Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Rrëzimi i MH370, vetvrasje? prej Tue 25 Mar 2014, 17:01

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor


Rrëzimi i MH370, vetvrasje?

Një ditë më parë “Malaysia Airlines” dhe qeveria malajziane dolën me një deklaratë publike duke deklaruar ‘rrëzimin e avionit MH370 dhe supozimin e gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit të tij të vdekur, përtej cdo dyshimit të arsyeshëm’.

Deklarata është evazive dhe teoritë mbi zhdukjen e avionit në datën tetë të këtij muaji vazhdojnë të vërshojnë. Së fundmi ajo që po qarkullon bën fjalë për një ‘vetvrasje’. Sipas ekspertëve të fluturimeve, avioni ka fluturuar në lartësinë mbi 12.500 metër për rreth 23 minuta.

Në rregullore, fluturimi në të tillë lartësi i avionëve ndalohet sepse humbet oksigjeni dhe ai i siguruar nga maskat nuk zgjat më shumë se 12 minuta. Burime anonime cituara nga mediat ndërkombëtare thonë se ‘pak pas komunikimit të fundit me tokën, radarë ushtarakë kanë pikasur avionin teksa fluturonte në një lartësi nga 12 mijë e 500 metër në 13 mijë metër lartësi për rreth 23 minuta. Më pas, avioni ka humbur lartësinë dhe ka rënë.

Besohet se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi i avionit si pasojë e mungesës së oksigjenit, ose pranisë së pakët të tij, kanë humbur ndjenjat dhe kanë qenë të pavetëdijshëm në momentin e përplasjes, që mendohet se është diku në jug të ujërave të Oqeanit Indian.

“Avioni ka fluturuar në këtë lartësi për 23 minuta, më pas ka rënë. Oksigjeni në këtë lartësi nuk zgjat më shumë se 12 minuta dhe pasagjerët kanë humbur ndjenjat dhe kanë qenë të pavetëdijshëm para përplasjes”, citohet nga DailyMail një burim anonim nga ushtria britanike.

Në bazë të kësaj teorie po përpiqet të përllogaritet trajektorja e ndjekur nga avioni në momentin e rëniës së lirë, ndërsa dyshohet se presioni i ajrit në kabinë nuk është rregulluar qëllimisht nga njëri prej pilotëve të fluturimit. / Top Channel


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons