Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Absurde, tre profetët më të mëdhenj rusë: Lufta e tretë botërore do të filloj 5 ditë pas Lojërave Olimpike Dimërore të Socit!


Edhe pse mund të duket si e pabesueshme, ashtu si dhe ne, pas një kërkimi të hollësishëm nga gazetarët e alb-observer.com, fatkeqësisht rezultati ishte hidhur... real!

Kështu, sipas parashikimit të tre parashikuesve më të mëdhenj rusë, Lufta e tretë Botërore do të filloj në vitin 2014, pesë ditë pas përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Soci.

Madje, eksiton dhe një artikull i tillë profetik i publikuar në gazetën e njohur ruse Pravda në gjuhën angleze. Këtë artikull mund ta gjeni me këtë titull në google: Third World War to begin during Winter Games in 2014. Artikulli është publikuar më 25 mars të vitit... 2011!

Si për ironi të fatit, si të kishin parashikuar, me dijeninë më të madhe ky artikull referon: “Më 24 Mars (2011) astrologë shumë të njohur rusë, samanë dhe parapsikologë, u mblodhën për të diskutuar parashikimet e tyre për të ardhmen e afërt dhe të largët”, ndërsa anashkaluam disa paragrafë, qëndruam në pikën që na interesonte që vazhdon: “Pjesëmarrësit e kësaj mbledhje, zbuluan ditën e fillimit të Luftës së Tretë Botërore. Lufta e re, thuhet se do filloj në Mars 2014, gjatë Lojërave Olimpike Dimërore në Soci. Madje është e mundur që lufta të filloj pesë ditë pas përfundimit të Lojërave Olimpike”.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
qa po thu,ku ka profet gjall ne ditet e sotme Mesa di un profeti i fundit ishte Muhamedi,mos sbesoj se ka profet gjall ose esht thjesht nje hipotez pa vertetim


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Nobelisti i Paqes: “Përgatituni për Luftën e Tretë Botërore”
BE-ja po nxiton që të krijojë një super-shtet të plotë, sepse e dinë çfarë i pret dhe për të mbijetuar, Europa detyrimisht duhet të jetë një shtet i bashkuar. Nxitimi i tyre më lë të kuptoj se e dinë mjaft mirë që lufta është e pashmangshme



Me siguri të plotë foli diplomati i njohur Henry Kissinger, kur u pyet për situatën politike që mbizotëron sot në botë. Ai u shpreh i sigurt se Lufta e Tretë Botërore është shumë pranë. Kissinger përshkroi me ngjyra shumë të errëta të ardhmen e zymtë që na pret. Sipas tij, SHBA është gati të godasë Kinën dhe Rusinë, duke gjetur si pretekst Iranin. Ai është i bindur se SHBA do të triumfojë, pasi është më e mira dhe ka ushtrinë më të konsoliduar.

Kissinger, është një figurë kontroversale. Diplomati i vlerësuar me çmimin Nobel të Paqes, në një shkrim të tij në sajtin elektronik dailysquib.co.uk, jo vetëm që është pro luftës, por e përshkruan momentin e shpërthimit me shumë entuziazëm.

Në këtë shkrim, ai thotë: “SHBA do të sulmojë Kinën dhe Rusinë dhe gozhda e fundit në arkivol do të jetë Irani, i cili sigurisht që është vënë në shënjestër të Izraelit.

Lufta që na pret do të jetë kaq e ashpër, saqë vetëm një superfuqi mund të fitojë dhe ajo do të jemi ne. Ndaj dhe BE-ja po nxiton që të krijojë një super-shtet të plotë, sepse e dinë çfarë i pret dhe për të mbijetuar, Europa detyrimisht duhet të jetë një shtet i bashkuar.

Nxitimi i tyre më lë të kuptoj se e dinë mjaft mirë që lufta është e pashmangshme. Oh, sa shumë e kam ëndërruar këtë moment të mrekullueshëm! Kontrolloni naftën, që të ushtroni kontroll mbi kombet. Kontrolloni ushqimin që të ushtroni kontroll mbi njerëzit.

Nëse je një njeri i zakonshëm, atëherë mund të përgatitesh për luftë. Shko në periferi dhe ndërto një fermë, por duhet të marrësh me vete armë, pasi rreth e rrotull do të kesh turma njerëzish të uritur. Edhe pse shtresa e lartë do të ketë vende të sigurta ku do të strehohet, duhet që gjatë kohës të luftës, të jetë mjaft e kujdesshme me shtresat më të ulëta të shoqërisë, pasi vendstrehimet e tyre mund të rrezikohen.

Informuam ushtrinë se duhet të pushtojmë mbi shtatë shtete të Lindjes së Mesme, me qëllim që të sigurojmë burimet e financimit të ushtrisë dhe pothuaj e kanë përfunduar punën e tyre.

Të gjithë e dimë se çfarë mendimi kam për ushtrinë, por duhet të them që këtë herë iu bindën urdhrave të mësipërm.

Tashmë ndodhemi në fazën përfundimtare dhe stacioni i fundit është Irani, i cili do të ndryshojë balancimin. Sa kohë do të qëndrojë Kina dhe Rusia duke parë Amerikën të bëjë spastrime? Arusha e madhe ruse dhe drapri kinez do të zgjohen nga gjumi i tyre dhe kjo do të ndodhë kur Izraelit do t’i duhet të luftojë duke përdorur gjithë forcat e tij, si dhe arsenalin e armatimeve.
Le të shpresojmë se çdo gjë do të shkojë mirë. Gjysma e Lindjes së Mesme është izraelite. Nga rrënojat do të ndërtojmë një shoqëri të re, do të mbetet vetëm një superfuqi dhe ajo do të jetë qeveria ndërkombëtare që do të fitojë. Mos harroni, SHBA ka armët më të mira, kemi pajisje që asnjë komb tjetër në botë nuk i ka. SHBA do t’i shfaqë këto armë para popujve, në momentin e duhur”.

Pak fjalë për diplomatin

Dr. Henry Alfred Kissinger lindi më 27 maj 1923 në Fürth të Gjermanisë. Është diplomat dhe politikan me shtetësi amerikane dhe me origjinë çifute.

Ishte konsulenti i sigurisë kombëtare të presidentëve amerikanë Richard Nixon dhe Gerald Ford në vitet 1969-1975 dhe Ministër i Punëve të Jashtme i ShBA-së ndërmjet viteve 1973-1977. Ka qenë nismëtari i butësimit të marrëdhënieve midis ShBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, dhe si rezultat është nënshkruar marrëveshja e SALT I në vitin 1972. Në të njëjtën vit u krijuan marrëdhëniet e para zyrtare me Republikën Popullore të Kinës.

Kissinger ka dhënë mbështetjen për bombardimin e Kamboxhias gjatë viteve 1969-1970. Për kontributet e mëdha për zgjidhjen e problemit të Vietnamit, në vitin 1973 Kissingerit i ishte dhënë Çmimi Nobel për Paqe. Në vitin 1979 kontribuoi për fillimin e marrëdhënieve midis Egjiptit dhe Izraelit me metodën e ashtuquajtur “Shuffle Diplomacy”.

Kissinger edhe sot mbetet një figurë kontroversale. Këtë ka treguar edhe karriera e tij diplomatike, duke qenë herë pro luftës dhe herë pro paqes!


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Parashikimi i astrologut rus Pavel Globa: Lufta e III Botërore fillon në mars

Lufta e tretë Botërore do të fillojë në mars të vitit 2014. Ka qenë ky parashikimi i bërë nga astrologu rus, Pavel Globa, 2 vite më parë, një parashikim i cili në ditët e sotme mbështetet nga një pjesë e konsiderueshme analistësh. Më 25 mars të vitit 2011, gjatë një konference të astrologëve në Moskë, Globa tha se kishte parashikuar se Lufta e Tretë Botërore do të niste ose gjatë lojërave Olimpike Dimërore të Sochit ose pas përfundimit të tyre, në muajin mars.

Atëherë një deklaratë e tillë nuk ngjalli shume interes, por tani që situata mes Rusisë dhe Ukrainës është tensionuar së tepërmi, aq sa rrezikohet që dy vendet të përfshihen në luftë, shumë i janë rithyer parashikimit të Globa-s.

Gjatë konferencës, ai nuk saktësoi se në cilin vend pikërisht do të ndizej lufta. Gazetarët rusë kanë shtuar se Globa kishte parashikuar, ndër të tjera, rënien e Bashkimit Sovjetik, katastrofën e Çernobilit dhe sulmet terroriste në Qendrën Botërore Tregtare më 11 shtator 2001, në SHBA.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons