Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor


Porno në çift mund të ndezë jetën tuaj seksuale

Jeta juaj seksuale do të bëhej më pikante nëse vendosni të shikoni filma porno me partnerin tuaj, por kjo ide nuk i përshtatet kujtdo.

A mundet që pornografia në çift të përmirësojë jetën tuaj seksuale? Apo videot me seks do të prishin intimitetin duke ftohur ata që i shikojnë këto video?

“Mbetet një çështje intensiteti, grade, frekuence dhe tipi,” thotë Sandra Leiblum, terapiste e seksit dhe drejtoreshë e shërbimeve psikologjike në Qendrën e Shendetit Seksual, në Bedminster, New Jersey. “Mund të sjellë eksitim dhe interes, duke i ndihmuar ato çifte që e kanë të vështirë të eksitohen. Por nëse një nga partnerët angazhohet si shikues i rregullt i pornografisë për një kohë të gjatë dhe injoron partnerin tjetër sepse materiali që po shikon është shumë joshës dhe robërues, atëherë pasojat janë negative. Gjithçka ka të bëjë me mënyrën se si përdoret pornografia.”

Porno në çift: Si të pyesni partnerin

Mund të jetë e vështirë dhe e sikletshme që t’i sugjeroni partnerit tuaj se jeni të interesuar për të parë së bashku një video me seks. Nëse vendosni ta provoni, përdorni imagjinatën për t’i gjetur anën shtrimit të çështjes. Për shembull, mund të merrni me qira një film të rrymës që përmban një skenë seksuale deri diku të hollësishme, dhe ta përdorni këtë si mënyrë për të hapur diskutimin. Ose mund ta hapni temën e pornos në çift kur jeni duke u ledhatuar ose kur jeni duke ndarë mes jush fantazitë dhe sekretet që keni.

Mos harroni që partneri juaj fillimisht mund të hezitojë për të parë me ju një video me seks. Ndonjëherë, ky hezitim bazohet tek frika që ka partneri juaj nga mendimi se mos e krahasoni me aktorët e videos me seks. Një përgjigje ndaj këtij shqetësimi është t’i shpjegoni se personat e përfshirë në videon pornografike janë aktorë dhe ashtu si aktorët e Hollivudit, duken dhe veprojnë ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, duke portretizuar ideale që nxisin eksitim.

Si të zgjidhni videon e duhur me seks

Gjëja më e rëndësishme për të patur ndërmend rreth pornos në çift është se njerëz të ndryshëm eksitohen nga gjëra të ndryshme. Më saktë, meshkujt dhe femrat kanë parapëlqime të ndryshme kur vjen puna tek imazhet seksuale. Kur të shkoni për të marr videon me seks që do ndani me partnerin tuaj, sillni ndërmend këto ndryshime mes gjinive:

Meshkujt eksitohen më shumë nga imazhet. Vërehet se videot erotike dhe fotot shkaktojnë eksitim të menjëhershëm tek meshkujt, thuajse në mënyrë automatike. Revistat provokuese ose videot me seks ndërtohen qëllimisht në një mënyrë të atillë që të nxisin pikërisht këtë reagim.
Femrat, nga ana tjetër, i përgjigjen më shumë ngacmimeve verbale. Qoftë të shkruara, qoftë të folura, fjalët erotike ndjellin një përgjigje të fortë seksuale tek femrat. Romanet me histori dashurie, me plot skenare të nxehta, janë një shembull i materialit erotik që shënjestron dhe eksiton në mënyrë tipike shumë femra.
Si të përdorni pornon në çift

Qëllimi i pornografisë në çift është t’i vijë në ndihmë seksit, të ndahet dhe të pëlqehet bashkërisht mes partnerëve. Si i tillë, ka disa mënyra për ta shijuar së bashku:

Shikojeni së bashku të gjithë videon me seks para se të bëni dashuri.
Shikojeni duke përkëdhelur e duke prekur njëri-tjetrin.
Lëreni partnerin/partneren tuaj që të shikojë ose të lexojë materialin teksa ju zhvisheni në dhomën tjetër.
Provono një pozicion që portretizohet në film ose revistë.
Jepini partnerit seks oral teksa po shikoni videon me seks.
Bëni seks në atë pozicion seksual që ju lejon të dyve të shikoni videon.
Si të kërkoni për një video me seks

Kur të zgjidhni një video me seks, zgjidhni një që ka subjekt të përshtatshëm dhe plot me gjuhë erotike. Disa dyqane për të rriturit, duke e ditur vlerën potenciale të tregut, kanë investuar ndjeshëm që dyqanet e tyre të jenë sa më tërheqëse për çiftet. “Dyqane si këto i ofrojnë çifteve mundësinë që t’i eksplorojnë titujt në një ambient të pastër e të ndriçuar mirë,” thotë Patti Britton, seksologe nga Los Angeles. Por dyqanet e këtij lloji nuk gjenden në çdo qytet.

Për ato çifte që duan të shikojnë porno bashkërisht, por që kanë shumë turp të futen në një dyqan për të rriturit, interneti ofron një mori dyqanesh online që shesin DVD për të rriturit, thotë Britton. Ajo rekomandon një faqe në adresën, freddyandeddy.com, por thotë se shumë tituj mund të gjenden edhe tek Amazon.com.

Ta ruani pornografinë në një vend privat

Që të mbroni privatësinë tuaj, dhe për t’i mbajtur materialet pornografike larg fëmijëve, nëse ka në familje, gjeni një vend që nuk arrihet kollaj dhe larg syve të të tjerëve. Mund t’i mbani në sirtarin e ndërresave ose në një kuti në raftin e sipërm të një dollapi. Ose në një kuti poshtë shtratit.

Pornografia në çift mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të gjallëruar jetën tuaj seksuale. Por sigurohuni që ju dhe partneri të merrni pjesë me dëshirën tuaj dhe të mos krijoni varësi nga videot me seks duke i kërkuar sa herë që të bëni dashuri. Argëtohuni, por me karar.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons