Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Zbulohet misteri i vdekjes se Yuri Gagarin prej Sat 22 Jun 2013, 22:19

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Pas me shume se 40 vjetesh, shkaku i vertete i vdekjes se Yuri Gagarin, eshte bere publik.
Kosmonauti Rus Aleksey Leonov tregon te verteten  e dites tragjike. Per me shume se 20 vjet ai ka luftuar per te marre leje per te treguar detajet ne lidhje me cfare i ndodhi legjendarit Yuri Gagarin ne mars te vitit 1968.
 
Ne kohen e ngjarjes u tha qe Yuri Gagarin dhe instruktori me eksperience Vladimir Seryogin, u munduan qe te evitonin nje ovjekt te panjohur duke bere nje manover qe i coi ne perplasje me token. Te dy pilotet vdiqen ne ate fluturim.
"Ky rezultat eshte i besueshem per nje civil, jo nje profesionist." - tha Leonov. Ai ka dashur gjithmone te nxjerre sekretin e vdekjes se Gagarin, ose te pakten, qe familja e tij te mesonte te verteten.
 
"Ne fakt gjerat kane shkuar shume ndryshe." - tha ai.
Sipas nje raportimi te paklasifikuar, ka nej faktor njerezor pas aksidentit tragjik - nje SU-15 i paautorizuar po u fluturonte shume afer.
Koha ishte shume e keqe, me shi, ere dhe bore, dhe Leonov nuk mund te kryente trajnimet e parashutizmit. Priti per nje konfirmim zyrtar qe ushtrimet ishin anuluar, dhe degjoi nje zhurme te madhe te ndjekur nga nje shperthim vetem me distance sekondash nga njeri tjetri. Keshtu kuptoi qe po ndodhte dicka.
 
"Ne e dinim qe nje SU-15 do te testohej ate dite, por duhet te fluturonte ne nje lartesi prej 10.000 metrash ose me lart, dhe jo 450-500 metra. Kishte nje shkelje te procedures se fluturimit."
Leonov foli me deshmitaret te cilet thane qe kishin pare nje model SU-15 qe shfaqej nga rete me bishtin  qe leshonte tym dhe qe digjej.
Yuri kishte bere manovrat per te cilat ishte caktuar, dhe me pas raportoi qe ishte duke zbritur. 
"Ajo ishte hera e fundit qe komunikuam me te. Pika e kotrollit tha qe ai ishte ne nje lartesi prej 4.200 ne ate kohe. 55 sekonda me vone avioni u perlas."
 
Me pas Leonov mori urdherin qe te kthehej, ku mori edhe lajmin qe avioni i Gagarin duhej te kishte mbetur pa benzine 45 minuta me pare. Dyshimet me te keqija te tij u konfirmuan kur dikush telefonoi per te raportuar nje vend perplasje.
"Ne derguam nje ekip qe jeti mbetjet e avionit dhe te Seryogin. menduam fillimisht qe Yuri kishte shpetuar, por mbas shume kerkimesh te nesermen u gjet trupi i Yuri-t."
 
Kur Leonov arriti te merrte leje qe te shihte raportin e incidentit pas ketyre viteve ai gjeti shume paperputhshmeri. Por problemi kryesor ishte me vete raportin e Leonov; kishte emrin e tij po ishte shkruar nga dikush tjeter dhe me faktet jo si kishin ndodhur ne te vertete.
"Intervali kohor prej 2 sekondave qe kisha raportuar une, ne raport ishte shenuar 15-20 sekonda. Kjo sugjeron qe avionet duhet te kene qene jo me pak se 50 km larg njeri tjetrit."
 
"Ne perdorem nje kompiuter per te zbuluar trajektoren qe do te perputhej me intervalin e 55 sekondave. Dhe rezultoi nje siprale e thelle. Nje avion mund te zhytet ne nje spirale te thelle nese nje avion me i madh dhe me i rende kalon shume prane tij. Dhe kjo eshte pikerisht ajo cfare ka ndodhur."
 
Ka nje regjistrim te Gjeneralit Zapolskiy qe flet me pilotin e SU-15, q enuk le asnje dyshim qe ishte faji i pilotit qe shkaktoi keto rrethana qe cuan tek incidenti.
Megjithate, emri i personit pergjegjes per vdekjen e Gagarinit nuk eshte bere ende i ditur. Mbajtja e kesaj te fshehte ishte nje prej kushteve qe iu vu Leonov-it ne menyre qe te lejohej te fliste.
 
Dihet vetem qe piloti tani eshte 80 vjec dhe eshte ne gjendje shendetesore te keqe.
"Mu kerkua qe te mos beja te ditur emrin e pilotit. Ai eshte nje pilot i mire... dhe nuk do te zgjidhej asgje." - tha Leonov.
Teori konspiracionesh kane rrethuar ngjarjet e asaj dite per vite me rradhe. 
Por me ne fund tani e verteta ka dale.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons