Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor


5 celularë që kanë shpëtuar njerëz nga vdekja


5. HTC Evo 3D

Smarfoni HTC Evo 3D nuk mundi ti rezistonte një rënie një metërshe në çimento, por kjo s’do të thotë se ky smartfonë nuk do të ndalonte një vrasje. Kur një stacion karburanti u tentua të vidheshe në Florida të SHBA-së, hajduti qëlloi nëpunësin e këtij karburanti me qëllim që t’a vriste atë, duke e qëlluar në kraharor.

Por për fat të mirë, nëpunësi ishte jashtë rrezikut për jetën falë celularit të tij smartfon që e kishte në xhep. Edhe pse nëpunësi i karburantit mbijetoi, celulari nuk mundi t’ia dilte mbanë.

Por ky nuk është incidenti i vetëm ku një smartfon HTC ka shpëtuar dikë. Në 2011-n, bateria e një celulari HTC Evo (një verzion më i vjetër se Evo 3D) ndaloi një plumb qorr që ishte shtënë në një klub nate në Atlanta të Gjeorgjisë (shtetit Amerikan, jo shtetit në Evropë).

4. BlackBerry

Tre vjet më parë, në 2010, kur BlackBerry-t ishin celularët më të preferuar, një grua u qëllua në këmbë aksidentalisht nga i dashuri i saj. Por pasojat ishin minimale falë celularit të saj BlackBerry që ajo kishte në xhep. Me të vërtetë një celular i fortë, duke konsideruar afërsinë që u qëllua gruaja.

3. Nokia

Kjo mund të mos jetë edhe aq e pabesueshme, sepse të gjithë e dimë që kur bie një celular Nokia 3310 “thyhet toka” . Dhe ja dy histori nga të cilat mund të ketë dalë edhe ky lajm rreth Nokias.

Historia e parë vjen nga Siria. Një person që po inçizonte incidentet në Siri u qëllua nga një plumb, mirëpo ishte pikërisht celulari Nokia X2 më të cilin ai po inçizonte që i shpëtoi atij jetën.

Historia e dytë vjen nga Jemeni, viti 2011. Nokia 5800 XpressMusic ndaloi një plumb qorr që do godiste një burrë në vendin ‘burrëror’. Pasi celulari Nokia ndaloi plumbin, personi në fjalë nuk u dëmtua.

2. iPhone

Kjo po që mund të na suprizojë. Apple ka emrin e keq për ndërtimin e pajisjeve ‘alla-made-in-china’, që nuk janë shumë të forta. Mirëpo kjo histori na tregon se e kemi gabim.

Në Shkurt të 2012-s, një celular iPhone ngadalësoi shpejtësinë e një plumbi, dhe bëri që plumbi të mos arrinte ‘destinacionin’ e tij, zemrën e një personi.

Një incident tjetër që përfshin pajsijet e Apple ndodhi në 2007-n, kur një iPod ndaloi një plumb që ishte drejtuar për një ushtar. Edhe pse ushtari në fjalë kishte jelek antiplumbi, iPod kreu një rol të rëndësishëm në këtë mes.

1. Razr

Rreth viteve 2006 – 2008, celularët më të preferuar ishin Motorola Razr, ‘pllakat e atëhershme’. Kur një fermer në Louisiana u godit nga një plumb qorr, ishte pikërisht një Motorola Razr që e shpëtoi atë, madje ai nuk ndjeu asgjë.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Kjo Është Fuqia E Zotit! Shikoni Se Si Shpëtoi Nga Vdekja E Sigurt Ky Shofer… Nuk Keni Për Ta Besuar


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Nuk i binden patrullës së policisë, makina bie nga ura, 1 i vdekur

Aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, kur dy të rinj që udhëtonin me një automjet fuoristradë, nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe kanë përfunduar poshtë një ure.

Patrulla i është vënë pas makinës, por të rinjtë kanë shtuar shpejtësinë duke përfunduar poshtë urës së Vranishtit në Vlorë. Për pasojë ka humbur jetën 27 vjeçari Robert Koçia, ndërsa është plagosur rëndë kushëriri i tij, Amarildo Koçia 19 vjeç, të dy nga fshati Varibop i Fierit.

Menjëherë i plagosuri është dërguar për në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë dhe ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, pas një kontrolli të ushtruar në automjetin e të rinjve ka zbuluar një sasi lënde narkotike, çka vërteton edhe mosbindjen e të rinjve ndaj patrullës.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons