Forumi Kuq E Zi
Misteri i trekendeshit te Bermudes, ja 3 sekretet e frikshme !!! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Misteri i trekendeshit te Bermudes, ja 3 sekretet e frikshme !!! Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Misteri i trekendeshit te Bermudes, ja 3 sekretet e frikshme !!! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Misteri i trekendeshit te Bermudes, ja 3 sekretet e frikshme !!! Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Misteri i trekendeshit te Bermudes, ja 3 sekretet e frikshme !!! Bermudatriangle500



Misteri i trekendeshit te Bermudes, ja 3 sekretet e frikshme !!!

Në këtë artikull do të flasim për Trekëndëshin e Bermudës, që ndodhet në Oqeanin Atlantik, në të cilin duke filluar nga 1800-a deri më sot janë zhdukur në mënyrë misterioze të paktën mbi njëqind anije dhe avionë dhe në disa raste është verifikuar që janë gjendur anije ose velierë të vegjël bosh, pa ekuipazh, edhe pse në bordin e tyre gjithçka ishte normale dhe varkat e shpëtimit ishin akoma në vendet e tyre, për këtë arsye nga një anë nuk ekzistonte asnjë motiv që të justifikonte një arratisje të ekuipazhit për arsye urgjence dhe nga ana tjetër prezenca e varkave të shpëtimit tregon se ekuipazhi nuk ishte larguar nga anija me dëshirën e tij për një arsye te caktuar, sepse në këtë rast do të kishte përdorur varkat qe siç thamë, u gjetën aty ku ishin, pa përdorur.Do të fillojmë duke përshkruar disa raste të veçanta dhe të famshme mbi zhdukjen e anijeve dhe avionëve në Trekëndëshin e Bermudës.

Pasi të kemi përshkruar këto zhdukje misterioze, do të marrim në konsiderate disa hipoteza që janë hedhur për t’i dhënë një shpjegim këtyre zhdukjeve misterioze dhe për t’u munduar të zgjidhim misterin e Trekëndëshit ëe Bermudës.Anija e parë e zhdukur në Trekëndëshin e Bermudës për të cilën do flasim është Marine Sulphur Queen, e cila u nis në 2 shkurt të vitit 1963 nga Galveston për në Norfolk. Anija Marine Sulphur Queen duhej të arrinte në Norfolk në 7 shkurt. Por pikërisht në atë ditë, duke parë që anija ishte me vonesë sipas orarit të mbërritjes, Roja Bregdetare dha alarmin.Po të mendohemi mirë, kishte diçka të çuditshme në nxitimin për të dhënë alarmin, sikur ta ndjenin që kishte ndodhur diçka e keqe.

Ndoshta nxitimi i dhënies së alarmit ka të bëjë me faktin se pas transmetimit të dy mesazheve private në 4 shkurt 1963, radioja e bordit të anijes kishte heshtur çuditërisht së transmetuari.Në 8 shkurt, 7 aeroplanë fluturojnë sipër zonës që përfshihet midis Galveston Gjirit të Floridas. Por, edhe me impenjimin e njerëzve që merrnin pjesë në kërkime, nuk u has në asnjë anije, asnjë relike, asnjë njollë dyshuese. Ditën e nesërme u kryen serish kërkime, këtë radhë ëe larg por dhe kësaj here nuk u gjet asnjë anije apo shenjë e dyshimtë.Deri në 13 shkurt u ndërmorën shumë fluturime zbulimi në një sipërfaqe prej 500.000 km2. Zona gjithashtu po inspektohej nga disa anije kërkuese dhe u morën në pyetje kapitenët e shumë anijeve që kishin ndjekur hamendësisht të njëjtën trajektore të anijes së zhdukur. Edhe pse u bënë të gjitha përpjekjet nuk pati asnjë rezultat.

Kjo zhdukje e një anije të madhe ndodhur pranë bregdetit në një zone relativisht të ngushtë dhe pa asnjë sinjalizim rreziku të lëshuar nga anija është një mister i vërtetë. Sipas ekspertëve që u morën me kërkimet, dukej sikur anija të ishte zhdukur papritur pa lënë asnjë gjurmë. Gjëja më e habitshme ishte se zhdukja kishte ndodhur në një zonë të ngushtë në afërsi të bregut dhe shumë e trafikuar nga anijet.Komisioni hetimor i Rojes Bregdetare publikoi një raport shumë të detajuar mbi zhdukjen e anijes. Në këtë raport u arrit në konkluzionin se zhdukja e anijes ishte e pashpjegueshme, edhe për arsyen sepse kushtet e lundrimit dhe ato atmosferike nuk krijonin asnjë rrezik për anijen.Tani do të marrim në konsiderate zhdukjen në Trekëndëshin e Bermudës të Cyclops, një anije e madhe që përdorej për furnizimin e trupave amerikane me bazë në Atlantikun Jugor. Zhdukja e kësaj anije ndodhi në 4 Mars 1918. Anija u nis nga Bahia në 21 Shkurt 1918 drejtuar SHBA-së por që asnjëherë nuk arriti në destinacion. Sinjalizimi i fundit për këtë anije u bë në 4 Mars, ditë në të cilën Cyclopsi ndaloi në portin e La Barbade, por kjo ishte dhe hera e fundit që dikush pa anijen sepse ajo nuk arriti kurrë në Norfolk.

Sipas Komisionit Hetimor që ndërmori hetimet mbi zhdukjen e kësaj anije bëhet fjalë për një zhdukje totale, perfekte, e pashpjegueshme: asnjë SOS, asnjë relikt, asnjë varkë shpëtimi, asnjë dyshim apo provë për të kuptuar se çfarë i kishte ndodhur anijes.Roja Bregdetare lëshoi një deklaratë kuptimplote në të cilën zhdukja e Cyclops u konsiderua si një nga më të mistershmet e të gjitha kohërave në Marinën Bregdetare.Por misteret e Trekëndëshit të Bermudës nuk mbarojnë këtu, përkundrazi, zhdukja e Cyclops është më pak e mistershme se sa ajo që do të lexoni më poshtë.Ne vitin 1881 anija amerikane Ellen Austin dalloi nga lart një velier që po shkonte drejt bregut.

Kapiteni i Ellen Austin urdhëroi afrimin drejt anijes që po përfundonte në breg por të gjithë ngelën të habitur kur vunë re se anija ishte komplet bosh, pa ekuipazh. Si hipoteze e parë menduan se ekuipazhi ishte larguar nga anija nga dallgët, dhe për këtë arsye kapiteni i anijes Ellen Austin transferoi në velier disa nga ekuipazhi i tij, duke u kthyer të dyja njëra pas tjetrës.Natën tjetër papritur u shfaq një mjegull dhe, kur kjo u shpërnda, Ellen Austin u gjet vetëm në mes të detit. Dy ditë më pas velieri misterioz u rishfaq sërish dhe, çuditërisht, dukej sërish sikur nuk arrinte të mbante drejtimin e duhur gjatë lundrimit, edhe pse këtë herë velat ishin të hapura.

Anija Ellen Austin rimorkioi velierin dhe thërritën njerëzit e ekuipazhit që më parë ishin transferuar aty nga Ellen Austin. Për habinë e të gjithëve askush nuk u përgjigj, sepse velieri ishte sërish pa asnjë ekuipazh në bord.Kapiteni i Ellen Austin kërkoi serish vullnetare midis ekuipazhit të tij që të pranonin të shkonin në velierin e rimorkiuar. Këtë herë nuk ishte e lehtë të gjendeshin persona vullnetarë duke qenë se të gjithë ishin të terrorizuar nga zhdukja e ekuipazhit të mëparshëm. Gjithsesi me vështirësi u gjetën persona të tjerë, që fale shumës së parave vënë në dispozicion nga kapiteni, u transferuan në velier dhe vazhduan rrugën sëbashku.Por jo për shumë, sepse shpejt u paraqit e njëjta skenë e tmerrshme. Gjatë natës u rishfaq sërish mjegulla që tmerroi ekuipazhin e Ellen Austin. Mëngjesin tjetër u zhduk sërish, por ditën tjetër përsëri u rishfaq, dhe këtë herë pa ekuipazhin në bord. Atëherë kapiteni i Ellen Austin u dorëzua dhe nuk dërgoi me asnjeri në velierin misterioz duke u bindur se në atë anije diçka e shtriguar kishte ndodhur, një mallkim.

Por në Trekëndëshin e Bermudës nuk janë zhdukur vetëm anije, por dhe një numër i konsiderueshëm aeroplanësh

Rasti i parë i zhdukjes së aeroplanëve që do të marrin në shqyrtim ndodhi në 5 dhjetor të 1945 dhe ka të bëjë me 5 aeroplanë ushtarake Avenger. Këta avionë Avenger u ngritën nga baza e Fort në Florida për një stërvitje por nuk u kthyen më në bazë. Duke dashur të sintetizojmë atë çka ndodhi, duhet të vëmë në dukje pikë së pari që, një orë e gjysëm më vonë pas nisjes së skuadriljes, baza e nisjes kapi një mesazh nga avionët Avenger shumë të habitshëm: pilotët e Avenger-eve komunikuan që nuk shikonin më tokën dhe si rrjedhojë kishin humbur.Ky mesazh është absolutisht i pashpjegueshëm sepse nga një anë avionët ishin akoma afër bazës së nisjes dhe duhet ta shikonin se s’bën, nga ana tjetër qielli ishte i hapur dhe pamja e qartë.

Kontrollori i fluturimit këshilloi kapo skuadriljen që të ktheheshin drejt perëndimit por përgjigjia që i erdhi nga kapo skuadrilja ishte komplet e pakuptueshme. Ai në fakt tha se nuk ishte i sigurtë për asnjë drejtim dhe tha gjithashtu se ngjyra e oqeanit ishte ndryshe nga ajo e zakonshmja.Pas kësaj fraze të pakuptueshme njerëzit në bazën e kontrollit filluan të shqetësoheshin seriozisht, ose më mirë të themi që i kapi paniku përballë kësaj ndodhie të pazakontë. Dukej sikur avionët Avenger kishin përfunduar në një dimension tjetër ku ngjyra e detit ishte ndryshe nga jona. Kaluan minuta të gjata plot me ankth.Pas rreth gjysëm ore kontrollori i fluturimit kërceu nga karrikja kur mori një mesazh të ri jo më pak të pakuptueshëm. Në fakt kapo skuadrilja i avionëve Avenger komunikoi se nuk dinte pozicionin ku ndodheshin avionët dhe mbylli mesazhin e tij me këto fjalë enigmatike: duket sikur jemi…

Pas këtyre fjalëve kontrollori i fluturimit humbi çdo kontakt me avionët Avenger dhe ata u zhdukën përgjithmonë.Tani do te flasim për zhdukjen e një tjetër avioni që ndodhi vetëm pak orë pas zhdukjes së atyre Avenger. Dhjetë minuta më vonë nga ky mesazh i pabesueshëm komandanti i bazës dha urdhërin që një hidrovolant Mariner të fluturonte drejt pozicionit të fundit ku ndodheshin avionët Avenger përpara zhdukjes. Hidrovolanti Mariner arriti në aëe pozicion në 1 orë. Marineri dërgoi rregullisht mesazhe shumë të detajuar edhe sepse anëtarët e ekuipazhit ishin ekspertë në këto lloj kërkimesh. Komandanti qëndroi në pritje të mesazheve të reja nga Mariner, të cilat nuk arritën më. Komandanti mendoi se ishin shenjë e mirë, duke interpretuar mungesën e mesazheve me faktin që njerëzit e Mariner ishin duke u marrë me shpëtimin e pilotëve të mbijetuar të avionëve Avenger.

Megjithatë me kalimin e orëve komandanti filloi të shqetësohej dhe kërkoi të komunikonte me Mariner por hidrovolanti nuk përgjigjej. Edhe Mariner ishte zhdukur njëlloj si avionët Avenger. Menjëherë u nisën avionë dhe anije të tjera për të kërkuar hidrovolantin mariner, përfshirë këtu dhe një aeroplanmbajtës, por megjithëse kërkimet, u desh të pranohej fakti që dhe Mariner ishte zhdukur njëlloj si Avenger-ët. Këta nuk janë avionët e vetëm të zhdukur në Trekëndëshin e Bermudës: në periudhën midis 1950 dhe 1995 janë zhdukur dhe 20 aeroplanë të tjerë.Pasi kemi përshkruar zhdukjen e anijeve dhe aeroplanëve në Trekëndëshin e Bermudës, do të tregojmë hipotezat që janë formuluar për të shpjeguar misterin e Trekëndëshit të Bermudës.Shumë shkurt mund të themi që hipotezat e hedhura janë 3: hipoteza Atlantida, prezenca në Trekëndëshin e Bermudës të dritareve ekstradimensionale ose dritaresh shumëdimensionale dhe hipoteza që shpjegon misterin e Trekëndëshit te Bermudës nën aspektin e UFO-ve.

Hipotezat mbi Misterin e Trekëndëshit të Bermudës

1. Hipoteza Antlatida

Mbështetesit e hipotezës së Atlantides pranojnë se nga rrënojat nënujore të kontinentit të humbur të Atlantidës dalin disa rreze vdekjeprurëse që sjellin dhe zhdukjen e anijeve dhe aeroplanëve. Thënë ndryshe, sipas këtyre autorëve, midis rrënojave nënujore të Atlantidës gjenden armë që u përkisnin atlantidasve dhe që janë akoma funksionale, dhe momente të caktuara që nuk mund ta dimë kur janë, nga këto armë dalin rreze vdekjeprurëse të cilat shkatërrojnë anijet dhe avionët. Një nga mbështetësit e kësaj teze, David Zink, i ka vendosur përkufizimin këtyre rrezeve si “zjarr kristali” dhe hipotizon që këto armë nga të cilat del zjarri i kristalit, aktivohet kur bëhen bashkë një sërë faktorësh të ndryshëm, në mangësi të të cilave këto armë edhe pse akoma në gjendje të funksionojnë, qëndrojnë jo aktive. Gjithmonë sipas Zink, është gjithmonë ky “zjarr kristali” shkaku i turbullimeve magnetike dhe anomalive gravitacionale që janë ndeshur në Trekëndëshin e Bermudës.Mbështetësit e hipotezës së Atlantidës i japin një rëndësi shumë të madhe profecive të Edgar Cayce, një vegjenti të famshëm amerikan shumë të njohur në SHBA. Edgar Cayce kur kalonte në gjendje transi e kishte zakon të profetizonte gjëra të ndryshme, midis të tjerash dhe disa që kishin të bënin me Atlantidën që ai e quante Poseidonia, që ishte emri me të cilin banorët e kontinentit të humbur quanin Atlantidën. Cayce tregoi se në Atlantidë kishte qytete të mëdha, makina të mistershme që transportonin materien dhe një gur i zjarrtë që ishte në gjendje të kapte dhe përdorte fuqinë e mrekullueshme të energjisë kozmike.Gjithashtu Edgar Cayce formuloi, kur ishte në gjendje transi, një profeci shume preçize në vitin 1940.

Ai parashikoi që një pjesë e rrënojave të një tempulli të Atlantidës, që ndodhej e varrosur nën baltën e Bimini, një ishull pak larg nga Florida, do tëe zbulohej 28 vite më vonë d.m.th në vitin 1968. Në fakt në vitin 1968 tamam në Bimini, disa zhytës zbuluan disa blloqe gurësh që mund të ishin muret e një tempulli të rrënuar, si dhe rrënoja të tjera që mund të ishin muret dhe rrugët e një qyteti të fundosur nën ujë shumë kohë më parë.Zhytje të reja dhe foto nga ajri duket të konfirmojnë ekzistencën e këtyre rrënojave. Gjithsesi duhet të themi se jo të gjithë oqeanografët janë të sigurtë së këto blloqe gurësh janë pjesë e rrënojave të Atlantidës. Duhet të themi se, edhe sikur të bëhej fjalë thjesht për shkëmbinj siç pranojnë këta oqeanografë, këta shkëmbinj janë pa dyshim me një formë shumë të çuditshme, sa të japin idenë që mund të jenë rrënojat e një qyteti të fundosur. Edhe sikur të pranonim që këto blloqe guri janë me të vërtetë, ashtu siç duken, rrënojat e një qyteti të fundosur, nuk do të thotë patjetër që të jenë rrënojat e një qyteti të zhdukur të Atlanditës, nga momenti që niveli i ujit të detit përgjatë shekujve është ngritur më shumë se një herë dhe midis të tjerash furtunat detare mund të kenë përmbytur qytete bregdetare në të kaluarën e largët, dhe që nuk kanë asgjë të përbashkët me kontinentit e Atlantidës.

2. Dritararja shumëdimensionale

Autorë të tjerë besojnë se zhdukjet e aeroplanëve dhe anijeve në Trekëndëshin e Bermudës janë si pasojë e prezencës në këtë zonë gjeografike të një dritareje ekstradimensionale ose të një dritareje shumëdimensionale (dritaret ekstradimensionale vënë në kontakt dimensionin tonë, universin tonë, me një dimension paralel kurse dritaret shumëdimensionale vënë në kontakt dimensionin tonë me një numër universesh paralele dhe jo vetëm me një). Këta autorë pretendojnë se pështjellimet elektromagnetike dhe anomalitë gravitacionale që ndodhin në Trekëndëshin e Bermudës janë pasojë e kësaj dritareje ekstradimensionale ose shumëdimensionale. Mendimi ynë është që kjo hipotezë, sëbashku me atë ufologjike që do të shtjellojmë më poshtë, është më e besueshme se sa ajo e Atlantidës duke qene se në disa raste të zhdukjeve të anijeve apo aeroplanëve duket sikur ato janë transportuar pikërisht në dimensione të tjera.

3. UFO

Tani do të marrim në konsideratë hipotezën e tretë për të kërkuar të zbardhim misterin e Trekëndëshit të Bermudës: sipas kësaj hipoteze zhdukjet e anijeve dhe avionëve në atë zonë janë shkaktuar nga rrëmbimet e UFO-ve. Autori që mbi të gjithë ka mbrojtur këtë tezë dhe ka kërkuar prova për ta mbështetur është ufologu amerikan Jessup që dedikoi shumë nga koha e tij në studimin e lidhjeve te mundshme midir UFO-ve dhe misterit te Trekëndëshit të Bermudës. Për fat të keq vendimi i Jessup të vetëvritej e ndaloi ufologun amerikan në përpjekjen për të vazhduar hetimet e tij si mbi raportin për UFO dhe Trekëndëshin e Bermudës ashtu dhe mbi elemente të tjerë të fenomenologjisë ufologjike (më poshtë do të tregojmë diçka mbi vetëvrasjen e Jessup duke qenë se është një vetëvrasje e mistershme dhe e dyshimtë, shkaqet e së cilës akoma nuk dihen).

Sipas Jessup UFO-t shkaktonin zhdukjen e anijeve dhe aeroplanëve në Trekëndëshin e Bermudës për të rrëmbyer qeniet njerëzore. Sipas ufologut në ujerat e Trekëndëshit të Bermudës duhet të ishte një bazë nënujore aliene në të cilën transportoheshin njerëzit, anijet dhe aeroplanët që zhdukeshin në atë zonë. Jessup i jepte shumë rëndësi këtyre zhdukjeve sepse konsideronte një fakt shumë shqetësues që alienët të rrëmbenin njerëzit, sepse kjo konfirmonte faktin që kishin qëllime negative kundrejt rracës njerëzore. Duhet të kemi parasysh që në librat e tij Jessup ka vënë shpesh në dukje faktin që problemi më i madh që ufologët duhet të zgjidhnin ishte që të kuptonin cilat ishin qëllimet që kishin alienët mbi njerëzit. Shkurtimisht Jessup pretendonte se, nëse alienët vinin në Tokë, duhet të kishin motive të vlefshme për të kryer atë udhëtim. Problemi ishte ai që të qartësonin nëse kishin qëllime të mira apo të këqia kundrejt rracës njerëzore. Nëse ata ishin pozitivë kundrejt njerëzve motivet e udhëtimeve apo prezencës së tyre në Tokë nuk duhet të shqetësonin njerëzit, ndryshe, nëse ishin negative, motivet që i shtynin drejt Tokës duhet të shqetësonin shumë njerëzit. Tani, nëse përgjegjësit e zhdukjeve të anijeve dhe aeroplanëve në Trekëndëshin e Bermudës ishin alienët kjo do të thotë, sipas Jessup, që ekzistonin mundësi që alienet të ishin me qëllime të këqia kundrejt njerëzve duke imagjinuar dhe pasojat e këtyre të fundit.Përveç këtyre Jessup pretendonte se pështjellimet magnetike dhe anomalitë gravitacionale prezente në Trekëndëshin e Bermudës ishin shkaktuar nga baza nënujore e ndërtuar nga alienët për të rrëmbyer njerëzit.

Vetëvrasja e Jessup

Le ta mbyllim këtë artikull me disa fakte mbi vetëvrasjen e Jessup. Policia hapi një hetim të shkurtër për të vendosur motivet e vetëvrasjes së Jessup të cilin e mbylli me shumë lehtësi dhe shpejtësi, duke thënë se Jessup u vetëvra sepse ishte akoma i dashuruar me gruan, e cila ishte divorcuar nga shkencëtari para disa kohësh. Sipas policisë amerikane fakti që Jessup ishte vetëvrarë si shkak i dështimit të lidhjes martesore ishte se ai vdiq pikërisht disa ditë pasi ish-gruaja e tij të martohej për herë të dytë. Shkurtimisht raporti final mbi vetëvrasjen e Jessup thoshte se shkencëtari, duke mos pranuar në asnjë mënyrë qe ish-gruaja do të martohej pas pak ditësh, vendosi të vetëvritej pikërisht atë dite sepse nuk donte të ishte gjallë pikërisht ditën që ajo do të martohej.Ky shpjegim mbi vetëvrasjen nuk arriti kurrë të bindte John Keel kështu që ai filloi të hetonte personalisht mbi vdekjen e Jessup. Hetimet e ndërmara nga John Keel vunë në dukje që kishin ndodhur disa fakte të mistershme dhe të frikshme përpara veëvrasjes së Jessup.

Kështu që ufologu amerikan Keel nuk pranoi dhe hodhi poshtë raportin final të hetimeve të policise lokale.Do t’ju tregojmë tani një nga faktet e frikshme që dolën nga hetimet e John Keel. Ky fakt ndodhi dy diëe përpara vetëvrasjes së ufologut amerikan Jessup. Keel arriti në këtë fakt duke pyetur miqtë e ngushtë të Jessup, për të ditur nëse Jessup kishte përmendur diçka që mund të shpjegonte aktin e tij vetëvrasës. Këmbëngulja e madhe e Keel kur ai takoi një mik të afërt të Jessup që punonte si astrofizik në Marinën Ushtarake amerikane, dhe si rrjedhojë përveç faktit që ishte mik i Jessup ishte dhe një koleg i tij (Jessup ishte shkencëtar). Ai i zbuloi Keel-it se Jessup dy ditë para se të vetëvritej i kishte bere atij një telefonatë, në të cilën i tregonte se kishte zbuluar gjëra të tmerrshme në lidhje me UFO-t dhe gjithashtu se prej disa kohësh nuk mund të flinte më i qetë sepse në shtëpinë e tij ndodhnin gjëra të pashpjegueshme dhe të frikshme. Miku i kërkoi Jessup të shpjegohej më mire por ufologu amerikan i tha se nuk mund t’i tregonte më shumë në telefon, për këtë arsye e ftoi të takoheshin në shtëpinë e tij dhe të bisedonin personalisht.

Duke qenë se miku i Jessup në atë moment gjendej në një qytet larg atij ku jetonte Jessup, të dy ranë dakord se do të takoheshin dy ditë më vonë në shtëpinë e tij. Jessup mbylli telefonatën duke i thënë mikut të tij astrofizik se nëse banorët e Tokës do të merrnin vesh informacionet e tmerrshme që ai kishte zbuluar mbi UFO-t, do të bëheshin viktima të një terrori të pakontrollueshëm. Për fat të keq, kur miku mbërriti në shtëpinë e Jessup pasditen e ditës së caktuar për t’u takuar, e gjeti të vdekur dhe policia i tha se ishte vetëvrarë në orët e para të mëngjesit.

Për fat të keq ne nuk do të arrijmë kurrë të dimë se çfarë gjëje të tmerrshme kishte zbuluar Jessup mbi UFO-t dhe nuk jemi as në gjendje që të bëjmë hipoteza mbi këtë gjë. Gjithsesi jemi dakord me Keel se ajo telefonatë tregon qartësisht dy gjëra: së pari që Jessup nuk ishte vetëvrarë për faktin se nuk pranonte martesën e ish-bashkëshortes; së dyti është e mundur ashtu siç pranon dhe Keel se edhe Jessup ashtu si dhe ufologë të tjerë ishte i persekutuar nga krijesa mbinatyrore, arsye për të cilën shpjegohet fakti se përse nuk arrinte të flinte gjumë i qetë natën për shkak të fenomeneve të pashpjegueshme që ndodhnin në shtëpinë e tij.Mbyllim kështu këtë artikull duke evidencuar faktin që Keel ka pranuar shumë herë që në arkivin e tij ka mbledhur dëshmi të mbi 100 ufologëve, të cilët i kane treguar që kanë patur probleme të këtij lloji me qenie mbinatyrore, probleme të cilat i kanë ndodhur dhe vetë Keel.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons