Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Makineritë e çmendura ushtarake prej Mon 07 Apr 2014, 20:17

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor



Shekulli i 20 ishte shekulli i shpikjeve të mëdha teknologjike, por edhe shekulli i luftërave të mëdha.

E ashtu si në gjithë fushat e tjera, teknologjia përmirësoi edhe mjetet e shkatërrimit; armët. Shuma marramendëse parash janë investuar, energji dhe burime njerëzore pafund janë përdorur në krijimin e armëve nga më të sofistikuarat që edhe sot u marrin jetën miliona njerëzve.

Por kush ishin disa prej dështimeve të teknologjisë ushtarake. Revista amerikane “Scientific” rëndit disa prej tyre, një pjesë të braktisura prej kohësh nga shkencëtarët dhe inxhinierët ushtarakë amerikanë, një pjesë fati i të cilave nuk dihet ende, nëse vazhdon puna apo jo.

E nisim me projektin e parë, “Spruce Goose”. Kur nëndetëset gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore kërcënonin sigurinë e anijeve në ujërat e Atlantikut, qeveria amerikane urdhëroi gjetjen e mundësisë së ndërtimit të një varke gjigante fluturuese, e aftë që të mbante në bord 750 trupa. Projekti i nisur gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore përfundoi në vitin 1947, dy vjet pas përfundimit të konfliktit të madh dhe prototipi i vetëm kreu vetëm një fluturim simbolik në plazhet e Kalifornisë…e më pas u zhduk.

“Cold War UFO”. Bëhet fjalë për një disk fluturues të ndërtuar nga Avro Aircraft LTD, kompani kanadeze. Projekti fillestar parashikonte një mjet fluturues në gjendje të lëvizë përtej shpejtësisë së zërit, pra supersonik, por realiteti ishte ndryshe. Kanadaja braktisi projektin, që u mor nga ushtria e Shteteve të Bashkuara që kërkonte një mjet fluturues në gjendje të kryente ulje dhe ngritje vertikale dhe të kapte shpejtësi të mëdha në fluturim. Në vitin 1961 projekti u braktis pas dështimeve në teste. Mjeti ishte i paqëndrueshëm kur ngrihej mbi 1 metër nga sipërfaqja e tokës.

“Flying Platform”. Platformat fluturuese, projektet e para të tyre për llogari të ushtrisë datojnë që në vitet e para të shekullit të 20, fillimisht në Europë e më pas në Shtetet e Bashkuara. Një sërë prototipesh u ndërtuan nga Lackner Helicopter CO. Projekti i braktis kur u provua se drejtimi i këtyre platformave personale ishte tejet i vështirë për t’ua mësuar ushtarëve të thjeshtë.

“Walking Truck”, Makineria që ecën. Gjatë viteve të Luftës së Ftohtë ushtria amerikane kërkoi një makineri me katër këmbë e të lartë 3 metra. Mjeti ishte në gjendje të ngrinte pesha të mëdha dhe të lëvizte në terrene të vështira. Drejtohej nga një person nëpërmjet lëvizjes së duarve dhe këmbëve. U testua në vitin 1970, por për shkak të konsumit të jashtëzakonshëm të karburantit, plot 190 litra për minutë aktive, u braktis dhe ushtria u përqendrua në investimin tek mjetet alternative për të tilla terrene, helikopterë dhe tanke.

“The Pelican”, Pelikani. I konceptuar nga inxhinierët sovjetikë gjatë Luftës së Dytë Botërore, projekti fluturues supergjigant rikthehet në qendër të vëmendjes vetëm në vitin 2002. Pelikani është në gjendje të transportojë 1.3 milion kilogramë dhe të përshkojë një distancë prej 18.500 kilometra pa patur nevojë për furnizim. Që prej prezantimit në vitin 2002, asgjë tjetër nuk është bërë më publike në lidhje me këtë projekt.

“Inflatable Tank Treads”. Mjet transporti amfib, në gjendje të lëvize si në ujë ashtu edhe në tokë. Lindi si projekt në i Agjencisë Amerikane të Kërkimeve të Avancuara në Departamentin e Mbrojtjes (DARPA) në vitin 2012. Synimi; ndërtimi i një mjeti futuristik në gjendje të përshkrojë terrene të vështira në ujë dhe në tokë pa hasur në vështirësi. Edhe për këtë projekt nuk dihet gjë tjetër.

/ Top Channel




“Spruce Goose”. Projekti i nisur gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore përfundoi në vitin 1947, dy vjet pas përfundimit të konfliktit të madh dhe prototipi i vetëm kreu vetëm një fluturim simbolik në plazhet e Kalifornisë…e më pas u zhduk.






“Cold War UFO”. Në vitin 1961 projekti u braktis pas dështimeve në teste. Mjeti ishte i paqëndrueshëm kur ngrihej mbi 1 metër nga sipërfaqja e tokës.




“Flying Platform”. Projekti i braktis kur u provua se drejtimi i këtyre platformave personale ishte tejet i vështirë për t’ua mësuar ushtarëve të thjeshtë.




“Walking Truck”. U testua në vitin 1970, por për shkak të konsumit të jashtëzakonshëm të karburantit, plot 190 litra për minutë aktive, u braktis




“The Pelican”, është në gjendje të transportojë 1.3 milion kilogramë dhe të përshkojë një distancë prej 18.500 kilometra pa patur nevojë për furnizim. Që prej prezantimit në vitin 2002, asgjë tjetër nuk është bërë më publike në lidhje me këtë projekt.




“Inflatable Tank Treads''. Lindi si projekt në i Agjencisë Amerikane të Kërkimeve të Avancuara në Departamentin e Mbrojtjes (DARPA) në vitin 2012. Synimi; ndërtimi i një mjeti futuristik në gjendje të përshkrojë terrene të vështira në ujë dhe në tokë.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons