Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Macja që përshkoi 720 kilometra prej Sun 20 Oct 2013, 13:16

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor


Nëse macet zakonisht kanë shtatë jetë, një prej tyre ka ndonjë më shumë. Quhet Pablo dhe jeton në Broklej, një lagje në jug të Londrës.

Maçoku ishte shumë i njohur në komunitet dhe kishte “respektin” e qenve, pasi sipas banorëve u bënte atyre një rezistencë prej tigri. Por një vit më parë Pablo u zhduk.

Padronët e tij, Siobhan Campbell dhe e ëma Kate Partridge, që e kishin adoptuar kur ishte ende pak muajsh, e kërkuan kudo: në rrugë, në parqe, në kopshtet e shtëpive që vizitonte zakonisht, por asgjë.

Por të premten e kaluar tek familja mbërriti një telefonatë që tregonte se Pablo kishte dalë dhe kishte bërë një “shëtitje” të gjatë. Më konkretisht, një udhëtim prej 720 kilometrash, nga jugu i Londrës deri në Fife të Skocisë.



Aty kishte hyrë në një bankë dhe asnjë nga punonjësit nuk kishte marrë guximin që ta dëbonte, derisa njëri prej tyre i telefonoi filialit më të afërt të Mbrojtjes së Maceve, një grup bamirësie që kujdeset për macet e rrugës dhe ato të braktisura.

Tani Pablo, pas një kontrolli tek veterineri, i është besuar një vajze të organizatës, Sarah Adie, por së shpejti do t’i rikthehet familjes së tij.


Mbrojtja e Maceve planifikon t’i dhurojë një udhëtim kthimi më pak stresues sesa vajtja. Grupi synon t’i sigurojë kafshës një biletë ajrore për në Londër dhe për këtë arsye ka bërë një apel për të gjetur fonde.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons