Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Si t'i kontrolloni ëndrrat prej Fri 19 Jun 2015, 11:52

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Si t'i kontrolloni ëndrrat







Të kontrollosh ëndrrat do të thotë të hapësh një botë të pafundme, një mundësi për çdo përvojë të imagjinueshme, që nga fluturimi i njeriut tek odisetë seksuale dhe komandimi i detrave, shkruan "The Independent".

Disa njerëz kanë ëndrra të qarta në një pikë të jetës së tyre, por kjo ndodh rrallë. Zgjat vetëm pak sekonda dhe të jep ndjesinë se nuk je kthyer plotësisht në zotërimin e vetes. Fenomeni i quajtur “LDing” (Lucid Dreaming) mund të mësohet në shumë komunitete online, dedikuar shpërndarjes së eksperiencave dhe këshillave për intepretimin e tyre.

Metodat janë të ndryshme, por "The Independent" sjell një “guidë fillestare”, bazuar në disa hapa të thjeshtë të “World of Lucid Dreaming” (Bota e ëndrrave të qarta).

Kontrolli i realitetit
Ëndrrat e qarta provojnë trurin tuaj nëse ju jeni duke ëndërruar në një ambient që nuk është shumë i vërtetë. Kjo mund të jetë e vështirë, pasi ëndrrat stimulojnë të njëjtën ndjenjë që ne përjetojmë në botën reale, por ka disa mënyra:

Fusni gishtin përmes pëllëmbës së dorës
Ëndërrimtarët pranojnë se 90% të kohës gishti kalon përmes pëllëmbës së dorës, dhe do të thotë se jeni duke ëndërruar. Për të kujtuar testin tuaj në botën e ëndrrave, bëni kontrolle në kohën reale, kohë pas kohe, afërsisht 10 herë gjatë ditës. Për shembull, kur kaloni përmes derës, truri juaj lidh derën me realitetin kur ëndërroni.

Sjellje të tjera të çuditshme, karakteristikë e ëndrrave, përfshijnë edhe frymëmarrjen me hundë, dhe me gojën mbyllur, vështirësi në të lexuar, të jeshë i vetëdijshëm për kohën, dhe të bësh matematikë apo të gjesh ndryshimin e reflektimit në pasqyrë.

Pohimi
Për të ndaluar subkoshiencën tuaj t’ju bindë se ëndrra është realitet, The Independent sugjeron që para se të flini gjumë thoni “Unë sot do të shohë ëndrra të qarta”. Kjo quhet si një praktikë meditimi për trurin.

Mbani një ditar për ëndrrat
Kjo do t’ju ndihmojë të kujtoni ëndrrat tuaja më të gjalla, dhe në këtë mënyrë do të jeni më të vetëdijshëm për to.

Përfytyroni se ku doni të jeni
Mendimet, vendet dhe njerëzit nga e përditshmja jonë shpesh herë na shfaqen në ëndrra, edhe pse zakonisht në mënyrë surreale. Shpenzoni disa minuta në mënyrë aktive gjatë ditës duke ëndërruar një mjedis të caktuar, erën e objekteve, dhe zhurmat, që më vonë mund t’i gjeni në gjumë.

Disiplinë
Njerëzit i kanë dedikuar disa vite LDing, dhe kanë shkruar shumë libra për këtë fenomen. Këto janë vetëm hapat fillestare të kontrollit. Por sa më shpesh të mësoni për të, aq më të lehtë do e keni të kontrolloni ëndrrat e qarta.

Mos u emociononi shumë kur e kuptoni që jeni duke ëndërruar
Mjaft. Zbrisni me këmbë në tokë. Nëse emocionoheni shumë, apo ndjeni ankth, apo çdo emocion të fortë, kur të kuptoni se jeni duke ëndërruar, ajo do të shpërbëhet dhe do të përfundojë më shpejtë. Fërkimi i duarve me njëra-tjetrën, shkruan The Independent, ju ndihmoni të stabilizoni një ëndërr të qartë, si prekja apo shijimi i diçkaje. Ndërsa ëndrra vazhdon të thurret deri në përfundim. Merrni frymë thellë, dhe mos harroni se jeni duke ëndërruar dhe keni një kohë të pafundme aty.

/ Top Channel 


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Si t'i kontrolloni ëndrrat prej Sun 21 Jun 2015, 13:10

Webmasteri Shqiptar

avatar
Me ka ndodhur rastesisht njehere. Pervoja me e mahnitshme qe kam pasur ndonjehere...

3 Re: Si t'i kontrolloni ëndrrat prej Sun 21 Jun 2015, 15:38

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Mua me ka ndodhur shum her, mjafton qe ti mbushesh mendjen vetes qe qe nga momenti qe shtrihesh cdo gje qe ndodh me mbrapa esht enderr qe do te thot se mund ta kontrollosh dhe duke ber cdo dark te njejten gje do vij nje moment qe kur te jesh ne enderr do i thuash vetes "Hej jam ne enderr ktu " ne momentin qe e kupton se je ne enderr ateher duhet te fillosh ta komandosh ate dmth te shofesh gjera qe do ti dhe jo te shikosh endrren qe je duke par prsh "Jam ne enderr dhe dua te shkoj ne X vend" dhe atje gjendesh vetem se nuk e kontrollon dot cdo detaj te endrres...
Disa her ne fillim esht dicka e mahnitshme dhe mezi pret te vij darka qe te zgjohesh ne enderr, ndersa pasi e kalon kte situat 5-6 her fillon te behet e merzitshme...


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons