Forumi Kuq E Zi
Për kulturat e ndryshme nëpër botë, këto Krijesa janë me shume Fakte sesa Perralla Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Për kulturat e ndryshme nëpër botë, këto Krijesa janë me shume Fakte sesa Perralla Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Për kulturat e ndryshme nëpër botë, këto Krijesa janë me shume Fakte sesa Perralla Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Për kulturat e ndryshme nëpër botë, këto Krijesa janë me shume Fakte sesa Perralla Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Për kulturat e ndryshme nëpër botë, këto Krijesa janë me shume Fakte sesa Perralla Huldufolk

Për kulturat e ndryshme nëpër botë, këto Krijesa janë me shume Fakte sesa Perralla


Zanat Islandeze janë shfaqur në të gjithë titujt e lajmeve ndërkombëtarë në javët e fundit, për rolin e tyre në ndalimin e shtrimit të planifikuar të rrugës automobilistike. Sipas raporteve nga BBC, banorët kanë frikë se projekti mund të shkelë të drejtën e tyre…

Edhe pse kjo mund të duket si një masë ekstreme, Islandezët nuk e marrin mirëqenien e tyre lehtë, edhe kur u duhet të kërkojnë devijimin e rrugës, për krijesat që vendasit i quajnë Huldufolk. Sipas një studimi të 1998 nga gazeta Islandeze Dagblaðið Vísir, rreth 54 për qind e islandezëve besojnë tek Huldufolk, të cilat thuhet se janë në madhësinë e njeriut dhe të padukshme. Një sondazh i vitit 2007 në Universitetin e Islandës ka gjetur se 37 për qind e 1.000 të anketuarve thanë se është e mundur që zanat të ekzistojnë dhe 17 për qind thanë se po, ato ekzistojnë.

Zanat e Islandës nuk janë të vetmet personazhe mitike që kanë “udhëtuar” nga dituria e lashtë, deri në kulturën bashkëkohore.

Që nga Popo Bawa, si lakuriq që dyshohet se terrorizon banorët në të gjithë ishullin Afrikës lindore e Zanzibar, te gjarpri legjendar i Loch Ness i Skocisë, krijesat ka gjasa të vazhdojnë të besohen në komunitetet në mbarë botën.

Dhe duke besuar në zanat, gjarpërinjtë e detit ose të ngjashme si mund të vëmë besueshmërinë e dikujt në dyshim, po të kemi parasysh se njerëzit që besonin në kallamarin gjigand, dragoin Komodo dhe Platypusun, në fund rezultoi që kishin të drejtë? Këto tre krijesa shumë të vërteta janë konsideruar gjatë elemente të legjendave.

A është me të vërtetë kaq sforco të imagjinohet se kafshët e tjera të fabulave mund të hyjnë në sferat e realitetit? Ne do t’i lëmë hetimet zyrtare për kryptozoologët, dhe tani për tani të hedhim një vështrim në disa nga krijesat më interesante që besojnë kulturat përreth botës.


MONSTRA e LOCH NESS

Skoci

Legjenda e përbindëshit të liqenit Ness shkon prapa në shekullin e gjashtë, kur ajo iu referua në fillim biografisë së Shën Kolumbas. Misionari irlandez thuhet se ngeci në funeralin e një njeriu i cili ishte vrarë nga një gjarpër i liqenit (fjala skoceze Loch “Liqeni”). Besimet e njerëzve rreth përbindëshit janë rifreskuar në vitet 1930 kur një çift raportuan shfaqjen e parë moderne të tij.

Që atëherë, ka pasur një rritje të shfaqjeve të raportuara të qënies – i njohur lokalisht si “Nessie” – madje edhe dokumentacion të pretenduar fotografik. Në vitin 1934, Dr Robert Kenneth Wilson mori foton e quajtur “Fotografia e kirurgut”, e cila dyshohet se tregon kokën e përbindëshit dhe qafën. Imazhi u diskreditua më vonë. Edhe pse shumica e portreteve Nessie kanë përfunduar si gënjeshtra të përpunuara, nuk i ka ndaluar kuriozët nga kërkimi i saj. Në 1969, një nëndetëse lëvizi në thellësitë e liqenit Loch Ness, në një udhëtim të sponsorizuar nga Encyclopedia Botërore e Librit, në përpjekje për të gjetur bishën.

Për fat të keq, ato kërkime dolën duarbosh.

Kohët e fundit, entuziastët e përbindëshit të liqenit të cilët janë pjesë e Klubit Zyrtar të tifozeve te përbindëshit të liqenit Ness thanë se ata gjetën një imazh të krijesës në Apple Maps (Hartat e Apple). Megjithatë, skeptikët argumentuan se imazhi ishte jo më shumë se vala shkumëzuese e lënë prapa nga ndonjë anije. Rrëfenjat e përbindëshit të liqenit Ness janë pjellë e një ekonomie turizmi që lulëzon në Skoci. Njerëzit mund të ndërmarrin udhëtime rreth liqenit, të vizitojnë një muze dedikuar përbindëshit, të shkojnë në një park argëtues të quajtur Nessieland, dhe të blejnë çdo suvenir të imagjinueshëm të Nessie-t.




CHUPACABRA

Puerto Rico

Chupacabra, që në spanjisht do të thotë gjakpirës bagëtish, u raportuan për herë të parë në vitin 1995 në Porto Riko, kur tetë dele u gjetën të ngordhura dhe u qe thithur gjaku, sipas CNN. Pamje të tilla janë raportuar gjithashtu në Teksas, Maine, Minesota, Missouri, Misisipi, Borneo dhe Vietnam. Ndërsa raportet nga Porto Riko thanë se ishte një krijesë e komplikuar 3-këmbë e gjatë që ecën drejtë, ajo është përshkruar tani në mënyrë tipike, si një kafshë me katër këmbë. Një artist ka fantazuar një Chupacabra. Në disa raste, janë kapur chupacabras të supozuara. Por sipas National Geographic, shkencëtarët kanë përdorur një kombinim të sekuencave të ADN-së dhe teorisë evolucionare për të përcaktuar se chupacabras të dyshuara janë me të vërtetë vetëm ulkonja që vuajnë nga zgjebja, një sëmundje e lëkurës të shkaktuara nga insekte parazitare që i bëjnë gjitarët të humbasin leshin e tyre.



POPO BAWA

Tanzania

Popo Bawa, që do të thotë “krah lakuriqi” në suahilisht, është një krijesë demoniake me origjinë nga Tanzania. Raportimet e Popo Bawas së parë fillojnë në Pemba, një ishull në brigjet e Tanzanisë, por tregime të qënies u përhapën shpejt në Zanzibar dhe me raste kanë arritur edhe në kontinent. Sipas një raporti të BBC në një nga sulmet e dyshimta në kryeqytetin e Tanzanisë, Popo Bawa transformon veten nga një lakuriq në një njeri gjatë natës dhe sulmon seksualisht viktimën në gjumë. Ndërsa shumica e viktimave të tij thuhet se janë burra, gratë pretendojnë se kanë qenë gjithashtu në shënjestër.

Në vitin 2001, një varg i sulmeve të dyshuara çoi në panik aq të përhapur në Zanzibar, sa shumë banorë zgjodhën të flinin jashtë shtëpive të tyre, duke besuar se demoni godet vetëm ata që janë në komoditetin e shtretërve të tyre, raportoi BBC. Në vitin 2008, emisioni mbi realitetin “Destinacioni: E vërteta” në kanalin Syfy bëri Popobawa-n qendrën e njërës prej hetimeve të saj. Sipas një raporti në faqen e internetit të këtij kanali, “skeptikët insistojnë se raportime për sulme të tilla janë të makthe të këqija, me shumë gjasa të ardhura nga episode të paralizës në gjumë.”



DJALLI Xhersit (New Jersey, USA)

Me kokën e dhisë, krahët e një lakuriqi, këmbët e një kali dhe shtatin e një kanguri, kjo krijesë e legjendës duket më shumë si ajo nga një libër komik, se sa nga një film horror. Në fakt, Djalli i Xhersit është bërë i famshëm në kulturën popullore amerikane.

I bërë nga një artist, Djalli i Xhersit së pari u shfaq në Philadelphia Post në 1909. Krijesa ka dalë në “Dosjet X”, në një këngë të Bruce Springsteen, dhe është objekti i nje loje video PlayStation. Skuadra NHL e New Jersey-it e përdor zvarranikun e komplikuar për emrin e saj ekipor. Megjithatë, ajo që është folklorike për t’u argëtuar është biznes serioz për disa të tjerë. Një grup i quajtur gjuetarët e Djallit quhen në faturat e veta si “Hulumtuesit Zyrtare të Djallit të Xhersit”, dhe ka një faqe interneti dedikuar të gjitha takimeve me bishën.




Zanat

Evropë

Islanda nuk është i vetmi vend që do të rishqyrtojë ndërtimin e rrugëve për hir të qenieve magjike. Sipas një artikulli të vitit 1999 në New York Times, Irlandezët ndaluan ndërtimin në një autostrade për shkak se ajo kërkonte të punohej me bulldozer një shkurre murrizi – që besohet të jetë një vend i preferuar takimi për zanat. “Nëse ata përdorin bulldozer për shkurret për të bërë rrugën, një rrugë anësore të planifikuar autostradë, zanat do të vijnë. Të mallkosh rrugën dhe të gjithë ata që e përdorin atë, për të bërë që frenat të dështojnë dhe makinat të përplasen, të bësh që zanat të shfrejnë dufin për të cilin zanat njihen kur ato janë të zemëruara, e cila ndodh shpesh”, i paralajmëroi zyrtarët lokalë në ate kohë irlandezi Eddie Lenihan.

Disa besojnë se shqetësimi i kështjellës së zanave mund të rezultojë në vështirësi serioze, të tilla si të shpërthente mallkimi i lashtë i Tara-s, të cilat besimtarët i kanë quajtur si shkak për çdo gjë që nga ndërprerjet e energjisë, deri tek vdekjet. Besimet në zanat zor se kufizohen në Irlandë. Në 1917, Elsie Wright dhe Frances Griffiths, dy kushërinj të rinj Anglezë, shkaktuan një trazirë ndërkombëtare kur deklaruan se kishin fotografuar zana në oborrin e pasëm të shtëpisë së tyre. Më vonë në jetë, ata e pranuan se katër nga pesë fotografitë ishin të rreme, por këmbëngulën deri në vdekjen e tyre që e pesta ishte e vërtetë.




MOKOLE MBEMBE

Kongo

Shumë nga Eksploruesit e hershëm të pellgut të Kongos kanë shkruar për një bishë tjetër në bote të cilën ata e kanë vërejtur ose dëgjuar në tregime gjatë udhëtimeve të tyre. Me një qafë të gjatë dhe një trup të rëndë, krijesa është përshkruar si një përbindësh që banon në ujë, që duket si një dinosaur sauropaud, sipas National Geographic. Ajo është e njohur si Mokole Mbembe në rajonin Likouala të Kongos, e cila thuhet të jetë në shtëpinë e saj.

Deri më sot, ka pasur më shumë se 50 ekspedita që janë përpjekur të kuptojnë, nëse krijesa është specia e fundit e mbijetuar e një dinosauri. Deri tani, shkencëtarët kanë dalë duarbosh. Megjithatë, sipas BBC, 80 për qind e rajonit Likouala të Kongos ende nuk është pasqyruar në hartë. Kjo është 66.000 kilometra katrorë të terrenit të pashkelur. “Unë do ta vendosja Mokele-Mbembe në të njëjtën kategori si përbindëshin e liqenit Ness,” i tha BBC Bill Laurance, një profesor në Universitetin James Cook në Australi. “Ndjesia ime është se mundësia e ekzistencës së krijesës në të vërtetë sot është e vogël. Megjithatë, një gjë që ju ta mësoni herët në shkencë, është kurrë mos thoni kurrë. Ne jemi ende duke zbuluar lloje të reja speciesh.”

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons