Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Cili është zbulimi i vitit 2013? prej Sun 25 Aug 2013, 16:08

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Zbulimet janë dhuratat më të mira që shkencëtarët i bëjnë njerëzimit, duke iu ofruar zgjidhje për probleme madhore, të cilat pengojnë ecurinë e jetës së përditshme. Por, cilat janë zbulimet më të mëdha të këtij viti?
Një juri projektuesish, akademikësh dhe biznesmenësh kanë përzgjedhur këtë listë për të gjetur shpikjen që është më e dobishme për të gjithë botën, por duhet theksuar se të gjitha ato janë të mrekullueshme.
Çmimi prej 500,000 euro nënvijëzon rolin e rëndësishëm të projekteve të reja si mjet për të krijuar ndryshimin pozitiv për të tashmen dhe të ardhmen.
Fituesit e konkursit do të shpallen natën e 29 gushtit, përfitoni edhe ju nga rasti të votoni në faqen e CNN-it.


Koleksioni Natali
Një pinguin silikoni, një manekin bebi dhe një imitues lindjesh mund të jenë çelësi i shpëtimit të miliona bebeve, të cilat vdesin gjatë lindjes nga asfiksia.
Koleksioni Natali është një trio e pajisjeve të qëndrueshme dhe të përballueshme që synojnë të ulin numrin e vdekjeve gjatë lindjes në vendet ku kjo përqindje është tepër e lartë.
Koleksioni si i imituesit dhe manekinit ashtu edhe ai që ndihmon në inspektimin e të porsalindurve pretendon të parandalojë vdekjet te bebet me më se 47 për qind.


Autostrada e zgjuar
Çfarë nëse makina juaj do të furnizohej me karburant nga vetë rruga ku po ecën? Dhe për më tepër a do t’ju pëlqente që ajo të përdorte pluhur me ngjyrë të ndezur për të zëvendësuar dritat e rrugës?
Dizajnuesi Daan Rosengaarde mendon se kjo është e mundur, falë përdorimit të spiraleve të induksionit të ndodhura nën rrugë për të ndryshuar mënyrën sesi makinat ecin duke shtuar edhe një metodë të veçantë për të ndriçuar rrugën.
Ai tani po punon me një nga ndërtuesit të më mëdhenj të rrugëve në Europë për ta bërë gjithçka të vërtetë dhe pjesa më e mirë qëndron në faktin se “Autostradat e zgjuara” do të jenë të dobishme edhe për makinat pa drejtues.


Adaptuesi i Klimës Kopenhagë
Popullsia urbane po shtohet, ndërkohë që përmbytjet, tërmetet dhe stuhitë po zaptojnë shpesh qendrat metropolitane. Në vitin 2050, 75 për qind e popullatës së botës do të jetojë në metropole. Qytetet janë të dëshpëruara për të gjetur një zgjidhje, dhe Kopenhaga bëri hapin e parë, duke miratuar një plan të guximshëm për vënien e përshtatjes klimatike në qendër të investimeve të qytetit.
Duke përfshirë rritje të perspektivës së gjelbërimit në të gjitha investimet në qytet plus financimin e infrastrukturës parandaluese dhe sistemeve të paralajmërimit, planifikuesit shpresojnë ta bëjnë kryeqytetin e Danimarkës provën e gjallë të rezistencës ndaj ndryshimeve klimaterike.


Çiklistë për shëndetin
Duke ngarë motoçikletat e tyre në terrene tepër të ashpra në Afrikën nën-Sahariane, një grup i ri doktorësh po i luftojnë sëmundjet si HIV/AIDS më një flotë prej 1400 motoçikletash.
Qendra bamirëse me bazë britanike “Riders for Health” ka mundësuar motoçikleta dhe trajnim për doktorët rreth vendit me një tarifë simbolike prej 18 cent për kilometër për të siguruar një alternativë afatgjatë të mjekësisë që nuk qëndron e lidhur pas automjeteve.
Si engjëj mbrojtës këta doktorë janë në gjendje në disa raste të vizitojnë deri në shtatë herë pacientët që mezi i shihnin kur udhëtonin në këmbë.


Mine Kafon
Massoud Hassani mori frymëzim nga natyra dhe nga një lojë e preferuar e fëmijërisë për të krijuar një minaheqës që synon të ulë numrin e 20.000 vdekjeve që vijnë çdo vit nga minat tokësore.
Me 30 milionë mina të fshehura nën tokë, Afganistani mund të jetë një vend i tmerrshëm për një fëmijë që dëshiron të luajë. Por projektuesi afgan, Hassani, e ktheu lojën e tij të fëmijërisë në një mjet të quajtur Mine Kafon. Ai është një pajisje shpërthimi minash autonome e furnizuar me energji nga era, e pajisur me sensor GPS që gjurmojnë rrugën që ai bën.


Burimi i dritës
Një pajisje e zgjuar që i kthen shishet e përdorura plastike në llamba drite për shtëpitë e 1.5 miliardë njerëzve në të gjithë botën, të cilët jetojnë pa elektricitet.
Shishja diellore llambë është një shishe plastike e mbushur me ujë dhe zbardhues, e cila kur vihet në çatitë e shtëpive reflekton dritën e jashtme me fuqinë e një llambe prej 55 vatësh.
Për njerëzit që jetojnë në lagje të varfra, drita e brendshme në shtëpi nënkupton një mundësi të artë për studim dhe higjienë.


Raspberry Pi
Dekada e shkuar ka treguar një rënie të vazhdueshme të numrit dhe aftësive të studentëve që aplikojnë për studime në shkencat kompjuterike.
Ky është një problem në rritje, ndërkohë që dixhitalizimi i botës sonë kërkon që brezi i ardhshëm të pajiset me aftësi të veçanta. Atij i duhet të kryesojë problemet e moshës dixhitale.
Shkencëtarët e kompjuterëve të Universitetit të Kembrixhit projektuan Rasberry Pi, një kompjuter të vogël sa një kartë krediti që kushton 35 dollarë dhe që mund të përdoret nga njerëzit në të gjithë botën për të mësuar programimin.


Ushqimi
Një mungesë e afërt globale e ushqimit mund të na bëjë të gjithëve të mos mendohemi kaq shumë rreth asaj që do të hamë si “snack”.
Për fat të mirë, LEPSIS ofron një alternativë ekologjike të prodhimit të mishit: një habitat ku karkalecat mund të trajtohen dhe të serviren si ushqim i shijshëm.
Rezultati është një burim i shëndetshëm proteinash që nuk janë vetëm pjesë e vakteve tradicionale të tre miliardë njerëzve, por janë gjithashtu pjesë e menyve të restoranteve më të mira në botë.


Ekso
Karriget me rrota janë pjesë e historisë së shkuar. Robotët bionikë kanë arritur dhe janë duke mundësuar që njerëz me paraliza të ndryshme të ecin lirisht.
Bateria që ofron energjinë e Eksos, është një pajisje që mund të vishet e fshehur nën rroba dhe përdor një sistem motorësh dhe sensorësh për të kthyer lëvizjet e të ecurit te njerëzit me dobësi ose paralizë.
Ekso deklaron se ka mundësuar një milion pajisje dhe se pritet të nxjerrë një version të personalizuar të bërë për klientë privatë në vitin 2014.


FreshPaper
Më shumë se gjysma e të gjithë ushqimit të prodhuar kudo në botë humbet ose shkon dëm raporton Organizata Botërore e Ushqimit. Produkti i ri i quajtur FreshPaper është një letër e thjeshtë e përbërë nga erëza organike që i mbajnë frutat dhe perimet të freskëta nga dy deri në katër herë më gjatë se tani.
Projekti është një mënyrë e mrekullueshme e riciklimit të rezervave të vjetra, duke i kombinuar me një mjet ekspert industrial në një teknikë që mund të përdoret çdo ditë nga kushdo.


Coursera
Një e treta e botës jeton me më pak se 2 dollarë në ditë, ndërkohë që edukimi universitar kushton deri në 50.000 dollarë çdo vit. Kjo ishte e qartë për bashkëthemeluesit Andrew NG dhe Daphne Koller, të cilët projektuan Coursera.
Përgjigjja e tyre ishte të lançonin një qendër online falas me kurset e universiteteve si Princeton, Jeil dhe Kolumbia, po ashtu edhe të 60 institucioneve në të gjithë botën. Coursera tani numëron mbi 4 milionë studentë në 195 shtete.


Adaptori
Dy milionë fëmijë vdesin çdo vit nga një sëmundje për të cilën ekziston një trajtim i thjeshtë, por Alejandro Palandjoglu mund të ketë kapërcyer vështirësitë që e kanë lejuar pneumoninë të vazhdojë vrasjet e njerëzve.
Trajtimet e frymëmarrjes për fëmijët, mushkëritë e të cilëve janë mbushur me lëng ndërkohë që vuajnë nga sëmundje të caktuara, janë të përballueshme dhe gjenden në të gjitha vendet e zhvilluara të botës.
Por shumë prej këtyre pajisjeve dështojnë për shkak të tubave, që shpërndajnë oksigjenin. Adaptori i ajrit prej silikoni i projektuesit Alejandro Palandjoglu është më i lirë dhe mund ta zgjidhë problemin njëherë e mirë.


Shiringa e shndërrueshme
Një shiringë që e ndryshon ngjyrën në të kuqe pak kohë pasi është hequr nga paketimi i saj mund të ndihmojë miliona njerëz të shpëtojnë prej infeksioneve që marrin nga shiringat e përdorura disa herë.
Shiringat e vaksinës supozohen të shpëtojnë jetë, por mbi 40 për qind e infeksioneve në të gjithë botën vijnë prej atyre që janë përdorur më shumë se një herë dhe që nuk janë sterilizuar, gjë që bën të mundur që në 30 për qind të rasteve pacientët të infektohen me Hepatitin B dhe C.
Dr. David Suann ka krijuar shiringën me sjellje të ndryshueshme, e cila reagon kundrejt dyoksidit të karbonit, duke ndryshuar ngjyrën për të lënë përshtypjen e vërtetë te pacientët që ajo nuk është e pastër.


Eko Oturaku
Keni ëndërruar ndonjëherë të bëni para thjesht duke shkuar në tualet? Organizata norvegjeze “Projekt Pakufi” e ka kthyer tualetin në një mjet fitimprurës për një njerëz të lagjeve të varfra.
Mungesa e aksesit në tualete vret çdo vit më shumë njerëz sesa bakteret. Oturaku uniseks i organizatës norvegjeze është më shumë se thjesht një WC, që u siguron njerëzve kushte normale të jashtëqitjes.
Ky oturak ekologjik e kthen urinën në pleh të cilësisë së lartë, të cilin përdoruesit mund ta shesin për të fituar para.


Programet e Kryqit të Kuq
Gjashtë aplikacione që mund t’ju shpëtojnë jetën, të mundësuara nga Kryqi i Kuq. Nëse jeni një ekspert për kushtet ekstreme të motit si tornadot, tërmetet, zjarret e mëdha dhe stuhitë, këto programe nuk do t’ju nevojiten, por nëse jeni një njeri i thjeshtë, atëherë ata do të bëhen shpëtimtarët tuaj. Në vend që të merrni vendime të nxituara kur të jeni në situata ekstreme, përse nuk nxirrni smartfonin tuaj dhe t’i hidhni një sy këtij aplikacioni?
Ndihma nga Kryqi i Kuq parashikon suport zanor në raste gjendjesh të vështira, gjithashtu edhe udhëzime për ndihmën e parë dhe gjetjen e strehimit, të cilat tashmë kanë shpëtuar jetë njerëzish.  /Telegrafi/TCH/


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Cili është zbulimi i vitit 2013? prej Sat 07 Sep 2013, 15:41

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Ushqimi
Një mungesë e afërt globale e ushqimit mund të na bëjë të gjithëve të mos mendohemi kaq shumë rreth asaj që do të hamë si “snack”.
Për fat të mirë, LEPSIS ofron një alternativë ekologjike të prodhimit të mishit: një habitat ku karkalecat mund të trajtohen dhe të serviren si ushqim i shijshëm.
Rezultati është një burim i shëndetshëm proteinash që nuk janë vetëm pjesë e vakteve tradicionale të tre miliardë njerëzve, por janë gjithashtu pjesë e menyve të restoranteve më të mira në botë.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons