Forumi Kuq E Zi
SHQIPONJA ME DY KOKA, SIMBOLI YNE ME I LASHTI I BOTES II Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
SHQIPONJA ME DY KOKA, SIMBOLI YNE ME I LASHTI I BOTES II Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
SHQIPONJA ME DY KOKA, SIMBOLI YNE ME I LASHTI I BOTES II Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
SHQIPONJA ME DY KOKA, SIMBOLI YNE ME I LASHTI I BOTES II Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Çfarë është Masoneria, ç'simbolizon, ku dhe si lindi ajo?

Filozofia materialiste e Egjiptit të vjetër vazhdoi së ekzistuari edhe pas zhdukjes së këtij civilizimi. Ishte adoptuar nga disa çifute dhe e mbajtën të gjallë brenda në doktrinën kabaliste. Nga ana tjetër, një numër i mendimtarëve greke kishin adoptuar filozofinë e njëjtë dhe e riinterpretuan dhe e përjetësuan në formë të shkollës së mendimit të njohur si "Hermeticizem".
Studiuesi turk, Dr. Selami Isindag e shpjegon kështu origjinën e kësaj filozofie dhe vendin e saj në masonerinë moderne:
"Në Egjiptin e vjetër ekzistonte një shoqëri fetare që la si trashëgim një sistem të besimit dhe të menduarit në hermeticizem. Edhe Masoneria kishte diçka të ngjashme. P.sh., ata që kishin arritur deri në një nivel të caktuar, përcillnin ceremonitë e shoqërisë, zbulimet mbi mendimet dhe ndjenjat e tyre shpirtërore dhe mandej i pasonin tek ata që ishin në nivele më të ulëta.
Pitagora ishte njëri nder hermeticistet që shkollohej në këto shkolla. Organizatat dhe sistemet filozofike të shkollës së Aleksandrisë dhe Neoplatonizmit i kishin rrënjët e tyre në Egjiptin e vjetër dhe atje gjendeshin disa ngjashmëri mes tyre dhe ritualeve masonike." Isindag është shumë i qartë në lidhje me ndikimin e Egjiptit të vjetër në origjinën e Masonerisë kur deklaron: "Frankmasoneria është organizatë shoqërore dhe rituale që i ka fillet e saja në Egjiptin e vjetër."
Edhe shumë autoritete të tjera masonike thonë se origjina e Masonerisë është në shoqëritë sekrete të kulturave të lashta pagane, siç janë ato nga Egjipti i vjetër dhe Greqia antike. Një mason i vjetër, i deklaruar turk, Celil Layiketez, në revistën "Mimar Sinan", në artikullin me titull "Fshehtësia masonike: Çfarë është sekrete e çfarë jo?" shkruan:
"Në civilizimet e vjetra greke, egjiptase dhe romake ekzistonin shkolla mistike që ndeshen në kontekst të një shkence të caktuar apo njohuri sekrete. Anëtarët e këtyre shkollave mistike ishin pranuar vetëm pas një periudhe të gjatë të studimeve dhe të riteve të pranimit.
Në mesin e këtyre shkollave, e para që mendohet të jetë hapur, ka qenë shkolla e "Ozirisit". Ajo bazohej në ngjarjet e lindjes së këtij Zoti, rinisë, luftës kundër errësirës, vdekjes dhe ringjalljes së tij. Këto çështje ishin dramatizuar ritualisht në ceremonitë e përformuara dhe në ketë mënyrë ritet dhe simbolet që prezantoheshin ishin më shumë efektive për shkak të pjesëmarrjes aktuale.
Vite më vonë, këto rite themelojnë qarkun e parë të rendit të vëllazërisë që aktualisht vazhdon me emrin e Masonerisë. Vëllazëritë e tilla çdo herë vendosin ideale të njëjta dhe kur janë në presion janë në gjendje që të jetojnë në mënyrë sekrete. Ata ishin në gjendje që të mbijetojnë deri më sot pasi ata vazhdimisht ndërronin emrat dhe format e tyre.
Por, ata i mbetën besnik simbolizmit të lashtë dhe karakterit të tyre të veçantë i cili kalon dore më dore si trashëgimi ( Mimar Sinan, 1992, Nr. 84, f. 27?29)." Pra ruajtja e simbolikes dhe trashëgimi i saj deri në ditët aktuale ka të bëjë edhe me përdorimin prej tyre të simbolit të shqiponjës me dy koka apo ndryshe simbolit të feniksit.

Pse simboli i feniksit u emërtua shqiponjë me dy koka dhe ç'simbolizon ai realisht?

Masoneria është e mbushur me simbole magjike. Po ç' është një simbol magjik? Simbol magjik, sipas studiuesit amerikan Fredrick Goodman, është një imazh i cili fsheh një kuptim të brendshëm ne vetvete, pra një imazh që ka dykuptimësi, por që kuptimi i vërtetë fshihet nga pamja, e cila shërben vetëm për kamuflim.
Po të ekzaminosh simbolet masonike dalin në pah kuptime të fshehta që tregojnë përshkallëzimin e pushtetit, hyjnores, të keqes e kështu më radhë. Shqiponja me dy koka është simboli apo shenja me e dallueshme masonike. Për të është folur shumë sepse ajo ka një shpërndarje të gjithanshme. ("Magic Symbols" nga Fredrick Goodman, fq.6).
Që në momentin e parë, në atë të emërimit, njerëzit gabohen pasi në dukje ajo është një shqiponjë me dy koka, por simbolet magjike kanë pikërisht ketë qëllim, të kamuflojnë kuptimin. E vërteta është se ky imazh simbolizon një shpend tjetër, feniksin.
Në Egjiptin e lashtë ky simbol ishte simbol i shkollave të misterit. Shqiponja ishte një shpend të cilit i atribuoheshin fuqi magjike, ashtu si shpjeguam më lart. Emërtimi i simbolit të feniksit në shqiponjë me dy koka ishte i thjeshtë sepse shqiponja ishte një shpend që qëndronte përkrah feniksit në hierarkinë e të mbinatyrshmes dhe kishin edhe ngjashmëri fizike mes tyre. Kështu që pati një ndërrim të emrave, por simboli ruajti të njëjtin pozicion dhe ngeli shenja më e pushtetshme.
Në shekujt e erës sonë emri i feniksit do të harrohej dhe simboli do të quhej shqiponjë me dy koka. Shpjegimi jepet nga autori masonik, Manly P. Hall në librin e tij "The Phoenix: An Illustrated Review of Occultism and Philosophy" (Feniksi: Një shikim i ilustruar mbi okultizmin dhe filozofinë):
"Mes të lashtëve ekzistonin historira për një zog përrallor të quajtur feniks. Ai është përshkruar nga shkrimtaret e hershem si një zog që i përngjan nga forma shqiponjës, por me disa dallime të vogla. Trupi i feniksit është i mbuluar me pupla të purpurta, ndërsa pendët e flatrave i ka me ngjyre blu dhe të kuqe. Kokën e ka të bardhe dhe në qafe ka një rreth me ngjyre të artë. Në fund të shpinës së feniksit gjendet një tufe puplash me ngjyre të ndezur.
Është besuar se ky shpend jeton për 500 vjet dhe gjatë vdekjes së tij trupi hapet dhe del prej andej një feniks i ri. Për shkak të këtij simbolizmi feniksi është parë gjithmonë si prezantues i pavdekësisë dhe i ringjalljes. Feniksi është një nga shenjat e shoqërive apo vëllazërive sekrete të cilat zanafillën e ekzistencës së tyre e kanë në lashtësi.
Këto shoqëri sekrete studionin misterin dhe synonin ringjalljen e njeriut pas vdekjes. Kjo është edhe arsyeja pse feniksi ishte simbol i tyre, pasi ata besonin të ringjallja. (faqe 176-177)". Megjithatë ky simbol (shqiponja me dy koka apo feniksi) nuk është simbol që lindi në qytetërimin egjiptian. Ai ka qenë fillimisht i përdorur nga sumeret e më pas nga qytetërimi hittit dhe persian.

A është shqiponja me dy koka simbol që i përket shqiptarëve?

Konfliktin, mes të krishterëve, që kishin filluar të shpërndanin doktrinën e tyre dhe qytetërimit pagan, i cili nuk pranonte të shndërrohej në të krishterë, e zgjidhi mendjemprehtësia e perandorëve më të mëdhenj të Romës.
Kostandini i Madh ka hyre në histori si perandori që themeloi Kostandinopojën qytetin që trumbetoi krishterimin anembanë botës. Kostandini i Madh ishte ligjëruesi i krishterimit në Perandorinë Romake, çka i dha përhapjen më të madhe të krishterimit. Kostandini ishte ilir nga Nishi, pjesë e Dardanisë së atëhershme.
Duhet pasur parasysh se Shën Pavli themeloi një nga kishat e para në botë në Dyrrah rreth vitit 50 p.e.s, gjë që tregon se iliret kishin filluar që ta shikonin krishterimin më me besim se pjesa tjetër e Botës.
Pra, një perandor i Romës, i cili ishte ilir me origjinë, themelon një perandori ku simbol vendos shqiponjën me dy koka. Kostandinopoja, qyteti në të cilin ai ndërton qendrën e kësaj perandorie është e rrethuar nga qytete të tjerë që dardanet kishin ndërtuar (Troja u be më e famshmja por nuk ishte qyteti i vetëm i famshëm). Megjithatë ky nuk është i vetmi ilir i cili përdori shqiponjën e cila ishte pjesë e besimeve ilire.
Pirroja i Epirit sipas historianëve latinë kishte si totem shqiponjën dhe një nga emërtimet që u viheshin atij dhe luftëtareve të tij ka qenë "shqiponjë". Gjithashtu edhe Aleksandri i Madh apo Leka i Madh e ka përdorur këtë simbol. Këtë gjë e vërtetojnë gjetje arkeologjike të cilat janë ndërtuar nën influencën e tij.
Që shqiptaret të jenë "pronaret e ligjshëm" të simbolit të shqiponjës me dy koka, duhet që të ketë një lidhje direkte mes tyre dhe qytetërimeve të cilët e kanë përdorur për herë të parë këtë simbol. Gdhendjet më të lashta të shqiponjës me dy koka janë gjetur në Babiloni.
Kanë qenë hititët ata që e kanë përdorur gjerësisht këtë simbol, por mendohet se ai është trashëguar nga sumeret. Studiuesja holandeze, Micha F. Lindemans, e cila është edhe themeluesja e një prej librarive më të mëdha të mitologjisë online, jep lidhjen mes hititëve dhe shqiptareve. Ajo është një prej studiuesve të ndryshëm të cilët kanë arritur në një përfundim të tillë. "Civilizimet kryesore organizonin jetën e tyre rreth qyteteve kryesore ku zhvillohej jeta e tyre ekonomike shoqërore e politike.
Latinët u quajtën romanë për shkak të Romës legjendare pasi etrusket të cilët e themeluan atë qytetërim kishin si kryeqendër qytetin Alba Longa; athiniotët quheshin të tillë për shkak të perëndisë Athina e cila i dha edhe emrin qytetit; Hititët quheshin të tillë për shkak të kryeqendrës së tyre që quhej Hattusas sipas emrit të mbretit të tyre Hattusili.
Shqiptaret (albanët) si një prej fiseve të panumërta ilire, quheshin të tillë për shkak të qytet - shtetit Albanopolis, ku në gjuhen e hititëve dhe në atë ilire fjala "ALP" do të thotë i bardhë.
Ashtu si dhe qytetërime të tjera antike, iliret në mitologjinë e tyre tregonin se kishin prejardhje hyjnore. Duket se emri ALBANIAN nuk kishte ndonjë kuptim apo peshë shumë të veçantë përderisa nuk e identifikuan vetveten me këtë emër. Aktualisht, pasardhësit e ilireve (albanians), e quajnë veten pasardhës të shqiponjës me dy koka (shqiptar).
Në perandorinë romake, shqiponja ishte figure standard dhe paraqitej me një koke. Ndikimi i gjeneralëve ilire, të cilët arritën deri në fronin imperial, u pasqyrua edhe në përdorimin e simbolit të shqiponjës me dy koka. Ata përdornin emblemën e paraardhësve të tyre anadolliane (një nga kryeqendrat e qytetërimit hitit ishte Anadolli i sotëm). Një prove tjetër që iliret e kishin si simbol kryesor, është edhe tempulli i Sirkapit (Pakistan).
Në këtë faltore që e kanë ngritur njerëzit e udhëhequr nga Aleksandri i Madh qëndrojnë të gdhendura shqiponja me dy koka. Gjithashtu, sot e kësaj dite në Shqipëri ka një krahinë malore e cila quhet HOTI, i ngjashëm me emërtimin e kryeqytetit hitit, HATTI." Ky është fragment i një prej studimeve të ndryshme që janë bërë për hititët, qytetërim i cili ishte një qytetërim ilir.
Dardanet, me migrimet e tyre, ishin bërë pjesë e qytetërimit hitit. Profesor David Hawkins, i shkollës që merret me studimet orientale dhe afrikane në Londer ("School of Oriental and African Studies, London"), para disa vitesh deshifroi një shkrim në një statuje pranë Izmirit. Statuja ishte gdhendur mbi një shkëmb dhe emri i mbreti, të cilit i atribuohej, ishte MIRA. Ky zbulim ishte një hap më tej në gjetjen e të vërtetave historike mbi iliret dhe hititët. Studimet rreth hititëve kanë hedhur dritë mbi shumë lidhje që ata kishin me fise ilire ku kryesoret ishin dardanet.
Së bashku me këta të fundit, ata krijuan Trojën, e cila sipas studiuesve, e kishte pasur emrin fillestar YLLUSA (nga ku rrjedh ILIOS, emri i Iliadës së famshme te Homerit). Këto dhe shumë fakte të tjera që bazohen mbi shkrimet hitite, tregojnë qartë se hititët ishin pjesë e qytetërimit të madh ilir. Hititët ka shumë mundësi që ta kenë marre këtë simbol nga sumeret. Në kryeqendrën e persëve, të cilët kishin ndikime ilire, në Persepoli (në Iranin e sotëm), ka një statuje e cila tregon shqiponjën me dy koka.
Në mes të banoreve me ngjyre të Mesopotamisë, ALP-an, ishin ata njerëz të cilët dalloheshin për ngjyrën e tyre të bardhe. Për ta mbyllur po përmendim edhe një studim të rëndësishëm që është bërë në lidhje me mbretërinë Hitite.
Studiuesi Trevor Bryce, ka botuar një studim të plotë në lidhje me këta të fundit: "The Kingdom of the Hittitës (Mbretëria e hititëve), Oxford 1998. Në të ai thotë: "Duke ju referuar emrave të mbretërve hititë, shikohet se ata kanë prapashtese -ili, mënyrë e cila i identifikonte ata me yllin, me diellin, Zotin më të fuqishëm në antikitet. Përveç ilireve dhe hititëve, nuk ka asnjë popull tjetër në Azi apo Evrope, që të përdorë prapashtesën -ili pas emrit të një mbreti.
Mes gjuhëve semitike, prapashtesa -ili, tregon thjesht Zotin." Hititët dhe iliret kishin të njëjtën kulturë e qytetërim dhe të njëjtën gjuhe. Në studimin e mësipërm bëhet një analize e bazuar mbi elemente gjuhësore dhe gjetje arkeologjike.
Pra, qytetërimi i cili ka lënë të gdhendur mbi gurë figurën e simbolit më të fuqishëm e më të pushtetshëm të antikitetit, ka pasardhës ata që flasin akoma gjuhen e tij, ka pasardhës shqiptaret. Shqiptaret, pasardhësit e ilireve, janë "pronaret e ligjshëm" të një simboli të cilin e mbante një popull që themeloi qytetërimet më të mëdha të antikitetit.

Ja pse feniksi (nga në njihet si shqiponjë me dy koka) simbolizon Djallin

Ka një fazë kur bota pagane u shndërrua në të krishtere. Për të pasur sukses në ndjekjen e doktrinës së krishtere, perandoria e Romës, e cila u be nismëtarja kryesore e këtij procesi, mitet dhe festat pagane i shndërroi në të krishtera. Pjesë e këtij shndërrimi ishte edhe identifikimi i të keqes universale, me një qenie të vetme të mbinatyrshme. Kjo qenie ishte Luciferi, apo ndryshe edhe djalli apo engjëlli rebel i dritës që u hodh nga qielli në flaket e ferrit.
Ai do të jetë, që nga viti 0 deri në ditët tona, kundërshtari i vetëm i qiellit. Me të drejtë lind pyetja, po në vitet para erës sonë kur njerëzit besonin në shumë perëndi kush ishte ai që u rebelua? Kush ishte e keqja? Te grekët e lashte, miti i Prometeusit, i cili u premtoi dhe u dha njerëzve dritën dhe dijen, është ai që njihet si simboli i rebelimit ndaj perëndive. Ky mit nuk është autentik, por është thjesht riprodhim i mitologjive më të lashta si hitite e fenikase, te cilat kanë përdorur një mit të tillë më përpara se të lindte figura e Prometeusit.
Në erën tonë djallin e kanë paraqitur si premtues dijesh në shkëmbim të shpirtit. Paralel me këtë figure mund të shihet Prometeusi, i cili solli zjarrin (simboli i dritës dhe dijes), por me vete solli edhe mërinë e perëndive dhe si pasoje vuajtjet për njerëzit. Në librin e saj mbi okultin "Now Is The Dawning" faqe 281, Barbara Walker, një feministe radikale, bën një lidhje të simbolit të feniksit me Luciferin.
"Egjiptianet besonin se feniksi ishte përfaqësues ose simbol i një perëndie e cila simbolizonte dritën në qiell dhe pas shkëlqimit (si Luciferi apo ndryshe Satana sipas kristianizmit është engjëlli i dritës) pati një dënim apo flijim në zjarr ku vdiste dhe rilindte. Ky është një detaj i cili, si shumë të tjerë, tregon se feniksi është simbol i asaj perëndie që në ditët e sotme quhet Lucifer apo edhe Satana."
Ndërsa William Schnoebelen, një tjetër studiues i okultit, në librin "Satan's Door Revisited" faqe 4, shkruan: "Nga egjiptianet besohej se feniksi ishte një zog hyjnor. Feniksi digjet në momentin e fundit të jetës dhe rilind nga hiri i tij. Shumica e studiueseve të okultizmit mendojnë se ky shpend simbolizon Luciferin i cili u dënua duke u hedhur në flake, por që një ditë do të rilindë përsëri dhe do të ketë të njëjtin pushtet si më parë." Pra, nëse kjo perëndi ekzistonte që para krishterimit, atëherë pse duhet besuar që simbolizon Luciferin? Pyetje të kësaj natyre janë të shumta por fenomeni më i çuditshëm është se feniksi është simbol i krishterimit në të njëjtën kohe.
Shqiponja me dy koka u be e njohur si simboli i perandorisë së Bizantit, por shpjegimi i përdorimit të një shqiponjë me dy koka, në vend të asaj me një, ishte se simbolizonte shpërndarjen nga Lindja në Perëndim të perandorisë. Natyrisht që ky ishte vetëm një shpjegim formal sepse e vërteta është krejt ndryshe. Ja se ç'thotë një prej emrave më të njohur të studimit të historisë dhe teologjisë.
Studiuesi i religjioneve Godfrey Higgins, në veprën e tij Anacalypsis (kapitulli ii., f. 441), jep një shpjegim të saktë mbi jetëgjatësinë e këtij shpendi. Kjo vepër unikale për llojin e saj, është botuar në vitin 1833, pas vdekjes së tij, në një tirazh të limituar dhe përmban përfundime që vijnë nga studimi i më shumë se 200 veprave.
Autori jep një shpjegim të detajuar edhe mbi jetëgjatësinë e feniksit dhe simboliken e tij. Higgins thotë: "Feniksi është simboli i një cikli të përsëritshëm e të pafund, ciklit diellor, i cili zgjat fiks 608 vjet. Ai i referohet fjalës fenikase, e cila është edhe rrënjë e feniks, FE=cikël.
Feniksi u adoptua në fillimet e hershme nga kristianizmi dhe paraqitje të ndryshme të tij janë gjetur edhe nëpër varre. Legjenda e lashtë e këtij simboli dhe ajo që ai simbolizonte (përjetësia), padyshim që u be shtyse që feniksi të ishte simbol i vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit."
Nder të gjitha këto studime dhe përfundime, një gjë është e sigurt: feniksi apo ndryshe dhe simboli i shqiponjës me dy koka është emblema më e pushtetshme dhe më magjike që ka ekzistuar ndonjëherë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
UEEEEEEEEEEEEEEEE EHH SHQIPJA SHQIPE MBETET E ASNJE SE NDRYSHON DICKA TE TILLE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons