Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
"Vladimir Putin, sundimtar i botës", profecia e Baba Vanga-s


Vangelia Pandeva Dimitrova, e njohur si Gjyshja Vanga, ishte një femër e pashkolluar, e verbër, e cila thuajse tërë jetën e saj e kishte kaluar në malet e Bullgarisë. Shumë njerëz,janë të bindur se ajo ka pasur aftësi paranormale.

Vanga flet për famën e Rusisë, për ringritjen e saj dhe për sundimtarin e tetë rus, Vladimirin, i cili do të bëhet sundimtar i botës. Në kuadër të ngjarjeve aktuale në Rusi dhe Ukrainë, disa kanë konstatuar se Putini me të vërtetë është Vladimiri i tetë në krye të Rusisë.

Ja disa nga profecitë e kësaj plake:

2014 - Shumica e njerëzve do të vuajnë nga ulcerat dhe kanceri i lëkurës, të shkaktuara nga armët kimike.

2016 - Evropa do të jetë thuajse e zbrazët, pa njerëz.

2018 – Fuqia e re botërore do të bëhet Kina.

2025 - Evropa është pak e banuar.

2028 – Gjendet një burim i ri i energjisë. Do të fluturojë ekuipazhi me njerëz për në Venerë.

2033 – Shkrihet akulli në polet e tokës. Vjen deri te rritja e nivelit të oqeaneve.

2043 – Ekonomia botërore lulëzon. Në Evropë sundojnë myslimanët.

2046 – “Kultivohen” të gjitha organet e trupit, ku zëvendësimi i organeve të sëmura bëhet mënyra më e mirë e shërimit.

2066 – Me rastin e sulmit kundër Romës myslimane, SHBA-ja për herë të parë përdor armën klimatike – ngrirjen e menjëhershme.

2076 – Në Tokë mbretëron komunizmi, shoqëria pa klasa.

2084 – Natyra e merr veten ngadalë.

2088 – Paraqitet një sëmundje e re – plakja për disa sekonda.

2097 – Plakja e shpejtë shërohet.

2100 – Një diell artificial fillon ta ndriçojë anën e errët të Tokës.

2111 – Njerëzit bëhen robotë të gjallë.

2164 – Shkencëtarët i shndërrojnë kafshët në gjysmënjerëz.

2167 – Paraqitet një besim i ri.

2183 – Kolonia njerëzore në Mars bëhet fuqi bërthamore dhe kërkon pavarësi nga Toka.

2195 – Kolonitë e nënujshme bëhen plotësisht të pavarura me ushqim dhe energji.

2201 – Dielli fillon të shuhet.

2221 – Në kërkim të jetës jashtëtokësore, njerëzimi bie në kontakt me gjëra të tmerrshme.

2273 – Me përzierjen e racave të verdhë, të bardhë dhe të zezë, krijohet një racë e re.

2288 – Udhëtimet në kohë dhe takimi me jashtëtokësorët.

2299 – Në Francë rritet lëvizja partizane kundër myslimanëve.

2304 – Zbulohet sekreti i Hënës.

2378 – Raca e re në Tokë shumohet me shpejtësi të madhe.

3797 – Në Tokë zhduket çdo formë e jetës, por njerëzit vazhdojnë të jetojnë në sistemet e tjera diellore.

3803 – Klima e planetit të ri ndikon te njerëzit. Ata pësojnë mutacione.

3854 – Zhvillimi i civilizimit ndërpritet. Njerëzit jetojnë në kope, si kafshët.

3871 – Paraqitet profeti i ri, i cili iu flet njerëzve për vlerat morale, për fenë.

3874 – Profeti merr mbështetjen e njerëzve. Formohet një fe e re.

4304 – Mposhten të gjitha sëmundjet.

4509 – Njeriu përfundimisht e “njeh” Zotin. Njerëzit arrijnë një nivel të tillë të zhvillimit, saqë mund të flasin me Zotin.

4599 – Njerëzit bëhen të pavdekshëm.

5076 – Zbulohet kufiri i Gjithësisë. Askush nuk di çka gjendet përtej.

5078 – Njerëzit vendosin që ta kalojnë kufirin e Gjithësisë.

5079 – Fundi i botës!


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons