Forumi Kuq E Zi
Leksioni i Bobi Fisher mbi shahun, si aventura e mendjes njerëzore Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Leksioni i Bobi Fisher mbi shahun, si aventura e mendjes njerëzore Regjis10

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Leksioni i Bobi Fisher mbi shahun, si aventura e mendjes njerëzore Fische10

Bobi Fisher (Robert James Fischer) i pari, ndoshta i vetmi kampion i shahut amerikan që pas fitores në vitin 1972 në kryeqytetin Reikjavik të Islandës kundër mjeshtrit rus Spaski, dhe për rrjedhojë ndërpreu hegjemoninë sovjetike në këtë sport.
I biri i një gruaje që përpunohej ditë e natë e survejohej mëngjes e darkë nga FBI-ja, Bobi Fisher është përkufizuar si gjeniu i pakuptuar. Në fillim u prit si hero i Luftës së ftohtë dhe më pas u etiketua si tradhtar, i çmendur e harbut pas një interviste radiofonike kundra SHBA-ve, direkt pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001-it ku ai tha se SHBA-të e meritonin rrëzimin e dy kullave. Më parë ai kishte refuzuar në vitin 1975 të luante për mbajtjen e titullit, çka i solli automatikisht humbjen në tavolinë. Atij nuk i interesonte titulli.
Emri i tij qarkullonte si një legjendë metropolitane sikur ai të ishte njeriu qe luante aq mrekullisht në internet saqë dyshimet direkt ranë mbi të. Natyrisht përkufizimet nuk kanë munguar as për të, si për të gjithë ajkën e njerëzisë. E kanë quajtur të pabesueshëm, histrion, i vrazhdë, i shkëlqyer, abuziv, paranojak, i keq, infantil - por në të vërtetë ai ishte një mjeshtër i sakrificës dhe një asketik i padyshimtë. Një paradoks i çuditshëm. Blindohej pas një obsesioni për të refuzuar të tjerët dhe Historinë bashkë dhe në fund gjendej sërish në qendër të skenës, nën sytë e të gjithëve.
Natyrisht Bobi Fisher u kthye në një mit të gjallë për shumë arsye. Ndërkohë. Në 1972 ai mishëronte ëndrrën politike të një brezi të pjesë të botës, Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Ftohtë, pastaj kuptoi se ajo ëndërr duhesh zhdukur. U zhgënjye së tepërmi kur u kthye nga Rejkjaviku si kampion i botës pasi mendonte se i takonin nderimet zyrtare, të cilat në të vërtetë nuk i erdhën kurrë. Ai priste një ftesë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë, që për një djalë të ri të rritur Bruklin ishte një nder i madh dhe kur kuptoi se gjithçka ishte një iluzion, u ndje i fyer. Mund të ishte bërë i pasur dhe i famshëm. Mund të krijonte një agjenci reklamash, por refuzoi. Refuzoi edhe pse nuk kishte një projekt për të ardhmen. E kishte pasur deri në kampionatin e 72-shit. Dhe nëse ti ke një projekt dhe e realizon derisa je gjallë, pastaj duhet të gjesh diçka tjetër. Pikërisht këtu është momenti që Fisher merr arratinë. Dhe bota e sportit më shumë se çdo gjë tjetër është e mbushur plot me njerëz që arrijnë majat dhe pastaj nuk dinë çfarë të bëjnë.
Sidoqoftë gjëja tjetër interesante është se ai kishte një qartësi absolute për politikën, edhe pse shpesh thoshte çmendurira. Parabola e tij natyrisht ka një koherencë. Pika themelore është se Fisherit iu gozhdua imazhi i një njeriu egocentrik e paranojak. Ai ishte me siguri egocentrik, por sa për paranojak le t’i shohim pak disa gjëra. Pavarësisht thënies - që ka gjasa të jetë e vërtetë - të Delmore Schwartz se “edhe paranojakët kanë armiq të vërtetë”, qëndron fakti se ky njeri, qëkur ishte një fëmijë, ishte i survejuar nga FBI-ja. Kur në 2002 u de-klasifikuan dosjet e FBI-së, doli në dritë e gjithë historia e familjes së tij dhe e babait të tij të vërtetë. Bile ai vetë zbuloi, në moshë të thyer dhe në mërgim se e ëma ishte nën vëzhgim përpara se ai të lindte.
Pra, të gjitha gjërat për të cilat ai kishte dyshuar gjithmonë dolën të ishin të vërteta, bile të konfirmuara me dokumente. Afërmendsh nga raporti i veçantë me të ëmën diçka mund të ketë filtruar. Nëna e tij, Regina, është një tjetër personazh që përfshin historinë e shekullit të XX-të. Që kur ikën nga qyteti i Bruklin-it në fillimin e viteve 60, duke e lënë fëmijën, ajo fillon udhëtimet nëpër botë, si veprimtare kundër Luftës së Vietnamit, si infermiere vullnetare në Managua të Revolucionit Sandinist dhe në fund kthehet në Shtetet e Bashkuara Bashkuara të Amerikës, ku vdes nga kanceri.
Gjithmonë portreti i Fisherit ka mbetur një personalitet kompleks që largohet nga bota dhe nga çka të thërret e detyrojnë të jetë. Personalisht duke lexuar librat mbi Bobi Fisher, ajo që kuptova ishte ndërtimi i një pavarësie dhe autonomie pavarësisht presionit që historia dhe jeta personale ushtrojnë mbi të. Në një moment të jetës së tij, Fisher kupton se është bërë një njeri që ai nuk do donte të ishte. Shahu për të ishte bota tjetër, një botë paralele, një strofull ku ai arratisej nga historia dhe politika. Rebelimi i tij është radikal. E vetmja mënyrë për një rebelim radikal, në kohën dhe në shoqërinë tonë, ku ëndrrat politike revolucionare janë futur në sirtar – është të dalësh jashtë, të bësh ESC nga sistemi, të bëhesh një intelektual separatist.
Zakonisht kur flitet për Bobi Fisher mendohet se ai është emblemë e asaj historie që mbaron në Rejkjavik, pra brenda Luftës së Ftohtë. Është e vërtetë se shahu, ashtu siç është lufta për dominimin e hapësirës, ka qenë një nga fushat joushtarake të konkurrencës së SHBA me Bashkimin Sovjetik. Por ta mbyllësh aty është minimizuese, sepse është e pamundur t’i kuptojmë ngjarjet historike si të ndërprera. Ka një zhvillim, një vazhdimësi mes Luftës së Ftohtë dhe epokës pas saj dhe ndofta zgjidhja është pikërisht karriera e Fisherit, e cila nuk fillon me fitimin e kampionatit të Shahut të ’72 kundër Spaski.
Bobi Fisher e ka ndryshuar imazhin e shahisti që i ngjante një matematikani logjik. Ai kuptoi përpara të tjerëve se shahu po shuhej, si një aventurë e bukur e mendjes njerëzore. Kur shikonte kolegët që luanin me kompjutera, mendonte se ata ishin çmendur. Për të shahu ishte një lojë intelektuale, dhe jo një lojë teknike. Atij i pëlqente shpesh të thoshte se shahu është si një lojë basketbolli dhe i ngjan një k.o në ringun e boksit. Për të ishte thjeshtë agonizëm.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons