Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Janë me dhjetëra teoritë të cilat tentuan të shpjegonin se çfarë ndodhi në të vërtet në eksperimentin misterioz të Filadelfias.
Eksperimenti i Filadelfias ishte koduar “Project Rainbow”. Anija gjuajtëse e Marinës Luftarake Amerikane, “Eltritz” e pajisur me aparaturat më moderne dhe me të gjithë arsenalin luftarak ishte “miu i eksperimentit”. Tre janë faktet që vërtetojnë se eksperimenti i Filadelfias u krye në të vërtet. E para, kryen eksperimente për të zbuluar teknologji të reja dhe të udhëhiqeshin drejtë fundit të luftës. E dyta, një lloj gazi i jonizuar fshehë nga radarët çdo objekt që ndodhet brenda tij dhe e treta, është e njohur se fusha të fuqishme magnetike apo rryma të fuqishme elektronike, mund të shmangin shumë pak një trarë drite, apo një foton nga drejtimi i tij. Marina Luftarake Amerikane pranon zyrtarisht se anija “Eldridge” mori pjesë në një eksperiment që parashikonte mbështjelljen e anije gjuajtëse me tel, në një tentativë ngrirjeje/çaktivizim të fushave magnetike që shatoheshin nga metali i saj.
Kjo metodë është e njohur si zhveshje magnetike. Një gjë e tillë do të kthente anijen në të padukshme ndaj bombave zhytëse, të cilat bazohen në censorë që aktivizojnë shpërthimin. Eksperimenti u zhvillua në dy faza. Faza e parë më 23 korrik 1943 dhe e dyta dhe më e rëndësishmja më 12 gusht 1943. Thuhet se u krye dhe një tjetër provë në muajin retortë njëjtit vit. Gjatë fazës së parë të eksperimentit, anija nuk u zhduk tërësisht, por hija e saj (forma) reflektohej qartë në ujë. Herën e dytë anija u zhduk tërësisht, ndërsa u shfaq pas 15 minutash në Virginia. Kur anija u rishfaq në Pensilvania, disa anëtarë të ekuipazhit u gjetën të “balsamosur” me trupin e anijes, të tjerë mungonin dhe të mbeturit kishin humbur logjikën e tyre. Anija pas eksperimentit ju shit marinës luftarake greke, por kapaciteti nominal ishte rritur me 300 ton, që do të thotë se i ishin hequr pajisjet nga brenda. Nga mesi i dekadës së 80-ës, shfaqet një dëshmitar i cili shkaktoi shumë trazira me deklaratën e tij “isha dhe unë aty dhe pash gjithçka me sytë e mi”. Kështu, Al Bielek pretendoi se ishte njëri nga marinarët që vuri në funksion pajisjet në control room të “Eldridge”. Sipas versionit të tij, ai e vendos eksperimentin në dy faza: 23 korrik –e para, dhe 12 gusht e dyta dhe në tetor siç dhe pretendoje dhe njihej gjerësisht. Vijon duke thënë se ekuipazhi i anijes udhëtoi 40 vjet në të ardhmen (harkun kohorë të së ardhmes) në vitin 1983 dhe u gjend në bazat nëntokësore të programit “Montok” në Long Island. Ajshtajni me teorinë e përgjithshme të relativitetit pretendonte se graviteti nuk ishte një fuqi klasike (e zakonshme) por një shtrembërim i hapësirës-kohë. Madje, John Archlibald Wheeler duke bërë një përmbledhje të kësaj teorie, referon se “hapësira ndikon në materie dhe e udhëzon se si mund të lëviz. Ndërsa materia, reagon në hapësirë dhe e udhëheq se si të lakohet”. Nëse e konsiderojmë si de fakto eksperimentin e Filadelfias dhe atë që ajo u bazua në këtë teori, atëherë ndodhemi përpara një arritje shumë të madhe teknologjike të paimagjinueshme. Megjithatë, shumë pyetje vijojnë të mbete ende pa përgjigje, përsa i përket faktit se çfarë i ndodhi në të vërtet anijes dhe ekuipazhit të saj. Duhet të theksojmë se deri në ditët tona vijon të mbetet eksperimenti më i madh dhe më i mistershëm!/


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
nuk munds ta shoh tersisht por misteri mister mbetet


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons