Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
E vlerëson si një fillimvit pasiv sa u përket angazhimeve muzikore, por mohon një shkëputje nga bota e artit. Ani pse aktualisht nuk është duke realizuar ndonjë këngë të re, në fillim të pranverës, këngëtarja Mimoza Mustafa e ka në plan të lansojë një tjetër këngë, së cilës patjetër se do t’i realizojë edhe klip. “Është një fillimvit më pasiv, por kjo vjen për faktin se është sezoni i dimrit dhe zakonisht në këtë kohë pasivizohet puna e sidomos muaji janar është më i ‘vdekur’. Por, me përmirësimin e kohës, vjen dhe disponimi për të punuar e angazhuar më shumë, kështu që do të ketë më shumë të reja. Jam duke menduar për këngët e radhës. E vërteta është se kënga nuk bëhet as për një ditë e as për një javë. Duhet angazhim më i madh”, pohon Mimoza, ndërsa bën me dije edhe për llojin e këngës që ajo ka në plan ta lansojë.
Gjatë pranverës, kur edhe gjithçka gjallërohet…
“Dua të bëj një këngë e një klip të ri, e dikur kah pranvera të bëj edhe promovimin e klipit. Zakonisht bashkëpunoj me Darko Dimitrov, regjisorin nga Maqedonia, e klipet gjithnjë i bëj me ‘Labia’-n. Pra, edhe kësaj radhe mendoj të bashkëpunoj me të njëjtit bashkëpunëtorë”, tregon këngëtarja.
Javë më parë, ajo bashkë me bashkëshortin e saj, këngëtarin Shkumbin Kryeziu, lansuan një duet, të cilin e titulluan “Trenat pa binarë”. Thotë se është ndarë shumë e kënaqur me krijimin e fundit, ndërsa komentet e mira nga familjarët e miqtë e bën të ndjehet edhe më mirë me gjithçka që realizuan. “Unë jam e kënaqur, sidomos me këngën. Kënga është shumë e bukur, ndërsa teksti është edhe më i bukur, të cilin e ka shkruar Aida Baraku. Edhe rreth klipit kemi bashkëpunuar me bashkëpunëtorë të njëjtë, kështu që ata e dinë se çka duam. Mendoj se ka dalë shumë mirë. Komentet kanë qenë shumë të mira. Gjithmonë është një dëshirë e madhe, si nga familja, të afërmit e fansat që të vijmë më shpesh në bashkëpunim me Shkumbinin. Kam marrë komente shumë të mira edhe sa i përket pamjes sime dhe fustanit, të cilin e ka dizajnuar Valdrin Sahiti. Mendoj që ka dalë diçka serioze”.
Dieta, asnjëherë
E kur jemi te dukja, ajo gjithnjë është vlerësuar për një veshje, dukje, por edhe trup të veçantë e të mbajtur mirë. Për veshjen e grimin sigurisht që janë njerëzit kompetentë me të cilët bashkëpunon gjithnjë, por kur e pyesim se ku është sekreti i linjave të saj, ajo thekson se: “Mundohem, ndonëse ne nuk mund të krahasohemi me yjet botërore dhe kushtet e tyre. Tek ne është pak më e vështirë, por mundohem që të mbaj këtë ritëm me ushqim, por edhe ushtrime të kohë pas kohe. Dieta nuk mbaj kurrë. Por, edhe lindja e bën të vetën. Është një ligj, i cili thotë se femra duhet të jetë me barrë, të lindë fëmijë e të freskohet. Është pak e mundimshme, por ia dal shumë mirë në krye. Kam një lloj fitnesi të vogël në shtëpi, por edhe ecjen e preferoj shumë, për çfarë edhe dal shpesh në Gërmi. I kushtoj rëndësi trupit, për aq sa mundëm”, tregon për fund ajo.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
interesante ky shkrimmm


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons