Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Fakte rreth puthjes prej Tue 05 Aug 2014, 16:53

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Mënyra se si do të putheni përcaktohet kur jeni në barkun e nënës
Hulumtuesit gjerman kanë vëzhguar 100 çifte dhe kanë zbuluar se dy të tretat e tyre e lakojnë kokën në të djathtë kur puthen. Ekspertët besojnë se këtë instinkt e zhvillojmë derisa jemi në barkun e nënës, kur zakonisht e lakojmë kokën në anën e djathtë.

Puthja ka nevojë për muskuj të fortë
Studiuesit britanikë kanë vëzhguar çiftet që putheshin me anë të skanerit të rezonancës magnetike dhe zbuluan se puthja zakonisht përfshin muskujt rreth gojës. Për një puthje është aq e nevojshme koordinimi i 146 muskujve, duke përfshirë 34 muskujt e fytyrës dhe 112 muskujt postural.

Puthja zgjat jetën
Një studim i famshëm rezultoi se njerëzit që puthin gratë në faqe para se të shkojnë në punë në mëngjes, jetojnë pesë vite më gjatë se burrat që nuk e kanë një shprehi të tillë. Por edhe një puthje në buzë e personit që e doni, rezulton në jetëgjatësi. Prandaj mos hezitoni dhe këmbeni sa më shumë puthje me të dashurin/en tuaj.

Pasioni ynë për puthjet vjen nga minjtë
Kazuo Tuhar nga një universitet në Tokio, beson se prirja për tu puthur vjen nga minjtë. Minjtë dhe njerëzit kanë për çudi një gjenetikë të ngjashme dhe paraardhës të përbashkët që jetonin 75-125,000,000 vite më parë. Kjo krijesë e lashtë e ngjashme me miun quhet “Eomaia scansoria” ( Eomaia rrjedh nga greqishtja që do të thotë “ nënë e lashtë” dhe scansoria nga gjuha latine që do të thotë “alpinistë”). Ekipi hulumtues ka një teori se kjo krijesë fërkonte hundën e vet me hundën e gjinisë së kundërt për të sinjalizuar dëshirën e tyre.

Një mbret kishte ndaluar puthjet
Mbreti Henri IV kishte ndaluar puthjet në Angli, më 16 korrik të vitit 1439. Kjo ishte bërë për të minimizuar përhapjen e sëmundjeve në mbretërinë e tij. Ndalimi ishte shtysë për shumë kufizime të çuditshme anembanë botës. Më vonë, në shekullin e 16 në Napoli, puthja në publik ishte e ndaluar dhe e dënueshme me vdekje. Edhe shumë vende tjera e kishin ndaluar puthjen në vende publike dhe shkelësit e rregullave dënoheshin ashpër.

Ka pasur disa rregulla strikte për puthjen në film
Grupi i rregullave të censurës kishte definuar mënyrën e puthjeve në film, në vitin 1930. Sipas atyre rregullave ishte e ndaluar puthja në një pozicion horizontal, kurse çiftet e martuara duheshin të flenin në shtretër të veçantë, por në qoftë se putheshin në shtrat, një këmbë e njërit prej aktorëve duhet të ishte në dysheme. Ata nuk kanë guxuar të puthen për më shumë se tre sekonda. Por kineastët kanë gjetur një mënyrë të tërthortë. Derisa në vitin 1946 ishte duke filmuar filmin “ Notorious”, Alfred Hitchcock aplikoi strategjinë që Ingrid Bergman dhe Cary Grant të putheshin nga tre sekonda herë pas here, duke pushuar gjatë lëvizjeve të caktuara apo dialogut.

Italianët janë ekspert të puthjeve
Sipas një studimi, vetëm pak më shumë se gjysma e të dashuruarve puthen me pasion. Italianët gjinden në vendin e parë dhe shumë përpara nga të gjithë të tjerët. Deri vonë ishte menduar se ky epitet u takon francezëve, por studimet e fundit i kanë nxjerrë italianët në vendin e parë.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons