Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Tregime dashurie prej Sat 07 May 2011, 18:12

Altin


Antar Special
Antar Special

Ne ate dite Qershori dicka ndodhi se ndjej egersine e natyres pasi skutat e shpirtit tim jane ndezur......eshte egersia,krenaria e thyer,humbja dhe se fundidashuria e lenduar.pse duhet te ndodhte pse??
eshte pyetja qe me persekuton qe nga momenti qe mora ate telefonate e cila shkundi pemen e dashurise sime te paster,ku cdo frut ra pa jete ne token e coptuar nga korrupsioni imoral.ai ze me kumbon akoma,me ndjek me sy hapur,ne enderr,kudo.njeriut qe i dhurova zemren time,shpirtin tim,kohen time me vrau.mbylli me force librin e dashurise sone pa pyetur dhe gervishi cdo kapitull te saj,PSE,PSE, PSE?? dritherimat e trupit akoma i ndjej qenien time te shtypur ne nje imazh bardhe e zi e shoh.se harroj kurre ate dite kur ajo lajmeroi ne telefon"DON'T TALK TO HIM ANYMORE!"etj etj.......dhe mbyllja e receptorit me pas si nje akt i pakontrollueshem.spyeta kush ishte,perse ma bente mua kete xhest,por ishte nje femer e irrituar,e re ne moshe,ndoshta nje adoleshente qe donte te pronezonte dike qe une e jetoja dhe me perkiste mua per nje kohe te gjate...
Ora vajti 24:45.edhe nje nate e trishtuar per mua,edhe nje nate plot kujtime per ty,per ditet e netet e kaluara bashke.... nuk mund te te harroj me beso,shpirt!ditet e netet qe kaloj pas muajit Gusht jane perplot te mbushura me kujtime per ty,perplot vaj e vuajtje...........................kam vendosur gjithe shpirtin tim,gjithe ndjenjat e mia,mendimet emocionet tek ty........sepse kam besim e te dua.........te dua.........te dua me shume se cdo gje ne bote.........e si mos te te dua ty......kur me dhe jeten???si mos te te enderroj kur ti me fale enderrat??
kaloi dhe nje muaj tjeter,edhe 23 dite te tjera pa ty shpirt,nderkaq mua akoma me mundon kujtimi per ty,me mungojne ato fjale qe me jepnin jete,gjalleri,qe me falnin buzeqeshjen qe me mungonte prej kohesh.ishe ti i vetmi qe me beje te lumtur,qe me ndeze shkendine ne e qe sot u shua!po a u shua valle kur une ende te dua si e marre,kur une kurre ste harrova as edhe nje sekonde te vetme?! sigurisht qe jo i dashur,padyshim se ajo qe me mban te gjalle sot eshte dashuria per ty,........ajo me jep force dhe shprese per te bindur veten se ti nje dite do te vish.......po sikur ajo te ishte neser......OH ZOT,paramendo si do te ndjehesha,cdo te beja!.......e di qe se psri do te vrapoja me shpejtesi deri tek ti dhe do te te hidhesha ne perqafim e sdo te te lejoja te me ikje me kurre kurre......e nese sdo te jete e nesermja,atehere do te jete e pasnesermja.......ti do vish,sepse e di qe dhe ti ndjen te njejten gje per mua,e di qe dhe ti me don.
arsyeja qe une kam jetuar ishe ti.arsyeja qe une vuaj je ti.ti je ende shpresa e jetes time,e me shume se cdo gje tjeter te deshiroj ne kete bote.kujtimet e mia tani me mundojne pa ty.
sa e lumtur isha kur e perjetova perqafimin tend.ti me dhurove dashurine....e une ende vazhdoja me stilin tim te vjeter.ti je kujtesa e vecante e jetes dhe zemres time dhe shpresoj e do luftoj,qe te jesh gjithmone.nuk e di pse u largove ne ate fillim kur te dashurova me tere qenien time njerezore,e ti fillove me provokime e keqkuptime vazhdimisht.rastesisht te kam njohur ne (internet)...........folem,ti me pershendete dhe qe atehere filloi dashuria ime e pare,me bere te ndjej dridhje te lehta neper tere trupin tim.kur ti me flisje per te ardhmen,ne zemren time ndjeva ngrohtesine e flakes qe u ndizte por qe shume shpejt u shua,ate e ndjej edhe ne kete nate ne vetmi qe u mundova te te harroj me ter forcen per sikur ti perseri me peshperisje,prit,prit,prit.....!
te faleminderit per ate gjysme premtimi por ku mbeti sot?te faleminderit per buzeqeshjet e tua,per ate kohe qe kalove me mua.jeta ime pa ty nuk ka vlere,te lutem mendo dhe njehere per te gjitha dhe besoj qe do te kuptosh realitetin,e realiteti eshte se une te dua me gjithe ,ti je dashuria e pare e jetes sime,hapi syte dhe do te shikosh se une nuk jam e tille sic mendojne disa njerez perfshi dhe ata njerez qe na ndane.. koha po kalon,e ti ende me mungon do te vije koha jone,ngaqe dashuria e vertete gjithmone fiton cdo luftim dhe gjeja qe me mundon me se shumti eshte qe ti je verbuar nga fjalet e njerezve qe te folen keq per mua,e ato fjale nuk jane aspak te verteta.gjeja qe urrej me se shumti ne kete bote eshte:dyftyresia,shpifjet e njerezve,genjeshtra,dhe tradhetia.. jam treguar e sinqerte me ty qe diten e pare.edhe pse nuk e kam besur kurre se do te me ndoshte por shpifjet me humben dashurine,na ndane njehere por kjo sdo te ndodhe me,te betohem,per shpirt te mamit qe ska per te ndodhur me kurre.
O ZOT cdo dite te bukuar lutem qe mos te largohesh nga une.....lutem qe te takohemi sa me shpejt......lutem qe te mos me braktisesh e te lidhesh me nje tjeter......lutem qe mos te merzitesh kurre nga une..........me fal per gjithcka qe kam bere.........per gjithcka qe te ka vrare apo te ka merzitur.......me fal per gabimet e mia........me fal qe i besoja shoqeve qe me thonin qe do me ndihmonin qe mos te gaboja kurre e te mos u ndaja kurre nga ti........me fal per fjalet e pakuptimta.......per budalliqet........te pergjerohem mos me ler.....se ashtu do me sillje vdekjen.....se ti e di qe tani ne kete bote vetem ty te kam.....e vetem ty do te kem....me fal per te gjitha e nese e ke te veshtire te pakten mundohu ta besh.......e mundohu edhe te me durosh ...edhe te me duash pak se kjo eshte gjithcka qe kerkoj nga jeta.......vetem dashurine dhe pranine tende...sido qe te vene punet une nuk do te rresht kurre se te dashuri.......e do te dashuroj cdo dite e me shume.......te lutem vetem vetem per nje gje...ti qe me dhe jeten te lutem mos u bej vrases.......mos ma merr prape ate duke me braktisur..........te dua......sepse ti je endrra ime,jeta ime.
le te thone te tjeret qe jam e cmendur,do i le ta thone prape gjithmone,sepse une e di qe e tillle jam,e cmendur,e marrosur,psepse te je frymezimi im,je gjithcka qe kam pasur dhe do te kem brenda trupit!TE DUA DHE NUK PYES PERSE JETOHET,SEPSE E DI QE VETEM PER TY!shikoj fotografine tende dhe i jap vetes shprese dukeperfyturuar gjithcka qe nje dite te shenjte te mezipritur te jem me ty...............
P.S.mallkuar qofshin ata njerez qe prishin nje dashuri qe ndajne dy njerez qe duhen.
.................................................. .
Kjo eshte historia e nje vaize dhe nje djali.as une nuk e dija historine e tyre.doja mendimin tuaj a ia vlen qe keta te rinj te bashkohen perseri me njeri-tjetrin pasi qe te dy e pranojne qe jane te dashuruar pas njeri-tjetrit.jane ndare vetem nga fjalet e botes.apo duhet ta harrojne njeri-tjetrin dhe cdo njeri te mendoje per jeten e tij....

2 Re: Tregime dashurie prej Tue 22 Jan 2013, 15:17

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Ishte vetem 17 vjeçe kur u dashurua me mua. E njoha ne gjimnaz. Une isha viti i katert kurse ajo ishte viti i pare. U mundova shume derisa ja vitova zemeren, por nuk e dija qe ajo do ma thyente zemren
Lidhja vazhdonte per mrekulli. Ne fund te shkolles filluan sherret
Donte dhe nje jave te mbaronte viti shkollor. Ajo po mbaronte vitin e pare kurse une po largohesha nga shkolla. Pasi mora pergjigjen e shkolles per ne Gjermani, ajo me kerkoi te takoja vellain e saj, gje qe une nuk e prisja. Nuk e kundershtova. E prita vellain e saj sa doli nga shtepia. E thirra dhe e ftova per kafe. Ai u trega shume i mire me mua. U ulem dhe i tregova si ishte muhabeti. Ai e dinte qe une per 1 muaj do largohesha nga Pri….ni. Mbasi i tregova gjithçka ai nuk u tregua shume i keq me mua. Me tha vetem "Te gjithe jemi çuna, dhe te gjithe duam ne jete". Une u qetesova nga fjalet e tij.
Ne darke fola ne telefon dhe ajo ishte shume e gezuar qe une mora nje inisiative qe nuk me takonte tani per tani se isha vetem 19 vjeç.
Shkolla mbaroi.



Mbas mbarimit te shkolles filluan xhelozite
Ajo vendosi te kalonte pushimet ne … te halla e saj. Mua nuk me pelqeu qe ajo te ikte ne ….. sidomos qe ajo do te qendronte 2 muaj. Une nuk doja per faktin se nuk rrija dot pa e pare ose pa e takuar. Me ne fund ajo iku pa me thene gje. Mbas 1 jave me mer ne telefon nga ……. dhe me thote se do rri 2 muaj. Une u nxeva shume dhe i bertita ne telefon. Mbas nje debati ja mbylla telefonin.Nuk komunikova me te per 1 muaj rresht. Mbasi erdhi nga ….. une isha ne ……. te njerezit e mi. Qendrova 1 jave ne …… per te harruar ate histori qe vertet me vrau. U ktheva nga …… 1 jave me vone pasi ajo kishte ardhur, nuk dija gje per ardhjen e saj. Me mori ne telefon dhe me tha: Faton dua te takoj. Ti harrojme ato qe u bene...........................?
Vendosa ti harroj te gjitha. Por prap mbaja inat ne vetvete se si mundi te ikte pa me thene.
Ndarja ndodhi per faktin se;
Pasi kjo erdhi nga ….. ndenji 3 dite dhe kerkonte te ikte prape ne Theranda. Une u merzota aq shume sa i thashe;
Po ike dhe nje here ne Priz…en kur te vish ti nuk do jesh me mua i lidhur. E thashe vetem per faktin se doja qe ti jepja pak frike (ne kuptimin qe ajo te mos ikte). Kurse ajo ma mori sikur une nuk e doja me. Filloi dhe me thoshte se ti nuk me do, do te me mbash mbyllur ne shtepi etj........
Ndenji rreth 2 dite dhe me mori ne telefon dhe me tha; Faton une dua te ndahem nga ty per faktin se ti je shume xheloz. Une i thash une jam xheloz por jo deri ne ndarje. Por ajo ashtu donte ashtu beri. Nuk reagova keq thjesht mevinte inat se me thoshte qe vdekja do na ndaja ne te dy asnje tjeter.Nejse. U ndame.
Rri dy dite kjo dhe me mer ne telefon. Me thote qe Faton u be ti harrojme.
Kjo gje mua me ishte bere........
Une i thashe jo ne u ndame dhe nuk kemi per tu lidhur me. Nga ana ime mos prit qe une te mar ne telefon dhe te them ????? une te dua, Ate mos e prit nga mua. Ajo filloi te qaje ne telefon. Une e mbylla telefonin. Per faktin se ishte hera e trete qe me thoshte do ndahemi dhe rrinte 2 dite me thoshte u bene ca u bene ti harrojme.!
Nuk foli dhe e mbylli telefonin duke qare. E mora kete vendim per faktin se ishte hera e katert qe ma thoshte "do ndahemi".


Une edhe sot e kesaj dite jam ndare me të per faktin se


DASHURIA TE LIDH, XHELOZIA TE NDAN


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

3 Re: Tregime dashurie prej Tue 22 Jan 2013, 15:17

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Jam ulur perballe dritares, jashte filloi te bie shi;kam menduar shume per ty keto dite dhe mund te them qe me mungon shume.
Sa shume mendime me vijne ne koke dhe sillen rrotull,eshte kujtimi yt. Shpesh me duket se do hysh ne dere me buzeqeshjen tende si te mos kishe ikur kurre.
Por ky iluzion iken aq shpejt ashtu siç dhe vjen dhe kthehem ne realitet, nuk je ketu dhe nuk do jesh me.
Faji dhe pendimi me ndjekin. Perse , perse nuk te thashe sa shume qe te doja?
Sot je shume larg meje,deshiroj shume te merrja doren tende dhe te ulesha bashke me ty,pa then asnje fjale me goje dhe te thosha gjithçka me zemer.
Ne fakt me jep ankth kjo largesi, po te mundja ne kete moment do isha ne krahun tend, te te thosha qe je shume i rendesishem per mua dhe qe te adhuroj.
E di se pse nuk ta kam thene asnjehere? Pergjigja eshte e thjeshte, sepse mendoja se ndoshta fjalet ishin teper.
Po vuaj shume qe nga ikja jote, me dhemb ne shpirt qe nuk jam afer teje dhe per me shume sepse nuk te thashe kurre ate se sa te doja prandaj dhe sot po e shkruaj kete leter.
Kam nevoje te qaj , te shfryj,sepse nqse vazhdoj qe para te tjereve te dukem sikur jam mire, sikur asgje nuk me preokupon,trishtimi qe me hap nje boshllek gjithmone e me te thelle ne shpirtin tim do me shkaterroj.
Perse nuk kthehesh tani? Kam nevoje per ty per te vazhduar te jetoj.
Do isha shume e lumtur po te mund te shihja perdite pasqyrimin tim ne syte e tu ,te degjoja zerin tend qe te shqiptonte emrin tim, te thithja ajrin qe thith ti, vetem me keto do ndihesha mire dhe te siguroj qe do ndihesha e lumtur.
Nqse e lexon kete leter , do ta shohesh se çdo fjale e shkruar ne te eshte nje lot dhe nje frymemarrje dashurie per ty(mgjse e di qe nuk ke per ta lexuar kurre).
Sa mire do ishte sikur ta kisha shkruar me pare kete leter sepse, nuk do ikje pae ditur sa te doja


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

4 Re: Tregime dashurie prej Tue 22 Jan 2013, 15:17

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Isha i merzitur ate nate kur te takova per here te pare. Me dukej se e gjithe zymtesia e botes kishte gjetur te une stacionin e saj. Gjithcka rreth meje ishte e verenjtur dhe une isha shume i lodhur.
Hej, Toni-degjova nje ze nga prapa, atehere kur une kisha dalur te shetitem pa ndonje qellim. Ishte shoqja ime Ti......, cfare ka ndodhur me ty me pyeti. Pse ke mare kete pamje kaq te merzitur?
Pse, nje pyetje interessante-i thashe.
Eja do te ulesh te pish nje kafe me ne - me pyeti. Me ju? Je me dike tjeter, i thashe.
Po,jam me nje shoqe.
Pranova qe te shkoj edhe pse nuk isha fare ne diponim.
Une jam F...-me tha duke me pershendetur shoqja e saj ,me floke te shkurtera dhe syte te kalter si ngjyra e qiellit.
Me fal,mos ke ndonje provim qe je kaq i merzitur ishte pyetja qe pasoi. E tere jeta eshte nje provim- ju pergjigja.
Mendim interesant me tha.Vazhduam te flisnim pa nderprere dhe shoqen time sikur e lame anash . Si duket une me mire te shkoj-na tha duke e u qeshur dhe ne e ndjeme veten keq.
Ky ishte momenti pare dhe qe atehere e kuptova qe dicka thelle ne zemer sikur me shpoi;ate nate isha i lumtur...
Qe do te takoj diten tjeter krejt rastesisht edhe ate ne ora 6:30 te megjesit Toni-prape nje ze nga prapa.U ktheva dhe mbeta pa ze. Ishte aq e bukur me nje fustan veror me lule te imeta. I fola disi i hutuar.
Cfare ben ketu?
Ja po pres autobusin.
E ti?
Edhe une autobusin.
Do te udhetojme bashke pra-i thashe neper dhembe.
Po,me kenaqesi-me tha.
Fjalen kenaqesi nuk e analizova aq mire ne ato momente,sepse isha ne bote tjeter.
Tani rri dhe pyes vehten,se pas gjithe atyre fjaleve te urta qe kam lexuar per dashurine,pas te gjitha filmave qe kam pare...cfare eshte kjo ndjenje e mrekullueshme.Mengjesi kur te vije dhe une hap syte,te shoh menjehere.Ti je e programuar ne koken time ne ate menyre qe me shfaqesh ne cdo moment. Nuk ka funksione "delete" (Fshije) sepse do ta kisha perdore shume here,kur nuk mund te te heq nga koka.
Une pata degjuar nje fjale te urte qe thoshte:"Edhe pse ti je marrezisht i dashuruar dhe gjithcka per ty eshte ai njeri,bota nuk eshte ndalur duke u rrotulluar"-Po,mendoj edhe une,bota nuk eshte ndalur por bota ime nuk sillet me rreth diellit por rreth saj. Ne mbremje kur shtrihem te flej perpiqem qe te bind veten se gjumi eshte shume i rendesishem,por kam nje problem me zemren:ajo nuk eshte e te njejtit mendim.
Qe aq shume te dua une e kam te qarte,por perse duhet te mos flej kete nuk e kuptoj.Ti je ne syte e mi magjike,sepse vevtvetja me duket magji kur ec neper kete parajse ndjenjash te bukura.Cfare do qe te bej ka kuptim dhe eshte e bukur vetem kur mendoj se te kam prane.Po te shihnin boten te gjithe me syte e te dashuruarve sigurisht se kurre nuk do te kishte lufte ne boten tone.Sepse ata qe dashurojne e duan boten te bukur,sepse ata nuk mund te shohin keq...
Une mundohem qe te perkufizoj dashurine qe kam per ty,por me duket se kurre nuk do te mund ta bej nje te tille,sepse asnje fjale nuk eshte me e bukur nga ajo qe ndjej per ty.
Po te me ofronin krejt boten,me beso do te refuzoja sepse nese ate bote nuk do te ishe ti per mua do te ishte nje hic.
Une e falenderoj zotin qe eshte kujtuar per mua atehere kur mendoja se me kane harruar te gjithe,e falenderoj qe ka krijuar dashurine,e falenderoj qe te ka krijuar ty.
Zemer (Mirjet), te shkruaj ne kete forum sepse dua te ju tregoj te gjitheve se sa shume te dua,sepse me duket se keshtu e plotesoj ate qe kam ngelur pa e thene.
Dhe ju them te gjitheve edhe nje here: dashuroni kur keni mundesine dhe mos nguroni t'a shprehni dashurine,asnjehere mos u pendoni per ate qe dikujt i thoni qe e doni me zemer.Dhe shkruani mbi dashurine-jeta vetem e tille ka nje kuptim.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

5 Re: Tregime dashurie prej Tue 22 Jan 2013, 15:18

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Si me ndodhi mua Pse Pse !!!





Me kujtohet mire ajo dite.Ka qene shtator dhe plot 6 vite me pare.

Isha 19vjec ajo ishte 17.Nuk e kisha pare qe prej shume kohesh.Papritur me drejtohet me pershendet.Nuk di se si por buzeqeshja e saj,syte e bukura blu dhe fytyra e bardhe e plote si hene mu nguliten thelle ne zemer.

Ndjeva nje rendim te papritur,shpirti ne peshe,doja ta shihja gjithnje sidomos kur buzeqeshte me dhimbte ne shpirt .Gjithcka e saj me rrembente, floket e kuqe me onde vetullat e saj dhe sidomos perhyerjet tek syte kur qeshte o Zot.

Ajo nuk jetonte ne qytetin tim.Ishte ne rrethin e te njohureve te familjes time por nuk kishim lidhje gjaku.Ajo do te rrinte nje jave tek dasma e nje djali(kushuriri im) qe ishte e ftuar dhe pastaj do ikte.Kjo gje ishte vdekje per mua.Nuk me hahej asgje, i menduar, dhe behesha teper xheloz kur rastesisht ne dasem mund ta prekte ndonjeri ne menyre ngacmimi kur kercenin vallezim.

Dhe me ne fund erdhi dita qe do ikte.Une as gje nuk munda ti thoja.Vetem se ajo e ndjente ajo me kuptonte ajo e dinte se cfare fshihnin syte e mi.Te tjeret gjithashtu kishin kuptuar dicka.Ndersa une u mbylla ne vetvete e kisha zjarr ne zemer qe me digjte papushuar.Doja ta kem prane,te ishte vetem e imja e askujt tjeter.Ta shterngoja ne krah perjete,te vdisja ne preherin e saj.

Dhe pak fillonte shkolla hyja ne vit Katert.Ditet te padurueshme,fillova gjithnje me teper te diferencohesha nga shoket.U dhashe mbas kitares,cigares dhe leximit.Nje dite mes tere asaj torture shpirterore,malli dhe dashuria me shtyu te merrja shokun tim me makine te nisesha per ne qytetin e saj nuk isha ne gjendje te rrija me pa e pare.E marr tek numri ne telefon tek numri i shtepise.E njoha zerin e saj fillova te dridhem nga emocionet dhe gezimi ne te njejten kohe.Nuk di por jeta me dukej kot pa ate.I thashe qe doja te takoja.Erdhi dhe me takoji e buzeqeshur si eshte perhere.Shkova vetem me te per te pire dicka,folem folem folem aq gjate sa qe me ne fund mbeta aq i habitur sa qe vdekjen e parashikoja por qe te me donte ajo mua kuuurr.Mu afrua me puthi ne faqe e me tha qe une i kam thene dhe mamit qe pa ty nuk rrij dot.Gati sa nuk ngriva

Qe nga ajo dite me shume rrija atje se sa ne qytetin tim.Por nuk do te zgjaste shume gezimi kjo gje do te degjohet shpejt nga njerezit e mi dhe nga te familjes saj.Fillojne presionet nga vllai saj qe ishte shok me cunin e dajes tim te cilit i thote se ajo eshte e vogel nuk ka moshe per fejese.Te shtepise me vihen kundra te gjithe dhe ma prejne shkurt qe o me ate o me ne.Ne te duam te miren ti akoma nuk ke moshe per gjera tilla shiko shkollen e sa e sa justifikime tjera qe desha sdesha une u detyrova vetem ti degjoja zerin ne telefon por kurre me per ta takuar.Ditet kalonin nje nga nje ajo rritej ne zemren time ne endrrat e mija qofte dhe per nje cast te vetem nuk e harrova.Nuk kisha se si nuk me shkonte ndonjehere ne mendje qe koha mund te ma largonte nga shpirti mallin dhe pasionin e zjarrte per ate vajze.

Vitet kaluan gjithcka mes nesh u shkeput por perseri per aq kohe qe isha ne Kosove ajo fjeti ne zemren time.Kur mora rruget e mergimit dicka e re filloi te lindte ne zemren time.Largesia paskan thene qe te vret.Nuk thone kot larg syrit larg zemres.Kishte gjashte vite qe ngrysja me zi e gdhija me vaj me ate ne zemer ndersa tani nuk e ndjej me.Me duket si nje pjese e vdekur prej meje.Ajo eshte e bukur dhe sot si atehere por shoh qe dashuria ime vdiq.Largesia dhe njerezit ma vrane zemren por sidoqofte jam i sigurt qe vendin e saj do ta zej ndonjera qe do te me doje me gjithe shpirt dhe une nuk do te kursehem kurre te ia shperblej.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

6 Re: Tregime dashurie prej Tue 22 Jan 2013, 15:18

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Një çastë malli ...




Sa shumë mall, sa dëshpërim, sa vuajtje, sa shumë dashuri ndjej për ty sonte, në këtë natë e dashura ime. Sonte ëndërrat dhe kujtimet per ty i kam këtu grumbulluar në shpirtin tim në zemren time të perlotur. Më beso ndihem i vetem në këtë botë të madhe i humbur si një i huaj, ku në errësiren i harruar dhe i hidhur në nje qoshe pa skaj. Mes ëndrrash që dikur i pata, që jeta m'i ka ofruar njëher kur isha me ty, e ndjej veten të dëshiruar për pak qaste, e për pak ngrotësi, e për shumë dashuri, tani në zemren time mbretëron acari që më ngriu zemren, e bëri akullë! Sonte shoh një dorë që s'më bindet, shoh dy sy që të kerkojn, ty e dashura ime dhe ndjej një zemër që ndoshta s'më përket mua, ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo të thot të duash dikend në heshtje, në këtë largësi të mallkuar, të mendosh dhe të kalosh ditët përgjysëm.
Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më keq kur e di që s'të përket aspak. E ç'rëndësi ka për mua, veç ekzistencës tënde. Vetem njëher të jem me ty të qendroja një minutë, atëher e kisha lutur zotin që të vjenë dhe le të më merr në atë botën tjeter sepse asaj bote i takoj pa ty !!!!
Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve përpilitem dhe ndjej shtërngimin në zemër lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomes sime, atëher lotët teren nga ngrohtesia e rrezeve mbi fytyren time. Fytyra jote trazon çdo gjë në shpirtin tim, më ngacmon fantazinë. Ngado që po i hedhi syt më duket se të shoh, shoh atë buzëqeshjen tënde magjepsëse ato buzë të ëmbla, ata sy të shkruar. Ngado që e hedh dorën të parfytyroj se të prek. I prek ato flokë tua të gjata, atë trup të bukur mendoj se jam i ulur mbi prehërin tënd dhe ngadalë më perkëdhel. Ç'ti bëj tani shpirtit që të do pranë dhe s'të ka... ohhhh ZOT SI NUK ERDHE TË MA MARRESH KËTË SHPIRT QË TË MOS VUAJ MË Ç'ti bëj zemrës që brenda saj qëndron vetëm ti? Ti që je e vetmja rrënjë e mbijetesës së saj! Ç'ti bëj syve që ndjejnë mall e duan të t'shohin dhe derdhin vetëm lot pa ndalë! Ç'ti bëj vetes sime që është dashuruar marrëzist pas teje? Jam unë që të thërras me zë te shurdhër dhe vuaj brenda vetes këtë dashuri. TË DUA me shpirt.I dashuruar si sot do të mbetem pas teje përgjithmonë. Dhe nëse kam lënë diçka tek ti, një ndjenjë të vogel dashurie apo respekti, të lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote. Unë do të dua deri në përjetësi vetëm ty dhe këtë fjalë do ta mbylli brenda në shpirtin dhe kurrë s'do ta tradhëtoj veten time. Nësë do të më marr malli për ty do ta gjej, ta shuaj në skutat e kujtimeve të mija që i ruaj të pastra.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

7 Re: Tregime dashurie prej Tue 22 Jan 2013, 15:18

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
ishe nje koh si mos te ishte ..por e verteta ishte qe gjithqka ndodhi papritur dhe aq shum zgjati biseda mes mua dhe r.... sa qe u harghuan gjith ndnjenjat gjith fjalt per ta bindur se shume shum qe e doja por ...jeta esht plot befasi dhe mund te siell at qe vertet nuk e pret dhwe dhe nuk e ke menduar qe do te ndodh ndnjeher ... ishe nje vajz e bukur nje vajz me sy te kalter sa edhe kur kisha mundesi te foli e therrisja shum shpesh sykalteroshe dhe shum shpesh edhe engjull sepse e konsideroja si engjulline jetes sime .... vertet e doja dhe e dua edhe pse e di te vertetn e pa imagjinueshme .... kaluan shum vite te mira te them me mir te pa harruara ...ishin vittet me te bukura te ejtes sime ehde pse kurr se kisha pran mirpo fjalet e saj bisedat qe i benim me benin te ndiehesha si te isha ne preherin e saj ne trupin e embel qe shenderit si nje yll i pa pare ....mirpo gjithmon ne ejten time ..pas knaqessis si gjithmon erdhi edhe dhimbja qe ishte shum e pa imagjinueshme .... me tregoi edhe jo en fund se ishte ne llidhje ni person ..ishte fjala me e keqe qe kishte daj nga goja e sja e bukur ..mirpo realiteti nuk mund te fshihet ..si gjithmon ne kto raste ajo deshi qe mos te me bej te vuaj te mos e keqkuptoja at se kjo lidhje ishte veq rastesie dhe qe nuk mund te prishej me ....all th all prap e dua dhe gjithmon edhe ne fund te jetes dhe gjithmon e kom engjulll


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

8 Re: Tregime dashurie prej Fri 08 Feb 2013, 03:52

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
'4-5 ore qe e njoha dhe nuk arriti as te me puthe dhe jam shume krenare''!


Dushehin
nje djale dhe nje vajze, por e keqja ishte se i ndante nje Oqean. Edhe
njohur ishin ne internet por per rreth 2 vjet kishin depertuar thelle ne
brendesine e njeri-tjetrit. Me kalimin e kohes dashuria shtohej,
beheshin plane per te ardhmen, mundesisht edhe vendosen sa femije do
kishin, si dhe emrat qe do mbanin. Ky djali ne te kaluaren ishte Don
Zhuan ne kuptimin e plote te fjales, por qe pas njohjes me kete,
ndryshoi automatikisht. U be njeri serioz dhe mendoi se gjeti nje njeri
qe do ta donte shume gjithe jeten. Kur ne fakt, as vete nuk e kuptonte
se ku bazohej te arrinte ne kunkluzione te tilla, kur dhe njohja, takimi
i pare te fshehur pas ekraneve te turpit (Kompjuterit), nuk ishte aspak
mbreslenes! Ky ne ate kohe ishte me njeren, pa e tepruar aspak, ajo
ishte njeriu me i mire qe kishte njohur dhe sa per ''Don Zhuanin'' vlen
te theksohet se ishte nje nder femrat me te bukura qe kishte pase apo
dhe pare, si dhe ai i dhuroi puthjen e pare, prekjen e pare dhe ....!
Ndersa kjo patriotja e tij, ishe normale ose e bukur nga pamja e pare,
dhe jo se ka rendesi shume, por thjesht e them nga qe gjene me te bukur
ne te, kishte pamjen e pare, te ciles nuk i kushtoi rendesi. Thjesht
donte te donte cmendurisht kete here dhe si pasoja verbohej shume here.
Tani, kur eshte e
fresket ndarja, ajo u kthye tek ai por e ka te mbyllur deren
pergjithmone. Ajo ne fillimet e lidhjes dukej si vajza me e ndershme ne
bote. Nder te tjera thoshte qe ''do te pres edhe sikur te me duhet te te
takoj ne pleqeri'', por qe nuk ndodhi ashtu. Ajo filloi te ankohej se i
mungonte puthja ne netet e ''lengshme'' ne telefon dhe befas nje dite,
filloi te ftohej dhe tia nxije jeten ketij me veprime vertet shtazore
(gjithmone duke marre parasysh se ishin ne comp ose tel) dhe ne fund,
pas nje maratone ''ngrenje shpirti'', ai i tha zhduku por i premtoi se
do ishte armiku i saj i perjetshem nese ajo do prekte tjeter, para se te
takoheshin ne realitet. Inati i ketij, eshte si te thuash ''inati i
penisit'' (ju kerkoj ndjese per shprehjen) sepse ai i ka vene vize, por
do qe ta kete nje here tek vendi, ne kravat, por dhe ne makine sdo
kishte problem. Ajo pretendonte se ishte vajze me parime ne jete, kur ne
fakt per nga ana shpirterore me njohurine e deritanishme, ndonjeres ne
semafor do ia kishte zili!

Pak dite pas ndarjes ishte njohur me
nje kamboxhian. Kishin kercyer dhe defryer ne kulm ne nje party, pastaj
ai i kishte marre doren dhe ja ferkonte lehte, mundesisht ja afronte tek
organet gjenitale, por sipas saj, kishte refuzuar dhe kerkoi ndjese nga
qe ishte treguar naive. Iku ky (edhe pse levdatat per ate nuk
reshten, dmth ai ishte
njeri i jashtezakonshem!). Doli ne skene nje tjeter, ai ishte italian,
bullgar si dhe indian. Kete e njohu ne ''facebook'' dhe shkembenin
mesazhe. Per ate ne fillim tha qe ishte italian (ne kohen qe mendonte
une ky sdo e shohte foton e tij ndonjehere), pastaj i tha qe njerin nga
priderit e ka bullgar, dhe ne fund pasi hengri disa nene mashtrimi, per
ta treguar foton e tij, tha qe gjysh pas gjyshi njeri ka qene italian
por qe ky tani eshte bullgaro indian, dhe pasi tregoi foton, ishte 100%
indian, mundesisht me fytyren si gome Centauri (kamion i madh), 32 vjec,
nderkohe qe kjo eshte 19, larg cdo gjeje qe mund te bashkoje 2 njerez
kaq te ndryshem. Edhe per kete plasen levdatat. ''Eshte shume i mencur,
sh i bukur, poet i madh si dhe muzikant i madh'' e plot gjera te tilla.
Derisa arrinte te thoshte qe ''do kisha nderin ti jepesha atij, ti jepja
virgjerine'' (ne kohen qe kishte thene qe vetem me burrin tim do kem
mardhenie seksuale, por dhe puthjen e pare). Kur ne fakt ai sic dukej,
do behej 60 vjec ne shkolle dhe nje cop diplome sdo e kishte. Per ta
vertetuar aftesine e te shkruarit te tij, ky shqipoja beri nje kerkim me
internet dhe poezite i kishte ''huazuar'' nga nje poet goxha i madh.
Por e pabesueshmja ndodhi kur ajo tha qe ska mundesi, edhe pse ishte
gjithcka e qarte sepse nuk kishte ndryshuar asnje presje, ne fund tha qe
poeti qe te pakten ka nja 13 libra, ja ka vjedhur indianit!!! Gjithsesi
ceshtje injorantesh, sidomos kur te kesh te besh me njerez te tille sic
ishte kjo vajza e Shqiperise sone te dashur, qe
fatkqesisht ishte/eshte
vajze e nje intelktuali te vertete. Iku dhe ky. Ka shume, ka thenje e
vepra vertet shtazore te cilat sdua ti permend sepse sigurisht qe do
ishte dicka qe kurre me pare se keni degjuar as pare. Epshi i saj eshte
vertet i papare as ne pornot me te rendomta. Por le te mos thuhet. Pas
indianit vine ca shpiptare 20 vjecare, pasi kalojne nje mbremje si grup
me disa te tjere, keta djemte, skishin vend ku te flinin dhe e pyeten
nese mund te flinin ne dhomen e saj (hera e pare qe ishin pare pasi
ishin takuar rastesisht), dhe pranoi kjo, por qe te rrinte dhe nje shoqe
e saj ne dhome. Para se te flinin, ''orgjine e beme'' iu tha ajo, sikur
tiu uronte naten e mire'', dhe fytyra e djemve te padjallezuar mori
pamje pikpyetjeje dhe pastaj qeshen. Nejse dhe keta e plot gjera te
tjera qe ja humbin njerezine nje femre. Shfaqet nje amerikan kete here
(sigurisht qe jo sepse kjo nuk ishte per te tille), pra ishte rrumun.
Ishin takuar ne nje tjeter mbremje. Ajo kishte kercyer gjithe mbremjen
me te, sapo i kishte folur ai, rreth 4 ore. Pas prekjeve ne pika
''delikate'', ai e kishte afruar ta puthte, por kjo vajza e ''ndershme''
nuk kishte pranuar, vetem pak kishte arritur ta prekte me buze ai dhe e
kishte shtyre kjo. Gjithmone sipas zerave jo te besueshem persa i
perket shtyerjes, gjithsesi le te qendroje kjo. Sipas saj ai mund te
puthte (e me shume) ke te donte. Maksimumi qe kishte arritur per te
puthur nje femer ishte 15 min. Le te jete si te doje nje vajze, ai e
bente per vete
Pra sipas saj, edhe ty
qe je duke me lexuar tani (behet fjale per nje lexuese qe ka vertet
parime ne jete). Por mos e merrni seriozisht sepse kete e thoshte kjo,
edhe pse betohej ne gjerat me te shtrenjta qe ka ne jete. Gjithsesi pasi
pashe foton, edhe me kete ndodhi si me indianin, nga italian u be
bullgar dhe perfundoi indian. Pra nje djale poshte normales, per te mos
thene me shume. Cudia ishte sepse degjova ate qe sbesoja se do e degjoja
kurre ne jete. ''4-5 ore qe e njoha dhe nuk arriti as te me puthe dhe
jam shume krenare'' - tha ajo gjithe mburrje! Ndoshta shume nga ju sdo
ju duket dicka e jashtezakonshme, por mua me duket kulmi i marrezise.
Pasi qesha me te madhe gjithe ironi duke e shoqeruar me fjale po ironike
dhe me tej. Te nesermen e pyesin shoqet ''cfare ndodhi mbreme?'',
''asgje'' - thoshte kjo ''as per te me puthur nuk arriti'' gjithe
krenari. ''Ua te lumte'' - thoshin keto qe nuk ishin ndryshe nga kjo nga
truri. Por mbremja nuk kishte mbaruar me kaq! Kishin bere dhe foto se
bashku. Brenda 4 oresh njehoje, kishte ndodhur edhe dicka tjeter.
Deshiren per te dale ''HOT'' (edhe pse gjoja ishte e merzitur per mua
dhe i mungoja ne cmenduri) e kishte realizuar. Dale kishte me nje
mini-minifund, mbathjet i dukeshin pa pase nevoje per tu perkulur.
Fotoja ishte me te vertete hot. Te perkulur, sikur ben dashuri ne kembe,
ai i kishte kapur kofshen me dore dhe ja mbante lart, ndersa doren
tjeter ja kishte vene tek vithet. Te dy kishin dale duke qeshur dhe
dukeshin shume te lumtur se bashku. Gjoksi i saj, gjysem i dale
ndriste peisazhin e
mallkuar te te qenit ndyresire. Duke e kuptuar marrezine e saj, ajo tha
qe ''per hir te shoqes time qe kishte deshire te beja nje foto ''hot''
me kete djalin e bera, dhe nuk mund tia prishja qejfin, prandaj dola si e
lumtur''. Gojen te hapur vesh me vesh nga e qeshura e kishte. Por pasi
kishte shkrepur aparati, kjo me nje gjest alla ''Shote Galica'' e kishte
qelluar ate, duke edhe e ofenduar rende. Por qe te nesermen, kishin
luajtur nje loje bashke dhe gjera te kesaj natyre. Asaj ia kam bere te
qarte se une max qe mund te bej, eshte, te bej seks me ty por vetem nese
je e virgjer dhe mos te te puth kurre sepse ti je kancer.

Kjo
qe thashe me lart eshte ASGJE. Une sdo shprehem me gjate por jam i
sigurt qe skeni degjuar qe nje njeri te perdor njerzit qe nuk i perdorin
as kafshet per epshin seksual. Nje nder gjerat me shtazore qendron aty
tek eksitimi, aty ku ndizet keq ajo dhe sigurisht harron qe eshte vetem
nje ze ne telefon, i duket vetja plotesisht e mbushur. Pervec
personazheve ''horrore'' qe perdor, ka deshire teper te shfrenuar, teper
banale, por qe, sic thashe sdo flas me. Ndoshta do botoja nje liber nje
dite, sikur mos te me mungonte shkolli i duhur
.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

9 Re: Tregime dashurie prej Fri 08 Feb 2013, 03:54

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
UN DHE DASHURIA

E
kam të nevojshme sot të them se “un njeriu”, ai i përditshmi lajkatar,
gënjej kur them pa kandar “të dua”. Jam një tinzar i vogël dhe i dobët
çdo herë që i them dikujt që e kam zili “të dua”. Unë atë, ndaj të cilit
ndjehem inferior, në mënyrë hipokrite mundohem ta afroj duke i thënë
“unë të kam mik… unë të dua!”. Por ndërkohë, “unë” njeriu pa shkëlqim, i
zakonshëm dhe i mërzitshëm, pa ndonjë inteligjencë të veçantë, nuk di
të dua.
Ndjehem keq kur kam përpara inteligjentin e dashur , “atë
pasqyrën” ku shihem dhe më kujtohet që nuk kam lindur në të njëjtin vit
me të. Më kujtohet se nuk kam lindur në të njëjtin qytet apo pallat me
të, por diku në provincë, apo në ndonjë fshat të harruar. Nuk kam emrin
dhe historinë e tij, idetë dhe botën shpirtërore apo atë miqësore të
tij. Nuk e pashë dhe nuk e gëzova të njëjtën dashuri që mori si dhuratë
në jetën e tij ai tjetri.
Kështu gënjej edhe kur i drejtohem një
vajze e i them “të dua”. Në të vërtetë unë atë vajzë nuk e kam objektiv
dhe destinatare të ndjenjës time më të madhe. Nuk i jap asaj çdo gjë.
Nuk i jap shpirtin dhe energjinë e madhe që del prej tij. Unë, si
lajkatar, ziliqar dhe egoist, i vogël dhe mizantrop, dua prej saj atë
çka më intereson tek ajo, por nuk e dua atë. Pra unë nuk i jap asaj
dashuri, i jap asaj vetëm materie të rrjedhshme ose para, instikte dhe
fjalë të bukura spekullative që janë në inflacion, pallavra, gënjeshtra e
plot të tjera si këto.
E atëherë më lind pyetja: Po çfarë dua unë ndaj këtij? Cfarë kërkoj unë nga njeriu
Atë që s’e kam?! Atë që s’mund ta kem?! Të kaluarën dhe shpirtin e tij?!
Dhe
përgjigja më vjen e rrufeshme. Jo. Unë nuk e dua atë. Unë dua me të
padrejtë atë që s’e marr dot, atë që s’është e imja, atë që s’kam për ta
patur kurrë. E kështu si rrjedhojë nuk dua por lakmoj. Ky është verbi i
përshtatshëm: Lakmoj. Jo Dua. “Lakmoj dhe kam zili”- kjo është motoja
jonë e përditshme që në mënyrë të pavullnetshme që më bën të më
errësohen sytë dhe jo rrallë t’i dua të keqen atij tjetrit, Dua që ato
që ai zotëron t’i nënshtrohen dëshirës por jo dashurisë time. Jam egoist
dhe vanitoz ndaj tij. Dua për vehte edhe pjesën time por mbi të gjitha
atë çka ka të mirë e të shtrenjtë “ai tjetri”.
Dhe Dashuria përballet me veset dhe mëkatet tona, por edhe me parregullsitë e fjalorit.
Un
Dua në sensin që: kam nevojë. Po, kam nevojë është gjetja tjetër për të
bërë përdorimin korrekt të fjalëve pa thënë dua. Pra kam nevojë ta shoh
poshtë këmbëve të mia atë që un lakmoj dhe jo dua. Duhet të rregullojmë
edhe fjalorin tonë të përditshëm përveçse udhës së shpirtit për të mos u
keqkuptuar nga tjerët. Sepse kemi një jetë të tërë që gënjejmë dhe
krijojmë iluzjone duke thënë e dua atë. Atë që më shkakton traumën e
fortë të inferioritetit. Atë që “unë” s’jam dot. Në këtë rast kemi të
bëjmë me një ndjesi tjetër dhe aspak me dashurinë. “Unë” kam nevojë për
atë por nuk e dua, nuk e dashuroj.
Dashuria vuan edhe verbërinë tonë.
“Unë”
njeriu i vogël, i rritur me dashuri, sigurisht, sepse pa këtë sentiment
energjik nuk vazhdon jeta, vdes çdo gjë, ndoshta nuk e kam ndeshur
kurrë atë. Ndoshta nuk e kam njohur dhe shijuar kurrë të vërtetën e
madhe, kushtin bazik të ekzistencës time, Dashurinë. Kam frikë dhe më
duket sikur flas për diçka të largët, për diçka që s’më përket, por në
të vërtetë unë jam i ushqyer prej saj, me diferencën se nuk e kam parë
me sytë e mi të etur, nuk e kam prekur personalisht me duart e mia të
zbrazëta pa të. Në rastin “tim fatkeq” ajo, dashuria, më ka adoptuar në
distancë dhe më ka rritur pa m’u shfaqur. Më ka ushqyer në errësirën dhe
verbërinë time. E për këtë nuk u rrita i lumtur.
Kështu, nuk e “kam
njohur” as në fëmijërinë “time” dashurinë, as në adoleshencë, as në
familje, as në fshatin apo qytetin “tim”, por për të “kam” dëgjuar të
flitet e të flitet pa fund, pa e kuptuar kurrë se për çfarë bëhej fjalë.
Deri sa një ditë, në vitet e para të pjekurisë, disa mësues filluan të
më flasin më me intensitet për këtë sekret të madh. Filluan të më flasin
e të më imponojnë bindjen: se mbi bazën e çdo gjëje jetësore është
dashuria. Dhe që atëherë, flas edhe unë për dashurinë, por nuk mbaj mend
ta kem takuar ndonjëherë.
I çrregullt në idetë
dhe dritën e mendjes “time”, paqen dhe qetësinë e humb shpesh.
Drejtësinë nuk e eksploroj fare si mekanizëm të domozdoshëm për të
ndërtuar Paqe e Dashuri. E këtu ngre shpesh herë kokën lart, për të
kërkuar dritën, duke harruar dhe nënvleftësuar faktin se drita fshihet
brenda meje, në shpirtin tim. Nuk më lejon egoizmi, kokëfortësia,
vaniteti dhe mediokriteti të shohë dritën e shpëtimit tim. Si një farë e
mbarë tulipani, Dashuria fle brenda shpirtit tonë. Ajo pret Paqen për
të nxjerrë filizin e saj, për t’u rritur e për të dhënë frytet e saj.
Tani,
me një copë letër në dorë, që quhet diplomë, iu jap leksione të tjerëve
mbi këtë temë, por ndërkohë vazhdoj të lakmoj mikun tim, të njohurit e
mi, të panjohurit e mi, kalimtarët e zakonshëm në trotuar. Lakmoj ata që
edhepse mbi këtë temë, dashurinë, nuk kanë marrë shumë leksione, e kanë
njohur atë, kanë jetuar dhe janë dehur me të. E pa atë nuk jetojnë dot.
Kjo, ndërkohë “më” bën të ndihem keq, “më” shkakton frustracione. Më
kujtohet përsëri që ai tjetri e ka njohur atë, dashurinë, ndërsa “unë” u
rrita me një emër që u detyrova ta ndërroj në gjykatë duke shpresuar se
me këtë do gjeja pak dashuri. Pastaj më kujtohet se u mundova të
shkollohem e u lodha e u lodha shumë, gjithmonë për të gjetur pak
dashuri. U zhgënjeva edhe prej poezive false që lexova netëve të gjata
vetëm për të gjetur dashurinë.
Cuditërisht dashurinë e
kishte “ai tjetri”, “ajo tjetra”. Ata dinin të ecnin në rrugë, të
silleshin me njerëzit e të pranoheshin prej tyre me thjeshtësi. Ata
rrezatonin mirësi. Gjenin gjithnjë kohë të qeshnin e të donin, pra të
dhuronin dashuri. Kurse mua dashurinë ma largonte ideja brejtëse mbi
çertifikatën time të lindjes. “Unë” i linduri atje larg… ndërsa ata,
jetonin të lumtur, jetonin me dashuri edhepse shpesh disa si “unë” i
pickonin, i lëndonin sepse të padrejtët e pafat kishin nevojë t’iu
merrnin të lumturve atë që s’ishte e tyre, pikërisht dashurinë që ata të
lumturit, mbanin thellë në shpirt. Në këtë pikë të dëshirës ose nevojës
së padrejtë të njeriut ndaj njeriut kanë lindur luftrat, konfliktet dhe
njerëzimi është gjakosur e maskruar. Kjo do të thotë se padrejtësia ka
tentuar disa herë të eklipsojë dashurinë.
Sepse të duash do të thotë
të ofrosh zemrën dhe jo fjalën hipokrite. Do të thotë të ofrosh
shpirtin dhe jo “dhurata helene për Trojën” që më vlejnë për t’iu futur
sa më tepër në brendi tjetrit për ta sulmuar atë sa më fort. E kështu
vazhdojmë me buzëqeshjen si element i rëndësishëm dhe i dukshëm i
dashurisë. Mirësia, është edhe kjo pjesa e pandarë e asaj të
madhërishmes vlerë absolute, sublimes ndjenjë që quhet Dashuri.
E
pikërisht Dashuria, ky element që vjen tek ne nga Lart me një frymë të
lehtë qiellore, na mbush hapësirën tonë shpirtërore me ndjenjën më të
bukur që të gjithë e kërkojmë, e adhurojmë, e ëndërrojmë.
Por le t’i kthehemi
fenomenit më shqetësues të shoqërisë, mungesës së sublimimit të
dashurisë nga i dobti dhe i vogli njeri gjatë jetës së tij.
E për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi,
na
duhet që për të gjetur dashurinë, të verifikojmë duke kontrolluar
gjendjen në të cilin ndodhet shpirti, habitati ku zbret nga Lart dhe
rritet ky sentiment jetëdhënës. Nëse ky habitat dashuror, shpirti, nuk
ka hapësira të pastra paqeje, qetësie, atëherë dashuria nuk mund të
jetojë në të. Dashuria ka nevojë për Paqe që të jetojë e të gjallërohet.
Kurse Paqja ka nevojë për të rëndësishmen dhe të domozdoshmen Drejtësi
për t’u krijuar.
Do ta krahasoja Paqen me kushtet ambjentale, pra me
një lëndinë të bukur, në një fushë ose kodrinë, ku fryn erë e lehtë dhe
e ngrohtë, ku lind dielli dhe i jep jetë dhe ngjyra këtij habitati. Por
duhet të kemi kujdes se pa një përkujdesje dhe pa vëmendjen e duhur,
pra pa të domozdoshmen Drejtësi, në këtë kopsht të bukur Paqeje nuk mund
të lindin lule të bukura siç është Dashuria, sepse mund të ndodhë dhe
në fakt shpesh lindin ferra të këqija që tentojnë ta mbysin jetën,
lulet, Dashurinë.
Pra na duhet Drejtësi dhe vetëm Drejtësi për të
ndërtuar Paqen e cila do të na japë mundësinë dhe kushtet për rritur
dritën e Dashurisë që ne të gjithë mbartim si dhuratë nga Zoti. Dashuria
fle tek gjithsecili nga ne, me diferencën që në kushte
paqeje ajo del e
triumfon mbi hapësirat njerëzore e në të kundërt, në një terren
konfliktual, ajo që dominon është e keqja, errësira, konflikti.
Dashuria do triumfojë sigurisht, por vetëm në kushte Paqeje, e cila ka nevojë për Drejtësinë…
Duke
mbërritur në këtë pikë them se nevojitet inteligjencë për të kërkuar
Drejtësi, e cila na bën të gjejmë Paqe dhe të jetojmë njerëzisht në
Dashuri.
dhe do të kemi më pak gënjeshtarë, ziliqarë, lakmitarë, vrasës, hajdutë, katundarë praparendës, pseudointelektualë…
e
do të kemi më shumë mbrojtës të së vërtetës, dashamirës, bamirës,
qytetarë model, ndërtues katedrash, dhe ambjentalistë të kulturuar që
jetojnë në fshat për zgjedhje dhe njerëz të qartë në mendime.
E për
këtë nuk do të hezitoja të përsërisja citime gjeniale thënë nga njerëz
të mëdhenj: DASHURIA eshtë forma më e lartë e Inteligjencës Njerëzore.
p.s.
E
në fund, dua të them se ai “unë” je ti, kushdo qofsh e i kudogjendur,
kurse “ai tjetri” shpesh herë kam qënë unë, personalisht, që si zgjidhje
jap:
Drejtësinë, Paqen, Dashurinë… që arrihen me inteligjencë e vullnet, jo me budallalëk, egoizëm dhe vanitet.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

10 Re: Tregime dashurie prej Fri 08 Feb 2013, 03:54

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Po hap zemren dhe po c'lirohem nga brengat.


Ndihem
keq kur mendoj se duhet te harroj momentet nga kjo histori qe kam
patur, dhe , te cilat deri para shume pak kohesh me benin per te qare,
kurse tani edhe pak per te qeshur, sepse kam qene me te vertete shume
naive, dhe nuk arrita ta kuptoja se personi nuk ishte i sinqerte, ose te
themi qe nuk me behej vone se si ishin qellimet e tij,
thjesht i
dhashe vetes nje shans per te jetuar nje histori shume te bukur, si ne
filma, dhe ne fakt u beme te dy si aktore. dhe tani ka me ka ngelur nje
si mall per ate kohe, qe nuk do te kthehet me, me pare e fajesoja veten
per fundin, por tani jam me e qete, ai thjesht nuk ishte njeriu per nje
lidhje te gjate, por nga ana tjeter, nese nuk do te kishte ndodhur, mua
do me kishte ngelur peng per tere jeten.
tani here here rri e sjell
ndermend detaje, momente fjale, shikime, jam e bindur qe isha dhe ishte
shpirti im binjak, por nuk mjaftonte per te qene bashke. me ndodh ta
shikoj ne rruge ne pune, dhe midis nesh ka ngelur nje si dhembshuri, si
keqardhje, por mua me duket shpesh qe nuk jemi te njejtet, personat qe
takohen ne nuk jam une dhe ai, por dy te tjere, ne te vertetet kemi
ngelur diku ne nje enderr te shkuar.
eshte e veshtire te
gjej nje emer per historine time, por pak rendesi ka, sepse shpesh
ndihem ne faj nga qe me duket sikur e lashe veten te manipulohem lehte,
por nga ana tjeter, jam e bindur se e doja, dhe gjithcka qe bera e bera
se e doja, sepse rashe brenda me te dyja kembet, dhe sic eshte edhe te
drama "Fernando Krafti", "eshte e pamundur te mos me duash", e kam
fjalen qe nuk shpeton dot nga disa njerez te tille, qe te bejne shume
per vete, nuk eshte faji i tyre qe jane don ZHuane, ka njerez qe mund te
duan sinqerisht shume here dhe disa njerez ne te njejten kohe.
me
ndodh qe edhe ta urrej ndonjehere, por kujtoj edhe nje here c'ka me ka
thene, (edhe pse asnjehere nuk me tha te dua) shikimet, momentet qe kemi
kaluar, , dhe bindem se midis nesh pati dicka shume te forte, dhe jo te
zakonshme, ka edhe momente jo shume te kendshme, por qe edhe ato te
ndihmojne per te rregulluar me mire gjerat ne jeten tende.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

11 Re: Tregime dashurie prej Fri 08 Feb 2013, 03:55

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Dashuri e kaluar por jo e harruar

Thjesht dua te ju tregoj per nje histori dashurie qe ka ndodhur para disa vitesh.
Isha
e re,dhe pa pervoje dashurie ose jete me sakte.Isha ne fund te vitit te
katert ne gjimnaz.Si çdo e re qe enderronte per njeriun e
jetes(princin e kaltert),enderroja edhe une por me naivitet te plote.
Ndodhi
qe nje dite pranvere,te takohem me nje djale shume simpatik,nga vendi
ne te cilin une jetoja,dhe shume shpejt te dashurohem mbas tij.Nuk e
dija se çfare eshte dashuria,vetem e imagjinoja duke pare filma,por nuk
e dija se sa vuajtje qe do te me sillte kjo dashuri.
Ne menyre te
fshehte,ja krijova vetes dhe atij qe te takoheshim disa here.Cdo takim
ma shtonte dashurine per te,e doja me shpirt,dhe isha e gatshme qe te
martohesha direkt me te.
Tani qe e kujtoj ,them me vehte se sa budallaqe paskam qene.Si valle nuk arrita te kuptoj se me don apo jo ky djale !!!
Eshte e cuditshme!!
Me
vone ndodhi ajo qe une nuk e prisja.E dashuroja marrezisht,me gjithe
shpirt.Nje dite vjen tek une nje vajze e re nga nje qytet tjeter,dhe me
thote qe X eshte i dashuri im dhe se ne duhemi.Nje shokk apo grusht i
madh per
mua???U mundova ta sqaroj me te dashurin tim kete teme,por
ai i mohoi duke me thene qe eshte vetem nje "kurve"dhe asgje tjeter.I
besova ,siç i besoja gjithmone
dhe vazhdoi normalisht itinerari jone.
Nje
here tjeter,duke mos kaluar as disa dite e shikoj me nej vajze te
qytetit tim duke folur e qeshur perzemersisht dhe ai kur me shikon mua
,fshihet duke u futur ne nje klub aty prane tij.Ndjehesha kaq e lenduar
dhe tej mase e deshperuar.
Mendova qe te takohem me te dhe te sqarohen te gjitha muhabetet se vertete nuk shkonte keshtu.
Ai nuk me del ne takim,duke u justifikuar qe nuk kishte makine,dhe se duhet te kthehej nga kishte ardhur nga nje shtet i huaj.
Tani
qe po shkruaj po tregoj sikur te kem pare nje film apo lexuar nje
roman,, por... ne te vertete ne ato vite une kam ndjere shume
dhimbje,mund te them qe kam kaluar çaste depresive.etj,etj.
Ishte vendimi im qe nuk duhet te takohesha me me kete njeri,me nje don zhuan dhe ajo ndodhi.
Mblodha veten dhe ja vura si detyre qe mos te mendoj me per te ,qe ne fakt ishte shume e veshtire.
Pas
disa muajsh,me erdhi rasti qe te fejohem me njeriun te cilin une jetoj
dhe kam krijuar nje familje te bukur,dhe te largohem nga dashuria ime e
pare.Ne kohen kur une u fejova,ish "i dashuri" me telefonon nga shteti i
huaj,duke me lutur qe te fejohesha me te.JO! ishte pergjigja e ime,pasi
une kisha hyrre ne rrugen e
harreses per te dhe nuk doja ti kthehesha aventurave me kete don zhuan.
Tani e kujtoj shume shpesh kete njeri apo dashuri,por pa dhimbje dhe here here me inat.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

12 Re: Tregime dashurie prej Fri 08 Feb 2013, 03:56

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Dy here e lenduar brenda nje viti


Une vajza 18 vjecare do doja te ndaja kete dhimbje me ju, te dashur lexues.Historia ime
filloi ne vitin e dyte. Shkova ne nje shkolle tjeter dhe aty u dashurova me nje djale te moshes
time. Lidhja jone vazhdoi 1 vit plot nga marsi 2006deri ne mars te 2007.
Ghate kohes qe isha e dashuruar me djalin e endrrave te mia kisha dhe nje shok me
incjalin F. Ai dmth F ishte 3 vjet me i madh se mua dhe e urreja por brenda njeja nje
kenaqesi kur me flisti dhe pse isha me nje tjeter.Nje muaj pasi u ndava nga bashk moshatari im
F me ftoi per nej kafe.Une shkova dhe ate dite binte shi por njehesha e ngroht nga fjalet e F
I
thashe te gjitha ato ckishin ndoshur me mua , dhe ai me thoshte fjale
te cilat zemra ime kish nevoje ti degjonte.Ne nje cast me tha ma ler te
ta sheroj ate plage qe te ka lene ky vit.
U mendova dhe fola me veten pse m,os e le kete njeri te sheroje zemren time qe vuan .
Shkova ne shtepi dhe fillova te qaj dhe me se fundi ja dhash kete mundesi .
Dashuria qe fillova une ishte e paster si nje lot kristali edhe pse ti nuk e besove
kurre!
Te desha per ate qe ishe i dashur dhe jo per ato qe kishe por ti perseri nuk me besove.
Vazhduam takimet tona si gjithnja por se besoja qe fjalet qe me the ishin genjshtra ..sa keq o zemer..
Ndenjem 29 dite bashke. Ne daten 02.05.2007 ishte dita e ndarjes tone,shkuam diku dhe me the
qe
une nuk isha e sinqerte me ty .Pse o Zot nuk me kuptoi vetem per nje
cast qe kam qene e sinqerte.Perse djemte u besojne shokeve dhe jo asaj
qe per te derdh lot?
Ne ate cast nje thike cau perseri zemren time per se dyti >Tani dua te vdes , e Pse te rroj me ?
Po perse me denon kaq shume O Zot?Perse duhet te vuaj une?
Fillove te beheshe pjese e endrrave te mia .Ti djali alegro kshu te quaja une dhe me pas te
thesha . Perse nuk degjove nje cast zemren tende. Kush te urdheronte
apo degjoje te tjeret? Edhe qieli qau sebashku me dhimbjen time.. Pikat e shiut me lagen perseri,
do desha te ishe aty si diten e pra por...Porta e zemres sime u mbyll tani perfundimisht F.
Te
desha me gjith forcen e shpirtit, te betohem per gjene m,e te shtrenjte
, dhe pse ti nuk e beson por akoma te dua dhe do jesh i kycur ne zemren
time, do te jesh nje plage e pasherushme.
Te betohem librin e pare
qe do botoj do ta kushtoj ty , ty qe te enderrova kaq gjate dhe te humba
mes endrrave. Tashme e kuptova si kam jetuar. Shpresoj qe te gjesh nje
qe te doje pa interes . te te doje per ate qe je ti... te te doje
cerekun e dashurise time qe te fala ty...
Ndoshta nje dite do ta kuptosh sa te kam dashurar por deri atehere do jet shume von se nuk
e di ku do jem , ne qieel apo ne toke! Tani e kuptova gabimim tim dhe them pse te dashurova ,
pse te dhash jeten time te bukuren dashuri ? perse ? perse ?
Cdo gje mbaroi dhe ty F. vec fat te uroj.
Ju vajza ju uroj te kini fat ne dashuri por kujdesni ruheni zemren se ne te kundert do ta plagosni
Ndersa
ju djemeve ju them se dashuria e vertet vetem njeher vin ne jet, mos e
lini, mos lini te tjeret te veprojn per dashurine tuaj...
Ju uroj fat te gjitheve


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

13 Re: Tregime dashurie prej Fri 08 Feb 2013, 03:57

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Te lutem, kthehu


Tentova te mbylli tregimin e hidhur per ty, ate tregim qe e ktheu jeten time ne kahje te gabuar por nuk munda.
Te
njofta pa pritur, ma more zemren me nje shikimte vetem. Zemra me tha se
me ty kurre nuk do ta gjej lumturine por un nuk e degjova...
E chfar beraeee
E denova veten me nje dashuri te fundosur qe nga fillimi.
Isha verbuar e nuk po e shihja humbjen apo te pakten nuk pajtohesha me te.
Tani
nuk kam me askujt it lutem, kujt ti zgjas doren per ti ngritur shpresat
e mia per jete e jo per te mu kthyer ti se kjo gje kurre nuk do te
ndodhe.
Netet jane te pafundshme dhe vetevrasese pa ty, pa dashurie tende.
Vetem
erresira qe mbizotronte brenda mureve te dhomes sime i di te gjitha
fshehtesirat e mia, e di dhembjen qv e ndjeje brenda ne shpirtin e
thyer.
O ZOT I MADH qe je mbi te gjitha, te drjtohem ty, nga se ti je
i vetmi qe sundon per fatin e njerлzve...kerkoj nga ti ndihme qe te
permirsoj gabimin tim e te mos e shkatлrroj jeten time ne menyren me te
vrazhget duke humbur veten per nje djale.
Mirepo nese gjithekjo
vuajtje nuk eshte denim per gabimet e mia ateher te lutem O ZOT kthema
dashurin time ta kem si dikur prane meje.
Por ksaj here nese ma
kethen te lutem te jete pergjitmone e jo te me largohet perseri e mua te
me perseriten prap keto gjera sich po ndjehem tani.
Ngushellimi i vetem per mua eshte dashuria qe ishte afer meje edhe pse te tjeret na pengonin.
E kuptova kete gje kur te kisha prane, kur zemrat tona rrahnin forte ne kraheror.
Po
te pyes i dashur a jam duke te munguar, a je permalluar te me shohesh,
te kthehemi ne ditet kur mendonim se vetem ne te dy jemi ne kete bote.
Edi se zeri im ska fuqi qe te arrij deri atje ku gjendesh tani, e pe ate
po vuaj.
Chfare do te me ndodhe mua kur ta besh nuse tjetren.
Ajo
dite do te jete kaptina e fundit e romanit dhe shpresoj qe ndokujt do
ti sherbej si mesim per te mos rene ne dashuri ne njeri qe i pлrket
tjetres.
Oj zemra ime qe po rrah diku larg meje me kilometra do te
dua gjithmone, do te behem skllave e ytja sepse nese vazhdon te jesh
larg nje dit do te me humbesh pergjithmone.
Deri atehere... do te pres... Kthimin tend.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

14 Re: Tregime dashurie prej Fri 08 Feb 2013, 03:58

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Dashuria e pafat

Flitej
në fshat se dashuria mes Qetsorit dhe Blerinës ishte më e fuqishme se
vet vdekja e saj. Dhe kjo dashuri e pastër dhe e çiltër kishte mbajtur
edhe më tej, edhe pas vdekjes së saj, të fuqishme lidhjen mes tyre...
derisa u bashkuan në amshim - tha xha Garipi dhe thithi thellë cigaren e
pastaj heshti. Heshta edhe unë një kohë të gjatë i thelluar në mendime
për këtë dashuri të pafat.

- Kur mbaroi lufta e dytë botërore
shumë nga tanët ikën jashtë vendit për të siguruar kafshatën e gojës.
Dikush ia mësyni Turqisë, dikush Allamanit e dikush Amerikës. Disa u
kthyen e disa nuk erdhën kurrë më - fillon rrëfimin xha Garipi, goxha i
shtyrë në moshë por me një kujtesë të mrekullueshme.
- Jeta është
gjithçka dhe asgjë... dhe asnjëra ditë nuk është e njëjtë sikurse
tjetra. Njeriu kurrë nuk e di çfarë e pret të nesërmen. Ja p.sh. edhe
takimi me ty. As në ëndërr nuk e kam parë se ne te dy, ti nga qyteti e
unë nga malësia e Sharrit, sot do të njoftohemi, shoqërohemi dhe
bisedojmë për këtë ngjarje që ka ndodhur 50 vjet më parë - tha xha
Garipi dhe duke ndezur cigaren tjetër, vazhdoi rrëfimin:
-Jetonim në
këtë fshat të vogël. Atëherë kishte edhe më pak frymë, tani janë
ndërtuar shumë shtëpi të reja. Në fund të fshatit jetonte e veja Sanije
me vajzën e
saj Blerinën. I shoqi
kishte ndërruar jetë para ca vitesh. Ishin shumë të sjellshme dhe
punëtore si bletët. Kishin një shtëpi, pak tokë dhe disa krerë bagëtie
të vogla dhe të mëdha. Jetonin mirë për kushtet e asaj kohe.

gjithë e dinim se Blerinës i vërtitej Qetsori - një djalosh shumë i
dashur, i bukur por edhe i hareshëm i lagjes sonë. Nuk kishte ditë që
Qetsori, kinse me punë, nuk kalonte pranë kësaj shtëpie... Kur iki edhe
ky për Amerikë, e përcollëm të gjithë deri në fund të fshatit, bile edhe
Sanija me të bijën Blerinën.
Nuk kaluan as dy vite dhe Blerina
ndërroi jetë! E ëma, Sanija, e prekur tej mase edhe nga kjo humbje, u
sëmurë rëndë - luajti mendsh. E dërguan në një spital, thoshin
“special”, ku pas një viti ndërroi jetë edhe ajo. Nuk e dimë se ku e
varrosën, por në fshat nuk e sollën. Shtëpia e tyre mbeti e shkret - nuk
ka banuar askush më aty.
Ishte ditë vere kur dëgjova se Qetsori
ishte kthyer nga Amerika. Kishin kaluar 6 vite që kur ai kishte ikur
atje. E takova në lokalin e fshatit, një shitore e vogël të cilën e
kishim si vendtakim. Nuk kishte mbetur asnjë gjurmë nga ajo fytyrë e
bukur dhe gazmore e atij djali. Dukej i mërzitur. Rrinte në mendime.
Pasi u përshëndetëm dhe u përqafuam, e pyeta:
-Kur ke ardhur Qetsor dhe a je mirë më shëndet?
-Jam kthyer këto ditë, e sa për shëndet, që po më pyesësh, që kur kam arritur nuk
ndihem mirë!

fillim mendova se nuk kishte fituar para, pasi shumë nga tanët e kishin
përjetuar një fat të tillë - ishin kthyer me duar në xhepa. Për ta
ngushëlluar, por edhe për t’i dhënë pak vullnet, i thash:
-Nuk është
krejt tek paraja. Me rëndësi që ti je kthyer gjallë dhe shëndosh. Je i
ri dhe jetën e ke përpara. Shikona neve këtu si po gjallërojmë!...
Ndoshta do të vijnë ditë të mira edhe për ne.
-Nuk është në pyetje
paraja, miku im - më ndërpreu ai. E porositi nga një birrë dhe më ftoi
që të dalim jashtë lokalit. U ulëm në një copë druri pishe që e kishin
gdhendur dhe i kishin dhënë formën e ulëses dhe ai filloi rrëfimin e
tij:
-Mjaft kam fituar në Amerikë o Garip. Kam punuar dhe kursyer
mjaftë para. Diçka tjetër mua më mundon dhe nuk më jepet as të jetoj.
Nuk kam besim në askënd, vetëm në ty. Ty të kam pasur gjithnjë shokë të
zemrës, prandaj edhe po të rrëfehem.
Kur arrita në Prizren, ora
ishte diku rreth 21:00. Askush nuk e dinte se unë kisha ardhur. Ishte
vonë dhe në këtë kohë nuk kishte më transport publik për Sharr. Pasi
kisha mjaft para dhe nuk doja ta kaloj natën në qytet, mora një taksi
dhe u nisa për në fshatin tim të lindjes. Kur arritëm në hyrje, unë
zbrita nga taksi dhe u drejtova drejtë shtëpisë së Blerinës. Ti e di që
unë atë e doja, dhe gjatë gjithë
kohës sa isha atje,
vetëm në të kam menduar. Kur u ndamë për herë të fundit, i kisha
premtuar se do të kthehem shpejt nga Amerika, dhe kur të vijë, do ja
dhuroj një qafore ari me një gurë xhevahiri në mes, ndërsa Sanijes, një
shami mëndafshi nga më të shtrenjtat. Dëshiroja, edhe ta shohë Blerinën,
por edhe t’i befasoj me ardhjen time. Kur u afrova tek shtëpia, edhe
pse ishte bërë paksa vonë, Sanija qëndronte para derës. I habitur e
përshëndeta dhe ajo më ftoi brenda. Në dhomë e takova edhe Blerinën.
Desha ta përqafoj, por m’u kujtuan traditat tona dhe unë u përmbajta.
Kur ua tregova dhuratat u gëzuan shumë, saqë Sanija, pasi e shpalosi, më
puthi në ballë. Pastaj u ngritë dhe, më kujtohet shumë mirë, mori një
shtambë me dhallë dhe tri gota. Ndjehesha tejet i lumtur që isha me
Blerinën... dhe te tre biseduam deri vonë.
Kur më përcollën tek dera,
dëgjova këngën e gjelave - ishte bërë mëngjes. Nuk më ftuan që të vij
sërish! Dhe kjo më befasoi. Kur arrita në shtëpi, nëna dhe babai veç
ishin zgjuar. Pasi u përshëndetëm dhe përqafuam me shumë mall, por edhe
dashuri, u futëm brenda. Ma shtruan mëngjesin me qumësht të ngrohtë, që
kishte kohë që nuk e kisha kërkuar, megjithatë, mendja nuk më ndahej nga
Blerina. Derisa haja, babai më shikonte me habi por nuk fliste. Pasi
hëngra mëngjes, u tha anëtarëve të tjerë, që tanimë ishin zgjuar të
gjithë, që të largohen nga dhome se kishte diçka personale për të
biseduar me mua.
Biri im - më tha, ti ke
arritur mbrëmë, këtë e di, se nuk ka mjet qarkullues kaq herët, sidomos
në këto anët tona. Por më thuaj, ku ke qëndruar gjithë natën?
-Po
baba - i thash, kam ardhur mbrëmë. Ti e di që unë e kam dashur Blerinën
dhe para se të ik për Amerikë, i kam premtuar diçka. U ktheva së pari
tek ajo shtëpi për ta përmbushur atë premtim. Kemi ndenjur deri para
mëngjesit.
Kur i dëgjoi këto fjalë, babai u shqetësua shumë, dhe pak si me nervozë m’u drejtua:
-Qetsor, biri im, ti kurrë nuk më ke gënjyer?!
-Nuk po të gënjej as tani baba. Është e vërtet, unë isha mbrëmë tek Blerina.
-Por ato kanë vdekur, që te dyja, para disa vitesh biri im -më ktheu babai.
Unë mbeta gojëhapur! Pastaj ai filli të më tregoj për tragjedinë që e kishte goditur atë familje bujare.

brendinë time sikur diçka pëlciti. Nuk mund të qëndroja më dhe u nisa
menjëherë drejt shtëpisë nga e cila sapo isha kthyer. Babai më ndoqi
prapa. Tanimë dielli kishte lëshuar rrezet mbi fshatin tim. Kur iu
afrova shtëpisë pash se gjithkund përreth saj kishin mbirë barishte.
Dritaret ishin të mbyllura... gjithçka dukej e boshatisur! Nuk ndjehej
frymë e gjallë në atë mjedis. Hapem derën dhe u futëm brenda. Gjithçka
brenda e kishte mbuluar pluhuri: dyert, dritaret, muret,
tavolinën... vetëm në
karrigen ku unë isha ulur nuk kishte pluhur. Nuk kishte as në karrigen e
afërt, në pjesën ku unë kisha mbështetur krahët e mi. Mbi tavolinë
qëndronin dhurata e mia: qaforja prej ari dhe shamia e mëndafshtë. Pranë
tyre ishte vetëm gota ime e zbrazët nga e cila kisha pirë disa orë më
parë. Nuk ishte as shtamba as gotat tjera! M’u kujtua se unë Sanijes,
shaminë ia kisha dhënë të mbështjell në një letër të shkëlqyese me
ngjyrë të argjend. Ajo e kishte hapur, e kishte shikuar dhe menjëherë e
kishte vënë në kokë. Tani ajo qëndronte e palosur bukur mbi tavolinë,
ndërsa letra e shkëlqyer ishte mbi dysheme.
I mblodha të gjitha, dhe dolëm nga shtëpia....
-Këtu
e përfundoi rrëfimin Qetsori dhe, pa u përshëndetur, u ngritë dhe iku i
thelluar në mendime - tha xha Garipi, që deri më tani kishte pirë disa
cigare një pas një.
Nga ajo ditë, Qetsori ndryshoi i tëri. I ikte çdo
kontakti me njerëz. Njerëzit që vinin për ta takuar befasoheshin me
heshtjen e tij. Pas ca kohe, heshtjen e thelloi edhe me mua. Nuk donte
të më takonte. As me anëtarët e familjes nuk bisedonte. Pas disa muajsh u
mbyllë tërësisht në vete, sikurse të kishte jetuar në ndonjë botë
tjetër. Me të hollat që i kishte kursyer ndërtoi një përkujtimore të
madhe nga graniti mbi varrezën e Blerinës. Pranë saj ndau edhe ca vend
për trupin e tij. Të gjithë u habitën me këtë gjest dhe pëshpëritej çmos
nëpër fshat por edhe rrethin.
Pas dy vitesh vdiq edhe ai vetë. Thonë se prindërit e shitën qaforen e arit me gjithë
gurin e xhevahirtë dhe me ato të holla i ndërtuan përkujtimore edhe djalit të tyre - ngjitur me atë të Blerinës.
Flitej
në fshat se dashuria mes Qetsorit dhe Blerinës ishte më e fuqishme se
vet vdekja e saj. Dhe kjo dashuri e pastër dhe e çiltër kishte mbajtur
edhe më tej, edhe pas vdekjes së saj, të fuqishme lidhjen mes tyre...
derisa u bashkuan në amshim - tha xha Garipi dhe thithi thellë cigaren e
pastaj heshti. Heshta edhe unë një kohë të gjatë i thelluar në mendime
për këtë dashuri të pafat....


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

15 Re: Tregime dashurie prej Sat 09 Feb 2013, 11:43

Almita


Antare i ri
Antare i ri
Na ishte njeher... një djal i cilli lindi i semuar.
semundja e tij ishte e pa sherueshem
Ai ishte 17 vjeqar dhe mund të vdiste qdo moment.
Ai jeton akoma me nënën e tij si dhe ne mbikqyrjen e saj.
një dit mendoj të dal jasht vëtë vetm edhe një herë.
E pyeti nënën dhe ajo e lejo të dilte.
Duke shetitur nëpër qytet u ndal pranë një CD-shopi
kur ngriti koken e shikoj mbrenda pa një vajz të bukur ne moshen e tij.
Ishte dashuri ne shikim të parë, hapi deren dhe hyri mbrenda dhe vetem e shikonte
prej një këndi vajzen,me kohë u ofrua nga tavolina ku ndodhet ajo vajza.
Ajo e shikonte edhe pyeti me një buzqeshje , A mund t'ju ndimoj?
ai mendonte se ishte buzqeshja me e bukur qe e kishte parë ndonjeher...
dhe kishte një deshir qe ta puthte po ne atë qast...
Ai thoshte duke belbzuar po....hemmmmm... kisha deshir ta bleja një CD
Pa menduar mori CD-en e parë qe e gjeti dhe paguante...
A ke deshir qe ta paketoj pyeti duke buzqeshur vajza..
Ai vetem beri me koke (po) dhe ajo shkoj ne dhomen e paketimit dhe ja solli.
Ai e mori dhe doli nga lokali, Shkoj ne shpi dhe prej ksaj ditë shkoj
cdo ditë ne atë lokal për të bler nga një CD.
Ajo i Paketonte perseri të gjtha dhe ja sillte të paketuar,
ai i solli të gjithe ne shtepi për ti vendosur ne Ormanin e tij
Ai ishte shume i turbshem për ta pyetur atë vajz për një kafe apo dark...
edhe kur e provonte nuk mundë të fliste asgje...
Kshtu qe një dite ja rrefente gjithe nënës , dhe ajo i dha kurajo qe ta
provonte edhe njeher...
Edhe kshtu , ditën tjeter i armatosur me korajo dhe vullnet shkoj ne atë lokal apo CD-shop
Si gjdo dite e mori një CD dhe ajo shkoj për t'ia paketuar atë...në atë qast djaloshi morri guximin
dhe ja la një leter me numrin e ti ne tavolin dhe doli duke vrapuar nga lokali...
-të nesermen Dring..Dring... Telefoni
E ëma e hapi telefonin Hallo
Ishte ajo vajza dhe deshironte të fliste me djaloshin...
Nëna e pa ndalur filloj të qante... ah, ti nuk e din ai dje ka VDEKUR !
Në këtë moment ishte një pushim dhe degjoheshin vetem dhimbjet e nënës.
Ma vonë ajo shkoj ne dhomen e djalit ,për ta kujtuar sado pak...
Ajo vendosi të shikonte rrobat e tij , dhe hapi ormanin , sa ishte e habitur
kur i ran një shume e madhe e CD-av ,këmbëve të posht...
Asnjera nuk ishte e hapur,kjo e beri të dyshoj dhe mori
një dhe u ulë ne shtrat të djalit dhe filloj ta hapte
ku në atë qast ra një leter me mbishkrim :
"Hallo ti je një djal shume i bukur.... a ke deshir të dalesh me mua...Du shume..Doretina"
Duke qarë mori nëna e tij një CD tjeter e pastaj një tjeter , në gjdo paketim të CD-av ishte edhe nga një
leter e vogel me të njejtin mbishkrim...
MORALI :
Kështu është jeta - Mos prit shume për t'ja shprehur dikujt.qe për ty është i veqant
Deshiren tende dhe ndjenjat tua për atë .
" Thuaje SOT " , Neser mund të jete shume VON ! !


e kam kopjuar ne nje vend

16 Re: Tregime dashurie prej Sat 09 Feb 2013, 11:44

Almita


Antare i ri
Antare i ri
Vajza pyet të dashurin e vet :

" A je i dashuruar në mua?"

Ai përgjigjet : "Jo!"

Ajo e pyet :

"Mendon që jam e bukur ?"

Ai përgjigjet : "Jo!"

Ajo e pyet sërish :

"A jam unë në zemrën tënde?"

Ai përgjigjet : "Jo!"

Në fund, vajza pyeti :

"Nëse të lë a do të qaje për mua?"
Ai përgjigjet : "Jo!"

Vajza mbeti e trishtuar dhe vendosi të largohej nga i dashuri…Ai e përqafoi dhe i tha :


" Unë nuk jam i dashuruar në ty – UNË TË DUA!!! Unë mendoj që nuk je
ebukur – TI JE E MREKULLUESHME!!! Ti nuk je në zemrën time – TI JE
ZEMRAIME!!! Kur t’i më lë, unë nuk qaj – UNË VDES!!!

Këta dy
të dashuruar janë njohur prej disa kohesh pe kur filluan të kalonin
kohen bashke,janë miqësuar, por mbi të gjitha e dashuronin njëri-tjetrin
çdo herë emë shumë…

Një ditë, vajza i tregoi të dashurit të
vet se ajo vuante nga njësëmundje e zemrës. Në çast e përqafoi atë, dhe
filloi të qante!Duke u ngutur për në të arritur me kohë në operacion,
dhe për te hipur në aeroplan, ata as nuk mundën të përshëndeteshin!Kur
vajza u kthye e shëruar nga operacioni, ajo nuk e pa të dashurin esaj.
E pyeti nënën se ku është ai?

E ajo u përgjigj : " A NUK E DI SEKUSH TA KA DHËNË ZEMRËN!?

17 Re: Tregime dashurie prej Sat 09 Feb 2013, 15:50

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Nuk është
ende darka gati?- pyeti ai me një zë të lartë, qortues dhe ndezi
televizorin duke u shtrirë në divan. Mori gazetën në dorë, i hodhi një
shikim titujve të faqes së parë dhe e hodhi mbi tavolinë.
- Unë punoj tërë ditën dhe kjo është dhurata, që më bën ti mua?!
- E pata djalin te mjeku,- u përgjigj Albana.
- Sapo u ktheva nga puna, pesë minuat para teje.
- Aha! - psherëtiu ai.
- Darka është gati, duhet vetëm të nxehet,- u dëgjua përsëri zëri i saj nga kuzhina.
- Vetëm të nxehet! - tha Luani me vete dhe solli kokën.
Ti kurrë nuk bëhesh njeri, fajet i ka nëna jote”, shtoi ai i nevrikosur dhe i padurim.
- Për pesë minuat është gati, të lutem, vetëm pesë minuta..., e luti ajo me zë të ngrohtë.
-
Lopë je ti, për fat nuk e sheh veten! - tha Luani. Ajo doli nga kuzhina
me një lugë të madhe druri në dorë dhe u ndalë në pragun e sallonit.
- Lopë më thua, - dhe shtrëngoi lugën e madhe.
-
Po, lopë je ti! - përsëriti Luani duke e parë herë atë, herë lugën e
gjatë. Këtë herë u ndje i detyruar ta rrisë zërin akoma më shumë, për
t´i bërë asaj të qartë, se nuk frikohej nga luga.
- Atëherë, më blej
një këmborë, pasi qenkam lopë, - i tha ajo duke humbur durimin. Albana
qe kthyer një orë më herët se burri nga puna
dhe pasi mori
dy fëmijët nga vjehrra, vrapoi te mjeku se djali i vogël kishte ethet,
prandaj edhe darka u vonua. Luanit nuk i pëlqenin këto rrëshqitje të
orarit. Darka duhej të hahej me orarin e njëjtë dhe të saktë. A i ka për
çdo ditë uri në të njëjtën orë, kështu kishte qenë edhe në shtëpinë e
tij dhe tani, nuk kishte arsye, në bashkëshortësi, të krijohen rregulla
të reja.
- E pse të duhet këmbora? - pyeti ai duke vazhduar me ngucjen.
-
Nëse dinë të blesh këmborë për lopë, atëherë fqinjët kuptojnë se nuk je
dem i tredhur! - i tha ajo duke qenë e vetëdijshme se po futej në një
fushëbetejë të re, që nuk kishte pasur guxim ta provojë kurrë. - Dreq o
punë! - tha me vete, - ku mora guximin të shprehem kështu?
Nesër kur
kthehem nga puna, ta sjellë një,- i tha ai dhe nënqeshi me cinizëm. Nga
floriri apo argjendi, si të pëlqen? - pyeti në mënyrë provokuese.
- Të lumtë! Më blej një nga zinku, kështu bota e kupton se mbete çoban!- i tha ajo dhe përsëri u habit me guximin e vet.
-
Mbylle gojën! - bërtiti Luani duke humbur toruan, sa u dëgjua edhe
jashtë. Albana nuk foli më. Tryezën e bëri gati, ai u ngrit dhe u ulën
me fëmijët e tyre.
- Më jep ujë!- tha ai i nevrikosur. Albana i
mbushi gotën. Luani e mori në dorë dhe vështroi Albanën duke sjellë
kokën i turbulluar në mendje.
Më jep bukë!- u dëgjua përsëri zëri i tij nervoz. Albana i preu një fetë dhe ia lëshoi mbi tryezë pranë dorës së tij.
- Pse nuk flet?- u çor ai befasisht duke i rënë tryezës me shuplakë. Fëmijët ia plasën vajit.
-
Respektova dekretin, i tha ajo shkurt dhe u kthye nga fëmijët. - Më tha
më parë ta mbyllë gojën,- dhe u largua pakëz me karrige nga tryeza. - E
mbylla si deshe ti! Si mund të flasë me gojë të mbyllur? Po prisja
dekretin e ri! Lirinë për hapjen e gojës,- dhe e vështroi atë drejt në
sy pa përpëlitur qerpikët. U shikuan ashtu një copë herë, ndalën
përtypjet, pastaj Luani uli shikimin mbi tryezë dhe vazhdoi t´i lëvizë
nofullat. Albana gëlltiti kafshatën dhe nuk hëngri më. Ajo u kujdes t´i
qetësojë
fëmijët dhe
t´i ushqejë. Në këtë çast kuptoi se sa më shumë që heshtte, aq më shumë
shtypej, keqtrajtohej, dhunohej dhe ofendohej prej tij. Tani vendosi t´i
japë fund viktimizimit dhe gradualisht ta kërkojë nderin, që meritonte.
Tre vitet e fundit rrallë kishte dëgjuar ndonjë fjalë të mirë prej tij
apo ndonjë mirënjohje: Kryesisht përbuzje, sharje dhe piskama. -Mjaftë
më, - tha ajo me vete. - Erdhi dita e V-së së madhe. Dita e vendimit!
Luani
kishte fituar një pozitë më të lartë dhe mendonte se tani i duhej një
grua e re, që i përshtatet karrierës së tij. Nga keqtrajtimet e
përditshme, shpresonte se Albana del nga shtëpia, i lenë fëmijët aty dhe
ky i dërgon te
nëna e tij
dhe kështu i krijohet mundësia e re. Kohëve të fundit ëndërronte një
grua sorkadhe, më të re, flokëgjatë dhe gjoksfryrë, e cila do të vishej
shumë bukur, sexy dhe për të cilën ai nuk do të ndjehej xheloz. Fundi
fundit, nuk do t´ishte nëna e fëmijëve. Për Albanën kurora dhe familja e
krijuar ishin të shenjta dhe, as që mendonte për ndarjen. Çdo ditë
përpiqej me fjalë të mira të krijojë një raport të durueshëm, por, aq sa
më e sjellshme tregohej ajo, aq më shumë acarohej dhe merrte guxim ai.

premteve zakonisht Luani kthehej më herët nga puna dhe ajo vendosi që
pikërisht atë ditë të flasë me të dhe t´i kërkojë ndryshimin e
sjelljeve. Pas bisedës, shpresonte Albana, mund të dalin edhe së bashku
në qytet apo në
kinema. Herën
e fundit kishte parë me të një film derisa ishin të fejuar, më vonë,
jo. Pak para orës njëzet e dy shkuan në shtrat dhe ashtu pa folur, i
kthyen shpinën njëri tjetrit. Luanin e zuri gjumi me një herë. Albanën,
jo. Fjalët e rënda, që ia tha ai, nuk e linin të qetë. Jeta e përditshme
ishte bërë e padurueshme. Deri në orën tre të mëngjesit mendoi mënyrën
se si ta organizojë bisedën dhe sapo e përfundoi planin, mbylli sytë. Të
nesërmen, kur i dërgoi fëmijët te vjehrra, e luti atë t´ i gatuajë një
pite, siç i pëlqente Luanit, sepse piten që i përgatiste ajo, ai
gjithmonë e kishte përfolur, edhe pse gatuhej sipas udhëzimeve të
vjehrrës.
Duke u kthyer
nga puna, shkoi te ajo mori fëmijët dhe piten. Luanin luante shah me
një fqinj. Pas pak, fqinji iku, Albana përgatiti tryezën dhe Luani u
ngrit dhe i telefonoi nënës për ta falënderuar për piten e
mrekullueshme...

E premte. Binte një shi i imët, me pika të
rralla. Fillimi i pranverës dhe nuk i dihej: herë vranët, herë diell.
Ajo mbylli çadrën rregulloi pakëz flokët dhe hyri në oborr. Sot ishte
veshur bukur, me rrobe që theksonin linjat e saja femërore, me taka pak
të larta, një fustan deri në gjunjë dhe pak para se të dilte nga puna, i
bëri edhe buzët të kuqe. Pranë derës së shtëpisë pa një bisht të
lopatës mbështetur për muri, që kishte blerë Luani për të punuar në
kopsht. E
futi bishtin e lopatës nën sqetullën e krahut të majtë dhe me dorën e
djathtë, hapi derën e hyrjes. Bishtin e lopatës e mori t´ia përkujtojë
Luanit, sepse edhe ajo kishte ndërmend të mbjellë lule. - Edhe pse e ka
blerë bishtin, me siguri zgjatë dy a tri javë deri sa t´i a vejë
lopatës,- mendoi ajo. Lëshoi çantën në korridor, vari mantelin dhe
mbështeti bishtin e lopatës në kuzhinë që ta shohë Luani.
-Luan, ai
more fëmijët?- pyeti ajo me zë të ëmbël nga kuzhina. Luani nuk u
përgjigj. Shkoi në dhomën e ndejës dhe e pa duke fjetur. Ai gërhiste në
gjumë të thellë.
- Luan, ku janë fëmijët? - tha ajo me një zë të zvargur. Luani ngriti kokën ngadalë, me sytë
gjysmë të hapur u ulë dhe hodhi jastëkun në fund të divanit i egërsuar.
- Çka je lyer e ngjyer si një grua e përdalë? – bërtiti ai. Albana ofshani thellë dhe uli kokën.
- Shko merri ti fëmijët! Ti e ke për detyrë. Ti je nënë! Ec më shpejt!- urdhëroi ai i acaruar.
-
Jam shumë i lodhur dhe kam shumë uri dhe, shko e vishu si grua serioze,
laje fytyrën! - bërtiti ai dhe u shtri përsëri, por tani në anën tjetër
të divanit.
- Luan burri, më dëgjo këtu! Unë do të shkoj t´i marrë
fëmijët, por, brenda dhjetë minutave kthehem dhe kur të kthehem, kur të
kthehem darka duhet të jetë gati. - Darka duhet të jetë gati,- e
shqiptoi ngadalë, si në klasën e parë, duke bërë nga një pushim të vogël
pas çdo do
fjale dhe
duke i theksuar mirë e mirë fjalët me një përsosmëri fonetike. Me zanore
të pastra shqipe dhe bashkëtingëllore të shqiptuara mirë e drejtë.
Luani u kthye në anën tjetër dhe rregulloi jastëkun. Albana mori
mantelin dhe doli furishëm përjashta duke murmuruar ndërmjet dhëmbëve.

(Disa
burra të gjitha gratë i shohin si nëna. Ata janë mësuar të dremisin dhe
të dergjen, si në shtëpitë e tyre. Bashkëshorten nuk e konsiderojnë si
partnere të barabartë, por si një dhuratë, një nënë e dytë në shërbim të
tij. Ata nuk kuptojnë kurrë se shoqja, nuk është vetëm nënë e fëmijëve,
por edhe bashkëshorte,
me dëshira
dhe plane për jetën, kryesisht për rrjedhën e saj. Burrat e tillë, ndaj
gruas së tyre, gjatë ditës, sillen si me nënën e vet, bën dallim vetëm
trysnia ndaj gruas dhe mirënjohja ndaj nënës. Këta burra, ndaj nënës
sillen me shumë dashuri, ndaj gruas me shumë arrogancë. Ata, disa vite
pas martese, humbasin gjallërinë dhe ca nga ca, por sigurt, përpiqen nga
gruaja ta rikrijojnë nënën e tyre të dytë. Ky soj, kjo racë e burrave,
shumë rrallë apo kurrë nuk del me gruan jashtë, përjashtim bëjnë ndejat
te të afërmit. Ata nuk çajnë kokën për lumturinë e gruas, por për
rehatinë e vet! Grave të tilla fatkeqe dëshpërimi në fytyrë u lexohet
edhe në rrugë! Mungesa e vetëveprimit, rënia shpirtërore dhe plogështia
u shihen në
ballë! Ata burra nuk falënderohen kurrë dhe shpërndajnë vetëm urdhra!
Disa gra pas martese gjallojnë si në një strehimore refugjatësh.
Refugjatët mund të dalin kur të duan në qytet, por jo jashtë qytetit.
Gratë e pafat, me burra të tillë, kanë të drejtë të shëtitën në oborr
ose në banesë!)
Luani zakonisht të shtunën dhe të dielën nuk punonte,
por për Albanën nuk kishte pushim kurrë. As katërmbëdhjetë shkurti, as
tetë marsi, as një maji,: të gjitha ishin ditë pune. Për Luanin ditë
pushimi ishin jo vetëm ditët e fundit të javës, por natyrisht edhe të
gjitha festat tjera shtetërore.
Pas një çerek ore, u kthye ajo në shtëpi me dy fëmijët e vegjël. Njërin e kishte në krahë,
tjetrin e
mbante për dore. I hodhi një shikim kuzhinës dhe pa se nuk ishte lëvizur
gjë nga vendi. I dërgoi fëmijët në dhomën e tyre dhe mbylli derën.
Luani zakonisht kur rrihte gruan, nuk lodhej a janë fëmijët aty a jo. Ai
ishte i bindur se burri i vërtetë nuk duhet të shikojë këto rrethana,
por të reagojë ashtu si e kërkon nevoja, çasti. Luani ishte eksploziv
dhe sillej ashtu, kolerik. Albana ishte introverte dhe implozive. E
hante veten, por nuk i tregonte askujt për gjendjen e vet të mjerë.
-Jeanne
d´Arc, Shota Galica, Jeanne d´Arc, Shota Galica,- përsëriti me vete
Albana dhe mori bishtin e lopatës nga kuzhina dhe e lëshoi majtas në
korridor, në qoshe, pranë hyrjes së
sallonit.
- Pse nuk bën ti darkën gati? - bërtit ajo duke e parë shtrembër nga pragu i derës.
Luani ngriti kokën, shikoi i habitur dhe nuk u besoi veshëve.
-
Pse nuk e bëra darkën gati? - Dëgjova mirë apo jam në ëndërr? - pyeti
ai me një vështrim të hutuar dhe ton arrogant. Për një çast iu duk se u
shemb shtëpia.
- Po, dëgjove mirë! Të pyeta, pse nuk e bëre ti darkën
gati për fëmijët tu dhe për shoqen tënde,- përsëriti ajo tani duke
ngritur zërin më shumë se ai.
- Mos je çmendur? Unë të bëjë darkën
ty?- piskati ai. - Unë Luani Kreshta, burrë, trim me flet, të marrë
fultere në dorë! Mos vallë ke
dëshirë të vishem edhe me fustan? - pyeti ai edhe një herë duke qenë i bindur se krejt kjo ishte një keqkuptim.
- Po! Ti Luani Kreshta, ti ke krijuar familje dhe ndihmo atë!- i tha Albana e vendosur.
-
Tash të tregoj ty darkën!- vikati Luani i inatosur, i zemëruar, i
pezmatuar dhe u ngrit me vrull drejt Albanës. U prish kjo botë, tha me
vete dhe e zuri për flokë duke i përplasur kokën për muri. Albana e
shtyri me dy duar nga vetja, ai shkeli mbi një makinë të fëmijëve dhe u
rrëzua në dysheme. Ishte hera e parë në jetë që po mbrohej. Luani mori
makinën dhe hodhi me tërë fuqinë drejt Albanës, ajo uli kokën dhe lodra
fluturoi drejt kuzhinës. Ai u ngrit me
tërbim, solli
kokën i egërsuar duke sharë, shtrëngoi nofullat dhe gjersa po
përgatiste grushtet, Albana e goditi me shqelm me tërë fuqinë ndërmjet
këmbëve. Luani nuk e priti këtë. Ishte goditje e befasishme dhe e
shpejtë si vetëtima. Atij iu errësuan sytë dhe u mblodh kruspull duke
gjëmuar, pastaj i futi dy duart poshtë dhe mendoi: - (Luani dinte se të
drejtën e dhunës e kishte vetëm ai. Kjo që përjetoi iu duk fundi i
botës: i moralit, i traditës, i roleve gjinore dhe i bashkëjetesës. Me
një fjalë: Luani në gazep ekzistencial! U shemb muri kinez! A të bëjë
vetëvrasje apo ta vrasë gruan?! Sot duhej të merrte vendime të mëdha!
Jetë a vdekje! Krenari apo kompromis? Çfarë kompromisi!
Albana zgjati
dorën e majtë pas dhe mori bishtin e lopatës në dorë. E shtrëngoi me dy
duar dhe deri sa ai po ngrihej, e qëlloi me tërbim dhe me tërë forcën
në kokë dhe në shpinë. Luanit iu shfaq një tufë xixash para vete me plot
ngjyra; mbyllte dhe hapte sytë shpejt, përpëliste qerpikët me shpresë
se xixat do të pakoheshin dhe do të perceptonte, do të kapte me shqisa
vendin ku ishte, por, ato, shtoheshin akoma më shumë, shpërndaheshin si
fishekzjarre dhe pastaj në vend se të zhdukeshin, mblidheshin së bashku
në një pikë, për të shpërthyer përsëri me mijëra ngjyra, xixa-xixa.
Truri- tha me
vete Luani, - truri më krijon imazhe të çuditshme, por unë jam burrë
dhe tani ngrihem dhe e dërgoj në spital bushtrën, siç e kam dërguar disa
herë. Kur mendoi spitalin, pa një korridor ndërmjet xixave, që
vezullonin: Një korridor të gjatë e të pafund spitali dhe u përplas
përsëri në dysheme. I vuri duart në gungën e freskët në kokë dhe deshi
të qajë, por, qarja para gruas dhe prej gruas, kjo nuk bëhet dot!- tha
me vete. - Jo! Edhe nëse sot vdes duke mbrojtur nderin e burrave, -
mendoi ai. Në atë gjendje kllapie, pa varrin e vet dhe shumë burra, që
përkuleshin për ta nderuar. Aty shkruante: - Varri i trimit të panjohur,
që u flijua për të drejtën e burrave! – Anonim! - tha me vete - pa
emrin tim, edhe pas
këtyre
dhembjeve, edhe pas kësaj vuajtje tronditëse! Ai mbante duart akoma mbi
kokë. Këtu Albana kuptoi se tani dhimbja kishte ndryshuar vendin,
intensitetin dhe me një shpejtësi marramendëse kishte kaluar nga poshtë,
lart. U përpoq të ngrihet, por iu terruan sytë dhe iu tretën edhe
xixat, u zhduk edhe korridori i spitalit dhe u plandos përsëri. Errësirë
e plotë, por disi këndellëse.
- Jeanne d´Arc, Shota Galica, Jeanne d´Arc, Shota Galica,- përsëriti Albana me vete.
I
hodhi edhe një shikim, Luani nuk lëvizej. Mbështeti në derë të sallonit
bishtin e lopatës, Luani lëvizi gishtin e vogël të dorës së djathtë dhe
ajo shkoi ngadalë në kuzhinë. Mori një
brokë me ujë
dhe nga një largësi e sigurt, ia derdhi mbi kokë. Luani pikë së pari
lëvizi këmbën e majtë, pastaj dorën e djathtë, pastaj këmbën e djathtë,
pastaj dorën e majtë, futi duart ndërmjet këmbëve, preku kokën dhe e
shkundi si luan i tmerruar. Albana mori përsëri bishtin e lopatës.
-Jeanne d´Arc, Shota Galica...”, përsëriti dhe e shtrëngoi ndërmjet
duarve.
- ë, bijë kurve...bërtiti ai duke
iu dridhur zëri, por akoma pa përfunduar shprehjen, mendimin e lirë
demokratik, ballkanik, Albana e goditi për herë të dytë në kokë. Luani
ra përmbysë, i shtrirë gjerë e gjatë, në mes të dhomës. Ajo bëri disa
hapa rreth tij duke tërhequr bishtin e lopatës pas vete mbi qilim dhe
vështroi se mosvallë po
ngrihej përsëri. Iu afrua pranë këmbëve, u përkulë pak për ta parë më
mirë në fytyrë se apo merrte frymë dhe në këtë çast iu kujtua shuplaka
në qendër të qytetit, vetëm pse pat përshëndetur me buzëqeshje një
koleg; pastaj disa herë rrenat te mjeku, se ishte rrëzuar nëpër shkallë,
se kishte goditur derën me kokë, se kishte thyer dhëmbin me një arrë e
shumë gënjeshtra tjera në punë. Luani lëvizi vetëm gishtin e madh të
dorës. - Po ngrihet,- tha me vete Albana. Ngriti bishtin e lopatës në
ajër dhe e goditi në këmbën e djathtë. U dëgjua një ushtimë e fortë, e
shurdhët dhe një ofshamë e madhe.
- Tash shëno gola me këmbën e majtë, çdo të
diele,- tha
Albana me vete. Luani nuk lëvizi më. Nuk dihej, ishte alivanosur apo
kishte frikë të tregojë shenja gjallërie nga goditja e re.
Albana e
shihte nga lart dhe nuk i besonte syve të vet se burri saj, Luan
Kreshta, ai që e kishte rrahur dhjetëra herë, ai trimi me flet, që e
kishte kërcënuar edhe me thikë në fyt nga xhelozia, tani gjendej para
saj, i shtrirë dhe i pafuqishëm.
Mori gazetën në dorë dhe ia i hodhi
pranë kokës: - Lexo se si rrihen gratë të ne! - i tha atij
fytyrëvrenjtur dhe me plot mërrola. - Unë pata gënjyer! U thashë burri
im më trajton vetëm me dashuri...
Luani lëvizi disa herë qerpikët, por mendoi se nuk i konvenonte tani të flasë, jo nga kjo pozitë
dhe i mbylli
sytë përsëri. Në të vërtetë, ai nuk kishte zhvilluar kurrë dialog nga
poshtë lartë, por nga lartë poshtë. - Më mirë po fle,- tha me vete.
Ashtu si në komë deshi ta lëvizë këmbën e djathtë, por u rimendua. Pati
frikë se mund të vërehet nga Albana dhe goditja e fundit mund të ishte
lamtumirëse. E fundit në këtë jetë. Fatale. Albana u ulë, ndezi një
cigare dhe mori telefonin në dorë. Një copë herë u mendua, të thërrasë
policinë apo ndihmën e shpejt. Pasi u mendua mirë, vendosi për ndihmën e
shpejt. Futi duart në flokë, i rregulloi, i leu edhe një herë buzët me
të kuq dhe tha me vete: - Nëse e thërras policinë, i merret fytyra
burrit, më mirë mjekun një herë...
Ejani ju
lutem... Po! Sa më shpejt... Burri im është rrezuar nëpër
shkallë...Ndoshta...Gati ka thyer këmbën apo e ka thyer. Ndoshta ka
pësuar dridhje truri apo mund të thuhet se ka pësuar dridhje truri, -
pastaj i tregoi adresën dhe mbylli telefonin.
Iu kujtua sa herë Luani
e kishte tërhequr zvarrë për flokë nëpër dysheme, duke e sharë dhe duke
e shqelmuar, pse ishte dashur të punojë më gjatë. Gjersa po përkujtonte
ato poshtërime, ato përbuzje, tha me vete: - Erdhi çasti t´ia falë edhe
këtë përjetim! U ngrit ngadalë, qetë-qetë, e kapi me njërën dorë për
jakën e këmishës, me tjetrën në rrip dhe u përpoq ta tërheq. Iu duk i
rëndë Luan Kreshta,
shumë i
rëndë. U ngrit dhe doli në anën tjetër dhe e kapi për dy këmbë dhe e
tërhoqi deri te dera e korridorit dhe e lëshoi aty si një thes me
patate. Kur e lëshoi, Luani deshi të ofshajë, sepse po të hapej dera, me
një herë djathtas, nisnin shkallët e bodrumit.
- Një rrokullisje të
tillë, vështirë se do ta mbijetonte edhe Mic Sokoli në këtë gjendje- tha
me vete. Parapëlqeu heshtjen dhe nuk bëri as gëk e as mëk. Ajo fërkoi
duart para dere, u drejtua mirë nga dhembja që ndjeu në kurriz nga pesha
e Luanit dhe hyri në kuzhinë.
-Jeanne d´Arc, Shota Galica!- përsëriti në vete.
Kur
Albana ndezi cigaren e tretë, u dëgjua sirena, pak më vonë, trokitja në
derë. Ajo e shtyri Luanin pak anash për ta hapur derën.
Mjeku i shikoi pulsin, vështroi Albanën i çuditur, sikur dëshironte të pyes, pse gjendej burri para dere, por nuk tha gjë.
- E afrova pranë dere në mënyrë që të jetë më afër spitalit!- i tha ajo. Ai tundi kokën i tronditur.
- Si quhet? - pyeti mjeku.
-
Luan Kreshta...Luan Kreshta,- përsëriti Albana pasi u mendua pak. Mjeku
e thirri disa herë, por u dëgjuan vetëm disa ofshama nga goja e tij. Ai
u bëri shenjë me kokë dhe dy infermierë e ngarkuan në një barelë dhe
dolën.
Disa sekonda më vonë njëri u kthye dhe pyeti se a do të vinte edhe ajo në spital.
- Duhet t´ia bëjë darkën fëmijëve,- tha Albana
dhe mbylli derën. Sirena e ndihmës së shpejt, aq sa më shumë largohej, aq më pak dëgjohej.

nesërmen shkoi Albana në spital dhe mjeku i tha se kishte pasur një
dridhje të lehtë të trurit, por ishte jashtë rrezikut. Mjekët i kishin
lidhur kokën me një fashë të bardhë. Këmbën e kishte në gips dhe të
varur pezull mbi krevat me një rrip. Ai po flinte thellë. Nëna e tij, që
gjendej pranë krevatit, kur pa Albanën, u ngrit me nxitim drejt saj. E
përqafoi me lot në sy dhe i tregoi se kishte folur para një ore me të
dhe se Luani i kishte treguar fill e për pe, se si kishte rrëshqitur në
një lëvozhgë bananeje, që e kishin hedhur fëmijët dhe kishte rënë
shkallëve të bodrumit. Mozomakeq, këtë herë patëm fat! - i tha ajo.- Ky
bodrum më duket
shumë ogurzi -
shtoi vjehrra. – Dy herë ti, tash Luani, më mirë ta mbyllni për
gjithmonë,- i tha ajo resë. Albana pohoi duke bërë shenjë me kokë dhe
shtoi: - Do ta mbyllim për gjithmonë nënë, ke të drejtë! Është bodrum
shumë misterioz!”

Pas tri ditëve nisen mesazhet nga spitali.
Mesazhi i 499 ishte ky: - Më mirë të ndahemi. Nuk mund të vazhdojmë më! -
Luani. Mesazhi i 500: - Nëse edhe një herë më thua këtë, mora bishtin
lopatës dhe erdha në spital. ” Mesazhi i 754. - Natën e mirë Luan!
Mesazhi numër 755: - Natën e mirë Albana!
Ndërkohë e vizituan Luanin edhe miqtë e
partisë së
tij dhe i premtuan se në zgjedhjet, që do mbahen së shpejti, ai mund të
kandidohet për deputet... Mesazhi i 800: - A të shkojë në polici dhe të
deponoj një deklaratë? Jam e gatshme ta pranojë dënimin. Mesazhi 801:
-Jo! As policisë e as shtypit, asgjë! Ndoshta bëhem deputet! Luani. Pas
një jave cingëroi celulari me mesazhin e 999: -, Nesër në orën dhjetë,
eja më merr të lutem! Luani.
Pak minuta pas orës dhjetë doli Luani me
paterica para derës së spitalit. Albana nuk dukej akoma. Iu kujtua se
kur dilte e shoqja nga spitali, edhe pas lindjeve, ai shkonte së paku me
një orë vonesë. - Po ma kthen edhe këtë - mendoi ai. Qëndroi një çerek
ore me paterica para derës së spitalit me këmbën e
djathtë të
ngritur ca dhe Albana nuk shihej. Me shumë mundime dhe ngadalë zbriti
tri shkallët dhe u ulë në një stol në oborr. Në orën njëmbëdhjetë parkoi
makinën Albana para spitalit...

Luani ndryshoi shumë: Harmonia e
humbur dhe dashuria u kthyen si vetëtima, tok me mundësinë për deputet.
U bë ëmbëlak dhe vendosi për zgjedhjet ta përdorë këto parulla: “Stop
dhunës në familje! Në luftë dhunë, në shtëpi dashuri!” Nëse fiton, ka
ndërmend të raportojë për përjetimet e tija dhe kështu me shembull
konkret të tregojë se dhuna, dhimbja fizike e shpirtërore, nuk duhet të
kenë vend në
familje.
Madje, ai ka ndërmend të tregojë para gjithëve në kuvend, se ku bazohet
ai kur flet kundër devijimeve të tilla, por për këtë, nuk i tregoi
asaj. Kur të vijë çasti, Albana do ta shohë edhe këtë në televizor...


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

18 Re: Tregime dashurie prej Sat 09 Feb 2013, 15:51

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Dashuria vjen pa te thene ''Mirmengjesi''dhe iken pa te thene
''Lamtumire''!...Etille eshte dashuria,sidomos ne adoleshence,ne moshen
ku cdo gje qe fluturon te duket e kapshme.Te flasesh per nje flete te
ditarit,e aq me teper kur ka lidhje me ndjenjat,nuk eshte e lehte.Me
duhet te shkruaj dicka,e pse jo dhe te verteten?!Ndoshta do te ishte me e
lehtenese do te me vinin ndermend,apo te kisha shkruar kete flete ne
ditar.Kjo eshte nje nga ato fleteqe s'kishte nevoje qe te shkruhej ne
ditar sepse ashtu sic ishte e thjeshte,e bukur,e dhimbshme,e hidheruar
,spontante,mbetet ne memorje.Eshte e tepert te zgjatem tani.Ishte
vjeshte.Me duhej te shkoja ne nje vend ku sdo te njihja askend,ku
gjithcka do me dukej krejt e huaj.Madje edhe dielli s'eshte nje per te
gjithe,edhe drita e henes dhe e yjeve,nata dhe shiu,cdo gje me tjeter me
dukej e huaj.Me duhej te shkoja edhe pse pa deshiren time.Dhe ja krejt
papritur u gjenda perpara teje per te te thene''Lamtumire''.Por jo,ti
s'me lejoje te flisja.Flisje vetem ti si zakonisht,por disi
ndryshe.Kishe nje fytyre te zbehte,sy...nuk e di,te skuqur e te perlotur
bashke,nje ze te mekur qe pengohej diku para se te dilte.E megjithate
perpiqesha te nderhyja e te strukesha pas fjaleve te tuadhe te hyja ne
skutat e shpirtit tend,aty te gjaja pak ngrohtesi,shprese,kurajo e perkrahje...Kisha nevoje vetem per nje fjalepor...Jo,eshte e pamundur,e
megjithese te gjitha mi kishe lexuar me sy vazhdoje te flisje,e te
flisje.Flisje pa kuptim.Epastaj heshtje...Dhe pastaj peshperitmas me the
''DHE KOHA PO QAN PER LARGESIN TENDE''!...dhe lotet te rridhnin nen sy
papushim!...Dhe une vazhdova rrugen,ndoshta rrugen tende.Ike dhe pse kjo
sjellje nuk te perkiste ty.Ike,u largove para meje mes shiut qe binte e
njomte lehte floket e mi,mes loteve qe rridhnin papushim.Largimi yt me
tha''Lamtumire''!...Gjethet bien ngadale nga pemet dhe bashke me to disa
pika loti nga syte e mi.Dimer i eger tashme hyn dhe zemra ime lengon
per kete fatkeqesi.Une trishtohem sepse tashme do te me duhet qe qe fill
e vetme te perballoj kete dimer te acarte dhe ku i dihet ndoshta shume
te gjate,zemra me mbushet plot dhimbje,plot brenga dhe ne kete mundim
shkaterrimtare.Lotet e mi rrjedhin pa pushim,pa mbarim rrjedhin pak
rrembyeshem,po per ku se di.Ato rrjedhin dhe krijojne nje kanal,ne te
cilin pllakosen kujtimet,rikthehen zhgenjimet,enderrat heshtin
dheshpresat vdesin.Ah,!...Ky dimer kaq i vrazhde!..E ndjej qe lotet dhe
dhimbjen nuk do te m'i pushoje.E ndjej qe rrjedhen e jetes te qete s'do
te meler ta vazhdoj,e ndjej qe keto mizori kerkojne te me torturojne.Fillikat
e vetme,e lenduar,do te mundohem te perpiqem ta kalojkete dimer
shkaterrimtar.Tani ti prane meje me nuk do te ndodhesh.Nuk do te jesh me
rrezja e pare e diellitqe me zgjon,sdo te jesh ti me flladi i eres qe
fytyren,trupin ma ledhaton,zemra sdo ta ndjeje me ate ngrohtesi,qe ti
dikur ma jepje.Shpirti sdo te gezoje,sdo te lumturoje me sepse gezimi i
shpirtit ishe ti,ne ato dite te kaluara vere.Por edhe dimri me stuhi do
te mbaroje!...PO!...PO...do te mbaroje!...Jam e bindur se nje dite ky
acar qe ka ngrire,e ka pushtuar gjithe qenien time,ky artikull qe ka
ngrire mendjen time,do te shkrije.Jam e bindur se keta lot te kristalte e
te pashterueshem,nje dite do te pushojne se rrjedhuri.E pra nje dite
serish do te vije pranvera per mua dhe dimrin e hidhur e te acart do ta
kem lene pas duarve,pas kraheve pergjithmone,por jo per ta harruar!...


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

19 Re: Tregime dashurie prej Sat 09 Feb 2013, 15:52

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Berti, një arkitekt tiranas, ka patur një histori të gjatë me Norën, një
raport që ka përfunduar sepse ajo është dashuruar me dikë tjetër. Por
dashuria për tjetrin, Norës, i është shuar shpejt, dhe pas 9 muajsh e ka
rimarrë në telefon Bertin. Sigurisht që e ka bërë këtë për të kërkuar
ngrohtësi. Juli, e dashura e re e Bertit, sapo ka vendosur të
bashkëjetojë me këtë të fundit, duke qenë të dashuruar.

Pikërisht
në valën e dashurisë së tyre i ka shpërthyer patatja e nxehtë në dorë,
sepse është përballur me Norën, e cila është treguar shumë insistuese.
“U bëra histerike”, thotë Juli para gazetares sonë. “Kur kam llogaritur
periudhën që ai kalon në telefon duke dëgjuar atë, duke dëgjuar hallet e
saj, nisa të bërtisja, të ulërija dhe të bëhesha tmerrësisht xheloze.
Nuk di si ta shpjegoj gjendjen time. I thashë Bertit se do të bëja gati
valixhet dhe do të largohesha menjëherë”. Rezultati? Një grindje e
vazhdueshme, që gjithnjë përfundonte me frazën: “Duhet ta ndihmoj të
shkretën se është në krizë. Ti rri e qetë nuk ke pse shqetësohesh
aspak”. Por ankthi më gërryente përbrenda, dhe jeta paskëtaj m’u bë ferr.
Bashkëjetesa
jonë u bë e bezdisshme dhe e mbushur me batuta negative, dhe plot
ligësi. Kështu vazhdoi disa kohë derisa ia mbatha. Nuk e duroja dot më.
Ndërkohë që Adela, përkthyese 34 vjeçare ka ndjekur rrugën e durimit.
Përballë ish-it të Albanit, që tashmë ishte një mike e madhe e tij ka
vendosur të shohë dhe të takohet me një ish simpatizant të saj, shok
klase. “Nuk është se bënin ndonjë gjë të veçantë, i kërkoja ndonjë
mendim, pinim ndonjëherë kafe dhe qanim ndonjë hall”. Albani duke u
ndjerë i kërcënuar nga kjo gjë ka dashur të bëhet një ballafaqim dhe një
sqarim.
Dhe kështu pak nga pak që të dy kanë nisur të rrallojnë
takimet me i-shat e vet dhe t’i japin vendin e duhur lidhjes së tyre
duke kthyer çdo gjë në normalitet. Ndërkohë që Rudinës, mësuese në
Tiranë i është dashur të takohet me i-shen e të dashurit të saj. E ka
hasur në hyrje të shkollës, e cila i ka bërtitur në fytyrë “Iliri është i
imi, dhe unë do ta marr përsëri”!.... “Pra në njëfarë mënyre më ka
urdhëruar që të zhdukem nga jeta e tij, duke më treguar me hollësi
gjithë pasionin që kishte patur Iliri im për të, duke sajuar lidhjet që
kishin edhe tani duke më thënë se ai nuk kishte kurajon të më thoshte të
vërtetën. Shumë e nxehur më ka thënë që të largohesha menjëherë prej
tij, se ndryshe do ta pësoja. Duke ruajtur durimin kërkova të bisedoja
hapur me të dashurin tim. Në fakt nuk ishte e vërtetë asgjë. Dhe më pas i
kam patur të gjitha provat. Ajo e ndiqte dhe ai nuk ia dilte të sillej
brutalisht me të, sepse në të shkuarën e kish dashur shumë. Më është
dashur shumë punë ta bind se duhet të sillej me të ashtu siç sillej ajo,
përndryshe do të prishte raportin tonë. Dhe kështu ndodhi”. Historitë
reale tregojnë se nuk ka ndonjë strategji fituese për këto histori.

Pra
nuk ka asnjë studiues që të tregojë se mund të ketë rezultat sjellja me
inat apo me durim në sqarimin e keqkuptimeve të tilla. Ajo që mund të
thuhet nga një vëzhgues i qartë i realitetit të sotëm është se çdokush
prej nesh është një “ish” i dikujt dhe shpesh në një çast të jetës na
ndodh të shtyhemi në kujtime, inate, nostalgji që na nxisin të
rikthehemi sërish... Nuk ka një shkollë” guide” që të na ndihmojë të
orientohemi në një trafik ndjenjash, shprehen ekspertët e komunikimit.
Këshilla e tyre është: mos ndiqni kurrëimpulsin e parë që ndjeni.
Duhet që në radhë të parë të gjykoni. Të
analizoni sjelljen e burrit që dashuroni, përpara se të merrni një
vendim. Nëse ai nuk merr përgjegjësi është mirë t’ia bëni të qartë para
syve. Nëse ai është i pasigurtë dhe ka nevojë për konfirmime të
vazhdueshme, duhet ta mbështillni me dashuri posesive dhe me xhelozi.
Duhet ta bëni të kuptojë se sa vlen ai për ju. Nëse e doni, është mirë
që të nisni ta studioni dhe të bëni lëvizjen e duhur.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

20 Re: Tregime dashurie prej Sat 09 Feb 2013, 15:53

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster

Te lutem me fal qe me vuajtje te rende ne zemer po
detyrohem te shkruaj kete leter dhe te tregoj realitetin tim dhe te
verteten qe ndjej ne zemer per ty. Deshta dhe u mundova ta mbaj si
fshehtessi por kot nuk munda sepse ndenjat e zemres sime qenkan me te
forta se vete une dhe po me mundojne tere kohen. Nuk e di qpo ndodhe me
mua a eshte kjo nje dashuri apo vetem nje miqesi e sinqerte.Kete nuk po
mund ta kuptoj Tere kohen vetem ne ty po mendoj, leter e shkruaj ne nje
moment shum te veshtire kur me se shumti po mendoj per ty dhe jam gati i
sigurt se pas kesaj letre nuk do te mundem te gjej forcen qe te flas me
ty sepse sigurisht do te me urresh dhe nuk do te duash te me flasesh
kurre por edhe nje here me duhet te them me FAL se kete leter e shkruaj
jo nga deshira por nga detyrimi i vuajtjeve dhe dhimbjeve qe kam ne
zemer per ty Nese ke ndenja kupto te verteten qe e tregon kjo leter dhe
te lutem mos me urrej Të Lutem më premto se do të mund të Bashkohemi në
Botën E ëndrave që ikemi Përjetuhar së bshku ....unë do të Vij dhe
Atëherë, asgjë nuk do të mund të na Ndajë, Të Lutem mos harro eja dhe
dërgomi Lulet E Dashuris pranë Varit Timë edhe pse kam vdekur Unë E
ndjej shikimin Tënd në mua edhe pse unë kam vdekur për gjithmonë dua që
të kam Pran eshe pse nuk Egzistosh ma do të jem gjithmon Pran Varit Tan!


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons