Forumi Kuq E Zi
Rrëzohet avioni në bregdetin e Divjakës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Rrëzohet avioni në bregdetin e Divjakës Regjis10

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Rrëzohet avioni në bregdetin e Divjakës Empty Rrëzohet avioni në bregdetin e Divjakës prej Sat 10 May 2014, 15:49

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Rrëzohet avioni në bregdetin e Divjakës AVIONI-MBULIM_4

Një avion i vogël tip “Piper” është gjetur nga policia në bregdetin e Divjakës në orët e pasdrekës, në rrethana misterioze.

Dyshimet e para bien mbi dy pista, atë të defektit dhe atë të trafikut të drogës, pasi në të njëjtën ditë, por në një rrugë tjetër në Divjakë është kapur edhe një makinë me rreth 200 kilogramë kanabis sativa.

Kërkimi për avionin ka nisur pas alarmit të dhënë nga Rinasi. Mjeti fluturues, sipas burimeve të para, i përkiste një shtetasi italian që ka mbërritur në Shqipëri dy ditë më parë, në aeroportin e Rinasit, me leje të rregullt nga autoritetet e Aviacionit Civil, leje me numër 193, dhënë më datë 5 maj.

Sipas burimeve jozyrtare, avioni ka qëndruar në pistën e Rinasit për dy ditë, deri të shtunën në drekë, rreth orës 13:30 kur ka marrë lejen për t’u ngritur në një udhëtim panoramik.

Të njëjtat burime i thanë Top Channel se pas ngritjes në fluturim, pas orës 14, avioni ka humbur kontaktin me Kullën e Rinasit dhe prej këtej është dhënë alarmi, sipas protokollit të veprimit.

Menjëherë, mesa duket, janë lajmëruar autoritetet përkatëse dhe policia në qarqet e Fierit dhe Vlorës është vënë në kërkim të ndonjë vend uljeje të mundshme të avionit, deri sa ai është pikasur në bregdetin e Divjakës.

Burime lokale të policisë thanë se avioni është gjetur me hundë në rërë, ndërkohë që alarmi për mundësinë e trafikut të drogës ka lindur sepse po në Divjake, po sot, në një tjetër rrugë është kapur edhe një makinë me rreth 200 kilogramë kanabis sativa. Policia aktualisht ka rrethuar vendngjarjen dhe po kryen hetimet.

Mësohet se piloti italian është shoqëruar dhe po merren të dhënat në lidhje me ngjarjen në fjalë. Këto janë ende të dhëna paraprake, ndërkohë që Ministria e Brendshme pritet që të dalë me një njoftim zyrtar. / Top Channel


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons