Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 1 prilli prej Wed 01 Apr 2015, 17:21

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Cila është origjina e “1 Prillit”? Ja
gënjeshtrat më të famshme të botës



Dita e 1 Prillit e njohur si Dita e Gënjeshtrave, është padyshim një nga ditët më të përfolura të vitit. Origjinat e saj janë të pazbardhura mirë, por kjo nuk përbën pengesë që njerëzit ta konsiderojnë si ditë në të cilën gënjejnë njëri-tjetrin. Ata që gënjejnë dhe gënjehen në 1 Prill, quhen sipas traditës “Budallenjtë e Prillit”.

Por e kujt ishte idea për ta shpallur 1 Prillin ditën e gënjeshtrave?

Deri në shekullin e 18, paraardhësit tanë e kanë trajtuar këtë ditë si një festim të lidhur me ndërrimin e stinëve, ndërsa të tjerë besonin se rëndësia e saj vjen nga adaptimi i një kalendari të ri. Një nga literaturat e para që i referohet 1 Prillit si Dita e Gënjeshtrave, tregon për një fabul, sipas të cilës një gjel mendjemadh u gënjye nga një dhelpër në 1 Prill. Sigurisht që sensi i humorit nga vitet e hershme e deri tani, ka ndryshuar shumë.

1 Prilli festohet në shumë vende të botës. Në Poloni e Iran janë tipike lojërat e shakatë pa masë. Në Kanadanë frengjisht-folëse njerëzit i ngjisin njeri tjetrit në shpinë letra në formë peshku, kurse në Filipine, shakaxhinjtë lyejnë me dyll në të pasme “viktimat” e tyre.

Por 1 Prilli nuk ka të njëjtin kuptim në të gjithë botën. Në Skoci njihet si dita e njerëzve egoistë, kurse në Iran i referohet një festivali kulturor.

Cilat është gënjeshtra më e famshme e 1 Prillit?
BBC njihet për një nga këto. Në 1957, mijëra shikues besuan një raport të publikuar në gjigantin e informimit, sipas të cilit, shkencëtarët kishin zbuluar në Zvicër, pemë që prodhonin makarona. Në 2012 Louis Tomlinson i grupit muzikor One Direction, gënjeu fansat duke u thënë se do të bëhej baba.

Shakaja më e çmendur konsiderohet ajo e një gruaje amerikane që u arrestua nga policia pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons