Forumi Kuq E Zi
Çfarë e bën Ebolan virus më të rrezikshëm se të tjerët? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Çfarë e bën Ebolan virus më të rrezikshëm se të tjerët? Regjis10

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Çfarë e bën Ebolan virus më të rrezikshëm se të tjerët? Ebola10

Ebola mund të konsiderohet edhe si virusi i maktheve. Vdekshmëria e të infektuarve me të është 90% dhe për disa kohë mendohej se do ishte murtaja e dytë, si ajo e viteve 1400. Pse është ky virus më vdekjeprurës se të tjerët?

Nëse do të pyesnim njohës të fushës së viruese se, nën kushtet e duhura, kush do të ishte virusi që do të mund t'i jepte fund botës, shumica e tyre do të përgjigjeshin 'ebola'. Ky është një virus i njohur për rrezikshmërinë e tij, është me nam! Ka 5 lloje të ndryshme të ebolas, secila ka marrë emrin e zonës ku është shfaqur për herë të parë. Lloji më pak i rrezikshëm i ebolës është ai Reston, i cili u zbulua në një karantinë majmunësh në Reston, Virxhinia. Virusi u gjurmua deri në Filipine, ku u zbulua se gjendej tek derrat, si të egër edhe të zbutur. Ky zbulim shkaktoi panik të madh në SHBA, bile edhe një film të sukseshëm, por ky version i virusit është asimptomatik tek njerëzit. Nuk janë regjistruar të vdekur prej tij.

Lloji më vdekjeprurës i Ebolas është Zaire. Ishte lloji i parë i zbuluar në 1976-ën, kur la të vdekur përafërsisht rreth 300 njerëz. Shkakton ethe hemorragjike, që do të thotë se sulmon sistemin vaskular duke dobësuar muret e enëve të gjakut dhe duke ndaluar gjakun të mpikset. Të gjitha ethet hemorragjike janë të rrezikshme dhe asnjë prej tyre nuk ka ndonjë kurë që sulmon virusin, ka barna që minimizojnë komplikacionet dhe teknika për të parandaluar dehidratim, por kjo nuk është e mjaftueshme. Një i afërm i ebolas, ethet Marburg, lë të vdekur nga 40 deri në 80 përqind të të infektuarve, por versioni Zaire i ebolës vret 90% të tyre. Çfarë e bën ebolën të jetë kaq e rrezikshme?
Çfarë e bën Ebolan virus më të rrezikshëm se të tjerët? Ebola210

Kërkues të ndryshëm kanë parë se njerëzit që vdesin nga ebola nuk kanë dhënë shenja të ndonjë përgjigjeje imunitare ndaj virusit. Fronti i parë i mbrojtjes të sistemit tonë imunitar janë qelizat e degëzuara. Nga vetë emri, këto qeliza janë të gjata dhe të degëzuara që mbulojnë thuajse çdo pjesë të trupit që bie në kontakt me botën e jashtme. Ato mbulojnë aq shumë lëkurën sa anatomistët e hershëm i ngatërruan me funde nervore. Ato gjithashtu mbulojnë pjesën e brendshme të mushkërive, kanalet e hundës dhe apratin tretës. Kur ato "prekin" diçka që nuk duhet të jetë në trup, e kapin, e copëtojnë dhe ia dërgojnë sistemit imunitar për ta parë - si edhe shkatërrohen edhe vetë për mundimin, e thënë kjo në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Më pas, trupi, i alarmuar ashtu si duhet fillon kundërsulmin. Ebola, veçanërisht lloji Zaire, ka aftësinë për të parandaluar qelizat e degëzuara të sintetizojnë proteinat që lajmërojnë sistemin imunitar se ajo është një qelizë e infektuar. Virusi ebola nuk "ndez" alarmin dhe i qetë vazhdon të infektojë trupin.

Kërkime të ndryshme kanë treguar se virusi prej cilësdo nga 4 zonat e tjera nuk i ka aftësitë e fshehjes, prandaj, mutacioni i Zaire-s në një nga llojet e tjera mund të jetë një taktikë sulmi. Gjithashtu, është zbuluar se si ebola futet në qeliza dhe shkencëtarët kanë zhvilluar një antitrup që mund të parandalojë infeksionin. Ndoshta nuk ka për të qënë gjithnjë virusi i frikshëm që është sot. Deri atëherë ...


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons