Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kur Shkodran Mustafi kërkonte të luante me Shqipërinë




Shkodran Mustafi është i pari futbollist me origjinë shqiptare që shpallet kampion bote. Ai fitoi këtë trofe me fanellën e Gjermanisë, por 5 vite më parë, kur ai luante me Evertonin, pati deklaruar se dëshironte të luante me Shqipërinë, porse askush nuk e kishte kontaktuar. Ja intervista e plotë me gazetarin Marko Caka, e publikuar më 8 dhjetor 2009 në Panorama Sport:
Shkodran Mustafi, talenti nga Gostivari që po shkëlqen te klubi anglez i Evertonit, dëshiron të luajë për Shqipërinë në të ardhmen. I intervistuar nga “Panorama Sport” pak ditë më parë, shtatlarti me origjinë nga Gostivari ka thënë se ka pasur ofertë nga Federata maqedonase, por e ka refuzuar menjëherë atë.
Si e ndieni veten tani në një ekip të Premier Ligës?
Për mua është akoma si një ëndërr, sepse vij nga një ekip i vogël dhe të luash me një nga ekipet më të mira të Premier Ligës dhe të Europës, siç është Evertoni, pa dyshim që e konsideroj një arritje të madhe në aspektin personal. Mendoj se kështu duhet të jetë për çdo futbollist të rangut tim. Unë tani kam nënshkruar një kontratë trevjeçare me Evertonin dhe jam shumë i kënaqur, sepse është një klub i madh dhe mendoj se do të më jepet shansi të luaj në formacionin e parë.
A mendoni se tek Evertoni do të keni mundësi të luani rregullisht, me qëllim që karriera juaj të ketë ngritje?
Mundësitë i kam, por duhet të jem mirë në aspektin fizik, sepse vetëm kështu mund të kem rezultatet që dëshiroj. Unë jam vetëm 17 vjeç dhe mendoj se me shumë punë dhe stërvitje, do të synoj një karrierë të suksesshme, duke pasur mundësinë që të luaj vetëm në klube të mëdha.
Si ndiheni në qytetin e Liverpulit?
Qyteti i Liverpulit është ëndërr për çdo futbollist. Këtu njerëzit jetojnë me futbollin dhe janë shumë të pasionuar pas tij.
Liverpuli në Angli është një ndër qytetet e para ku lindi futbolli, ju a keni krijuar fansa në këtë qytet legjendar?
Po, kam filluar të kem fansa, por, të jem i sinqertë, kjo ka ndodhur edhe për shkak të publicitetit që kam pasur nga disa gazeta lokale. Shpesh më kanë cilësuar si një nga mbrojtësit e ardhshëm dhe më me perspektivë të skuadrës së Evertonit. Shpesh edhe jashtë fushës së futbollit, tifozët e thjeshtë më përgëzojnë që kam zgjedhur ekipin e tyre. Mendoj se edhe anglezët, ashtu si gjermanët e Hamburgut, janë shumë të dhënë pas futbollit.
Para se të shkonit tek Evertoni, ku keni luajtur?
Kam luajtur më parë në një klub të vogël, Bevra. Është një ekip i vogël në Gjermani. Më pas kalova te Hamburgu, ku luajta me të rinjtë për tre vjet dhe tani nënshkrova kontratën me Evertonin.
A mund të na thoni diçka për origjinën tuaj?
Familja ime vjen nga Gostivari, por jetojmë prej rreth tri dekadash në Gjermani. Pra, unë kam lindur në Gjermani dhe babai ka 28 vjet që është larguar nga Gostivari. Tani familja ime banon në provincën e Kasellit, në Frankfurt.
Emri juaj ka ndonjë lidhje me qytetin e Shkodrës?
Ky qytet është fiksimi i prindërve të mi, të cilët e duan Shkodrën. Shpesh më flasin për kulturën dhe traditat që mbart ky qytet, i cili sipas tyre është për t’u pasur zili. Prandaj dhe jam krenar që mbaj emrin e këtij qyteti shumë të dashur dhe për këtë falënderoj prindërit që më vunë këtë emër.
A ju është ofruar mundësia nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, për të veshur fanellën e Shqipërisë?
Jo, nuk më është kërkuar një gjë e tillë. Unë tani kam zhvilluar disa ndeshje me U-17 dhe mendoj se do të thirrem për të luajtur edhe me U-21 të Gjermanisë. Por me kombëtaren vetëm Zoti e di se kur do luaj.
A do donit të luanit për ngjyrat e kombit tuaj, nëse ju kërkohet?
Nuk është ide e keqe, përkundrazi, është një ëndërr për mua dhe një dëshirë edhe e prindërve të mi për të përfaqësuar ngjyrat e kombit shqiptar. Një vështirësi është se unë tani vazhdoj shkollën në Gjermani dhe nuk jam shumë i qartë për të ardhmen. Ende nuk e kam vendosur nëse do luaj për Shqipërinë, apo për Gjermaninë. Asgjë deri tani nuk dihet dhe nuk është vendosur. Gjithsesi, dëshira është që të luaj me ekipin e parë të Shqipërisë dhe ta përfaqësoj atë me dinjitet, por duhet të jem realist dhe të mendoj për familjen time. Nëse nuk do të më hapen probleme sa i përket dokumentacioneve, atëherë me shumë dëshirë do të doja të luaja për Shqipërinë.
Nëse merrni një telefonatë nga drejtuesit e Federatës Shqiptare, a do ta pranonit kërkesën e tyre?
Në plan të parë kam shkollën, vetëm më pas do vendos se ku do të luaj. E theksoj edhe një herë se kam shumë dëshirë të luaj për Shqipërinë.
Po nga Federata Maqedonase a keni pasur ofertë?
Po, më kanë thirrur, por e kam refuzuar ftesën e tyre. Një gjë e kam të qartë në kokë: me Maqedoninë nuk dua të luaj. Unë jam shqiptar dhe, ose luaj me ngjyrat kuqezi, ose për Gjermaninë, vend në të cilin jam rritur dhe jetoj, ndërsa për Maqedoninë nuk do të luaja kurrë.
Kush nga lojtarët e Kombëtares shqiptare ju pëlqen më tepër?
Lorik Cana që luan për Sanderlendin. Është në një formë të shkëlqyer dhe e ndjek vazhdimisht. Por më pëlqejnë edhe futbollistët që luajnë në Gjermani si Lala e Fatmir Vata. Dua të veçoj edhe Besart Berishën, me të cilin kam luajtur te Hamburgu. Ai është një futbollist shumë i mirë, por edhe një njeri i shkëlqyer.
Tani që luani në Premier Ligë me Evertonin, jeni takuar me Lorik Canën?
Jo, nuk jemi takuar, por kemi biseduar në telefon dhe kemi planifikuar që të takohemi së afërmi. Kanë biseduar edhe menaxherët tanë, të cilët janë shokë, dhe së shpejti pritet të kryhet takimi mes nesh.
Ç’mund të na thuash për ata futbollistë shqiptarë të moshës suaj që ëndërrojnë edhe ata për të bërë karrierë në fushat e futbollit europian?
Mendimi im është se ka shumë talente shqiptare, por që të bëjnë karrierë duhet shumë disiplinë. Personalisht, këtë e kam kuptuar edhe në Gjermani, sepse aty ka vërtet shumë talente shqiptare që jetojnë me familjet e tyre, por që u mungon disiplina për të bërë karrierë dhe për të qenë të suksesshëm. Prandaj, unë mendoj se në plan të parë të gjithë duhet të kenë disiplinën.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons