Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Shumë prej njerëzve të mëdhenj, në prag të vdekjes kanë dhënë mendime qesharake, e disa të thella. Telegrafi ju sjell në vazhdim disa nga thëniet e tilla, që nuk harrohen kurrë.
Jim Harkins, aktor amerikan: "Dua të vdes i qetë në gjumë, ashtu si gjyshi im, e jo duke bërtitur si udhëtarët në autobusin e tij”!

Spike Milligan, komedian britanik: "Shumë qartë ju thash se jam i sëmur”!

Humphrey Bogart, aktor amerikan: “Nuk është dashur të kalojë nga uiski në martini”!

Andrew Bredford, botues amerikan: “Zot, më fal për gabimet e shtypit”!

Dominique Buur, gramatikan francez: "Tani unë jam duke shkuar për të vdekur, ose do të vdes, dhe që të dyja gjuhësisht janë në rregull”!

Hunter Thompson, shkrimtar amerikan: “Relaksohu, kjo nuk dhemb”!

Bob Hope, komedian amerikan: "Më bafaso”!

Groucho Marx, komedian amerikane: “Kështu nuk jetohet”!

John Sedgwick, gjeneral amerikan gjatë Luftës Civile: “Nga kjo distancë nuk mund ta godisni një elefant”!

Edward Paul Abbey, shkrimtar amerikan: “Pa koment”!

Pjetri i Madh, sundimtar rus: “Jepini krejt...” (fjalia e tij nuk ka mbaruar, ndaj është enigmatike)!

John Quincy Adams, president amerikan: “Krejt kjo është nga dheu! Jam i kënaqur”!

Hector Hugh Munro, oficer britanik: “Ndale atë dreq cigare” (nga frika se armiku gjerman në Luftës së Dytë Botërore do t’i vërejë nga tymi)!

James Brown, këngëtar amerikan: “Po iki sonte”!

Nostradamusi, parashikues francez: “Nesër nuk do të jem”!

Sid Vicious, lideri i grupit Sex Pistols: “Kisha pakt me vdekjen. Dua ta përmbushi pjesën time të marrëveshjes. Dua të më varrosni pranë të dashurës. Më varrosni me xhaketën e lëkurës dhe me xhinse. Lamtumirë” (E dashura e tij ishte Nancy Spungen, për vrasjen e së cilës ishte akuzuar. Meqë ajo ishte çifute, ata nuk mund të ishin në të një njëjtën varrezë)!

Salvador Allende (para se ta vriste veten me plumb në kokë, gjatë puçit ushtarak): “Këto janë fjalët e mia të fundit dhe jam i sigurt se sakrifica ime nuk do të jetë e kotë. Jam i sigurt se të paktën do të jetë një mësim moral që do të dënojë krimin, dobësinë dhe tradhtinë”!

Napoleon Bonaparte, sundimtar francez: “Po vdes para kohës sime, ndërsa trupi do t’i kthehet tokës. Ky është fati i atij që e kanë quajtur Napoleoni i Madh. Çfarë humnere shtrihet mes mjerimit tim të tashëm dhe mbretërisë së përjetshme të Krishtit”!

Alfred Hitchcock, regjisor anglez: “Njeriu kurrë nuk e di fundin. Njeriu duhet të vdes që të shoh se çka ndodhë pas vdekjes, ndonëse katolikët i kanë disa shpresa të tyre”!

Anton Szandor LaVey, autor i Biblës satanike: “Oh, oh, çka kam bërë, diçka nuk është në rregull, nuk është në rregull”!

Thomas Hobbes, filozof anglez: “Do ta them përsëri, se po ta kisha botën në disponim do ta jepja vetëm që të jetoja edhe një ditë. Sepse, tash po e bëj hapin në errësirë”!

Salvador Dali, piktor katallan: “Nuk besoj në vdekjen time”!

Pierre-Simon Laplace, astronom francez: “Ajo që dimë nuk është shumë. Ajo që nuk dimë është e madhe”!

Henry Ward Beecher, klerik amerikan: “Tash po vjen misteri”! /Telegrafi/


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons