Forumi Kuq E Zi
LAJMI FUNDIT: Armët kimike,Rama: Asnjë plan që cënon edhe një fije shqiptarët  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
LAJMI FUNDIT: Armët kimike,Rama: Asnjë plan që cënon edhe një fije shqiptarët  Regjis10

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
LAJMI FUNDIT: Armët kimike,Rama: Asnjë plan që cënon edhe një fije shqiptarët  1471155_683289515029253_576929386_n

LAJMI FUNDIT: Armët kimike,Rama: Asnjë plan që cënon edhe një fije shqiptarët

Nuk ka vend për alarm për armët kimike. Nuk ka një plan, por dhe nëse do ketë ai nuk do të cënojë aspak interesat e çdo familjeje dhe çdo shqiptari, por përkundrazi do ta nxirrte Shqipërinë më të pastër. Këto ka theksuar rkeyministri Edi Rama pak pas protestës popullore kundër armëve kimike në Tiranë. Rama nisi të flasë për armët kimike sapo mori fjalën në konferencën Antikorruspion.

I mirëkuptoj protestat dhe shqetësimin e qytetarëve. Por nuk ka një vendim dhe nuk ka një plan të plotë dhe marrëveshje të plotë. “Kurrë unë vetë dhe kjo qeveri nuk do të pranonte që jo jeta, por vetë e ardhmja e tyre të vihej në diskutim me cënimin më të vogël. Çdo prind duhet ta dijë se kurrë unë apo qeveria nuk do të vendoseshim në asnjëlloj pozicioni që do të rrezikonte qoftë dhe një fije fëmijën apo familjen”.

Rama ka thënë se çdo gjysh duhet ta dijë se kurrë nuk do të thonim një po, apo të shkonim para parlamentit pa pasur në dorë një plan bazuar mbi një marrëveshje, që do të garantonte jo vetëm të gjitha rreziqet e imagjnuara për shkak një propagande të mbështetur në një tërësi të pavërtetash apo të vërtetash tona të kthehej në një problem.

Rama ka theksuar se është absolutisht e qartë për mua, qeverinë, që kontributi ynë apo lidhur krah për krah me SHAB është i lidhur me inetresat e qytetarëve të këtij vendi në këtë vend. Një plan dhe marrëveshje ku Shqipëria do dalë jo vetëm me kokën lart, por e fituar dhe më e pastër se ç’është sot.

FJALA E PLOTË E KRYEMINISTRIT EDI RAMA PË ARMËT KIMIKE
Dua të përfitoj nga ky rast për të përsëritur edhe një herë për të gjithë qytetarët e shqetësuar se nuk ka vend për alarm. Unë i mirëkuptoj me të vërtetë të gjithë ata që protestojnë, i mirëkuptoj me të vërtetë vajzat dhe djemtë që shprehin protestën e tyre ndaj një çështjeje që e ka përfshirë Shqipërinë natyrshëm si pjesë e familjes euro-atlantike, si partnere e pandashme e SHBA, por që mbetet me shumë të panjohura ende për publikun e gjerë, qoftë për faktin se thuhen shumë të pavërteta, qoftë dhe për faktin se diskutimi vazhdon dhe shumëçka mbetet ende pjesë e nje diskutimi të gjerë, intensiv dhe me përgjegjshmërinë më të lartë dhe nga qeveria shqiptare. Pa asnjë dyshim unë jam e do mbetem krenar që jemi një shumicë e zgjedhur me votë të fortë popullore, që projektin e parë që i çoi parlamentit ishte ndalimi i mportit të plerave. Përfshirja në diskutimin e nxehtë të ditës me SHBA dhe të tjerë për çështjen në fjalë nuk ka asnjë kundërshtim me refuzimin tonë për të importuar plehra nga jashtë. Është rasti që secili mund të shohë dhe kuptojë se janë dy gjëra pa asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Njerëzit kanë nevojë për siguri të plotë, për të pasur para syve një plan të plotë, kanë nevojë për të gjykuar mbi një marrëveshje të plotë, për të dëgjuar një arsyetim të plotë, se çfarë përfiton Shqipëria edhe nga vetë pikëpamja mjedisore në rast se përfshihet në një operacion të tillë. Do thuhen dhe dëgjohen kur ky plan i plotë, marrëveshje e plotë të jenë gati për t’u diskutuar. Fakti që sot s’ka ende një vendim, lidhet me faktin se nuk ka një plan të plotë dhe marrëveshje të plotë. Jo vetëm nga ana jonë, por mes vendeve me njëri-tjetrin. Kështu që ajo çfarë unë mund të them, duke kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve, siç mirëkuptoj plotësiusht ata që ndihen të shqetësuar apo që dalin në protesta jo nga rruga e interesaave politike, por nga rruga e nivelit qytetar apo atdhetar. Sot mund të themi se në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk do pranonim që të cënohej integriteti i vendit tonë qoftë në aspekti jetike, qoftë në aspektin mjedisor, apo të ardhmes së vet. Çdo vajzë apo djalë, nxënës apo student që sot është përfshirë në këtë debat duhet ta dijë se kurrë unë vetë dhe kjo qeveri nuk do të pranonte që jo jeta, por vetë e ardhmja e tyre të vihej në diskutim me cënimin më të vogël. Çdo prind duhet ta dijë se kurrë unë apo qeveria nuk do të vendoseshim në asnjëlloj pozicioni që do të rrezikonte qoftë dhe një fije fëmijën apo familjen. Çdo gjysh duhnet ta dijë se kurrë nuk do të thonim një po, apo të shkonim para parlamentit pa pasur në dorë një plan bazuyar mbi një marrëveshje që do të garantonte jo vetëm të gjitha rreziqet e imagjnuara për shkak një propagande të mbështetur në një tërësi të pavërtetash apo të vërtetash tona të kthehej në një problem. Është absolutisht e qartë për mua, qeverinë, që kontributi ynë apo lidhur krah për krah me SHAB është i lidhur me inetresat e qytetarëve të këtij vendi në këtë vend. Një plan dhe marrëveshje ku Shqipëria do dalë jo vetëm me kokën lart, pro e fituar dhe më e pastër se ç’është sot. Sot Shqipëria në kushtet që gjendemi jeton në një mjedis të mbushur me hotspote dhe me grumbullime mbeturinash të rrezikshme për shëndetin dhe të ardhmen. Kjo nuk është një arsye për të marrë arsye për të marrë përsipër rreziqe të tjera, por për të medituar mbi mundësinë që një moment i tillë të jetë një shans i madh jo vetëm për të bërë detyrën tonë me kokën lart, por për të dalë nga ky operacion më të fortë dhe më të pastër. Duhet kohë, duhen argumentet e nevojshme për publikun, që Shqipëria ta marrë përsipër një proces të tillë kaq historik dhe delikat për mbarë botën. Duam të jemi 100% të sigurt dhe ne ende nuk kemi një vendim. Dhe ky vendim do merret në konformitet të plotë me gjithë detyrimet që ka qeveria e Shqipërisë dhe unë personalisht para çdo shqiptari për të rreshtuar çdo argument dhe gjithë tërësinë e argumentave që e arsyetojnë vendimin si përgjegjësi kombëtare për publikun dhe të ardhmen e këtij vendi.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
nese do tri pranonte ata arm do rrezohej qeveria ma merr mendja se Rama sdo deshironte kte gje


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons