Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Shenjat që tregojnë se ajo po ju tradhton prej Mon 21 Sep 2015, 15:07

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor


10 shenjat që tregojnë se ajo po ju tradhton


Tradhtia ndodh. A ndodh ajo shpesh? Mbase jo. A do t’ju tradhtojë partnerja juaj? Shpresojmë që jo. Në një studim, mbi 30% e grave treguan se do t’i tradhtonin partnerët e tyre nëse ata nuk do ta zbulonin kurrë. Është një fakt i trishtë, por marrëdhënia perfekte nuk ekziston. Kështu, edhe nëse ju dashuroni gjysmën tjetër tuaj, ekziston një shans që ajo mund të jetë duke ju tradhtuar. Në kundërshtim me atë që ana juaj mashkullore mund të mendojë, ju mbase nuk jeni në qendër të universit të saj.

Ne kemi bërë një listë të 10 shenjave që tregojnë se partnerja po ju tradhton. Secila shenjë është një lloj paralajmërimi që diçka nuk po funksionon në lidhjen tuaj. Në varësi të rrethanave, mbase do t’ju duhet të shikoni për të tjera shenja tradhtie.

10- Ajo qëndron larg familjes tuaj


Fakti që ajo kërkon të mos jetë më pjesë e funksioneve të familjes tuaj ose të qëndrojë me miqtë tuaj është një nga shenjat që po ju tradhton. Kjo shenjë mund të jetë tregues i pendesës së saj, gjë që mund ta bëjë të ndjehet fajtore për tradhtinë. Sa më pak të ballafaqohet me njerëzit e rrethit tënd që të kujtojnë vazhdimisht gabimet e saj, është një dhimbje mendore më pak për të.

9- Ajo ju “sulmon” vazhdimisht


Ditët që ju komunikonit në harmoni të plotë tanimë kanë ikur. Tani, çdo ndjenjë ose mendim që ju shprehni ajo gjen një arsye për t’a kthyer kundra jush. Duke ju sulmuar juve e ndihmon atë të justifikohet për gabimet e veta. Kështu, nëse ajo fillon të diskutojë çdo të metë tuajën, atëherë me siguri do të pyesni veten se çfarë po ndodh realisht. Kjo është një shenjë që ajo po ju tradhton.

8- Ajo ka një shok misterioz


Sipas gojëdhënave një shenjë që femra juaj po ju tradhton lind kur në mes futet një “shok i ri misterioz”. Nëse është dikush për të cilën ajo thotë se është shok pune ose një mik i vjetër, ajo e mban të fshehur këtë miqësi dhe heziton të japë hollësira mbi të, e aq më pak t’jua prezantojë.

7- Ajo i shmanget pyetjeve të thjeshta


Duhet të filloni të dyshoni për të dashurën tuaj kur ajo refuzon t’i përgjigjet edhe pyetjeve më të drejta dhe më të thjeshta ose kur përsërit pyetjen që ju i keni bërë. Zakonisht kjo shenjë tregon se ajo po mendon një gënjeshtër gjatë kësaj kohe të shkurtër. Kini kujdes kur ajo kthehet në shtëpi në mesnatë dhe ju kërkon: “Pse do ta dish se në çfarë ore u largova nga dyqani i kafesë?”. Nëse ajo merr natyrë defensive atëherë me siguri do të jetë duke fshehur diçka ose dikë.

6- Ajo ju largon nga prioritetet e saj


Nëse ajo është e përfshirë në një lidhje me dikë tjetër, ju do të ndjeni një largim nga prioritetet e saj ditore. Papritur nuk ka më të diela të përkushtuara ndaj njëri-tjetrit sepse del gjithnjë diçka që do të hyjë në mes. Ato kanë një tendencë të planifikojnë sa më shumë takime që të munden, që më vonë sjell mospërfillje të angazhimeve të mëparshme.

5- Ajo bën sa më shumë përpjekje që të duket seksi


Ju e pëlqeni atë ashtu siç është, por kjo nuk do ta ndalojë atë të përmirësojë pamjen. Ashtu siç ju u përpoqët t’i bënit përshtypje asaj në fillim të marrëdhënies suaj, ajo do përpiqet sa më shumë të përmirësojë stilin e saj, të ndryshojë makeup-in dhe pamjen e saj fizike për një mashkull të ri në jetën e saj. Kështu, ndërsa dëshira e saj për t’u dukur më seksi është njëra anë e medaljes, të mos kushtuarit vëmendje të opinionit tuaj, është ana tjetër.

4- Ajo bëhet e pavarur


Një nga shenjat më të mëdha që ajo po ju tradhton, është pavarësia e saj. Ajo nxjerr nga fjalori i saj fjalën “ne” në këmbim të fjalës “unë”. Për më tepër, ajo fillon të bëjë më shumë gjëra për vete, dhe ndalon së diskutuari me ju për planet e së ardhmes. Ajo sillet në mënyrë që t’ju tregojë juve se nuk jua ka më nevojën. Fillon të shpresojë që ju do të largoheni nga jeta e saj sepse nuk ka nerva të merret me ju.

3- Nuk ka interes të kryejë marrëdhënie seksuale me ju


Kur marrëdhënia juaj ishte në fillimet e veta, të dy ishit plot pasion dhe të hapur ndaj dashurisë spontane. Kurse tani është ndryshe, ju bëni dashuri me partnere tuaj vetëm kur do ajo. Ajo papritur mund të ndjehet e mërzitur nga performance juaj dhe fillon të mendojë për dikë tjetër kur ju bëni dashuri. Pra nëse ju nuk jeni në gjendje ta kënaqni atë seksualisht, atëherë dikush tjetër po jua “rrëmben” atë.

2- Ajo mban të fshehtë orarin e saj


Ajo mund të deklarojë se nuk ka më kohë për takime mbas mësimit me ju. Kur ju jeni i fundit që dini vendndodhjen e saj kjo tregon se diçka nuk shkon. Zbulimi i planeve të saj në minutën e fundit kjo nuk do të thotë se po ju harron, por që po ju lë jashtë axhendës së saj.

1- Bëheni i parëndësishëm për të


Çfarë mund të jetë më keq se sa një e dashur që ju anashkalon për pothuajse çdo gjë? Po për dikë që as nuk e vë më re që ju jetoni? Asaj nuk i bën më përshtypje nëse nuk doni të shkoni në një mbrëmje baleti me të, ajo do të gjejë dikë tjetër me të cilin do të shkojë. Dhe pavarësisht mendimit që ju mund të keni për pamjen ose ndjenjat e saj, ajo i kthehet me një përgjigje të vakët. Me fjalë të tjera, ju nuk ju kushton të njëjtën rëndësi se çfarë mendoni ose bëni.

Marr nga javanews.al


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons