Forumi Kuq E Zi
DISA ME RAC TE PERZIER NE AMERIK MUND TE KEN GJAK SHQIPTARE Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
DISA ME RAC TE PERZIER NE AMERIK MUND TE KEN GJAK SHQIPTARE Regjis10

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Në Shtetet e Bashkuara ekzistojnë rreth 200 komunitete etnike triracore. Këto bashkësi filluan te krijoheshin me arritjen e kolonëve të parë evropianë të cilët sollën me vete afrikanë dhe gjetën këtu banorë autoktonë që Kolombi, gabimisht i quajti indianë. Anëtarët e një prej grupeve te tilla janë përfshirë sot nga një krizë identiteti. Ata njihen me emrin Melungeon dhe ka kohë qe janë hedhur në kërkim të rrënjëve të tyre etnike dhe disa prej tyre mendojnë se mund të jenë me prejardhje shqiptare. Melungeonët jetojnë të përqendruar kryesisht në Apalache, vargmale që shtrihen në një sërë shtetesh në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara. Thuhet se mbreti i rrokandrrollit Elvis Presley, aktorja e njohur Eva Gardner dhe presidenti i 16-të amerikan Abraham Linkoln kanë qenë me prejardhje melungeun. Në listat e regjistrimit te popullsisë melungeonët nuk kualifikohen as si indianë, as si zezakë dhe as si të bardhë. Ndoshta është ky status i papërcaktuar etnik e racor, që i ka bërë Melungeonët të përfshihen nga një krizë identiteti dhe kjo krizë duket se është aq komplekse saqë po të pyesësh 10 melungeonë mbi prejardhjen e tyre etnike do të marrësh 10 përgjigje të ndryshme. Ata thonë se të parët e tyre kanë qëne nga fisi i humbur i Izraelit, ndoshta turq, portugezë, ballkanas, shqiptarë, grekë, kroatë e të tjerë të ardhur në Amerike nga mesi i viteve 1500. Por ç’thonë burimet historike? Kur evropianët filluan kolonizimin e Amerikes në shekullin e 17, u befasuan kur duke hyrë në brendësi të kontinentit hasën grupe njerëzish që jetonin në gjendje thuajse primitive. Çuditërisht ata kishin tipare te ngjashme evropiane por me një ngjyre lëkure paksa të zeshkët. Disa historianë thonë se melungeonët e sotëm jane pasardhës të qindra robërve armenë, grekë, boshnjakë, kroate e shqiptarë. Këtë përfundim ata e bazojnë në shënimet e admiralit britanik të shekullit 16, Fransis Drake. Në vitet 1500, Britania ishte përfshirë në luftë më Spanjën, dhe flota e admiralit Drake duke lundruar në ujrat e Mesdheut u ndesh me një anije turke që britanikët menduan se ishte spanjolle dhe e sulmuan. Kur beteja përfundoi në hambarin e anijes turke, britanikët gjetën qindra robër, kryesisht nga vende te Ballkanit. Admirali Drake në shënimet e tij thotë se i mori këta robër në bordin e anijes se tij dhe në ndalesën më të parë që qëlloi në brigjet e Virxhinias, i zbriti në tokën e re. Fakti që melungeonët shikohen tani si një grup i përzier racor e etnik, studiuesit argumentojnë se me kalimin e kohës, këta ish-robër ranë në kontakt me fiset vendase indiane dhe u përzien me ta. Historiani Brent Kennedy, profesor pranë kolegjit Wise në Virxhinia thotë se tek melungonët edhe sot mund të vihen re tiparet evropiane. Zoti Kennedi vetë është melungeon. Në librin e tij, Melungonët, Rilindja e nje Populli Krenar, Brent Kennedy, thotë se lidhjet e tyre evropiane duken edhe në një numër fjalësh e toponimesh. Për shembull është pranuar se vetë emri Melungeon rrjedh nga frëngjishtja Melange që do të thotë i përzier. Por zoti Kennedi këmbëngul se melungeon rrjedh nga turqishtja melunkam - të mallkuar. Ky argument duket disi bindës po të mendohet gjendja pa asnjë shpresë e ish-robërve per t'u kthyer në vendlindjet e tyre. Por ndonjë studiues hedh tezën se melungeon mund të rrjedhë edhe nga shqipja mall-kam, ose kam mall, po të kihen parasysh shënimet e admirali Drake ku thuhet se mes robërve kishte qindra armenë, grekë, boshnjakë, kroate e shqiptarë. Historiani Kennedy thotë se edhe emri i fisit indian Cherokee vjen nga fjala shirokë - e shprishur, e përhapur. Por Shirokë quhet edhe era që sjell apo përhap retë e shiut; një fjalë kjo mbarë ballkanike. Toponimin Alabama, Brent Kennedy e shpjegon me turqishten Allah - Bama, varreza e Zotit. Apo mos ndoshta rrjedh nga Albania si kujtim nostalgjik i të shpërngulurve për atdheun e të pareve të tyre.

http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
BASH ATO ME KRYESORET PASKAN GJAKUNN TONN(GJAKUN SHQIPTAR)


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons