Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Zbulimi i mostrave të gjakut të mamuthit në Siberi, ka rritur shanset dhe shtuar shpresat e shkencëtarëve për të klonuar krijesën gjigante që mendohet se popullonte tokën rreth 10 mijë vjet më parë.

Gjetja u bë në Arkipelagun e Novosibiriskut në veri të Siberisë ku mes akullit janë gjetur në gjendje të mirë edhe pjesë të indeve muskulore të mamuthit. Fillimisht grupi i shkencëtarëve të Universitetit Yakutsk menduan se bëhej fjalë për një fosil të ngjashëm me ata të zbuluar ndër vite, që nuk do të ndihmonte shumë, por kur panë indet muskulore dhe mes tyre pika gjaku në gjendje të lëngët, kuptuan se sa e rëndësishme ishte kjo gjetje.

Menjëherë është nënshkruar një marrëveshje që i jep të drejtën ekskluzive shkencëtarëve koreano-jugorë për të ndërmarrë procesin e klonimit të kafshës prehistorike duke përdorur qelizat staminale në bazë të ADN-së së siguruar nga ky zbulim.



Hwang Woo Suk, një shkencëtar i qelizave staminale, që në 2005 ishte i pari që klonoi një qen, tha se klonimi do të bëhet duke përdorur një elefant, shtatëzënia e të cilit zgjat 22 muaj.

Semyon Grigoriev, kreu i ekspeditës që kreu zbulimin e rrallë tha se fragmentet muskulare të gjetura kanë një ngjyrë të kuqe natyrale të freskët. Ai tha se temperaturat shumë gradë nën zera kanë ruajtur për mijëra vjet në gjendje të përkryer indet muskulare dhe pikat e gjakut në gjendje të lëngët.



Grigoriev thotë se gjetja e gjakut në gjendje të lëngët lë të mendosh se gjaku i mamuthit, që ka ngjyrë të kuqe të errët, përmban agjentë kundër ngrirjes, të njohur si krioprotektantë të ngjashëm me agjentët që gjenden me shumicë tek peshqit dhe gjallesat e tjera ujore që kanë për habitat ujërat me temperatura ekstreme nën zero.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Edhe pse nuk shihet qartë, kjo video paraqet “fakte” se mamuthët leshtorë nuk janë zhdukur. Në video shihet një kafshë në formë elefanti, me dhëmbët dhe feçkën e zgjatur, duke kaluar një lumë të ngrirë në Siberi.Kjo krijesë duket se ka qime të kuqe – njëjtë si qimet e zbuluara në lëkurën e mamutëve të ngordhur që janë zbuluar nga periudha e akullnajave.Por, cinikët tashmë kanë filluar të dyshojnë në vërtetësinë e kësaj videoje të bërë nga një inxhinier qeveritar i Rusisë, i cili ishte në një kontroll në Qarkun Autonom Chukotka, verën e kaluar.Mamuthët, të cilët mund të rriten deri 3 metra, besohet se janë zhdukur para rreth 10 mijë vitesh, ndërsa në Rusi nuk jetojnë elefantët.Megjithatë, kjo video ka nxitur debatet se mamutët e periudhës së akullnajave ende jetojnë nëpër rajone të izoluara.Shkrimtari i dukurive paranormale, Michael Cohen, thotë se thashethemet e tilla “qarkullojnë me dekada”.“Siberia është një territor tepër i madh dhe shumica e këtij territori ka mbetur i paeksploruar dhe i paprekur nga njerëzit”, thotë ai.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons