Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor


Përgjatë të gjithë kohërave, shkencëtarë të një shkolle apo një shkolle tjetër kanë kontribuar me risitë dhe shpikjet e tyre në botën e mjekësisë, alkimisë, kimisë, fizikës e kështu me radhë. Shumica e këtyre dhuratave që ata i kënë bërë botës, kanë qenë jashtëzakonisht shumë të dobishme dhe ato kanë krijuar kushtet e domsodoshëm për përparime më të mëdha në fushën përkatëse. Megjithatë, ashtu si ndodh shpesh, medalja ka edhe një tjetër anë… një anë shumë më gjëmëmadhe dhe egoiste, e cila në një farë mnyre përdredh deri edhe vetë mendjet e shkencëtarë, duke i bërë ata që të dëshirojnë të shkaktojnë më shumë dëme, sesa të ndihmojnë. Shpeshherë, mendjet e mëdha të shkencës kanë besuar se të këqiat që ata prodhonë janë në fakt një gjë e mirë, dhe është pikërisht kjo, që i bën më se të marrë këta lloj njerëzish. Ja dhjetë prej mendjeve shkencore më diabolike

10. PARAKELSI – 1493-1541


Kontributet e Parakelsit në toksikologji bazoheshin në pjesën dërrmuese të tyre në astrologji dhe ai është më se i famshëm, për faktin se i ka ofruar komunitetit një gamë të gjerë idesh dhe risish shumë të dobishme. Megjithatë, pavarësisht gjithë dobive, mendohet se ai është gjithashtu njeriu që krijoi Homunculët, ose njerëzit e vegjël, të cilët nuk ishin më shumë se 30 centimetra të gjatë dhe kryenin veprime që ishin shumë të ngjashme me ato të Golemëve. Thuhet se krijesat e tij u larguan pasi u vunë të gjithë bashkë në kundërshtim të njeriut që i krijoi. Krijimi i homunculusit u krye duke përdorur pjesë qeniesh njerëzore, duke përfshirë spermatozoide dhe flokë.

9. DR. J. ROBERT OPPENHEIMER – 1904-1967


I vënë në krye të Projektit Manhatan, pikërisht grupit përgjegjës për krijimin dhe përdorimin e bombës atomike, Dr. Oppenheimer ishte një fizikan bërthamor brilant. Oppenheimer thoshte se ai ishte “një anëtar i çdo lloj organizate të Frontit Komunist në bregun perëndimor të Amerikës”, një njeri që ishte anëtar me teserë i Botës së Popujve, një organ i Partisë Komuniste dhe ai më vonë ka dëshmuar se “unë kam qenë i lidhur me lëvizjen komuniste”. Ai pretendonte se kish mbetur i tmerruar nga rezultatet e punës së projektit. Një bashkëpunëtor i tij në projekt, Viktor Vaiskopf ka thënë: “Ai nuk e drejtonte projektin që nga zyra kryesore. Ai ishte intelektualisht, e madje edhe fizikisht i pranishëm në çdo hap vendimtar që ndërmerrej. Ai ishte i pranishëm në laboratorë ose në sallat e seminarëve, atëherë kur kryheshin matjet për një efekt të ri, apo kur niste e konceptohej një ide e re. Jo se ai kontribuonte me kaq shumë idera apo sugjerime; ndonjëherë edhe e bënte këtë gjë, por ndikimi i tij kryesor vinte nga diçka tjetër. Ishte prania e tij e vazhdueshme dhe intensive e cila shkaktonte një ndjesi pjesëmarrjeje tek të gjithë ne të tjerët; ajo krijonte tek ne atë atmosferë unike entuziasmi dhe sfide, që përhapej në vendin ku punonim gjatë të gjithë kohës.

8. ALFRED NOBEL 1833-1897


Duke zbuluar përdorimin e nitroglicerinës në shpikjen e tij të dinamitit, Nobeli i dha botës për herë të parë mundësinë e përdorimit në mënyrë masive të eksplozivëve vdekjeprurës. Duke vrarë në fillim vëllanë e tij Emil si dhe shumë të tjerë në një fabrikë pas një aksidenti me lëndën shpërthyese, në të ardhmen numri i viktimave që shpikja e tij do të shkaktonte, do të arrinte në qindra dhe në mijëra. Më vonë, ai përdori pasurinë e madhe që erdhi prej punës së tij për të financuar Cmimin e përvitshëm Nobel, gjë që ka larguar disi vëmendjen e njerëzve nga shpikja e tij. Dhe një prej asyeve përse vendosi të financojë Cmimin Nobel, ishte se ai kishte lexuar nekrologjinë e tij (e cila ishte botuar gabimisht, në një kohë kur ai ende nuk kishte vdekur) në të cilën Alfred Nobelin e quanin “Tregtari i Vdekjes”.

7. TROFIM LYSENKO


Ndërkohë që eksperimentet e tij nuk rezultuan në vdekje njerëzish në masë, Lysenko duhet që të vendoset në këtë listë për shkak të mungesës së ndershmërisë së tij, në fushën e shkencës gjë që në fund e ktheu Bashkimin Sovjetk disa dekada prapa në kohë, sa i përket kërkimeve. Lysenko ishte Drejtor i Institutit të Gjenetikës dhe ishte i specializuar në kërkime në fushën e bujqësisë. Ai kishte një zakon që raportonte vetëm për sukseset. Rezultatet e tij bazoheshin në mostra jashtëzakonisht shumë të vogla, të dhëna të pasakta dhe në një mungesë thuajse totale të grupeve të kontrollit. Nuk mund të ketë asnjë dyshim se asnjëherë në historinë e njerëzimit, nuk ka patur abuzim më të madh në emër të shkencës, se sa ai i Lysenkos. Ja një citim i tij: “Me qëllim që të arrish një rezultat të caktuar, duhet që patjetër të dëshirosh të arrish saktësisht atë rezultat; nëse dëshiron të arrish një rezultat të caktuar, mos ki asnjë dyshim që do ta arrish… mua më nevojiten vetëm ata njerëz me të cilët arrij rezultatet që dua”. Me sa duket, zotëria thjeshtë donte të paguante faturat…

6. DR. JACK KEVORKIAN 1928


Kevorkian njihet më së shumti për faktin se u bë avokat i idesë që një pacient që ndodhej në grahmat e fundit kishte të drejtë që të vdiste përmes një vetëvrasjese të ndihmuar nga mjeku dhe ai ka deklaruar se ka asistuar 130 pacientë për të arritur këtë qëllim. I burgosur në vitin 1999, ai kreu tetë nga dënimi i tij me 25 vite burgim për vrasje të shkallës së dytë pas helmimit në vitin 1998 të Thomas Youk, 52 vjeç, nga Oakland County në Michigan. Gjykatësi që e dënoi tha: “Ju ishit i detyruar nga vendimi i një gjykatë si tjetër kur kryhet këtë krim, ju nuk ishit i licencuar që të praktikonit mjekësinë kur kyet këtë krim dhe ju nuk kishit qenë i licencuar për tetë vjet. Dhe ju patët guximin që të dilni në televizionin kombëtar, t’i tregonit botës se çfarë kishit bërë dhe të sfidonit sistemin ligjor që t’ju ndalte. Epo, zotëri, konsiderojeni veten të ndalur tani”.

5. PJESËTARË TË STUDIMIT TUSKEGEE


Për dyzetë vite në periudhën mes 1932 dhe 1972, Shërbimi Publik Shëndetësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kreu një eksperiment mbi 399 burra me ngjyrë (shumica e të cilëve ishin korrës të varfëruar dhe me një arsim të mangët) të cilët ndodheshin në fazat e vonshme të Sifilizit. Thelbi i eksperimentit ishte që të grumbulloheshin të dhëna gjatë sëmundjes, kur kjo lihej e patrajtuar nga mjekët. Ata që po kryenin studimin e kuptuan që në fillim se subjektet që do t’i nënshtroheshin testimit do të ofronin pjesën më të madhe të informacionit të dobishëm në formën e autopsive, kështu që u bë kujdes shumë i madh për të garantuar që subjektet e testimit nuk do të merrnin kurim mjekësor askund. Programi u ndal në mënyrë të menjëhershme në vitin 1972, atëherë kur ekzistenca e tij u bë publike nga gazeta e përditshme Washington Star. Do të ishte e lehtë që të injorohej kjo gjë thjeshtë si një rast racizmi nga një institucion publik, por nuk është kështu: Projekti mbështetej dhe organizohej në mënyrë entuziaste nga Instituti Tuskeegee, një kolegj historikisht për zezakë, dhe shumë prej pjesëtarëve kryesorë, shkencëtarë dhe asistentë të tyre ishin edhe vetë me ngjyrë.

4. JOHANN KONRAD DIPPEL 1673-1734


Dippel u lind në Kështjellën Frankenshtain dhe sipas shumë zërave ai ka qenë edhe frymëzimi për doktorin e lig të shkrimtarit Shelley. Një gjë e tillë është e diskutueshme, por ajo çfarë nuk është e diskutueshme është fakti që ky doktor brilant kreu viviseksione me shumë subjekte. Duke punuar me nitroglicerinë ai shkatërroi një kullë, por edhe dalloi përdorimin mjekësor të saj. Thuhet se ai ka kryer edhe eksperimente shumë të tmerrshëm brenda kësaj kulle me të ashtuquajturat “kufoma”. Ndonëse detajet realë të këtyre eksperimenteve nuk janë konfirmuar asnjëherë, ka zëra se në veprimet e tij ai bënte përpjekje për të transferar shpirtin e njërës kufomë, tek një tjetër. Eshtë interesant fakti që një prej kontributeve të tij më të mëdha për botën ishte vaji i kafshëve (vaji i Dippel: një nënprodukt i azotit që shërben për distilimin destruktiv të mbetjeve të kockave), që njihet përgjithësisht si një produkt vazë i blusë Prusiante – bojës ngjyrë blu me kosto të ulët, e cila përdoret edhe sot e kësaj dite nga artistët; më parë, këto kanë qenë jashtëzakonisht shumë të shtrenjta për t’u krijuar.

3. DR. SIGMUND RASCHER 1909-1945


Rascher ishte një shkencëtar i neveritshëm gjatë kohës së përdorimit prej nazistëve të kampeve të përqëndrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Eksperimentet e urryer të Rascherit në kampin e përqëndrimit në Dachau përfshinin kërkime mbi hipoterminë, në të cilën 300 subjekte testimi përdoreshin kundër vullnetit të tyre (një e treta e tyre u zhdukën) në eksperimente të nivelit të lartë të malaries dhe mjekimit të saj. Në Dachau, Rascher nisi të prodhojë edhe kapsulat standarte të cianidit, të cilat mund të gëlltiteshin lehtësisht, qoftë në mënyrë të qëllimshme e qoftë aksidentalisht. Ironikisht, më vonë një prej miqve të Rascherit, Himmler do të kryente vetëvrasje duke përdorur pikërisht njërën prej tyre.

2. DR. JOSEPH MENGELE 1911-1979


Mengele fitoi famë kryesisht për faktin se ishte një prej mjekëve të SS i cili mbikëqyrte përzgjedhjen e ngarkesave që mbërrinin me të burgosur, duke vendosur se kush duhej vrarë dhe kush duhej të shndërrohej në një punëtor që kryente punë të detyruar, si dhe për kryerjen e eksperimenteve në qendër të të clëve ishin të burgosurit e kampeve.

Këta të fundit e thërrisnin Mengelen Engjëlli i Vdekjes. Në shumë raste ai i vriste subjektet e testimeve thjeshtë për qëllimin që më pas të ishte në gjendje të kryente vëzhgime në kufomën e tyre.

1. SHIR ISHII 1892-1959


Ishii ishte një mikrobiolog dhe lejtnant gjeneral në Njësinë 731, një njësi luftimesh biologjike në Ushtrinë Perandorake Japoneze gjatë luftës së dytë sino japoneze. Ai kishte lindur në ish krahinën Shibajama në Distriktin Sanbu të Prefekturës Chiba, dhe kishte studiuar për mjekësi në Universitetin Perandorak të Kiotos. Në vitin 1932, ai nisi eksperimentet e tij paraprakë në luftën biologjike, si një projekt i fshehtë i ushtrisë japoneze. Në vitin 1936, u krijua Njësia 731. Ishii ndërtoi një kompleks shumë të madh – më shumë se 150 ndërtesa të shtrira në një sipërfaqe gjashtë kilometra – jashtë qytetit të Harbin, në Kinë.

Disa prej krimeve të shumtë të kryer ngha Ishii dhe të tjerë nën komandën e tij në Njësinë 731 përfshijnë: viviseksion i njerëzve të gjallë (duke përfshirë gra shtatzëna që kishin mbetur me barrë prej doktorëve), të burgosurve u priteshin gjymtyrët dhe më pas këto u ngjiteshin në pjesë të tjera të trupit, disa të burgosurve u ngrinin disa pjesë të trupit dhe më pas ua shkrinin për të studiuar gangrenën e patrajtuar, që rezultonte nga këto lloje eksperimentesh. Qeniet njerëzore përdoreshin gjithashtu si raste testimesh të qenieve të gjalla për granata dhe flakëhedhës. Për të studiuar efektet e sëmundjeve të transmetueshme, të burgosurit meshkuj dhe femra infektoheshin qëllimisht me sifiliz dhe gonorre, përmes përdhunimit dhe më pas studioheshin. Pasi iu ofrua imunitet nga Autoritetet Amerikane Pushtuese në fundin e luftës, Ishii nuk bëri asnjë ditë burgim për krimet e tij dhe vdiq në moshën 67 vjeçare nga kanceri në fyt.

Perkthimi: Bota.al


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons