Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Birra nxit hormonin e lumturis.... prej Sat 17 Aug 2013, 16:57

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Pini birre, ju nxit hormonin e lumturise!
Shija e birres, dhe jo alkoolit ne te ndikon ne funksionet e trurit te lidhura me deshiren, ajo nxit sekretimin e hormonit te dopamines qe lidhet me kujtimet e gezueshme.
Vete shija e birres eshte e mjaftueshme per disponimin e mire, ka treguar studim i Universitetit Indiana. Ne eksperiment jane hulumtuar efektet e birres ne vullnetaret te cilet kane shijuar 15 ml birre pergjate 45 minutave, ndersa para dhe pas pirjes u kane skanuar trurin.
Shkencetaret kane zbuluar qe vete shija e birres eshte e mjaftueshme per lirimin e shtuar te hormonit te dopamines, kimikatit i cili ne tru lidhet me pervojat e kendshme. Deri te lirimi i dopamines vjen ne menyre natyrale ne situata eksituese nga adrenalina, por edhe pas konsumimit te droges dhe alkoolit.
Megjithate birra nuk ka ndikim te tille ne prodhimin e dopamines, por prodhimi i hormonit te lumturise lidhet me shijet e saj dhe ndjenjat pozitive qe i zgjon, shkruan “Live Science”.
“Rezultatet nuk jane befasuese, por per here te pare kemi vertetuar qe pijet alkoolike kane ndikim te madh ne disponimin tone se sa ne e dime”, – ka deklaruar udheheqesi i studimit, profesori David Kareken. Ai tutje shton se si sekretimi i dopamines ka qene me i theksuar te meshkujt te cilet kane pasur raste te alkoolizmit ne familje.
“Studimi demonstron qe shija vetvetiu ka ndikim ne funksionet e trurit te lidhura me deshirat dhe epshin, – ka thene profesori Peter Anderson nga Universiteti Newscastle.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Birra nxit hormonin e lumturis.... prej Mon 09 Sep 2013, 08:06

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Birra nuk është vetëm pije

Hulumtimet shkencore kanë treguar se birra është e pasur me materie të vlefshme që kanë veprim të mirë për organizmin, por me kusht që të mos teprohet.

Birra në histori

Nuk dihet me saktësi se kur u zbulua birra. Sot, provat më të lashta për ekzistencën e birrës mendohet të jenë rreth më se 6000 vjet dhe përshkruhen nga sumerët, të cilët kishin një qytetërim mjaft të lashtë.

Ajo u shpërnda në Evropë nga gjermanët dhe keltët, duke mbetur pija e preferuar e evropianëve. Birrat e para kishin në përbërjen e tyre: fruta, mjaltë, bimë të ndryshme, erëza, por edhe substanca që tashmë njihen si substanca narkotike. Galët e vjetër e kanë quajtur bukë të lëngët për çka ka shumë arsye.
Popullata e lashtë ilire, përveç kultivimit dhe përpunimit të rrushit, njëkohësisht prodhoi edhe birrën vendase. Ishte e njohur “Sabaja”, të cilën kryesisht e përdornin aristokracia ilire. Kontinuiteti i prodhimit të birrës është ndërprerë me depërtimin dhe pushtimin e Perandorisë Osmane në Ballkan.

Si prodhohet birra?

Birra është pije e lehtë alkoolike dhe freskuese, e cila prodhohet me procesin e fermentimit alkoolik nga malti, kuperi, uji dhe maji i birrës.

Vetit themelore të birrës janë: shija karakteristike (butësisht dhe këndshmërisht e hidhur), zhvillimi i shkumës së pasur dhe stabile e cila është me ngjyrë të bardhë, përmbajtja e vogël e alkoolit, e para së gjithash karakteri freskues.

Malti është lëndë e parë themelore që përfitohet prej elbit të birrës në repartin e fabrikës së maltit. Malti është elb i ulur, i mugulluar dhe në fund i tharë.
Kulperi i jep birrës idhtësinë dhe aromën. Ka përbërje edhe sasi rrëshire që ndikon në mënyrë antiseptike si dhe e ngrit qëndrueshmërinë e birrës.

Uji është përbërës kryesor i të gjitha pijeve. Përbërja kimike drejtpërdrejt ndikon në cilësinë e birrës.

Maji i birrës është lloj i veçantë i kulturës së pastër të majit me karakteristika të fermentimit të ultë.

Pse është birra e mirë?

Birra përmban të gjitha mineralet dhe drithërat nga të cilat përbëhet (më së shpeshti malti i elbit), posaçërisht vitaminën B6, e cila e mbron zemrën dhe enët e gjakut dhe “qetëson nervat”. Pastaj ndihmon në metabolizmin e sheqerit dhe ushqimin e lëkurës. Një shishe birrë në ditë plotëson nevojat e organizmit tonë për vitaminat e grupit B që ka edhe në tharmë buke, gjithashtu përbërës i birrës.

Përmban mineralet: K, Ca, P, Mg, Na, kështu që mund ta pinë edhe ata që mbajnë dietë pa kripë, e posaçërisht është i vlefshëm për të sëmurët nga veshkat me gurë ku bën shpërndarjen e gurëve të vegjël dhe largimin e tyre. Birra duke iu falënderuar përbërjes së vet ka veti edhe në mbajtjen e trashësisë së eshtrave, sidomos te gratë në menopauzë
që rrezikohen nga osteoporoza.
Sipas hulumtuesve francezë, pirja me masë nuk ka probleme as me helikobakter pilorin, që shkakton të thatin në lukth dhe gastritisin. Te meshkujt ndikon në rritjen e kolesterolit të mirë (HDL), kurse te gratë zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq (LDL).

Një nga përbërësit e birrës, në përbërës ksantohumol ndikon në inhibimin e enzimave të cilët nxisin kancerin, thonë hulumtuesit e universitetit Oregon. Kjo, dmth se duhet marrë edhe një shishe birrë. Studimet preliminare në universitetin amerikan, thonë se ksantohumol mund të ndikojë në shkatërrimin e tumorit në fazat e para në gji, zorrë të trashë, vezore dhe prostatë.

Hulumtimet kanë treguar se të gjitha komponentët e birrës asimilohen dhe treten lehtë (tretshmëria e ekstraktit është mbi 95%), që konsumi i birrës në sasi të matur është shumë i shëndetshëm. Për shkak të përbërësve dhe ecurive të përdorura nga bërësit e birrës, birra mund të ndryshojë vetitë e saj në shije dhe ngjyrë.

Birrën preferohet ta pini të ftohtë, në temperaturë prej 6 deri në 12 gradë Celsius. /Telegrafi/



________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

3 Re: Birra nxit hormonin e lumturis.... prej Mon 09 Sep 2013, 08:08

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Nje gote birre, pese arsye per nje shendet te mire
Birra eshte nje nga pijet alkoolike me popullore dhe me te vjetra. Pihet qe ne kohet parahistorike, por perberesi i sotem kryesor, meli, ka filluar te perdoret qe ne shekullin e 13-te. Birra ne te kaluaren ka pasur rendesi aq te madhe sa qe eshte gjetur ne ligjin e Hamurabit, ligjin e pare te shkruar ne bote, ne te cilin shkruan qe birra nuk duhet te permbaje shume uje e as te shitet me cmim shume te larte.

Birra eshte produkt teresisht natyral dhe i balancuar biologjikisht, prandaj me te drejte konsiderohet ushqim i lengshem. Vlera energjetike e nje litri te birres standarde i pergjigjet vleres energjitike te nje litri qumesht me gjysme te yndyrshem.

Birra na kenaq per shkak te shijes dhe aromes unike, por ajo pervecse ne shqisa, ndikon pozitivisht edhe ne gjendjen tone fizike. Sigurisht, me kusht qe te konsumohet ne menyre te moderuar. Mesoni se cilat jane pese gjera te dobishme te birres per shendete mire!

1. Redukton rrezikun nga semundjet e zemres

Hulumtimet kane vertetuar qe konsumimi i moderuar i birres zvogelon rrezikun nga semundjet e zemres. Arsyeja eshte e thjeshte: alkooli rrit nivelin e HDL-se, respektivisht kolesterolit te mire me cka zvogelohet mundesia e trashjes se artereve dhe koagulimit te gjakut, cka mund te paraprije sulmin ne zemer.

2. Eshte e pasur me vitamine B6

Adhuruesit e birres kane per 30 per qind sasi me te larte te vitamines B6 ne gjak nga njerezit qe nuk pine birre dhe dyfish me shume se ata qe konsumojne vere te kuqe
Parandalon krijimin e gureve ne veshke

Adhuruesit e birres kane 40 per qind me pak shanse te kene gure ne veshke per dallim nga ata qe nuk e pine. Studimi nuk ka mundur te percaktoje se cili perberes ka merita per kete gje, por pa marre parasysh, rezultati eshte impresiv.

4. I ndihmon femrat qe te plaken me bukur

Eshte deshmuar qe konsumim i moderuar i alkoolit ndihmon ne ruajtjen e dendesise se eshtrave dhe aftesive mentale tek femrat me te moshuara. Por, kjo nuk eshte e tera. Flavonoidet ne mel, perberesin kryesor te birres, kane vecori te ngjashme si estrogjeni, prandaj mund te sherbejne si zevendesues natyror i hormoneve te femrat ne menopauze.

5. Parandalon kancerin

Meli permban edhe ksantohumol, materien e cila shkaterron enzimat e caktuara ne organizem te cilat mund te aktivizojne kancerin dhe ndihmon trupin per te frenuar materiet qe shkaktojne kancerin. Ksantohumoli momentalisht eshte duke u testuar me qellim te gjetjes se menyres preventive te sherimit te kancerit te prostates dhe zorres se trashe


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons