Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 VETEM PER VETEN TIME!! prej Sun 07 Jul 2013, 05:27

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Keto me mesoj Jeta... : Ndoshta erdhi koha te flas pak per veten, u lodha duke vleresuar njerez qe nuk ja vlenin dhe gjera qe mbaronin pa nisur mire... Qe e vogel u njoha me peripicite e jetes, kjo ndoshta ishte dhe arsyeja e cila me beri ti shoh gjerat me nje sy me kritik... E pranoj qe kam dhe une te meta dhe qe kam bere gabime... Ama, kurre nuk I percmova si te tilla, sepse ishin pikerisht keto gjera qe me lejuan dhe mesuan te jem kerkuese ndaj vetes dhe me mesuan gjithashtu te dalloj te miren nga e keqja e te bardhen nga e zeza! Ne jete mesova qe jo cdo gje eshte sic duket dhe se, jo gjithkush eshte sic pretendon... Se lot I derdhur ishte nje force me shume, se cdo lot me pastroi syte e me beri ti shoh gjerat me te qarta! Mesova ti them "Lamtumire" te kaluares dhe ta mirpres te ardhmen, pa plane... gjerat ti merja me sportivitet... Mesova se pas cdo zhgenjimi, zgjidhja me zgjuar nuk ishte te mbyllesha ne dhome dhe te qaja me ore te tera, por duhej te ngrihesha te mblidhja veten e te vazhdoja perpara! Mesova ne jete qe, njerezit ashu sic vine nje dite ikin, mesova se cdo kujtim I bukur duhej ruajtur dhe kujtuar si I tille, nuk duhej urryer... se cdo kujtim I hidhur duhej mare si mesim! Mesova te dhe atehere kur nuk isha e lumtur, dhe se nuk duhej te me shihte kush piken e lotit ne sy per 2 arsye : lendoja ata qe me donin dhe gezoja ata qe me urrenin! E falenderoj jeten per peripicite qe me dha, sepse fale tyre kuptova qe.. e keqja me e madhe te vjen nga ata qe ju ke hap zemren, nga ata qe pretendojne se te duan dhe njerezit e tu me te afert, se ne jete eshte vec dikush qe te do e te prano ashu sic je... familja jote! Mesova se kurre nuk duhet ti shkosh askujt mbrapa, se ne momentin qe njerezit e shofin qe nuk je duke I kerkuar... vijne vet... te lusin, te qurraviten, te kerkojne te falur ! Ne jete, shume personave ju dhashe rastin te vinin te me plasnin ne fytyre atoqe thonin neper telefone ose neper te ashtu-quajturat shkrime, se kjo tregon qe nuk kane karakter te majtueshem per tu perballur, qe nuk jane si ju duket vetja... qe duhet te shpreh keqardhje per ta! Qe dhe kur goditen, e bene pas shpatullave te mia, se perpara nuk mundnin dot.. Ju falenderoj gjithsesi sepse, me ndihmuat te gjej vetvlersimin qe se kisha dhe te ndihesha krenare per veten... Keto e shume te tjera me tregoi jeta... ndoshta eshte fillimi I "te mesuarit" tim.. por qe, pa meshirshem mu desh ti fiksoja... e ti jepja kurajo vetes per nje jete me te mire... ose, jo aq te veshtire sa e kisha njohur deri tani...!!


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

2 Re: VETEM PER VETEN TIME!! prej Sun 07 Jul 2013, 05:27

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Ndonjëherë dëshiroj që të mos të kisha takuar kurrë, sepse kur të shkoja për të fjetur në mbrëmje, mos ta dija se është dikush si ty atje jashtë.Ata që të duan nuk "mashtrohen" nga gabimet që ke bërë ose nga imazhet e errëta që ke ti për veten. Ata të kujtojnë që je e bukur, kur ndihesh e shëmtuar; të kujtojnë që je e plotësuar, kur ndihesh e thyer; të thonë se je e pafajshme, kur ndihesh fajtore; të tregojnë se cili është qëllimi yt, kur je konfuze. Ka heshtje qe jane dhurate, te tjera qe vrasin e nuk kane kuptim. Ka fjale te drejta, fjale te gabuara, fjale te thena apo te heshtura. Per te mos bere keq. Fjale te pritura , te peshperitura. Ka fjale , ka heshtje. Nje 'jam' e munguar. Nje 'me vjen keq' e pa thene. Nje 'pezullim' i pambushur. Ka heshtje qe presin mberritjen e nje shpjegimi, per te shuar mundimin e atyre perseve pa kuptim.Jeta s'është e drejtë. Është vetëm më e drejtë se vdekja.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

3 Re: VETEM PER VETEN TIME!! prej Sun 07 Jul 2013, 05:28

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Dua tjem larg nga ju.......
ende e vogel por ama un di sesi ta shoh boten por jo me me szrin e nje femije por me szrin e nje adoleshenteje te vrar e cila kerkon me ngulm te shpetoj nga te gjithëgjithmon e kam ditur madje qe ne hapat e jetes time qe do tkisha veshtir tu mbijetoja te gjithve,qe ne fillim kur jam shkolluar e kam pasur te veshtir te yija miq pasi serioyiteti edhe vetmia te ben te atilleënuk esht se ndihem e shmangur nga te tjeret perkundrayi shum her them jam mir kshu si jam pavarsisht se bejn shum kritika te tjeret,pavarsisht se jo tgjith me duan tmirenëdua tjem larg sa me larg te gjithve te iki nga qyteti se aty mbaj mend vetem kujtime te hidhura ,mbaj mend qe vetem kam qar gjat gjith jetes timeëmbaj mend qe vetem mkan tallur ......un sjam me femij qe tme mashtrojn as me nje bebe vogel qe thon vec genjeshtra.....pa folur fare te kuptoj qe nga szt cdokend e kuptoj qe ne shikim....


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

4 Re: VETEM PER VETEN TIME!! prej Sun 07 Jul 2013, 05:28

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Dedikim........
do doja qe te mos ishim njohur kurr sepse ti ke goditur tek un ke goditur ne yemren time me nje shigjet helmuese e cila na ka mallkuar te dzveëme vjen inat me veten qe yiej nga trut e kokes e emrin tend kudo e shkruaj edhze kur vjen fundi se marr guximin te te them te dua por rri e qaj si nje femij i vogel kur te shoh pran nje vajye tjjeter......un jam thjesht nje nje hajvane qe se ka shoqen perderisa nuk te mbaj pran vetes perdersa nuk te afroj edhe te te mbaj pran vetes te mos te te lej tme arratisesh me sikur ben yakonisht.....e di cfare esht me mir qe njeri nga ne te dy te ik nga qyteti sepse hija jote pavarsisht se ti sje me ndjek kudo kujtimi yt me ben te trishte me ben qe te urrrej edhe veten kur te shoh ty...


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

5 Re: VETEM PER VETEN TIME!! prej Sun 07 Jul 2013, 05:28

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
"Kane te drejte te gjithe.
Kush do te tradhtoje per natyre, le te tradhetoje.
Kush do te tradhetoje sepse ndjehet i lene pas dore, le te tradhetoje.
Kush do te tradhetoje nga merzitja, le ta beje.
Kush do te tradhetoje nga mendjelehtesia, nga monotonia, a sepse e ka per "profesion", le te tradhetoje.
Por une zonja e zoterinj, perseris , e perseris, dhe e perseris akoma qe : Kush DASHURON , NUK TRADHETON !


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

6 Re: VETEM PER VETEN TIME!! prej Sun 07 Jul 2013, 05:29

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Harroi te perdorte llogjiken. U zhyt ne ndjenja. Ju dha rendesi gjerave te vogla. U quajt deshtake por mbante koken lart.
Nuk ishte e cmendur, ajo nuk kishte gjetur akoma boten te ciles i perkiste. Ndjehej ne gjemba kudo.
Njesoj si te mbjellesh nje trendafil ne mes se kaktuseve.
I thane qe gaboi, gaboi rende, humbi shume nga vetja, humbi veten e saj, humbi kohen e shtrenjte dhe prape ishte aty, aty ku gjithcka nisi, por tani ishte e forte, e rritur, dhe me nje logjike qe mposhti cdo ndenje.
Pikerisht ne ate moment ajo vlersoi veten dhe e kuptoi se meritonte dike qe ta trajtonte sic duhej, sic ishte ajo, si nje trendafil i ardhur nga shkretetira e kaktuseve thumbues.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

7 Re: VETEM PER VETEN TIME!! prej Sun 07 Jul 2013, 05:29

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
" Isha duke bere nje liste te gjerave qe nuk na mesojne ne shkolle ; Nuk na mesojne sesi te duam dike, nuk na mesojne sesi te behemi te famshem, nuk na mesojne sesi te behemi te pasur apo te varfer, nuk na mesojne sesi te largohemi nga dikush qe nuk e duam me, nuk na mesojne sesi te dime se c'po ndodh ne mendjen e dikujt tjeter, nuk na mesojme se cfare ti themi dikujt qe eshte duke vdekur. Pra, nuk na mesojne asgje me vlere. "


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

8 Re: VETEM PER VETEN TIME!! prej Sun 07 Jul 2013, 05:29

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Pas takimit te sotem, une u largova fshehurazi nga turma pa i thene asgje, askujt. U drejtova per tek makina ime dhe u ula brenda, vetem. Heshtja vizatonte boten qe po ngadalesonte. Po, si neper filma. U ula per nje moment te cuditshem perpara se te deshiroja thjesht te levizja, dhe te largohesha sa me shpejt te ishte e mundur. Dhe un vazhdova te buzeqesh, sepse ishte e nevojshme dhe dicka qe pritej te ndodhte.

Jam e lodhur duke ecur vetem ne rruge dhe e lodhur nga turmat. E lodhur duke u ulur ne qetesine shurdhuese. E lodhur duke u lene mbas dore dhe duke mos u marre parasysh. E lodhur duke qene e mire dhe e lodhur duke qene e keqe. E lodhur duke ndjere dhe e lodhur duke qene e mpire. E lodhur nga ky rreth pafundesisht i pathyeshem. E lodhur duke u shtirur, duke u fshehur dhe duke u mbrojtur. E lodhur duke qene e forte dhe e lodhur duke qene kaq e dobet. E lodhur duke qene e lodhur gjithashtu.

Ndoshta per kete arsye une e le TV ndezur dhe nderkohe gjej dicka per te bere, te gjej nje menyre per te vizatuar keto mendime. Ndoshta eshte me e lehte te vazhdoj te bej ate qe duhet te bej. Dhe asnje peshe. Asnje cudi. Por edhe nga kjo jam e lodhur.
Dikur kishte nje tension midis frikes se te qenurit vetem dhe deshires per pavaresi. Dikur e gjija lirine e pavaresise pas frikes se te nesermes se panjohur dhe botes atje jashte. Ishte nje tension qe kurre nuk mund te zgjidhet-- ndoshta kurre nuk duhet zgjidhur. Por tashi thjesh jam e lodhur duke provuar.

Cfare mund te them? Ti ne c'perfundim arrin? Nuk eshte asnje sekret!

...pastaj nje kenge e njohur me vjen ne mendje "...megjithese askush nuk eshte me mua, une do te vazhdoj..." dhe lodhja fillon te venitet.
Ndoshta un thjesht kam frike te eci vetem...


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

9 Re: VETEM PER VETEN TIME!! prej Sat 13 Jul 2013, 10:42

Klio

avatar
Moderator
Moderator
Dashuruam.Jetuam.Per njeri-tjetrin,njeri-tjetrin.Egzistuam dhe ishim te lumtur.Te dashuruar enderronim,shpresonim dhe i besonim dashuris son.Ishte gjithqka e imja.Ishe arsya e egzistimit tim dhe kuptimi i jetes.Isha gjithqka per ty,gjithqka qe ti deshe.Por ne nje qast rruga jon u ndal.Une e ti shkuam ne rrug te ndryshme.pse?nuk e di.ndoshta e di.ndoshta ti e din.Por tani nuk eshte me rendesi.E patem dashurin dhe e humbem.Ishim te rinje qe te dinim ta ruajm,dashuria jone tani eshte vetem kujtim .Kujtim eshte edhe koha e loteve dhe e vuajtjes pas ndarjes.Gjithqka e imja dhe gjithqka e jotja eshte kujtim.Edhe une edhe ti tani tashuri te tjera.Por e them pa deshmitar-pas teje kurr askush nuk eshte dhe nuk do te jet arsye e egzistimit tim.Sepse "kurr askush nuk do ta kthej shkqelqimin ne barê"-shkelqimi im eshte shuar moti


________________________
"Mendjet e mëdha diskutojnë idetë,
Mendjet mesatare diskutojnë ngjarjet,
dhe Mendjet e vogla diskutojnë Njerëz.."

10 Re: VETEM PER VETEN TIME!! prej Thu 18 Jul 2013, 13:28

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Nje dite cdo gje do te braktisiet dhe te gjithe njerzit do te vdesin me gezimin qe kane egzistuar dikur, Une do te vdes me kenaqesine qe te njoha Ty!


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons