Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 10 Profecite e pazbuluara te se ardhmes prej Tue 11 Jun 2013, 21:23

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor


Irlmaier ishte nje njeri i thjeshte gjerman ne vitet 1950 qe parashikoi Luften e Trete Boterore. Keshtu e pershkruan ai: “Gjithcka therret ‘Paqe’. Shalom! Pastaj do te ndodhe qe lufta do te mbije ne Lindjen e Mesme – Forca te medha detare do te perballen armiqesisht ne Mesdhe – Gjendja do te jete e tensionuar. Por zjarri ne te vertete do te bjere ne Ballkan: ‘Shoh te bjere nje I Madh, dhe perkrah tij nje shpate e pergjakur. Pastaj impakti merr dhene…Dy njerez vrasin nje njeri me pozite. Ata jane paguar nga te tjere njerez. Nje prej tyre eshte nje zeza trupvogel, tjetri pak me i gjate dhe me floke ngjyre te hapur. Mendoj se do te ndodhe ne Ballkan, por nuk e them dot me saktesi….Menjehere hakmarrja do te vije nga pertej detit. Dragoi i verdhe do te pushtojne Alasken dhe Kanadane ne te njejten kohe. Por ai nuk vjen nga larg. Me pas do te bjere pluhur i verdhe. Kur te shkaterrohet qyteti i florinjte, do te filloje…”
Me interesant nga ky predikim eshte fakti se ai beson se lufta do te filloje ne Lindjen e Mesme, cka duket e qarte per shumicen e njerezve qe jetojne ne shekullin e 21-te.





Nje murgeshe e shekullit te 12-te shume e njohur per kontributin e saj ne muziken klasike dhe literature, por jo shume e njohur per parashikimet e saj.
Ne nje prej predikimeve ajo duket sikur i referohet shaterrimit te SHBA-ve: “Perpara se te vije Kometa, shume kombe, perjashto ato kombe te mira, do te perballet me mizerje dhe uri. Kombi i madh i Oqeanit qe banohet nga popuj te tribuve te ndryshme, do te perballet me termite, vale deti dhe stuhi qe do ta shkaterrojne. Do te ndahet dhe do te fundoset. Kombi do te kete shume fatkeqesi nga deti, dhe do te humbase kolonite ne lindje nga nje Tiger dhe nje Luan.
Kometa me presionin e saj te madh, do te ngreje oqeanin dhe do te permbyte shume vende, duke shkaktuar shume tortura. Pas Kometes se Madhe, kombi i madh do te shkaterrohet nga termete, stuhi, vale deti shume te larta, duke shkaktuar edhe me shume vuajtje. Te gjitha vendet pergjate detit do te fundosen dhe do te shkaterrohen nga keto vale gjigande, dhe shumica e krijesave te gjalla, do te vriten. Edeh ata qe do te shpetojne, do te vdesin nga semundje te tmerrshme.”
Ajo gjithashu predikoi se paqja do te kthehej ne toke vetem kur froni Francez te rikthehet ( shume e cuditshme pasi froni francez nuk eshte shkaterruar ne ate kohe).





Baba Vangaishte nje grua e verber bullgare (lindur ne 1911, vdekur me 1996) e dhene pas bimesise dhe perberjeve mistike, qe ka bere disa parashikime per te ardhmen. Ajo u be e famshme fale te ashtuquajtures fuqi mistike te saj. Vdekjen e saj e percollen neper rruge turma te medha njerezish. Nder parashikimet e saj me te famshme, thuhet se ne vitin 4599 njerezit do te arrijne te behen te pavdekshem, dhe ne me pak se 100 vite, ata do te fillojne te asimilohen me aline qe do te takojne ne bot te tjera qe do te popullojne.
Ajo deklaroi se ne vititn 4509 njerezit do te jene mjaftueshem te zhvilluar per te komunikuar drejperdrejt me Zotin. Ne vitin 2221, gjate kerkimeve per jete jashtetokesore, njerezit do te perballen me dicka shume te tmerrshme (ajo nuk e pershkroi ‘gjene’).
Me afer kohes sone, ajo parashikoi nje ndryshim te orbites se Tokes, ne vitin 2023. Per kuriozitetin tone, ajo parashikoi fillimin e Luftes se Trete Boterore ne vitin 2010, qe nuk duket se ka ndodhur deri tani, por mendohet se viti 2010 ka hedhur bazat per nje zhvillim te tille.




Ne 26 qershor te vitit 2000, sekreti i njohur i trete i Fatima-s u zbulua nga Kardinali Ratzinger (tashme Papa Bendikti XVI). Sekreti i referohej vrasjes se nje Pape dhe shkaterrimin e nje qyteti. Sekreti ka qene i fshehur per shume kohe, dhe vetem disa njerez kishin folur per kete. Keta njerez ishin vetem ata qe e kishin lexuar sekretin e plote, ose kishin folur me Moter Lucian, e cila e shkroi kete profeci. Informacioni qe rrodhi nga keto zera nuk korrespndonte me sekretin e zbuluar nga Vatikani. Rrjedhimisht, nje numer shume i madh njerezish besuan se dokumenti i vatikanit ishte i rreme dhe ishte nxjerre per te evituar skandalin qe do te pasonte nese zbulohej sekreti i vertete.
Supozohet se sekreti i vertete i referohet nje braktisjeje te Kishes nga Papa ose Papati, qe me fjale te tjera do te thote se Papa/t nuk do te predikonin me ne Kishe dhe do te binin ne mekate. Sekreti pershkruan edhe nje Keshill qe do te pervertoje Kishen. Kjo dihej rreth 40 vjet perpara se Vatikani te bente publik versionin e tij te profecise.
Ajo cka eshte me interesante, eshte Moter Lucia tha se sekreti duhej te behej publik n vitet 1960, ose pas vdekjes se saj (kushdo nga datat qe do te vinte me pare). Nuk dihet perse zgjodhi kete vit, por keshilli i Vatikanit u mblodh per here te pare ne vititn 1962, me te dy Papat qe merrnin pjese (John XXIII dhe Paul VI) qe kembengulnin te mos e shfaqnin sekretin.
Nje tjeter ngjarje e lidhur me kete profeci vjen nga Papa Pius XII (paraardhesi i John XXIII dhe perpara Keshillit te II te mbedhur ne Vatikan): “Ne besojme se ora aktuale eshte faza e ngjarjeve qe Krishti ka thene se do te ndodhin. Duket se erresira do te mbizoteroje ne toke. Njerezimi eshte ne prag te krizave te jashtezakonshme.





Ursula Southeil (Nena Shipton, 1488–1561) eshte ndoshta me e njohura ne kete liste. Ka patur edhe debate te koheve modern lidhur me vertetsine e profecive te saj. Ajo eshte njohur si profete ne kohen kur Samuel Pepys shkroi nje liber per familjen mbreterore duke iu referuar parashikimeve te saj. Ja disa parashikime:
1. “Nje karroce pa kale do te largohet, shkaterrimi do te mbuloje boten me mjerim. Ne Londer, Kodra Primorse do te jete qendra qe do te mbledhe nje det peshkopesh.”
2. “Perreth botes mendja e njerezve do te fluturoje, e shpejte si hap-mbyll syte. Uji do te beje mrekullira te medha. E cuditshme, por do te behet e vertete.”
3. “Ne uje , hekuri do te notoje aq thjesht sa varka e drurit. Floriri do te gjendet ne rrjedha lumenjsh e gure, ne nje vend qe nuk dihet akoma.”
4. “Nje anglez do te pranoje nje cifut. Ju duket e cuditshme? Eshte e vertete! Cifuti qe dikur perbuzej, do te shihet si i Krishtere.” (Anglia qe krijoi shtetin e Izraelit?)
5. “Ne ato dite te largeta, gruaja do te cmendetdhe do te vishet si burre, me pantallona dhe floke te shkurtra. Ato do te ngasin rrugeve me kembe te hapura dhe vetulla te bronxta, sic bejne sot shtrigat me fshesat e tyre.”






Mitar Tarabich eshte nje profet shume pak i njohur nga Serbia. Ai jetoi ne vitet 1829 – 1899 dhe mendohet se parashikoi shume ngjarje qe lidheshin me Serbine e viteve 1930-40 dhe Luften e Dyte Boterore.
“Vendi yne do te udhehiqet nga nje lloj komisioni, por do te ndryshoje ne nje menyre qe nuk ka qene kurre me pare. Edhe pse njerezit do te harrojne varferine dhe urine dhe do te pasurohen, do te fillojne te urrejne sho-shoqin. Serbet do te ndahen nga njeri-tjetri duke mohuar origjinen e tyre serbe. Shpirti i pashnejte do te infiltrohet ne kete rajon dhe do te fleje me grate, vajzat dhe motrat serbe. Ai do te sjelle ne jete femije te tille, qe nuk jane pare qe nga fillimi i botes, dhe do te jene brezi me i keq it e rinjve. Vetem njerez te dobet do te lindin, dhe askush nuk do te jete aq i forte sa te sjelle ne jete nje hero te vertete.”
Ai beri disa parashikime lidhur me teknologjine: “Njerezit do te ndertojne nje kut, brenda se ciles do te kete pajisje me imazhe… Njerezit do te udhetojne neper bote te tjera ku do te gjejne mungese jete dhe shkretetira… Ata qe do te lexojne dhe shkruajne libra me numra, do te kujtojne se dine shume gjera…”






Robert Nixon ishte nje i ri qe punonte ne Angli ne vitet e fundit te shekullit te 15-te. Ai fliste shume rralle dhe zakonisht belbezonte kur fliste, duke e beret e pakuptueshme fjalen e tij. Ai gjykoj se ishte menderisht i vonuar. Pavaresisht kesaj, ai erdhi me parashikime surprizuese per te ardhmen. Ja disa prej tyre:
“Shqiponja e lodhur do te terhiqet ne nje ishull ne diell per te pushuar, ku gjethet dhe barerat rriten te fresketa dhe jeshile. Aty, do te takoje nje zane.”- kjo besohet se eshte nje profeci e Napoleonit qe u dergua ne ishullin Shen Helena ne vitin 1815 – nje ishull me bimesi te rralle qe e ka marre emrin nga Helena e Trojes, qe cilesohej si nje zane.
Ai arriti te parashikonte edhe perdorimin e duhanit ne te gjithe boten: “Te gjitha llojet do te kene oxhaqe ne gojet e tyre.”
Nixon besohet te kete parashikuar gjithashtu udhetimet ne hene, me raketa kozmike, shpikjen e llampes se drites, dhe aparatet e regjistrimit te zerit. Ai refuzoi te profetizonte per mbretin duke thene se mund te parashikonte vetem se do te vdiste nga uria. Atehere mbreti e lejoi te punonte ne kuzhinen e gatimit, ku nje kuzhinier e mbylli padashur ne nje dollap, dhe ai vdiq nga uria.





Profecia e Papeve vjen nga Saint Malachy, dhe eshte nje liste prej 112 frazave ne latinisht. Ato pretendojne te pershkruajne cdo Pape katlik (dhe cdo anti-Pape) duke filluar qe e Pape Celestin II i zgjedhur ne 1143 dhe duke perfunduar profecine me nje Pape qe do te quhet “Romani Peter”. Drejtimit te tij do t’i vije fundi me shkaterrimin e qytetit te Romes. Ajo qe eshte interesante ne kete profeci eshte se Papa aktual, Benedikti XVI (i listuar si ‘Lavdia e Ullirit’) eshte Papa i parafundit ne liste, dhe pas tij vjen Romani Peter. Studimet katolike per fundin e koherave e pershkruajne kete ngjarje si ardhjen e dyte te Krishtit perpara gjykimit final. Ja dicka nga profecia origjinale:
“Ne persekutimin e fundit te Kishes se Shenjte Romake, Romani Peter do te zere vendin dhe do te kullote delet e tij me shume pikellim: kur te mbarojne te gjitha turbullirat dhe veshtiresite, qyteti i shtate kodrave (Roma) do te shkaterrohet, dhe gjykimi i madh do te bjere mbi njerezit. Fund.”





Leximet e Mormoneve mund te jene shume te njohur per disa lloje profecish. Profecia e Kalit te Bardhe ka ardhur ne vititn 1843, nga Josep Smith (themeluesi i besimit mormon). Sipas kesaj profecie “Mormonet do te shkojne ne Malet e Gurit dhe do te behen shume te fuqishem dhe te medhenj.” Ky karakterizim vjen me Kalin e Bardhe te pershkruar ne Apokalipsin e Shen John-it. Gjithashtu profecia parashikon se Kushtetuta e Shteteve te Bashkuara do te varet nje dite ne fije te perit (persa i perket rendesise se saj) dhe do te shpetohet vetem “nga perpjekjet e Kalit te Bardhe.””Nje revolucion i pergjakshem do te zaptoje Ameriken, sic nuk eshte pare ndonjehere me pare, pasi vendi do te mbetet pa Qeveri Supreme, dhe cdo specie e tokes do te shperhape pa kriter ligesine e vet. Do te kete baballare kunder bijve te tyre, nena kunder vajzave te tyre, dhe anasjelltas. Skenat me te tmerrshme te gjakut, si perdhunim, vrasje etj, do te zene vend.” Smith besonte se Kushtetuta e SHBA-ve ishte shkruar me frymezimin e Zotit, dhe besimi Mormon do ta shpetoje ate.






Shen Nilur eshte nje murg i shekullit te 5-te, dhe nje dishepull i Shen John Chrysostom (doktori i kishes). Ai profetizonte lidhur me shekullin e 20-te. Ja cfare thote nje pjese e profecise se tij qe eshte shume interesante, sidomos fjalia e fundit:
“Pas vitit 1900, ne mesin e shekullit te 20-te, njerezit do te behen te panjohshem. Kur te afroje koha e ardhjes se Antikrishtit, mendjet e tyre do te priren drejt asaj qe eshte joshpirterore, me pasione vetem materiale dhe do te cnderojne natyren njerezore dhe ligjin. Me pas, bota do te behet e panjohur… Tiparet fizike te tyre do te fillojne te ndryshojne, do te jete e pamundur te dallosh femren nga mashkulli per shkak te veshjeve te tyre te turpshme dhe stilit te flokeve…Ne ate kohe, tradita dhe morali do te ndryshojne. Njerezit do te braktisin modestine dhe shthurja do te mbizoteroje… Ne ate kohe, njerezit do te fluturojne ne ajer si zogj dhe te zbresin ne fund te detit si peshq. Kur te kene arritur te gjitha keto, keta njerez te pakenaqur do t’i kalojne ditet e tyre ne rehatine e paditurise, shpirtrave te varfer dhe do te sjellin ne toke Antikrishtin…”


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons