Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor



Ngjyra e kuqe është një ndër ngjyrat më të rëndësishme të simbolikës rituale. Ajo është e para ndër ngjyrat e tjera, përderisa perceptohet e para edhe nga fëmijët.
Por cila është domethënia e kësaj ngjyre? Në realitet, e kuqja ka kuptime të shumta, që lidhen me perceptimet që ne kemi për të. Emri rubens (e kuqe) nga latinishtja për të parët tanë ishte edhe sinonim i “ngjyra e ngjyrave”: e kuqja për ta ishte ngjyra e cila tërhiqte menjëherë shikimin dhe identifikohej me jetën dhe vdekjen.
E kuqja është ngjyra e gjakut si linfa jetësore, e dashurisë dhe e pasionit, por është edhe shenjë e rrezikut, e dhunës dhe e agresivitetit. Romakët e lashtë adhuronin planetin Mars, perëndinë e luftës, për gjakun që rridhte në fushëbetejat dhe për forcën dhe guximin për të fituar ndaj armikut. E kuqja, siç e thamë, ka më shumë se një domethënie.
Është ngjyra e luftës, e agresivitetit dhe e forcës. Disa studime kanë demonstruar se ekspozimi në një dritë të kuqe rrit rrahjet e zemrës dhe stimulon prodhimin e adrenalinës. Ngjyra e kuqe është edhe ngjyra e zjarrit. Ajo është simbol i forcës dhe guximit, por edhe e pasionit e dashurisë. Pasioni, erosi, por edhe romantizmi përmblidhen në këtë ngjyrë.
Ajo është një ngjyrë e fortë dhe me ndikim, që pushton por edhe ngroh shpirtin. Në mesin e shumë kuptimeve, kjo ngjyrë ka një lidhje edhe me rrezikun: të qenët një ngjyrë parësore, e cila mund të perceptohet menjëherë, ajo rrit pragun e vëmendjes. Nëse ne shohim një kartelë të kuqe, edhe pse mund të jetë larg, e dimë se duhet të bëjmë më shumë kujdes.
Disa studime tregojnë se makinat e kuqe bëhen më shpesh viktimë e gjobave, kjo ndoshta vjen prej faktit se polici i vë re më shpejt makinat me këtë ngjyrë. Edhe në mbretërinë e kafshëve, nuancat e së kuqes e bëjnë grabitqarin të vendosë për prenë e tij. Por ngjyra e kuqe ka domethënie edhe në sferën politike dhe atë fetare. Në kohën e mbretërive ajo është përdorur te mantelet, gradat, apo edhe rrobat e princërve dhe të mbretërve për të treguar pushtetin dhe fuqinë e tyre. Por në epokën moderne, ajo u bë një simbol i përpjekjeve të punëtorëve për kërkesat e tyre sociale, si shenjë e gjakut që ata derdhën. Ndërkaq, komunistët e zgjodhën atë si ngjyrën e tyre politike. Ngjyrën e kuqe e gjejmë edhe tek fetë, veçanërisht në atë kristiane. Në mesin e rrobave veladon (veshjet e priftërinjve) ngjyra e kuqe është përdorur për të Dielën e Dafinës, Të Premten e Zezë, në Ditën e Rrëshajave, por edhe në festat e Martirëve të Shenjtë, duke treguar dhuratën e Frymës së Shenjtë që ju lejon të dëshmojnë për besimin deri në martirizim. Të gjithë magjistarët, gjatë ritualeve të tyre magjike, vishnin pelerinat me ngjyrë të kuqe. Edhe sipas mësimeve biblike, gjatë krijimit të njeriut të parë (Adamit) është përdorur dheu i kuq. Në Japoni, e kuqja është ngjyra e sinqeritetit dhe besnikërisë. Atje, zakonisht, në veshjet e tyre tradicionale, të kuqen e bartin femrat. Në Kinë dhe Rusi, ngjyra e kuqe u paraprinte të gjitha riteve popullore e veçanërisht atyre që iu kushtohen pranverës, fejesës dhe lindjes. E kuqja përdoret në festat që kanë si temë dashurinë dhe bujarinë (trëndafilat e kuq, zemrat e Valentinit, Krishtlindjet, etj.).
Përdorimi i ngjyrës së kuqe në përditshmëri
ngjyra-e-kuqe.gif1Kjo është ngjyra e gabuar për dhomën e një foshnjeje por është e përsosur për të bërë njerëzit të gëzuar. Veshja e rrobave të kuqe e bën njeriun të dallohet më lehtë nga të tjerët. E kuqja nuk është ngjyrë e mirë po të përdoret më shumë se sa duhet, por përdorimi i një njolle të vogël të kuqe, aty ku duhet, është diçka me vend në disa raste. Për shembull një shenjëz e kuqe në një dhomë neutrale tërheq vëmendjen e vizitorit, një kravatë e kuqe me një kostum blu dhe me këmishë të bardhë krijon energjinë e duhur për të tërhequr syrin.
E Kuqja
Konsiderohet si ngjyra e gurit alkimist të të urtëve që në vete mban vulën e shenjës së diellit. Është ngjyrë e shpirtit të shenjtë, zjarreve hyjnore, bukurisë, begatisë dhe dashurisë. Po ashtu, konsiderohet edhe si ngjyrë e luftës, gjakut, shqetësimeve kolektive, emocioneve dhe urrejtjes. Jo vetëm kaq! Më tej, ngjyra e kuqe trajtohet si ngjyrë e shpirtit, epshit, dijenisë, mençurisë si dhe urtësisë ezoterike.
/ Top Channel


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Çfarë shprehin ngjyrat ? Me cilën ngjyrë duhet të vishem?
Çdo ngjyrë prodhon një efekt të veçantë tek ne dhe njerëzit që na rrethojnë. Çdo ngjyrë ka gjuhën e saj dhe ndonjëherë provokon një ndjenjë të pavetëdijshme tek ne. Ngjyra portokalli të jep një ndjenjë ngrohtësie, ngjyra e kaltër të krijon një ndjesi freskie, ngjyra e gjelbër provokon qetësi, e kuqja eksitim, e zeza distancë dhe kështu me radhë.

Që kur jemi fëmijë ne tërhiqemi nga ngjyrat dhe kur rritemi vazhdojmë ta kemi këtë lloj tërheqje.

Ngjyrat që ne zgjedhim çdo ditë dërgojnë mesazhe. Deshifroni gjuhën e ngjyrave sipas shpjegimeve të mëposhtme si dhe gjeni ngjyrën e përshtatshme për raste të ndryshme në jetën tuaj.








E bardhë, e zezë, kuqe, blu, e gjelbër, portokalli, gri, rozë, kafe, …cilën ngjyrë duhet të zgjedh dhe në çfarë rasti ?
E bardha

Është një ngjyrë e ftohtë. Kjo ngjyrë përfaqëson pastërtinë, freskinë dhe pafajësinë, por e bardha mund të diktojë gjithashtu dhe një ndjenjë boshllëkut dhe pafundësie.

Në çfarë rastesh mund të vishemi me të bardha?

Vishemi me të bardha kur ne dëshirojmë të përqëndrojmë vëmendje tek ne, si dhe dua të dërgojmë imazhin e një gruaje të shëndetshme e të kujdesshme.

Nëse dëshironi të dërgoni këto mesazhe atëhere ngjyra e bardhë është pa hezitim ngjyra juaj. Nëse jeni brune ose jeni nxirë në plazh vishuni e tëra me të bardha (një total look). Kur vishni një kostum të zi thyeni
E zeza

Zyrtare, formale, ngjyra e zezë është një ngjyrë që ofron dallim dhe elegancë, por duhet të jeni të kujdesshëm, pasi e zeza nga vetë aspekti i saj jodepërtues dhe misterioz ka prirje për të vënë një distancë mes jush dhe atyre që ju rrethojnë.
Në çfarë rastesh mund të vishemi me të zeza?

E zeza është ngjyra e përsosur për një mbrëmje klas (darkë ose kokteil) ose takime formale. Mund të përdoret gjithashtu dhe ditën, por duhet të jeni të kujdesshëm, duhet te grimoheni ose ta thyeni atë me një ngjyrë tjetër si bojëqielli, pink, portokalli ose vjollcë (ngjyrat tendencë të këtij dimri).
E kuqja

Është ngjyra e pasionit, sinonim i dinamizmit, besimit në vetvete, sigurisë dhe e dëshirës.

Në çfarë rastesh mund të vishemi me të kuqe?

Vishuni me të kuqe kur moralin juaj është i ulët ose në ditë shiu, pasi kështu do të dërgon tek të tjerët një imazh imponues si dhe do të fitoni një ndjesi energjie dhe efikasiteti.

Por ato që kanë një kakrakter autoritare duhet ta shmangin këtë ngjyrë, për shkak se e kuqja do të nxjerrë në pah vetëm aspektin agresiv dhe kërcënuese të temperamentit tuaj.

E kuqja-portokalli: më e ngrohtë se ngjyrat e tjera ajo simbolizon pasionin, energjinë, gëzimin, triumfin. Kjo ngjyrë do t’ju jap një imazh të ngrohtë dhe të gëzuar.
E kuqja-vjollcë: sugjeron dinjitet, pasuri dhe fuqi.

Vishuni me këtë ngjyrë për të projektuar një imazh pushteti dhe pasurie duke vazhduar të mbeteni klas.


Bluja

Ngjyra blu shpreh një ndjenjë qetësie dhe shpirtërore. Ndërsa visheni me ngjyrën blu shpehni besim dhe rregull.

Bojëqielli është personifikimi i autoritetit dhe respektit.

Bluja e lehtë, shpreh butësi dhe ju jep imazhin të një personi ëndërrimtar.

Blu turkuaz tregon një njeri energjik.

Në çfarë rasti mund të vishemi me ngjyrë blu?

Për një mbrëmje vere ngjyra blu është një ngjyrë e përsosur me një preferencë për ngjyrën turkuaz. Për në zyrë përdorni blu ose blunë e lehtë.
E gjelbra

E gjelbra është ngjyra e shpresës si dhe ka veti qetësuese dhe zbutëse. Tërheqëse duke u veshur me të ju do të keni imazhin e dikujt i cili është këmbëngulës.

Në çfarë rastesh mund të vishemi me të gjelbër ?

Nëse keni planifikuar një debat vishuni me ngjyrë të gjelbër, pasi kjo ngjyrë ka një efekt qetësues.

E gjelbra e hapur shpreh një imazh rinor dhe dinamik.
Ngjyra kaki është sinonim i sipërmarrjes, vishuni me këtë ngjyrë nëse dëshironi të lini një përshtypje të mirë tek eprorët tuaj.
Portokallia

Ngjyra portokalli karakterizohet nga një forcë për të kanalizuar energjinë. Ashtu si ngjyra e kuqe-portokalli, portokallia duhet të vishet në ditët kur morali është i ulët pasi duke veshur këtë ngjyrë ju do të keni një imazh plot vitalitet.

Në çfarë rastesh mund të vishemi me portokalli?

Nëse dëshironi të tërhiqni vëmendjen vishni diçka ngjyrë portokalli në ditët gri të dimrit. Një përzierje e portokallisë me ngjyrën kaki është shumë e këndshme.
Grija

Ngjyra gri në të varësi të intensitetit të saj ndryshon dhe mesazhin e saj. Zakonisht këtë ngjyrë e lidhin plakjen dhe vdekje.

Grija e hapur shpreh frikë.

Grija e mesme tregon neutralitet dhe imponon respekt.

Gri të errët shpreh një lloj monotonie

Pra grija në përgjithësi karakterizohet nga mungesa e entuziazmit dhe pavendosmërisë.

Në çfarë rastesh mund të vishemi me gri?

Siç mund të kuptohet ngjyra gri nuk është e lehtë për t’u veshur. Megjithatë nëse ajo përzihet me ngjyra të tjera të cilat e kompensojnë negativitetin e saj, mund të vishet në raste të ndryshme.
Roza

Është ngjyra e feminitetit, nëse dëshioni të keni një look romantik, të ëmbël dhe femërore, vishni rozë. Mikpritja e saj tërheq simpatinë e atyre që ju rrethojnë, por kur ajo përdoret me doza të larta mund të dërgojë imazhin e një personi jo të besueshëm, pak si një fëmijë.

Në çfarë rastesh mund të vishemi me rozë?

Ngjyra rozë e thellë është shumë e bukur kur ajo përzihet me ngjyra të errëta si me grinë apo të zezën. Mund të vishet ditën apo në mbrëmje, madje dhe me xhinse,. Ju kujtoj që look-u total rozë është demode.
Kafja

E ngrohtë, e rehatshme dhe praktike ngjyra kafe personifikon thjeshtësinë. Shprehëse e vlerave si: angazhimi dhe modestia kjo ngjyrë nxit komunikimin me të tjerët dhe është mjaft e përshtatshme nëse punoni në fushën sociale. Por kur ajo përdoret në doza të larta, kafja shpreh negativitet dhe e trasformon imazhin tuaj në atë të zakonshëm madje dhe të një njeriu të mërzitshëm.

Në çfarë rastesh mund të vishemi me kafe?

Kafja është e lehtë për t’u veshur, por në një mbrëmje nuk është ngjyra që do t’ju këshilloja.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons