Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Fjalët e fundit më të famshme në shtratin e vdekjes

Cilat janë frazat që kanë lënë pas njerëzit e shquar në shtratin e vdekjes.Nga John Kennedy, Marilyn Monroe, Elvis Presley e deri tek Nënë Tereza.Para se të vdiste presidenti amerikan e kishte diskutuar vdekjen e tij. E fjalët e tij të fundit ishin, “Nëse dikush do të më vrasë, do të më vrasë”. Një mënyrë për të thënë që vdekja është e pashmangshme e nëse ka për të ardhur do vijë. Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm përbëjnë një fond të artë të momentit të fundit edhe për arsyen se reflektojnë mendimet finale në prag të ndërrimit jetë.
John Kennedy
Data e vdekjes: 1963
Presidenti i 35-të amerikan më i ri në moshë konsiderohet si një prej folësve më frymëzues në histori.
Fjalët e fundit: Nëse dikush do të më vrasë, do të më vrasë.
Elvis Presley
Data e vdekjes: 16 gusht 1977
Presley ka qenë një prej yjeve të spektaklit më të famshëm të kohës së tij dhe vazhdon të mbetet një ikonë.
Fjalët e fundit: Shpresoj të mos ju kem mërzitur (duke i dhënë fund konferencës së tij të fundit për shty).
Marilyn Monroe
Data e vdekjes: 4 gusht 1962
Ajo ishte një seks-simbol dhe ikonë e Hollivudit. Thuhet se ajo kishte një marrëdhënie me presidentin Kennedy dhe vëllain e tij.
Fjalët e fundit: Thojini lamtumirë Patit, thojini lamtumirë Jack-ut dhe lamtumirë dhe ty sepse je një djalë i mirë.
Frank Sinatra
Data e vdekjes: 14 maj, 1998
Ai ishet një prej këngëtarëve më të famshëm të viteve ’40, aktor dhe gjithashtu një sipërmarrës i suksesshëm.
Fjalët e fundi: Po humbas. Burime të tjera thonë se ai ka thënë, “Po e humbas”.
Virginia Woolf
Data: 28 mars 1941
Një prej shkrimtareve më të rëndësishme të shekullit të kaluar, e cila ka revolucionarizuar letërsinë.
Fajlët e fundit: Jam e sigurt se po çmendem sërish. Besoj se nuk mund të kalojmë sërish nëpër ato kohë të tmerrshme. Dhe kësaj radhe nuk do e rimarr veten. Kam nisur të dëgjoj zëra.
Pablo Picasso
Data e vdekjes: 8 prill 1973
Disa e konsiderojnë piktorin, skulptorin dhe themeluesin e formës së tij të artit si artisti më i famshëm i shekullit të 20-të.
Fjalët e fundit: Pini për mua. Pini për shëndetin tim. Ju e dini se unë s’pi dot më.
John Lennon
Data e vdekjes: 8 dhjetor 1980
Lennon është një prej themeluesve të grupit dhe Beatles, i cili më pas u shfaq për publikun si vokalist e njëkohësisht figurë e përfolur.
Fjalët e fundit: Po, unë jam (Në një makinë policie gjatë rrugës për në spital, kur policët e pyetën nëse ishte John Lennon).
Bob Marley
Data e vdekjes: 11 maj 1981
Këngëtari dhe tekstshkruesi xhamajkan konsiderohet si babai i muzikës rege dhe ambasador i kësaj lëvizjeje shpirtërore që predikonte paqen.
Fjalët e fundit: Paratë nuk e blejnë dot jetën.
Malcolm X
Data e vdekjes: 21 shkurt 1956
Malcolm X ishte një aktivist dhe një prej liderëve me ngjyr ëmë me influencë e gjithashtu një ndër më të diskutuarit.
Fjalët e fundit: Qetësohuni vëllezër, ju lutem! Kjo është një strehë e paqes.
Robert F. Kennedy
Data e vdekjes: 5 qershor 1968
Vëllai i presidentit John Kennedy në kohën, kur u vra ishte Prokuror i Përgjithshëm dhe po përgatitej të kandidonte për president.
Fjalët e fundit: A janë të gjithë të tjerët mirë (bashkëshortes së tij).
Nënë Tereza
Data e vdekjes: 5 shtator 1997
Nënë Tereza është një prej njerëzve më të famshëm në botë, e njohur për bamirësinë e saj në Indi, ku kaluar më shumë se 45 vjet duke ndihmuar të varfrit e jetimit.
Fjalët e fundit: Jezus të dua. Jezus të dua.
Indira Gandhi
Data e vdekjes: 31 tetor 1984
Indira Gandhi ishte kryeministra e vetme femër e Indisë dhe qëndroi në atë post për 15 vjet, duke u përpjekur t’i sjellë progresin vendit të saj.
Fjalët e fundit: Nuk më vjen keq nëse jeta ime shkon në shërbim të kombit. Nëse vdes sot, çdo pikë e gjakut tim do forcojë kombin.
Ëinston Churchill
Data e vdekjes: 24 janar 1965
Ëinston Churchill është konsideruar si një prej liderëve më të mëdhenj në histori pasi drejtoi Britaninë e Madhe gjatë Luftës II Botërore.
Fjalët e fundit: Më ka ardhur në majë të hundës me të gjitha.
Princesha Diana
Data e vdekjes: 31 gusht 1997
Princesha Diana është një prej figurave mbretërore që ka shkaktuar më shumë bujë në botë dhe është bërë fokus i gjithë medias globale.
Fjalët e fundit: Oh zot! Çfarë ndodhi?


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Kur tvdes dmth para se tvdes do them:Kam len 1000 miljon euro ne....:P


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons