
Një meteoroid i vogël apo ndonjë fragment i mbeturinave kozmike ka goditur njërën prej baterive diellore të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN), njoftoi astronauti kanadez Chris Hadfield."Një vrimë plumbi - një gur i vogël nga kozmosi ka shpuar tejpërtej baterinë tonë diellore. Është fat i madh që ai nuk goditi korpusin", - shkruan Chris Hadfield në mikroblogun e tij në Twitter.Ky shënim shoqërohet me fotografi të paneleve diellore, në njërën prej të cilave duket fare qartë një vrimë e vogël. Ekspertët mendojnë se shkaku i incidentit, ka shumë mundësi, të ketë qenë një fragment i mbeturinave kozmike.