Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Pse 1967 është viti më paranormal në historinë e njerëzimit


Kur të lexoni se çfarë ka ndodhur në këtë vit, na vjen të lutemi që ai kurrë të mos përsëritet.

Mothmani


Numri i njerëzve nga Point Pleasant, Virxhinia Perëndimore, që thonin se kishin parë krijesën e quajtur mothman, me sy të kuq të frikshëm, arriti kulmin në vitin 1967. Po ashtu, njerëzit raportuan një numër më të madh të UFO-ve që kishin parë në qiell. Ka njerëz që mendojnë se rrëzimi i “Urës së argjendtë” në dhjetor të vitit 1967 kishte disi lidhje me paraqitjen e mothmanit.

Djalli nga Xhersi


Lindalou Dunphy kishte deklaruar se një krijesë më e gjatë se tri metra i kishte dalë përpara veturës në vitin 1967, teksa ajo me të ëmën ishin duke udhëtuar për në Qarkun Oshën.

Pamja masive e UFO-ve në Indiana


Ngjarja që ndodhi më 3 janar të vitit 1967 në Riçmond të Indianës, paraqiti fillimin e pamjes së UFO-ve në këtë shtet të SHBA-së. Në orën 2:00 të natës, një objekt me formë të kërpudhës së kthyer mbrapsht ishte parë duke qëndruar pezull mbi një veturë për 10-15 minuta. Shoferi i veturës në fjalë pa se nuk mund ta shpejtonte më shumë veturën, pasi ajo nuk merrte gaz. Më pas, po në janar të këtij viti, policia komunale, ajo e qytetit dhe e shtetit ishin dërguar në një zonë në perëndim të Galesburgut, Illinoi, pas raportimeve se ishte parë një UFO më e madhe se një rimorkio, me drita të kaltra dhe me një gyp përmbi. Këtë vit pati edhe shumë pohime të njerëzve, që ankoheshin se ishin rrëmbyer nga alienët.

Vdekjet bizare në vitin 1967


Kur të analizohet ky vit, shihet se gjatë tij pati shumë vdekje bizare. Në “Tomorrowland” të “Disneyland”-it një adoleshent kishte tentuar që të kërcente nga një veturë në tjetrën, por ishte tërhequr zvarrë dhe kishte vdekur. Shpirti i tij edhe sot e kësaj dite shihet herë pas here.

Këtë vit vdiqën edhe shumë të famshëm, si: Edward Hopper, Rene Magritte, J. Robert Oppenheimer, Che Guevara, Otis Redding, Langston Hughes, Jane Mansfield, Jack Ruby, Carson McCullers, Gregory Pincus, Claude Rains, Brian Epstein, Spencer Tracy, Billy Strayhorn, Carl Sandburg, Dorothy Parker, Francis Ouimet, Joe Orton, Paul Muni, Vivien Leigh, Henry Leigh, Henry J. Kaiser, Woody Guthrie, John Nance Garner, John Coltrane, Tommy Lucchese, Lawrence Beesley, Gus Grissom, Wolfgang Kohler, Ciro Alegria, Henry Allen, Henry R. Luce, Basil Rathbone, Jean Toomer, Rex Stewart.

Ja disa nga fatkeqësitë më të mëdha që ndodhën gjatë vitit 1967

:

Shpërtheu anija kozmike “Apollo 1” me ç’rast vdiqën 3 pjesëtarë të ekuipazhit gjatë një lansimi provë. Stuhia e njohur me emrin Stuhia e Çikagos, në vitin 1967 goditi qytetin e Nju-Jorkut dhe Distrikti i Kolumbisë. Uragani Beulah shkaktoi 115 tornado në Teksas, me ç’rast vdiqën 688 njerëz.

Pse viti 1967 ishte kaq vit kaotik?


Gjatë vitit 1967 u vërejtën shumë shpërthime në Diell, gjë që rezultoi me rritje të aktivitetit gjeo-magnetik në Tokë. Si pasojë e kësaj, ky vit u bë viti rekord për aktivitete dhe dukuri paranormale. Mendohet se këto fenomene ndikojnë edhe në trurin e njeriut. Stuhitë gjeomagnetike mund ta çrregullojnë sistemin limbik dhe të veprojnë në lobet parietale dhe temporale të trurit, të cilat lidhen me aktivitetin “poltergeist” dhe me fenomenet e tjera të ngjashme. A thua stuhitë gjeomagnetike na e zgjojnë një shqisë të fjetur, të gjashtë, të cilën e kemi, por nuk e përdorim shpesh?


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons