Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kur vjen puna tek navigimi në internet, shumica e përdoresve Windows janë të kushtëzuar vetëm me tri zgjedhje shfletuesit: Firefox, Google Chrome dhe Internet Explorer. Ka të ngjarë që zgjedhin dhe Opera apo Safari por përtej tyre ekzistojnë dhe shumë alternativa të tjera.

Në fakt sot në treg ka një pafundësi zgjidhjesh, të gjitha luftojnë për të tërhequr sa më shumë përdorues duke përdorur teknika unike përsa i përket sigurisë, medias etj. Nëqoftëse po kërkoni të provoni një eksperiencë të re ateherë hidhini një sy sugjerimeve tona.


Torch

Torch është një shfletues i dizenjuar posaçërisht për muzikën dhe lojrat. Ai përfshin një shërbim streaming i bazuar në YouTube i quajtur Torch Music. Nga ana tjetër Torch Games ju japin akses vetëm me anë të një klikimi në një gamë të gjerë lojrash në ueb. Në Torch fare mirë mund të shkarkoni muzikë apo video nga sajte si YouTube dhe Vimeo.



Lunascape

Lunascape është një zgjedhje interesante për ata që e kanë të vështirë të zgjedhin më të mirën. Ky shfletues është i disponueshëm si pjesë e tre shfletuesve të fuqishëm si Firefox, Internet Explorer dhe Safari. Për më tepër nëqoftëse preferoni shfletuesat Chrome atëherë Lunascpae është i duhuri për ju. Faqja kryesore e tij do t’ju ofrojë informacione nga mediat prestigjoze si BBC, CNN dhe New York Times dhe përfshin gjithashtu një lexues RSS.



Comodo IceDragon

Nga firma e sigurisë Comodo, IceDragon është një nga shfletuesit që premton një siguri të lartë në sajë të skanimit të uebfaqeve për maluer. Sigurisht që nuk mund të pritej dicka tjetër nga një kompani që ofron shërbime sigurie. IceDragon ju lejon gjithashtu të shpërndani përmbajtje direkt nga faqet nëpër rrjetet sociale. Ju mund të stepeni nga përdorimi i këtij softueri pasi emri i tij në një farë mënyre u lidh me aduerin SuperFish për të cilin u përfol shumë, por nuk keni pse frikësoheni.



Vivaldi

Aktualisht në paraqitjen e dytë paraprake teknike, Vivaldi është një shfletues i bazuar në Chromium i cili shënjestron përdorues specifik. Ai cilësohet si një shfletues i thjeshtë i cili përfshin një pjesë të madhe të opsione të ofruara nga shfletuesi Opera. Vivaldi ka një karakteristikë speed-dial si pasojë e të cilës përdoruesit mund të aksesojnë shumë shpejt grupin e faqeve të tyre të preferuara.




SeaMonkey

SeaMonkey ka rreth 10 vite që operon në treg dhe vazhdon akoma të qëndrojë fuqishëm. Është shfletuesi i përshtatshëm për të gjithë ata që kërkojnë një paketë e cila i përfshin të gjitha. Ai integron një shfletues, email klienti, RSS, editor HTML dhe IRC client. E vetmja gjë që mungon ka të bëjë me paaftësinë e shkarkimit të torrent.



Midori

Midori ka kohë që është një zgjidhje popullore për sistemet e fuqizuara nga Linux, por vec kësaj është i disponueshëm dhe një version Windows. Përdorimi i Midori ka për të qënë tepër i thjeshtë dhe ndërfaqja e tij është e ngjashme me atë të XP. Midorin mund ta gjeni dhe në versionin portabël për ta pasur gjithmonë me vete në USB-në tuaj.





Maxthon Cloud Browser

Risija më e mirë që sjell ky shfletues është pikërsisht llogaria e bazuar në cloud e quajtur Passport e cila bën të mundur aksesimin e të dhënave tuaja nga pajisje të ndryshme. Kjo gjë është tepër e përhapur në platformat e sotme por pak e përdorur në fushën e shfletuesve. Ndërsa me opsionin tjetër Cloud Push ju mund të shpërndani direkt përmbajtjen me miqtë tuaj përmes emailit apo mesazheve. Maxthon përfshin RSS reader, notepad, AdBlock Plus dhe një lidhje që ju drejton në faqen e lojrave të Maxthon. Ky shfletues ofron gjithashtu një metodë për të lexuar artikujt më thjeshtë.





EPIC Privacy Browser

Nëqoftëse pëlqeni Chrome por jo faktin se të gjitha informacionet tuaja duhet të jenë të lidhura me Google, EPIC Privacy Browser mund të jetë për ju. Ai nuk devijon shumë nga rrënjët e shfletuesit Chrome por vjen me një sërë karakteristikash të reja përsa i përket sigurisë dhe privatsisë. Dhe ajo që është më e rëndësishmja është që Epic braktis integrimin me llogarinë në Google





Cowoon

Bëhet fjalë për një shfletues që është i fokusuar më së shumti në lojra. Dhe nuk janë vetëm disa lojra por për një platform e gjerë lojrash të bazuara në ueb duke filluar që nga Ballistic e deri tek Farmville 2. Ky shfletues ju ofron opsione si numërimi i klikimeve të mausit, shkrepjen e screenshoot-eve etj. Gjatë testimeve në Windows 8.1 duhet të themi se ky shfletues nuk ka performuar aq mirë por Cowoon ka një instalues offline që funksionon më së miri.

Marr nga: fb.com/team.gjbi


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons