Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor


Tiranë- Bazuar në daljet nga kufiri shqiptar prokuroria ka dyshime të forta se aktualisht ndodhën në siri 31 fëmijë. Disa prej fëmijëve kanë mbetur vetëm me të ëmën, kurse mosha më e vogël e një të mituri të marrë nga prindërit e që ndodhet aktualisht në Siri është një vajzë 6-muajshe nga fshati Gurras i Pogradecit.

Nga Shqipëria është konfirmuar se janë larguar drejt Sirisë për të luftuar 86 shtetas shqiptarë. Prokuroria e Krimeve të Rënda për 13 prej tyre ka provuar edhe nga sistemi TIMS se kanë marrë me vete drejt luftës bashkëshortët dhe fëmijët.

Vajza 6-muajshe rezulton të ketë dalë në fundt të tetorit 2013, së bashku me nënën e të atin Krenar Shulin, si edhe me të motrën dhe të vëllanë edhe këta të mitur.

Fëmijët e Diamant Rashës pas vrasjes së tij ata janë vetëm më të ëmen. Edhe katër fëmijët e Hamit Muslisë, i njohur si Ebu Enesi, i cili është vrarë apo edhe dy fëmijët e imamit Genci Balla.

Raportohet që me fëmijët të jenë larguar në Siri edhe Hasan Korvafaj i vrarë, fëmijët e Bledian Hamzës i njohur si Ebu Samed i zhdukur, fëmijët e shtetasit Erion Basha, pesë fëmijët e Mehmet Stafasanit i njohur si Ebu Esejd Albani, fëmijët e Shkëlzen Dumanit që është i shpallur në kërkim dhe fëmijët e Almir Dacit i njohur si Ebu Belikse.

Mësohet se prokurorët e krimeve të rënda aktualisht po vijojnë hetimet duke pyetur familjarë të të gjithë personave që ndodhen në Siri, disa prej të cilëve janë shfaqur të pakënaqur e kanë akuzuar të arrestuarit.

Të tjerë shprehen se nuk e dinin që të afermit i kanë në luftë, por se janë të punësuar në Turqi apo Arabinë Saudite.

Një burim i tha ‚Top Channel’ se javën e ardhshme pritet të merren në pyetje disa nga personat që janë kthyer nga lufta në Siri, prej të cilëve 12 prej tyre janë të plagosur.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons