Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Po i afrohesh vendtakimit dhe e sheh atë në tavolinë duke të pritur dhe shikuar. Je disa metra larg saj, dhe deri sa t’i i afrohesh tavolinës, truri i saj tashmë fillon të funksionojë me të madhe. Në çastin kur ti tashmë je afruar në tavolinë, ajo e ka të gatshme konstatimin, vlerësimin e saj dhe tashmë e ka krijuar një mendim bazë për ty. A do të dëshironit të dini se në çka është bazuar ajo për ta krijuar atë mendim bazë për ty? Nëse po, atëherë lexoje në vazhdim.

1- Sa mirë je i “veshur dhe i paketuar”
Këtu, ajo në ty kërkon ndonjë paralajmërim. Asnjë vajzë nuk ka dëshirë që për vete ta ketë një djalë që thjesht ka hedhur ca rroba në trup, të cilat më parë kanë qenë të shpërndara nëpër dhomë. Po ashtu, ajo vëren se sa rëndësi ju i keni kushtuar flokëve dhe pamjes së fytyrës. Kur jemi në këtë temë, shumica e femrave i dëbojnë tipat e meshkujve që nuk përkujdesen fare për veten, por edhe ata që përkujdesen për së tepërmi. Sidoqoftë është më mirë të dukesh perfekt sesa i lënë pas dore. Në anën tjetër, nëse i pëlqen stili yt, atëherë hulumtimi i saj vazhdon, duke i rrotulluar sytë, poshtë-lartë derisa e fikson shikimin kohë pas kohe edhe në duart tua.

2- Ajo çfarë mbani në duar, flet shumë për ju
Për shumë vajza, edhe po të mos flasësh asnjë fjalë të vetme, vetëm shikimi i duarve tuaja flet mjaft. Ajo çka ke në duar, bën që femra të mund t’iu lexojë më mirë. Për shembull topi i tenisit apo i futbollit në duar do të thotë se je në formë të mirë dhe tip sportist. Ke shpirt garuesi dhe të pëlqen loja. Libri do të thotë për të se, je tip lexues, i qetë. Do t’i interesojë se ç’ka lexon. Nëse rastësisht është diçka që edhe ajo ka lexuar apo ka dëshirë të lexojë, atëherë, menjëherë do të mendoj se ti je i dedikuar nga kozmosi të jesh fati i saj. Ndoshta pas një bisede të shkurtër ajo mund të arrijë edhe në konstatim se ia ke shpëtuar jetën, nëse tashmë ka filluar të besojë se je fati i saj. Në anën tjetër telefoni celular në takim të parë me ndonjë vajzë, pa e marrë parasysh se çfarë raporte dëshironi të krijoni me të, do të thotë se ose je person vërtet i rëndësishëm për rrethin ose shtiresh se je.

3- Sytë flasin më tepër se vetë goja
Sytë janë aq të lëvizshëm dhe në çdo lëvizje japin nga një informacion. Profesori Michael thekson se, prej syve mund të vërehet se sa është i mençur një njeri në bazë të asaj se a veprojnë sytë e atij personi aktivisht apo janë të ngurtësuara. Pastaj se sa është i shëndetshëm: a janë të kthjellët apo të skuqur, apo të turbullta. Nëse bebëzat i keni të zgjeruara, atëherë jepni sinjal se po mendoni në diçka seksuale, ndoshta për ndonjë aktore seksi bombë. Mos harroni se ajo ka të drejtë që i beson syve, ngase lëvizjet e syve janë të drejtuara në njëfarë mënyre nga ndërdija e njerëzve. Dhe atëherë është çasti kur edhe ajo merr në mënyrë të ndërdijshme mjaft informata për botën tuaj dhe sjell vendimin për po apo jo. Tjetër gjë që asaj i tërheq vëmendjen është edhe madhësia e syve tu. Për një vajzë, sa më të mëdha i ka sytë mashkulli aq më i bukur është. Kështu thotë psikologja sociale, Anita Barbee, e cila bashkë me burrin e saj profesorin Michael Cunningham, e kanë mësuar ndikimin e fytyrës te joshja e njerëzve. Sytë e mëdhenj të femra përkojnë me pamjen e foshnjave simpatike. Edhe vetë mund ta merrni me mend se sa të dhëna janë femrat pas foshnjave. Prej gjithë kësaj, ngjyra e lëkurës është më pak e rëndësishme dhe ajo varet nga shija individuale e femrës. Ndërsa sa i përket syzeve, përshtypje shumë më të mirë lenë nëse ato janë në harmoni me fytyrën tënde.

4- Kur një mashkull i kushton rëndësi vetes
Në rast se tepër i ke kushtuar rëndësi vetes, atëherë duhesh t’i ndihmosh femrës, që në njëfarë mënyre ta shërosh nga kompleksi i inferioritetit, e cila e ka kapluar nga pamja jote. Nëse ajo e sheh se rrobat tuaja janë aq perfekte, atëherë do ta kaplojë një frika nga ideja se është e pamundshme për t’iu kënaqur në jetë. Pra duhet t’i japësh ndonjë shenjë se ty të nevojitet ajo. Sidoqoftë, kjo vlen vetëm për rastet kur asaj i pëlqen stili yt. Nëse jo, atëherë, skanimi i saj ndalet me kaq, i kaloni edhe disa çaste, dhe në vazhdim do të dëgjosh vetëm arsyetime për mungesë të kohës së saj etj. Ajo asnjëherë nuk të thotë drejtpërdrejt se ti nuk i pëlqen. Kjo ndodh për arsye se femrat asnjëherë nuk do të donin të ishin në pozitë të tillë që të mos i pëlqejnë një mashkulli. Paramendo, po ti thotë një mashkull një femre, “ti s’më pëlqen”. Kjo do të shkaktonte te ajo trauma aq të thella sa që me muaj do t’i duhet të mjekohej për to.

5- Përshtypja e parë te sytë e femrës
Natyrisht se gjithnjë nuk janë me të drejtë këto konstatime të femrave, por ja që ato, nga këto gjëra fillojnë të krijojnë bindje ashtu automatikisht. Këto gjëra femrave u krijojnë njëfarë baze ku do ta themelojnë mendimin dhe bindjen e tyre. Nëse ke gazetë në duar, ajo do të konstatojë se je mirë i informuar dhe bashkëbisedues interesant. Nëse me vete ke marrë qenin, atëherë ajo do të kuptojë se je tip vetmitar dhe se je shumë i përshtatshëm si baba i fëmijëve të saj. Profesori i psikologjisë, Michael Cunningham nga universiteti Lousville thotë: “Për të kuptuar se çfarë është prodhimi, sot gjithkush shikon në paketim. Nëse njëherë keni mbetur të zhgënjyer nga prodhimi, herën tjetër më tepër rëndësi do t’i kushtoni paketimit. Dhe kur tashmë ka mbledhur dhe përpunuar mjaft materiale, do të fillojë të studiojë faktin se çfarë është interesante te një mashkull për sytë e femrës.

6- Natyrshmëria apo paraqitja e një femre
Një vajzë më kalon në krah dhe buzëqesh. E bukur? S’jam i bindur. Disa kile më shumë, hunda pak me hark, por ka diçka që më tërheq tek ajo, është intriguese, shprehet një mashkull i kohëve të sotme. Përgjigjja që mund të merrte është se: Ajo që të tërheq është feminiteti, por edhe siguria e saj. Një miks eksploziv sensualiteti që tejkalon estetikën të bën të harrosh centimetrat më shumë apo më pak, këmbë të gjata, të shkurtra apo celulite, s’kanë rëndësi. Është thjesht sharm, “sex appeal”, erotizëm i pashprehur. E keqja jonë është se na ndodh që shpesh të fiksohemi tek defektet dhe lëmë pas dore armën tonë më të fortë: natyrshmërinë. Joshja seksuale është veçanti, ose më mirë krenaria e të qenurit i veçantë, aftësia për përdorimin e disa defekteve, të cilat ndryshe përkthehen “sharm”. Në kohët që jetojmë ka shumë bukuri seriale, të manipuluara sipas operacioneve plastike


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
3- Sytë flasin më tepër se vetë goja
Sytë janë aq të
lëvizshëm dhe në çdo lëvizje japin nga një informacion. Profesori
Michael thekson se, prej syve mund të vërehet se sa është i mençur një
njeri në bazë të asaj se a veprojnë sytë e atij personi aktivisht apo
janë të ngurtësuara. Pastaj se sa është i shëndetshëm: a janë të
kthjellët apo të skuqur, apo të turbullta. Nëse bebëzat i keni të
zgjeruara, atëherë jepni sinjal se po mendoni në diçka seksuale, ndoshta
për ndonjë aktore seksi bombë. Mos harroni se ajo ka të drejtë që i
beson syve, ngase lëvizjet e syve janë të drejtuara në njëfarë mënyre
nga ndërdija e njerëzve. Dhe atëherë është çasti kur edhe ajo merr në
mënyrë të ndërdijshme mjaft informata për botën tuaj dhe sjell vendimin
për po apo jo. Tjetër gjë që asaj i tërheq vëmendjen është edhe madhësia
e syve tu. Për një vajzë, sa më të mëdha i ka sytë mashkulli aq më i
bukur është. Kështu thotë psikologja sociale, Anita Barbee, e cila
bashkë me burrin e saj profesorin Michael Cunningham, e kanë mësuar
ndikimin e fytyrës te joshja e njerëzve. Sytë e mëdhenj të femra
përkojnë me pamjen e foshnjave simpatike. Edhe vetë mund ta merrni me
mend se sa të dhëna janë femrat pas foshnjave. Prej gjithë kësaj, ngjyra
e lëkurës është më pak e rëndësishme dhe ajo varet nga shija
individuale e femrës. Ndërsa sa i përket syzeve, përshtypje shumë më të
mirë lenë nëse ato janë në harmoni me fytyrën tënde.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons