush në Shqipëri. Momenti i vizitës së Presidentit Bush në Shqipëri, ishte një moment jo shumë i lumtur për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të luftës anti-terror që ajo e bëri pjesë të strategjisë së saj nacionale si dhe për faktin e luftërave që kishte ndërmarr në Afganistan dhe Irak. Kishte një rritje në nivel ndërkombëtarë të pakënaqësisë kundër politikave të Bush dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Bush, në turneun e tij që ndërmori nëpër Botë, para se të vinte në Shqipëri, u prit nga vendet që vizitoi me protesta dhe thirrje kundër amerikane. Shqipëria, ishte i vetmi vend në Botë, ku ai, jo vetëm nuk u prit me protesta, por u prit si një hero i vërtetë i shqiptarëve. Vizita e Bush në Shqipëri, bëri që politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ishte e palëkundur në mbështetje të shqiptarëve. Ishte vendosmëria e politikës amerikane, dëshira e popullit shqiptar, që Shqipëria u bë më në fund anëtare me të drejta të plota në NATO.
Gjithashtu, Shqipëria falë reformave të rëndësishme që ndërmori sidomos në luftën kundër kriminalitetit, trafikut të qenieve njerëzore, sigurimit të kufijve, bëri hapa shumë të rëndësishme në procesin e Integrimit Europian duke përfituar Liberalizimin e Vizave. Pra, me pak fjalë pas një periudhë të gjatë të izolimit ndërkombëtar, për shkak të regjimit të kaluar totalitarë, Shqipëria po e rigjente veten e saj, sepse ajo tashmë kishte siguruar partner mjaft të rëndësishëm strategjik si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të rëndësishme anëtare të NATO-s dhe BE-së.
Megjithatë, edhe pse fillimi ishte shumë i mirë për Shqipëri, krejt papritur gjatë rrugës drejt Integrimit Europian, ajo hasi pengesa mjaft serioze, të cilat më shumë kishin të bënin me situatën e brendshme politike se sa me linjën e politikës së jashtme që ajo ndërmerrte. Zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor duhet të ishin në të vërtetë një arsye më shumë që Shqipëria të bënte hapa të tjerë të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, si për shembull në marrjen e statusit vend kandidat në BE. Në të vërtetë këto zgjedhje edhe pse ishin demokratike, nuk e ndihmuan procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë, por përkundrazi e penguan atë. Shkaku kryesore i kësaj pengese, i cilësuar disa herë edhe nga BE, ishte ngërçi politik si dhe mungesa e konsensusit politik mes Pozitës dhe Opozitës.
Ndërsa Serbia, duke analizuar se procesi i integrimit dhe anëtarësimit të saj në NATO, ishte shumë i vështirë dhe pothuajse i pamundur, për sa kohë politika e saj e jashtme nuk do të ishte në të njëjtën linjë me politikën e SHBA në Rajon. Atëherë, ata kuptuan se Integrimi Europian është i mundshëm duke bërë vetëm ca sakrifica të vogla. Duhet theksuar fakti se Politika e Jashtme serbe është karakterizuar në të kaluarën për mungesë koherence dhe elasticiteti me proceset e tjera të ndërvarura ndërkombëtare. Ato e paguan shtrenjtë me politikën e jashtme të realizuar nga Millosheviç, i cili i çojë jo vetëm në humbjen e influencës gjeopolitike në rajon, por edhe në një izolim të thellë politik ndërkombëtar. Duke pasur parasysh këtë të kaluar të dhimbshme të politikës së jashtme, qeveria aktuale e Serbisë, ndryshoi strategji duke mos përsëritur të njëjtin gabim.
Ajo, vendosi të zhvillonte një seri takimesh me përfaqësuesit e BE-së, për t’iu mbushur mendjen, se Serbia ka ndryshuar dhe për këtë arsye nuk mendon më si më parë me çështjet që lidhen kryesisht me Rajonin, por edhe me gjerë. Ajo, nuk i kishte dorëzuar më parë në gjykatën e Hagës kriminelët e luftës, sepse këtë e cilësonte si akt sakrifice dhe prandaj, ajo në një farë mënyrë duhej të paguhej politikisht nëse e bënte një gjë të tillë. Pra, ajo do t’i dorëzonte ata, vetëm nëse merrte garanci serioze nga BE për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Ashtu ndodhi! Pasi mori garancitë e nevojshme nga BE, i dorëzoi një nga një të gjithë kriminelët në formë e një shantazhi, ku për çdo hap të ri të rëndësishëm që bënte në procesit të integrimit, ajo dorëzonte një.
Pra, nëse analizojmë situatën aktuale të Serbisë dhe Shqipëri. Mundë të themi se Serbia aktualisht është hapa përpara në krahasim me Shqipëri për sa i përket anëtarësimit në BE. Shqipëria po kalon një situatë të vështirë në politikën e brendshme për shkak të ngërçit politik, i cili ka dhënë pasoja të forta e serioze edhe në Politikën e Jashtme të saj.
Duke pasur parasysh faktin se Serbia dhe Shqipëria kanë interesa të ndryshme dhe konfliktuale në Rajon, që lidhen me interesat gjeopolitike, edhe pse ata nuk mund të bëjnë një konflikt real ushtarak mes veti, ata tashmë sapo kanë nisur një Luftë të Ftohtë mes tyre. Lufta e Ftohtë lidhet me faktin e çështjes së Kosovës, të rajoneve të tjera me shqiptarë, si Presheva, me daljen në det të Serbisë dhe mbi të gjitha me faktin, se kush prej këtyre të dyjave do të arrijë të integrohet me parë në BE. Është puro një Luftë e Ftohtë mes Serbisë dhe Shqipëri, e cila nuk ndryshon shumë me Luftën e Ftohtë që ndodhi mes SHBA dhe ish Bashkimit Sovjetik. Ndryshim i vetëm është në faktin, se Lufta e Ftohtë mes SHBA dhe ish Bashkimit Sovjetik ishte globale, ndërsa kjo mes Serbisë dhe Shqipërisë do të jetë Rajonale.
Shumë herë autoritetet serbe kanë shprehur dëshirën e ndarjes, ose të shkëmbit të territoreve të Kosovës. Kjo është njëlloj si në vitet 1946-1947, kur Bashkimi Sovjetik kërkonte ndarjen e Europës në dy zona influencë, Perëndim-Lindje, njërën të kontrolluar nga SHBA dhe tjetra nga Bashkimi Sovjetik. Në fillim të 1946, Walt Rostow shkruan, se: “Bashkimi i Gjermanisë nuk mund të ndodh pa bashkimin e Europës, dhe bashkimi i Europës, mund të përballohej më mirë duke e bërë në mënyrë indirekte përmes një bashkëpunimi teknik në fushën ekonomike se sa përmes bisedimeve ekonomike”.
Autoritetet e Kosovës dhe Shqipërisë, nuk duhet të jenë asnjëherë dakord me Serbinë për asnjë lloj forme ndarje territoriale. Ndarja e Kosovës, do të ishte një problem serioz për sigurinë e Kosovës, të Shqipërisë dhe të vetë Rajonit. Për këtë, arsye Politika e Jashtme e Shqipërisë duhet të punoi dhe të impenjohet fort për të ndalur çdo lloj iniciative që ka një qëllim të tillë. Mund të themi se Serbia e Shqipëria, janë në një Luftë të Ftohtë, pasi interesat e tyre jo vetëm janë të ndryshme, por janë edhe konfliktuale. Simbol i kësaj Lufte të Ftohtë është qyteti i Mitrovicës i ndarë nga një urë, e cila simbolizon Murin e Berlinit që ndante Berlinin në dy zona influence. Për sa kohë kjo urë do të ndajë qytetin, Serbia dhe Shqipëria do të jenë në një Luftë të Ftohtë, strategjike, politike dhe ekonomike.
Në shtator të vitit 1946 del një raport top-sekret i titulluar “Marrëdhëniet amerikane me Bashkimin Sovjetik”, i cili korrigjohet nga Clifford, i shoqëruar me një kritikë në pjesën e dytë nga Kennan. Presidenti Truman pasi e merr raportin e konsideron dokument aq shumë të rëndësishëm sa vendos se nuk duhet të qarkulloj përtej mureve të Shtëpisë së Bardhë. Në këtë raport ndër të tjera shkruhej: “Nuk do të jetë asnjëherë e thjeshtë me “rënë dakord” me qeverinë sovjetike. Populli amerikan duhet të mësohet me këtë mendim, jo si pasojë e një dëshpërimi, por si një fakt që duhet përballuar objektivisht dhe me kurajë. Nëse e gjejmë të pamundur të gjejmë një bashkëpunim me sovjetikët për zgjidhjen e problemeve, duhet të jemi të përgatitur të bashkohemi me anglezët dhe shtetet e tjera perëndimore në tentativën për të ndërtuar një botë për llogarinë tonë që do të ndjek objektivat e veta e do ta njoh orbitën sovjetike si një entitet dallues, me të cilën konflikti nuk është se është i pashmangshëm, por me faktin se nuk mund të ndjekim qëllime të përbashkëta”.
Kjo pjesë e këtij raporti mjaft të rëndësishëm në raportet e mëvonshme amerikane-ruse gjatë Luftës së Ftohtë, është mjaft konkret dhe aktual edhe në rastin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe. Për shqiptarët nuk do të jetë asnjëherë e lehtë të bien dakord me serbët. Shqiptarët duhet të mësohen me ketë mendim shumë shekullor, jo si pasojë e dëshpërimit, por si një fakt që duhet përballuar në mënyrë objektive dhe me kurajë. Nëse për shqiptarët ashtu siç ka qenë edhe në të kaluarën, e vështirë dhe e pamundur të bashkëpunohet me serbët për të zgjidhur çështje të rëndësishme që lidhen me gjeopolitikën, strategjinë ekonomike dhe politike, atëherë faktori shqiptarë në Rajon duhet të punoi fort dhe me koherencë që të mbetet një partner i rëndësishëm i SHBA-ve dhe i disa vendeve të tjera të Rajonit dhe të BE-së për të ndërtuar realitetin shqiptarë në përputhje edhe me linjat e partnerëve, i cili është dhe do të jetë dallues me atë serb, me të cilin konflikt i drejtpërdrejt ushtarak është i shmangur, por që qëllimet që ndjekin nuk janë të përbashkëta.
Shqipëria në raport me Serbinë është në një realitet shumë të ngjashëm me atë që kishin SHBA kundrejt Bashkim Sovjetik. Prandaj, Shqipëria duhet të ndjek dhe të mbajë një politikë të jashtme të “Përmbajtjes”. Koncepti i “Përmbajtjes” përdoret për herë të parë nga Kennan në një konferencë me datë 17 shtator 1946, të mbajtur përballë funksionarëve dhe personelit të Departamentit të Shtetit: Me këtë rast, Kennan afirmon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin një avantazh margjinal mbi kundërshtarin sovjetik, që do t’i kishte lejuar ato “për ti përmbajtur si ushtarakisht ashtu edhe politikisht për një periudhë të gjatë”. Pra, Shqipëria nuk duhet të mendoj të ketë një politikë agresive ose ushtarake kundër Serbisë dhe interesave të saj, por thjeshtë duhet të jetë në gjendje ta mbajë atë në një pozicion të tillë nga ku nuk do të jetë në gjendje të cenojë as drejtpërdrejtë dhe as në mënyrë të tërthortë interesat gjeopolitik. Shqipëria duhet së pari të jetë e vendosur dhe e palëkundur që partneri kryesor strategjik janë SHBA. Duhet të krijoi një staf diplomatik profesional dhe të frymëzuar për të mbrojtur interesat nacionale në koherencë me lëvizje ndërkombëtare. Duhet të hiqet njëherë e mirë nepotizmi, që e ka kapur për fyti diplomacinë shqiptare. Duhet të bëj investime në kuadrin e strategjisë së NATO në sistemin e mbrojtjes. Duhet të ketë vullnetin dhe vendosmërinë për të rritur në vlera maksima bashkëpunimin me Kosovën. Shqipëria duhet të vendos parimin e precedencës së Politikës së Jashtme kundrejt asaj të Brendshmesh. Duhet të marrin fund telenovelat e politikës shqiptare dhe duhet t’i mëshohet më fort interesit nacional. Gjithashtu, mbi këtë parim politika shqiptare duhet të jetë e bashkuar, duke punuar së bashku të gjitha forcat politike në vend për të realizuar një integrim sa më të shpejt të Shqipërisë në BE. Sa kohë do të vazhdojë të jetë e ndarë Mitrovica, Shqipëria do të jetë në një Luftë të Ftohtë me Serbinë. Thyerja e asaj ndarje psikologjike, do të shënonte fundin e kësaj lufte, duke shkruar një fazë të re në historinë ballkanike.

Burimi Shqipmedia


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
EDI RAMA: Mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk është më Kosova, por Lugina e Preshevës

Luftë e ftohtë mes Serbisë dhe Shqipërisë Edipresh101-300x79EKSKLUZIVE: « Serbia vazhdon të jetë peng i së shkuares dhe nuk po don ende ta kuptojë realitetin rreth statusit të Kosovës. Sa
me shpejt ta kuptoje Serbia ket realitet aq më mirë do të jetë për
popullin e saj dhe për gjithë rajonin… ka deklaruar shefi i opozitës
shqiptare z.Edi Rama në intervistën ekskluzive dhënë sot agjencisë
informative kombëtare « Presheva Jonë »

INTERVISTË EKSLUZIVE ME EDI RAMËN, LIDER I OPOZITËS SHQIPTARE DHËNË AGJENCISË INFORMATIVE KOMBËTARE “PRESHEVA JONË »Luftë e ftohtë mes Serbisë dhe Shqipërisë Edi-rama1Tiranë, 8 shkurt/ AIK-Presheva Jonë



Sa i përket angazhimit të Shqipërisë në Luginë të Preshevës, siq ju
kishte premtuar kryesocilaisti shqiptar z Rama liderëve dhe popullatës
së atjeshme, gjatë vizitës së tij të parë rajon, ai në vazdhim për
« Presheva Jonë » ka deklaruar se « ne po përgatisim një projektligj që
do ta dorëzojmë ne parlament për financimin e dy shkollave dhe të një
materniteti. Ndoshta është shumë, pak por është sidoqofte diçka për të
filluar. Fakti qe qysh prej kohës se ish-Jugosllavise aty s’është
ndërtuar asnjë shkollë e re. është rrënqëthese dhe e papranueshme… »
RAMA : KOSOVA FITOI LIRINË DHE PAVARËSINË FALË LUFTËS SË IBRAHIM RUGOVËS DHE HASHIM TAHCI NË KYRE ME UCK-NË



Presheva Jonë: Z.Rama, fillimisht bisedën tone po e nisim me një
pyetjem, siq thone tek ne, ku dhemb dhëmbi, aty shkon edhe gjuha,
pra me Preshevën.
Meqë qëndruat ditë më parë në Preshevë si ju pritën dhe cfarë përshtypje u ndatë ?



EDIA RAMA : Ishin njerëz te mrekullueshem. Varfëri e
dhimbshme. Gjendje e padurueshme sociale per te cilen Shqipëria duhet
me patjetër të bëjë diçka për të ndihmuar. Nuk prisja që në mes të
dëborës e me një mot aq të ftohtë të më uronin mirëseardhjen aq shumë
njerëz. U jam mirënjohes përgjithmone dhe do të kthehem përsëri me shumë
dëshirë.
Presheva Jonë: Gjatë qëndrimit në Preshevë, madje dhe pas
largimit në Tiranë keni folur për përkrahje, për mbështetje për
popullatë e këtyre viseve. Mund të na thoni dic më konkretisht për
cfarë përkrahje
është fjala këtu ?



EDI RAMA : Ne po përgatisim një projektligj që do ta
dorëzojmë ne parlament për financimin e dy shkollave dhe të një
materniteti. Ndoshta është shumë, pak por është sidoqofte diçka për të
filluar. Fakti qe qysh prej kohës se ish-Jugosllavise aty s’është
ndërtuar asnjë shkollë e re. është rrënqëthese dhe e papranueshme.Presheva Jonë : Kur jemi tek Lugina e Preshevës, edhe pse jem në
dimër, sa here nxehet situata në veri të Kosovës, po ashtu kjo situtë
nxehet edhe në Luginë të Preshevës, cka nuk mungojnë edhe idete e
spekulimet e larmishme herë për këmbim territoresh e her për ndarje të
Kosovës. Po ju z. Rama si e shifni të ardhmen e Luginës ë Preshevës ?
EDIA RAMA: Ndërrimi i territoreve nuk është opsion.
Kosova është shtet i Pavarur dhe i paprekshëm në integritetin e vet
territorial. E ardhmja e Shqiptarëve ne rajon është Europa dhe
shqiptaret e Lugines se Presheves meritojnë ne Europe në trojet e tyre.
Me liri e të drejta te plota e të paprekshme, me ekonomi të zhvilluar,
me arsim e shëndetësi të denjë për një bashkësi njerëzish që jetojnë në
mes te Europes dhe sot janë ende larg saj për shkak politikash qorre që
rrisin veç pakënaqesinë e dëshpërimin social.
Presheva Jonë : Po cili do të ishte mesazhi i juaj për lidertët
politik në Ludinën e Preshvës, sepse edhe këtu edhe pse në Luginë janë
një grusht shqiptarësh nuk, ka parit shumë dhe janë pa divergjenca,
për t’mos thënë përqarje ?




EDI RAMA: Po, sigurisht sa më të bashkuar të jenë shqiptaret aq më fort do të dëgjohet zëri i tyre.



Presheva Jonë : Gjatë një interviste në Gjenevë me ministrin
serb Dacic ai i ka thënë agjencisë sonë se ma mirë ridefinim të kufijve
mes Kosovës dhe Serbisë, duke perfshirë edhe Shqipërinë, me dilaog se
sa me luftë..Për cka flasin keto deklarata dhe ju jani për lëvizje të
medzahve, ridefinim të (kufijve në ballkan
EDI RAMA : Serbia vazhdon te jete peng i së shkuares
dhe nuk po don ende ta kuptojë realitetin se Kosova lavdi Zotit dhe
lavdi çlirimtarëve të saj së bashku me forcat e medha demokratike të
botës, i ka ikur perfundimisht nga duart, nga okupimi. Kosova, sot është
shtet më vete dhe Serbia duhet të kuptoje se me Kosovën duhet te sillet
njesoj si me gjithe shtetet e tjera pasi çeshtja e Kosovës është
zgjidhur njehere e pergjithmone. Sa me shpejt ta kuptoje kete Serbia aq
me mire do te jete per popullin e saj dhe per gjithe rajonin. Lufta e
sotme e Kosoves dhe Shqiperise eshte lufta per integrimin europian te te
dyja shteteve dhe perpjekja e perbashket per nje Ballkan te integruar
plotesisht ne Bashkimin Europian. Shqiperia mbështet e do ëe mbështesë
permes te gjithe faktoreve te saj politike çdo vendim e qendrim te
shtetit te Kosovës në raport me Serbinë e me ardhmërinë europiane të
shqiptarëve të Kosovës. Ndërkohë, qe mes Shqiperise e Serbise nuk është
me Kosova, Lugina e Preshevës ku është e domosdoshme rerspektimi
ilirive dhe të drejtave të shqiptareve në keto vise.
Presheva Jonë. Sikur në Kosovë ashtu edhe në Luginën e Preshevës
jeni i njohur në “luftën” rreth bashkisë së Tiranës. Më mirë sot e keni
të jeni një kryetar i një partie, të një opozite të forte apo kryetar
i një bashkie ?






EDI RAMA : E kam jetuar me pasion te jashtezakonshëm
punën në krye të Bashksisë së Tiranes dhe besoj kam të gjithë të
drejtën të jem krenar për sa kam bëre bashke me njerezit e bashkise e me
banoret e kryeqytetit ne këto nje mbedhjete vitet qe e transformuam
Tiranen në një qytet europian. Sot jetoj me të njejtin pasion punën në
krye të opozites shqiptare me bindjen se nesër do të transformojmë
Shqipërinë e kyçur ne rrethin vicioz të prapambetjes e të gënjeshtrave
qeveritare.
Presheva Jonë : Po Kosova në sy të socialistëve shqiptarë?
Mendoni se Kosova po ecën mirë, lobimi, njohjet një proces në rrugë të
mbarë ?




EDI RAMA : Ajo çka ka ndodhur me Kosovën ne pak më
shumë se dhjetë vjetëve eshte fantastike, e paimagjinueshme për
shumëkend deri kur luftëtarët e guximshëm të saj dhe bota demokratike i
dhanë fund barbarisë serbe në trojet tanime të çliruara e të pavarësuara
të Kosovës. Kosova e fitoi luftën e nisur nga Ibrahim Rugova e
ndjekësit e tij te vendosur dhe te kurorëzuar me sukses nga Hashim Thaçi
e Ushtria e saj Clirimtare. Sot Kosova po lufton me te tjera halle e
probleme, qe jane hallet e problemet ekonomike e sociale të një shteti
të dalë nga nje errësire e gjatë, ndërkohë që procesi i njohjeve te
shtetit te saj te ri është pa ndalesë e as kthim.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
GADISHULLI
I BALLKANIT- Ne literaturen kroate thuhet se fjala turke ballkan ka
kuptimin e vargmaleve pyjore. Ne lashtesi, nje koder ne Evropen jugore
eshte quajtur Haemus e qe lexohet Hemus. Bullgaret e kane quajtur
Stara planina (Mali i Vjeter). Me vone, me kete emer eshte quajtur i
tere gadishulli. Nga fjala Ballkan kane lindur edhe fjlae ofenduese, si
p.sh. ballkanezer ne vend te fjales ballkanas. Ka raste kur fjalen
Ballkan, europianet e perdorin ne kuptimin e sjelljes barbare dhe te
pakulturuar, duke pretenduar se ballkanasit jane te tille. Ne kete
kuptim, sllavet e perdorin termin balkanstvo dhe balkanshtina. Ka raste
kur perdoret edhe termi ballkanizem ne kuptimin: prej nje teresie te
caktuar, te krijosh pjese te shumta.


Gadishulli
i Ballkanit ndodhet ne Europen juglindore. Shtrihet ne jug te lumenjve
Danub dhe Drava, ndermjet detit Adriatik e Jon ne perendim, Detit Egje e
Detit te Zi ne lindje dhe Mesdheut ne jug. Ne pikepamje gjeografike dhe
kulturore, Gadishulli i Ballkanit I takojne keta popuj: SHQIPTARET,
GREKET, SERBET, BULLGARET(dhe sllavo-maqedonasit), malazezet dhe
boshnjaket. Ne gadishull jetojne edhe: vllehte (aromune, cincare),
hebre, grupi etnik sllavo-foles me fe islame_ (ne vende te ndryshme
quhen me emra te ndryshem), rome, turq etj.


Ne
pikepamje gjeografike, Turqia dhe Rumania nuk jane pjese e Gadishullit
te Ballkanit. Turqia eshte shtet i Azise, por Stambolli ndodhet ne
pjesen evropiane, ne ngushticen e Bosforit. Qe te dyja pretendojne se
jane pjese e gadishullit. Kroacia nderkaq, nuk eshte pjese e Ballkanit,
as gjeografikisht, as ne pikepamje te kultures. Per dallim nga turqit
dhe nga rumunet, te cilet pretendojne qe te pakten ne pikepamje
historike i takojne Gadishullit, kroatet nderkaq,
kategorikisht
e mohojne se jane popull ballkanik. Ata thone se nuk i takojne
Ballkanit, as gjeografikisht, as historikisht dhe as ne pikepamje
kulturore. Ballkanas per kroatet, ka kuptimin i prapambetur, parak, I
paqyteteruar. Kroatet thone se jane pjese e Europes Qendrore dhe se kane
kulture perendimore. Duke qene popull katolik, sikur edhe sllovenet,
ndodhen ne veri te LIMES THEODOSIANA (Vijes se Theodosit). Kroatet
parapelqejne te theksojne se kane qene nen sundimin, jo te Perandorise
Osmane, por te nje perandorie perendimore, asaj Austro-Hungareze.

Ne
lashtesi, ne gadishull, jetonin pese popuj kryesore: Iliret, Greket e
vjeter, Maqedonasit e lashte dhe Trakasit, nje popull indoeuropian antik
qe banonte ne nje hapesire te gjere, prej Karpateve deri ne Egje dhe
prej Morave deri ne Detin e Zi. Trakia eshte rajon historiko-gjeografik i
gadishullit qe laget nga Deti i Zi, nga Marmaraja dhe nga Egjeu. Sot
eshte pjese e Bullgarise, e Greqise dhe e Turqise. Nderkaq, ne veri te
Danubit shtrihej Dakia (sot Rumania) e banuar nga DAKASIT.


Ne
mesjete, ne gadishull jetonin kater popuj me kapacitet perafersisht te
barabarte: SHQIPTARET, GREKET, BULLGARET dhe SERBET. Bullgaret formuan
mbreteri qysh ne shekullin IX. Mbreteria serbe u formua ne fillim te
shekullit XIII (1217). Shqiptaret ne mesjete, per dallim nga bullgaret
dhe serbet, nuk arrijne te krijojne nje mbreteri te veten. Me fjale te
tjera, ne mesjete shqiptaret kishin ngelur pas fqinjeve te vet. Edhe kah
mesi i shekullit XIX, shqiptaret, ne krahasim me fqinjet ballkanike
ngecin. Greqia, Serbia dhe Bullgaria e fitojne pavaresine nga
Turqia.
(Bullgaria formalisht e shpall pavaresine me 1908). Pavaresia e
shqiptareve arrihet, jo me pare se me 1912. Njefare baraspeshe qe ka
ekzistuar ne mesjete midis ketyre kater popujve, ne shekullin XIX dhe
gjate tere shekullit XX, crregullohet. Serbet dhe Greket forcohen.
Bullgaret ngecin. Shqiptaret nderkaq, per shume arsye, ndahen ne gjashte
shtete, hyjne ne diktature dhe defaktorizohen.


Me
perjashtim te malazezeve, te sllavo-maqedonasve dhe te myslimaneve
(boshnjake), sot SHQIPTARET jane Pika me e dobet e rajonit. Kishte qe
thonin se shekulli XXI eshte shekull I shqiptareve. Po del se nuk
paskesh qene ashtu. Shqiptaret nuk tregohen ne shkallen e duhur te
pergjegjesise historike.


Sulmet
e osmaneve ne Gadishullin Ballkanik nisen ne vitin 1356. Me 1478 nje
pjese e madhe e gadishullit ra ne duart e turqve. Popujt e pushtuar te
gadishullit, ndonese i ruajten gjeresisht gjuhet dhe fete e tyre, nuk e
fituan pavaresine para shekullit XIX.


Me
gadishullin nderlidhet edhe CESHTJA LINDORE qe nenkuptonte problemet e
pushtetit turk ne Evropen juglindore dhe ne pjesen lindore te detit
Mesdhe. Ceshtja lindore ka te beje edhe me historine politike te vendeve
te Ballkanit dhe atyre te Lindjes se Afert lidhur me ngritjen dhe
terheqjen e pushtetit otoman. "KRIZA LINDORE" e madhe lindore ne vitet
1875-78 filloi me kryengritjet antiosmane ne BH dhe ne Bullgari dhe me
pretendimet e Rusise qe me lufte te kete pozite dominuese ne Ballkan.
Problemet e Ballkanit u shtruan edhe ne tryezat e kancelarive te fuqive
historike te kontinentit, perfshi edhe marreveshjet dypaleshe, si:
TRAKTATI I SHEN-STEFANIT(1878), KONGRESI I BERLINIT (1878), KONFERENCA E
AMBASADOREVE
ne
Londer (1912-1913) me TRAKTATIN E PAQES NE LONDER maj 1913) me te cilin
perfundoi Lufta I Ballkanike; PAQJA E BUKURESHTIT (l913) qe i dha fund
Luftes II Ballkanike; KONFERENCA E PAQES NE PARIS (1919) dhe TRAKTATI I
PAQES I VERSAJES, i nenshkruar me 1919 ne Sallen e pasqyrave ne Versaj
afer Parisit.


Ne
fund te shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX, fuqite e medha
krijuan termin CESHTJA E BALLKANIT. Ishte nje emertim I rendomte per nje
sere problemesh dhe kundertheniesh qe u shfaqen ne fund te shekullit
XIX dhe ne fillim te shekullit XX, si rezultat i dobesise dhe i renies
se sundimit ottoman ne gadishull. Procesi i shpejtuar i shkaterrimit te
te "SEMURES SE BOSFORIT" Turqise, i terhiqte ne rajon fuqite e medha te
kohes. Austro-Hungaria dhe Rusia, pastaj Britania e Madhe, Franca dhe
Gjermania, ne vendet e sapocliruara te Ballkanit krijonin folete e veta.
Depertimin ne gadishull, fuqite e medha e mbulonin me parulla te
ndryshme: "MBROJME LIRINE E POPUJVE TE KRISHTERE"; "RUAJME PAQEN DHE
STATUS-QUO.


Konflikti
i interesave te fuqive te medha historike, te cilat ne fillim te
shekullit XX tanime ishin ndare ne dy blloqe, u reflektua sidomos ne
Ballkan. Neper gadishull kalonte rruga e depertimit gjerman ne Lindje
DRANG NACH OSTEN (Depertim drejt Lindjes, d.m.th. drejt vendeve te
Europes Lindore dhe Lindjes se Afert e te Mesme. Kjo politike kishte per
qellim te kompensoje VONIMIN e Gjermanise ne ndarjen e territoreve ne
bote midis fuqive te medha. Pakenaqesia gjermane dhe depertimi i saj
drejt lindjes shkaktoi Luften e Pare Boterore. Drang nach Osten ishte
synim edhe i Rajhut te Trete). Interesi kombetar i popullit shqiptar ne
Ballkan, ka qene dhe eshte ne perputhje te plote me politiken gjermane,
perkatesisht me interesin e faktorit
gjerman.
Me 1912-13, popujt e Ballkanit, te lidhur ne ALEANCE e sulmuan dhe e
thyen Turqine. Me pas, pjesetaret e deriatehershem te aleances, per
tokat e fituara nisen luften mes tyre. Filloi BELLUM OMNIUM IN OMNES
(Lufta e te gjitheve kunder te gjitheve). Ne kete kohe, Ballkani u quajt
FUCI BARUTI. Ceshtjet e rajonit do te shtrohen ne Londer. Perfaqesuesit
Ruse ne Konferencen e ambasadoreve ne Londer mbrojten qendrimin se
shqiptaret, gjate sundimit osman, kane qene ne sherbim te Stambollit. Si
te tille, ata nuk meritojne te kene shtet. Me kete qendrim te Moskes u
pajtuan edhe Parisi me Londren. Vendet mike te shqiptareve, Gjermani,
Austro-Hungaria dhe Itali a mezi ja dolen te nxjerrin nje gjysme shteti
shqiptar.


Nga
kjo rezulton se fajin per copetimin e Shqiperise ne Londer (1912-13),
me pare se te fuqite e medha, shqiptaret duhet ta kerkojne ne vetvete.
Keshtu sepse pese shekuj kane qene kunder vetvetes dhe ne sherbim te
sunduesve. Pas ketij dekomponimi dhe fragmentarizimi te trungut dhe te
teresise shqiptare, pasoi viti i mbrapshte i Ismail Kadarese, kur ne
Shqiperine e pergjysmuar kishin hyre ushtrite e vendeve te rajonit dhe
te kontinentit. Gjithsej shtate sosh. Me Paqen e Bukureshtit (1913)
perfundoi ne gadishull Lufta II Ballkanike. Me traktatin e paqes krahina
antike e Maqedonise u nda ne tri pjese: me teper se gjysma, me
Selanikun dhe Trakine perendimore, i takoi Greqise (Maqedonia e Egjeut);
rreth 35% te ketij territori i ra Serbise (Maqedonia e Vardarit);
nderkaq dic me teper se 10% i mbeti Bullgarise (Maqedonia e Pirinit).
Rumania e mori Dobruzhen jugore. Pjesen e fituar ne Bukuresht, Serbia e
humbi ne Jajce te BH-se, kur Josip Broz Tito-ja e mbajti Mbledhjen II te
AVNOJ-it (KACKJ) dhe nga ajo cope e krijoi Maqedonine e sotme. Lidhur
me vendimet politike te "kroatit Tito" Dobrica Qosiqi do te thote: "Ate
qe serbet e fitojne me lufte, e humbin ne paqe".


Pas
Luftes I Boterore, gadishulli u nda ndermjet Greqise, Shqiperise,
Bullgarise dhe Serbise (Jugosllavise). Turqia mbajti vetem Stambollin
dhe tokat rreth tij. Serbia ne kete kohe shquhej per "EKSKLUZIVITETIN
ORTODOKS". Ne Ballkan mbeten te pazgjidhur edhe ceshtje te ndryshme
territoriale greko-bullgare dhe bullgaro-rumune. Pjese e problemeve te
gadishullit po behet edhe kontesti rreth emrit ndermjet Athines dhe
Shkupit. Mbase VMRO-istet synojne rishqyrtimin e vendimeve te
Konferences se Paqes ne Bukuresht (1913) kur krahina me emrin antic
Maqedoni u nda ne tri pjese. Duhet shtuar se lidhur me kete kontest,
Turqia eshte e vetmja qe haptazi anon nga sllavo-maqedonasit.


Me
shperberjen e Jugosllavise se AVNOJ-it me 1991, ceshtje territoriale te
pazgjidhura u paraqiten edhe ndermjet ish-republikave te federates. Me
fjale te tjera, Ballkani pati trazira edhe ne fund te shekullit XX, qe
nga viti 1991 deri ne vitin 1995. Ne Bosnje dhe Hercegovine u ndez nje
konflikt i eger etnik. Serbia nuk mund te pajtohej me zhberjen e
perandorise serbosllave, ndaj sulmoi Sllovenine, Kroacine, Bosnjen e
Hercegovinen dhe Kosoven. (Agresioni serb ne Slloveni zgjati dhjete
dite. Komandohej nga gjenerali serb Petar Gracanin). Ceshtjet
territoriale ne rajon krijojne nga vendet e gadishullit armiq te
papajtueshem_.


Ne
Ballkan, qysh ne fillim te shekullit XIX e deri pas Luftes se Dyte
Boterore, u paraqiten ide per krijimin e nje federate te shteteve
Ballkanike. Pa i permendur synimet serbo-greke te fillimit te shekullit
XIX, koncepti i pare per krijimin e nje federate te tille paraqitet ne
vitet '60 te shekullit XIX. Koncepti per krijimin e nje shteti te madh
ballkanik i cili do te perfshinte vendet e ish-Jugosllavise, Bullgarine
dhe Shqiperine u quajt BALLKANIA. Knjazi serb Mihajlo Obrenoviqi,
i
cili sundoi ne vitet 1860-1868, ishte ideatori i krijimit te shtetit te
madh te serbeve dhe te bullgareve ne pjesen qendrore te Ballkanit. Kjo
ide bazohej "ne traditat shtetformuese dhe shtetndertuese te popullit
serb dhe atij bullgar ne mesjete". Kjo ide i perfshinte edhe hapesirat e
Shqiperise. Ne te vertete, Ballkania serbo-bullgare nenkuptonte
PUSHTIMIN e trojeve etnike shqiptare nga serbet dhe nga bullgaret. Ne
kete periudhe (vitet '60 te shek. XIX), shqiptaret ende nuk
konsideroheshin subjekt politik. Per shume arsye, ky koncept
ekspansionist i kryeministrit serb Ilija Garashanin (1812-1874), autorit
te Nacertanies (1844), per shume arsye - deshtoi.

Ne
momentet kur rreth ceshtjeve ne Ballkan implikoheshin fuqite e medha te
kohes, e sidomos kur nderhyrjet e tyre nuk ishin ne favor te Serbise,
atehere serbet lansonin parullen: "BALLKANI BALLKANASVE". Me kete
nenkuptohej qe fuqite e medha (antiserbe) te mos nderhynin ne punet e
rajonit. Idete per krijimin e (KON)FEDERATES BALLKANIKE jane shfaqur
edhe gjate shekullit XX. Nga fundi i shekullit XIX dhe ne fillim te
shekullit XX, projektin politik te bashkimit te shteteve te Ballkanit, e
mbeshtetnin kryesisht socialistet dhe majtistet e tjere te vendeve te
gadishullit. Nga fundi i shekullit XIX, kjo ide u perhap brenda
levizjeve socialdemokrate te vendeve te Ballkanit, si ALTERNATIVE ndaj
synimeve ekspansioniste te elitave nacionaliste te shteteve te
sapoformuara. Kominterna, idete e socialdemokrateve serbe te fundit te
shekullit XIX dhe te fillimit te shek. XX, i mori si baze te politikes
se vet ndaj Ballkanit. Komunistet e Kominternes konsideronin se nje
federate socialiste e vendeve te Ballkanit: "...do te paraqiste te
vetmen rrugedalje nga rrethi djallezor I urrejtjes nacionaliste; do te
parandalonte copetimin e gadishullit ne shtete te vogla; do te bente te
mundur daljen nga mjerimi dhe do t'I jepte fund
shfrytezimit imperialist".

Pas
Luftes se Dyte Boterore, Josip Broz Tito-ja dhe disa udheheqes te tjere
te Evropes Lindore, shqyrtuan mundesine e bashkimit te shteteve te
gadishullit dhe formimin e nje republike federative te Ballkanit. Nen
premisen qe ne luften civile greke te fitojne partizanet, atebote ne
kete federate ballkanike do te perfshihej edhe Greqia. Per krijimin e
kesaj republike federative ballkanike ishte i njoftuar edhe udheheqesi i
komunisteve bullgare Georgi Dimitrov (1882-1949). Rreth kesaj ceshtjeje
ka marre pjese vepruese edhe BRSS-ja. Pas rezolutes se Informbirose me
1948, marredheniet e Jugosllavise me vendet e Evropes Lindore -
nderpriten. Rrjedhimisht, nderpriten edhe bisedimet per nje aleance te
mundshme te vendeve te Ballkanit.


Duke
mbajtur parasysh faktin se ne gadishull mbizoterojne kryesisht popujt
sllave, te cilet historikisht i jane mbeshtetur Rusise bizantine,
krijimi i nje federate apo confederate ballkanike, asesi s’ka qene dhe
nuk eshte ne dobi te popullit shqiptar.


Gjate
LUFTES SE FTOHTE fuqite e medha i kishin te perkufizuara sferat e
interesit, perkatesisht zonat e ndikimit. Pasojat e saj reflektoheshin
edhe ne Gadishullin Ballkanik.Kjo lufte ndermjet vendeve perendimore dhe
bllokut sovjetik filloi qysh ne vitin 1945. Ajo u intensifikua sidomos
pas vitit 1947 dhe zgjati deri me 1990. Me 1989 presidentet Bush dhe
Gorbacov, ne nje takim te nivelit te larte ne Malte, e shpallen luften e
ftohte zyrtarisht te perfunduar. Regjimet komuniste te Traktatit te
Varshaves ne Evropen Lindore rane. NATO-ja e ndryshoi rolin e vet.

Me
1994 NATO-ja peruroi partneritetin per paqe, si hap i pare per t'u bere
anetar i saj me te drejta te plota. Pas perfundimit te luftes se
ftohte, kontinenti i vjeter u shnderrua perkohesisht ne nje hapesire PA
zona ndikimi dhe pa sfera interesi. SHBA-ja, RUSIA dhe BE-ja, jane fuqi
politike ekonomike dhe ushtarake historike. Paraqitja ne skene e fuqive
te reja globale dhe rajonale, sic jane: KINA, INDIA, BRAZILI dhe TURQIA
shpie ne menyre te pashmangshme ne krijimin dhe ne riperkufizimin e
zonave te ndikimit, perkatesisht te SFERAVE TE INTERESIT. Gara per
shtrirjen e ndikimit nga ana e fuqive te medha globale dhe rajonale,
paralajmeron RINGJALLJEN eluftes se ftohte. Fuqite e medha sot synojne
te zbatojne politiken e forcimit te pozicioneve te veta dhe te dobesimit
te pozicioneve te kundershtarit, duke perdorur me kete rast te gjitha
mjetet e mundshme, me perjashtim te luftes.


Sot
ne Ballkan jetojne: Popuj me perkatesi etnike te ndryshme; Popuj me
histori, me kulture dhe me perkatesi fetare te ndryshme. Po te
perjashtohen sllovenet dhe kroatet, te cilet edhe ashtu nuk i takojne
Gadishullit, do te shihet se popujt e Ballkanit, ne pikepamje te
zhvillimit ekonomik, ndodhen pak a shume ne nje shkalle te barabarte;
Popuj, kryesisht te TRE KONFESIONEVE: te konfesionit ORTODOKS, te
konfesionit KATOLIK dhe te konfesionit ISLAM ku bejne pjese edhe
bektashinjte. Pjesa me e madhe e popujve te Gadishullit jane te besimit
ortodoks. Ne Ballkan ka edhe grupe etnike te konfesioneve te tjera, sic
jane hebrenjte etj. Ne rajon, si ne shume vende te rruzullit, ka edhe
ateiste, te cilet parapelqejne te mos i takojne asnje religjioni. Mbase
ka edhe te tille qe besojne ne Zot, por jo edhe religjioneve. Keshtu
sepse ato i konsiderojne sajimete njeriut.
Gadishulli
Ballkanik ka pozite gjeografike STRATEGJIKE. Eshte KRYEURE qe lidh
Europen, Azine dhe Afriken. Nepermjet ujerave detare te tij, arrihet ne
Suez dhe dilet ne Lindje te Mesme e ne Gjirin Persik, pikerisht te
vendburimet e naftes. Ujerat e rajonit shpijne ne Bosfor, qe lidh Detin e
Zi dhe Marmarane. Ngushtica e Gjibraltarit nderkaq, con ne oqeanin
Atlantik. Fuqia e madhe qe eshte e pranishme ne gadishull, e ka afer
edhe Europen Perendimore edhe Rusine - ne lindje. Per shkak te pozites
gjeografike strategjike, per Ballkanin mund te jene te interesuara, si
fuqite globale, ashtu edhe ato rajonale, si per shembull: SHBA-ja,BE-ja,
RUSIA, TURQIA. Ne te ardhmen edhe KINA. Uashingtoni eshte i preokupuar
ne rajone te tjera te botes, ndaj Ballkanin mund t'ia lere BE-se. Ne nje
pjese te Ballkanit, SHBA-ja mund ta angazhoje edhe Turqine. Sidomos kur
BE-ja tregohet politikisht impotente. Duke qene se Pekini eshte larg
dhe per t'u bere fuqi politike, ekonomike dhe ushtarake globale i duhen
edhe nja tri dekada, atehere del se gara per Ballkanin mund te
zhvillohet ndermjet Rusise, Gjermanise (si forca kryesore e BE-se dhe
nje nga shtate shtetet me te zhvilluara dhe me te industrializuara ne
bote) dhe Turqise, e cila, pas nja 10-15 vjetesh, pretendon te behet
ekonomia e dhjete e botes. Rusia kryesisht eshte ortodokse; Gjermania -
katolike, luterane dhe protestante; nderkaq Turqia - kryesisht islame.

Fuqite
e medha, ne rajone te caktuara te botes hyjne mbi disa baza: Mbi bazen e
komponentit ETNIK. Per shembull Rusia hyn ne Ballkan me arsyetimin se
popuj te caktuar te gadishullit i takojne familjes sllave. Ruset gjate
shekujve XVIII dhe XIX synonin te gjenin ithtare te e vet ne Ballkan me
arsyetimin "JEMI VELLEZER PER NGA FEJA"; Mbi bazen e komponentit FETAR;
Mbi bazen e LIDHJEVE HISTORIKE; Mbi bazen e perkatesise QYTETERIMIT te
caktuar. Ka edhe arsyetime te tjera me te cilat fuqite e medha e
justifikojne politiken e tyre hegjemoniste, ekspansioniste,
imperialiste, kolonialiste dhe dominuese. Per shembull Kina nje dite
mund te thote: Territori im eshte i ngushte per gjithe kete popullsi
timen, ndaj medoemos te shtrihem pertej kufijve te mi. Ky ekspansion
eshte arsyetuar ne histori me teorine e hapesires jetesore. Duke qene se
shqiptaret u perkasin tre konfesioneve, krijimi I sferave te interest
ne rajon nga fuqite e medha mbi bazen e konceptit “Vellezer per nga
feja” do te ishte per ta fatale. Kjo do te shkaktonte boshnjkizimin e
kombit shqiptar ne Ballkan. Asnje fuqi e madhe nuk mund ta vere nen
kontroll tere Ballaknin. Secila fuqi e madhe do te depertonte aty ku
beson se do te ishte i mirepritur dhe do te bazohej ne njeren nga
komponentet e siperthena - etnik, konfesional, historik, kulturor etj.
Per t'iu shmangur ndeshjes eventuale te interesave te fuqive te medha
rreth rajonit - Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe
Bosnja e Hercegovina - per nje duhet ta kerkojne perspektiven e tyre ne
organizmat euro-atlantike.


XHELAL ZEJNELI


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons