Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 FILOZOFËT DHE JETËSHKRIMET prej Wed 29 May 2013, 14:18

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Zenoni i Citionit (Zenoni i Ri)
Zenoni - i thirrur gjithashtu Zenoni i Ri (Greq: Ζήνων ὁ Κιτιεύς,
Zēnōn ho Kitieŭs), për ta dalluar nga Zenon Plaku ose Zenoni i Elesë
(rreth 490-430 para Jezu Krishtit), nxënës i Parmenidit dhe filozof i
shkollës eleate - u lind rreth vitit 335 para Jezu Krishtit në Cition (i
quajtur ndryshe Citium), në ishullin e Qipros. Ai jetoi në Athinë duke
filluar nga viti 312 deri në vitin 311 para Jezu Krishtit, duke
studiuar, mes të tjerash, filozofinë e cinikëve dhe të platonikëve; aty
themeloi rreth vitit 300 para Jezu Krishtit shkollën e vet, të quajtur
"Portika", nga stoa poikile, portiku i pikturuar i Agorës nën të cilin
mblidhte nxënësit e tij. Aty dha mësim pothuaj për dvzet vjet, deri kur
vdiq, rreth vitit 264 para Jezu Krishtit. Ashtu si perfaqësuesit e tjerë
të mëvonshëm të shkollës së tij, ai i dha fund vetë jetës. Ne zotërojmë
veçse copëza nga shkrimet e shumta të Zenonit. Shkolla vazhdoi deri në
mesin e shekullit III të erës sonë; tradicionalisht kjo kohë ndahet në
"Portiku i vjetër", "i Mesëm" dhe "i Vonshëm". Përfaqësuesit më të
rëndësishëm të Portikut të Vjetër kanë qenë, pas Zenonit, Kleanthi i
Asosit (331-232 para Jezu Krishtit), që u bë i famshëm me Himnin e
Zeusit dhe Krisipi i Solit që, në shtatëqind vepra sistemoi teoritë e
stoikëve. Ai zgjeroi doktrinën dhe e mbrojti nga kundërshtimet skeptike
të platonikëve. Krisipi është cilësuar shpesh si "themeluesi i dytë i
Portikut"; punimet e tij në teorinë e gjuhësisë dhe në logjikë kanë një
rëndësi të veçantë. Etapa e Portikut të Mesëm shquhet kryesisht nga
Panetiusi i Rodit (rreth 180-110 para Jezu Krishtit) dhe nxënësi i tij,
Posidonius i Apamesë në Siri (rreth viteve 135-51 para Jezu Krishtit).
Marrëdhëniet e Panetiusit me elitën drejtuese të Romës, benë që të
përshtatej stoicizmi në qytet, duke e bërë Panetiusin nismëtar të
stoicizmit romak. Nxënësi i tij Posidoniusi, themeloi më pas shkollën e
tij, ku shkoi, mes të tjerëve edhe njeriu i ardhshëm politik dhe
"filozofi"romak Ciceron, i cili e përshtati më pas doktrinën stoike tek
etika dhe teologjia e tij. Sa u takon tre përfaqësuesve më të shquar të
Portikut të Vonshëm, ata ndodhen në Romë.
Në Antikitetin klasik, shkolla më e lulëzuar e filozofisë ishte
ajo e "Portikut", themeluar nga Zenoni, i cili sigurisht, nuk qe
mendimtari më konsekuent i Antikitetit, por doktrina e tij erdhi në një
çast të përshtatshëm. Kur hapi shkollën e tij rreth vitit 300 para Jezu
Krishtit në Athinë, qyteti i Pallasit kishte shumë kohë që nuk ishte më
aq i gjallëruar dhe krenar, si kishte qenë një shekull më parë, në
epokën e Sokratit. Perëndimi i Athinës, veç të tjerash, përputhet me
perendimin e mbarë botës greke; dy dhjetëvjeçarë pas vdekjes së
Aleksandrit, perandoria e tij po shkatërrohej mes ngërçeve të luftërave
të përgjakshme, të brendshme dhe të jashtme. Familjet e pasura të
Greqisë i dërgonin fëmijët e tyre në Athinë për të ndjekur mësimet e
një mësuesi të filozofisë, nuk prisnin aspak që djemtë e rinj ta kalonin
aty jetën duke grumbulluar njohuri enciklopedike: ata vetëm dëshironin
që të rinjtë të përvetësonin parime dhe mësime të qarta, që do t'u
jepnin mundësi të ecnin pa shumë zhgënjime në një botë pak të sigurt dhe
tërësisht të paparashikueshme.

Mirëpo pikërisht këtë lloj mësimi
donte të përhapte Zenoni i ashpër i Citonit. Ai huazoi nga
aristotelianët armaturën themelore të diturise dhe të arsyetimit logjik,
ndërsa nga cinikët bindjen se mungesa e çdo kërkese u jep filozofëve
pavarësinë. Skepticizmi, që zotëronte klimën e kohës - deri në atë pikë
sa u fut edhe në filozofinë e Epikurit - i përgjigjej një bindjeje
tjetër të tij: asnjë filozofi nuk mund të ngrihej mbi një spekulim të
vetëm konceptual; "në shpirt nuk ekziston asgjë që nuk ka qenë më
përpara te shqisat".
Sensualizmi i stoikëve - domethënë bindja se çdo
njohje paraprihet në fillim nga përvoja ndjesore - ishte dobësuar shumë
në raport me atë të epikurianëve.

Në qoftë se për Epikurin (dhe
në terma frojdiste) "parimi i kënaqësisë" është ai që rregullon rrokjen e
ndjeshme të botës, në shkollën e Portikut flitet për një emocion të
vetvetishëm, për një entuziazëm për këtë apo atë dukuri, domethënë për
një parim pak a shumë të përcaktuar, sepse atë që "rrok" një njeri nuk
vjen nga ndonjë karakteristikë ndjesore dhe trupore, të cilën e ka që
nga lindja, por nga një fuqi e jashtme, mbi të cilën nuk mund të ndikojë
dhe së
cilës i është dorëzuar. Me anën e kësaj, kundërshtia e vjetër
midis botës së shqisave dhe një fuqie të një rendi tjetër, hynte nga
porta e shërbimit në Weltanschauung e Portikut, që e mbante veten për
"monist" dhe pretendonte të vepronte vetëm nga përvoja ndjesore. Ky
dualizëm i fshehur zbulohet gjithashtu në kozmologjinë stoike: bota,
para së gjithash, është krijuar në mënvre materiale, njëtrajtësisht. Por
në vend të lëvizjes së përjetshme të atomeve që rikombinohen në format
përherë të reja të përmendura nga Demokriti i Abderës dhe Epikuri,
stokët vendosen konceptin e "hilozoizmit", sipas të cilit çdo materie
është e gjallëruar që në fillim nga shpirti hyjnor i botës! Nga fakti që
stoikët, për të shpëtuar njëtrajtshmërinë e doktrinës se tyre,
përkrahnin, të paktën në teori, një monizëm të materies, duhej që
shpirti jetësor i materies të ishte po ashtu, në njëfarë mënyre,
material; për këtë bënë një materie jashtëzakonisht të hollë, një lloj
frymë të ajrit.

Dualizmi i fshehur kishte për stoikët një
përparesi të rëndësishme. Nga njëra anë, ata mund të ngrinin një teori
të hapur të njohjes sensualiste dhe empirike, të përvojës dhe të
analizës shkencore të botës. Krisipi i Solit (rreth viteve 281-205 para
Jezu Krishtit), pasardhësi më i rëndësishëm i Zenonit në drejtimin e
shkollës, arriti në këtë përfundim, sidomos me ndihmën e huazimeve të
shumta nga Epikuri. Nga njëra anë, etika e tyre nuk vepronte aspak nga
nevojat materiale të trupit, por nga detyrimi për t'u ngritur pikërisht
mbi këto nevoja, madje për t'i zhdukur. Për stoikët e Virtytit, që
dëshiron me ngulm shpirtin hvjnor të botës, kjo vjen nga një mirësi e
pafundme. Dhe arrihet nëpermjet guximit, heqjes dorë, thjeshtësisë dhe
paanësisë.

Ky Virtyt është një qëllim në vetvete: ai nuk do të shpërblehet
nga një jetë më e gëzuar pas vdekjes. I vetmi ngushëllim që i jepet atij
që jeton dhe vdes duke respektuar filozofinë stoike, do të jetë
krenaria që u çlirua nga frika, e cila buron nga materialiteti i
njeriut, duke u hedhur vetë, me vullnetin e tij të lirë, tek e
pashmangshmja. Modeli i një qëndrimi të tillë qe vetë Zenoni. Duke u
ndjerë përherë dhe më i dobët nga mosha, me dëshirë, ai e la veten të
vdiste nga uria. Morali stoik i heqjes dorë gjeti jehonë te konceptimi
romak i ekzistencës, që mbante vulën e etikës ushtarake e që përbënte
madhështinë politike të Romës. Në këtë mënyrë filozofia e Portikut u bë
më e përhapura midis elitave të Republikës, pastaj të Perandorise
Romake. Ciceroni,shkrimtari dhe burri i madh i shtetit të fundit të
Republikës, ishte përkrahës i doktrinës stoike. Seneka i Ri (4 para Jezu
Krishtit-65 pas Jezu Krishtit), i dënuar nga perandori Neron (nxënësi i
tij i vjetër), parapëlqente t'i kushtohej vdekjes; në shumë shkrime,
shpesh patetikë dhe përherë plot me moral të lartë, ndihmoi që më
përpara për përhapjen e doktrinës së Portikut. Në fund, Mark Aureli,
"filozofi mbi fronin perandorak", që ishte perandor nga viti 161 deri në
180 pas Jezu Krishtit, i duronte lodhjet dhe shqetësimet e pushtetit më
shumë me anën e mësimeve të filozofisë stoike sesa duke ndjekur prirjet
e tij për spekulime intelektuale. Ai qe perandori i vetëm i kulturuar i
historisë botërore. Koncepti stoik i detyrës - domethënë të bësh atë
për të cilën ka ngarkuar secilin fati - pati një ndikim të madh deri te
morali i Emanuel Kantit (1724-1804) dhe të pasuesve të tij. Në vetëdijen
popullore, "stoicizmi" u bë një virtyt ushtarak: të mos e lëshosh kurrë
veten t'i kthesh shpinën detyrës dhe të durosh çdo vuajtje duke
shtrënguar dhëmbët.

JETËSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E ZENONIT I CITIONIT( ZENONI I RI )

*
Zenoni i Citionit ishte bir tregtari, i lindur në Kitia të Qipros, në
vitin 315 shkoi në Athinë, dhe meqë përjetoi mbytjen e anijes, nuk u
kthye më nga ky qytet. Zenoni vdiq duke bërë vetëvrasje.

* Nga
veprat e shumta të Zenonit (midis të cilave më të rëndësishme ishin ato
që flisnin mbi shtetin, mbi natyrën njerëzore, instinktin, mirësitë dhe
mbi pasionet) janë ruajtur vetëm fragmente. Në filozofinë e tij stoike
-të cilën e ndan në logjikë, fizikë dhe në etikë - është i dukshëm
botëkuptimi unik dhe koherent, Në të - pos mësimit origjinal mbi njeriun
ideal, të mençurin, të cilin nga qetësia e patrazuar nuk mund ta hedhin
kurrfarë pasionesh, tronditjesh dhe veshtirësish -ka elemente qenësisht
të përpunuara të shkollës kinike - si dhe disa teza heraklitiane
(sidomos në mësimin mbi natyrën).

* Zenoni i C. përkufizoi
afektet si "lëvizje kundërnatyrore e shpirtit ose si synira të tepruar".
Arsyeja duhet të jetë mbi pasionet, mirëpo kjo gjë nuk arrihet ashtu që
një afekt ta përballojmë me tjetrin, ngase kështu do të arrihet vetem
qetësimi i shkurtër. Zenoni është i bindur se arsyeja mund t'i vërë
kufijtë e afekteve, të cilat janë "sëmundje të shpirtit". Ekzistojnë
katër lloje pasionesh: pikëllimi dhe kënaqësia (që janë të lidhura me të
tanishmen) dhe frika dhe lakmia (që janë të lidhura me të ardhshmen).
Sipas Zenonit, mëshira gjithashtu është sëmundje e shpirtit.

*
Zenoni i C. theksonte: I mençuri, ndryshe nga budallai, nuk ndien
kënaqësi, por gëzim, ai ka vullnet të fuqishëm, të cilin e drejton
plotësisht arsyeja, kështu që te ky arrijnë rastësisht vetëm "hijet e
pasioneve".
* Zenoni i C. konsideronte se është absurde të ndërtosh tempujt,
shtëpitë për hyjnitë, sepse madhështia hyjnore nuk mund të përfshihet në
veprat njerëzore.Në këtë drejtim përqeshi edhe përfytyrimet mbi vendet
mbitokësore dhe nëntokësore, për shpërblimin dhe dënimin, si dhe teoritë
mbi pavdekësinë individuale.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

2 Re: FILOZOFËT DHE JETËSHKRIMET prej Wed 29 May 2013, 14:20

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
FILOZOFËT - BERTRAND RASELL
Konti Bertrand Rasell (Bertrand Arthur William Russell) u lind më 18 maj
1872 në Trellek të Uellsit, në një familje të fisnikërisë angleze.
Gjyshi i tij, lordi Xhon Rasell, ishte një politikan liberal dhe
reformist. Pas vdekjes së parakohshme të prindërve, u rrit te gjyshërit
në Londër, duke marrë mësim nga një mësues privat. Nga viti 1890 deri më
1894, kreu studimet e larta për matematikë dhe filozofi në Trinity
College të Kembrixhit. Vitin 1894 e kaloi në Paris, si atashe i
ambasadës, pastaj u bë përgjegjës i mësimeve në Trinity College, të
njëjtin vit të tezës mbi bazat e gjeometrisë. Nga një qëndrim në Berlin,
gjatë të cilit Raselli takoi udhëheqësit kryesorë socialdemokratë,
solli veprën German Social Democracy (Socialdemokracia gjermane, 1896).
Pasi botoi më 1903 Principles of Mathematics (Parimet e matematikës),
punoi me matematikanin dhe filozofin North Uajthed për një traktat
mjeshtëror, të botuar në tri vëllime midis viteve 1910 dhe 1913. Nga
viti 1910 deri më 1916, Raselli qe mësues konferencash në Trinity
College. Të kësaj kohe daton, mes të tjerash, një vepër e titulluar
Problems of Philosophy (Probleme të filozofisë, 1912). Raselli humbi
vendin e punës dhe bëri gjashtë muaj burg më 1918, mbasi kishte
kundërshtuar Luftën e Parë Botërore. Në burg shkroi Introduction to
Mathematical Philosophy (Hyrje në filozofinë e matematikës) dhe hyrjen e
një vepre që do të dilte më vonë me titullin Analysis of Mind (Analiza e
shpirtit). I ftuar në Bashkimin Sovjetik më 1929, solli prej andej
lëndën e The Practice and Theory of Bolshevism (Teoria dhe praktika e
bolshevizmit). Në vitet që pasuan, Raselli botoi më shumë se njëzet
libra popullarizues shkencorë, social-politikë dhe moralë, ndër të cilët
The A.B.C. of Relativity (ABC e teorisë së relativitetit, 1927),
Coruruest of Happiness (Fitorja e lumturisë, 1930), Education and the
Social Order (Edukam dhe rendi shoaëror, 1932) dhe Freedom and
Organisation (Liri dhe organizim. 1934). Më 1927, hapi së bashku me
gruan e tij të dytë, Dora Bllek, një shkollë në Beacon Hill. Nga viti
1938 deri më 1944, Raselli jetoi sidomos në Shtetet e Bashkuara, ku dha
mësime në shumë universitete.

Ai përpiloi atëherë atë që do të
bëhej suksesi i tij më i madh: A History of Westem Philosophy (Historia e
flozofisë perëndimore), vepër popullarizuese, botuar më 1946. Më 1950
mori çmimin Nobel për letërsinë. Raselli u angazhua gjallërisht deri në
moshë të thyer me problemet politike dhe morale të shekullit XX, duke
milituar për paqe dhe kundër armatimit atomik; ai themeloi më 1966
"Gjykatën Rasell", e caktuar për të gjykuar krimet e kryera nga
amerikanët gjatë luftës në Vietnam Raselli vdiq më 2 shkurt 1970, në
moshën nëntëdhjetedyvjeçare.
Bertrand Rasell (Bertrand Russell) pati dy filozofë të parapëlqyer: në
fillim, në rininë e tij, Gotfried Vilhelm Laibnicin, nga i cili mori
programin që lidhej me zhvillimin e një gjuhe logjiko-matematikore
universale dhe përsosurisht të qartë; më vonë, Devid Hjumin, skeptikun
që, duke njohur kufirin e skajshëm të fushës së njoftimeve shkencore të
sakta, i kishte dhënë vetes lirinë të përzihej në debatet morale dhe
politike të kohës së tij, shpesh edhe nën formën e qëllimeve që nuk
ishin shkencërisht plot siguri.
Raselli në fillim u lidh me matematikën. Në të parën nga veprat e tij të
rëndësishme, The Principles of Mathematics (Parimet e matematikë's), ai
formuloi projektin për të shmangur të gjitha degët e kësaj disipline
nga parimet e vetme të logjikës, me qëllim që të vendoste një bazë të re
të njësuar. Gjatë kërkimeve të tij, ai zbuloi punimet e një
matematikani nga Jena, profesor Fridrih Ludvig Frege, që ishin shumë të
përparuara në zhvillimin e një teorie që trajtonte në të njëjtën mënyrë
matematikën dhe logjikën. Për paraqitjen e funksioneve logjike dhe për
lidhjen e tyre, ai përdorte një gjuhë të shenjave të formalizuara mbi
modelin e algjebrës dhe e çonte logjikën deri në pikën kur ajo lejonte
të formuloheshin bazat e llogaritjeve matematikore dhe të teorisë së
numrave. Matematikani italian Xhuzepe Peano i kishte zhvilluar tashmë me
sukses punimet e Freges. Duke u nisur nga idetë e Fregesë, por edhe të
Peanos, Raselli punoi me matematikanin dhe filozofin Alfred NorthUajthed
(1861-1947), pranë të cilit kishte thelluar njohjet e tij në
matematikë. Të dy dijetarët përpunuan kështu Principia mathematica
(Principet matematike), tri vëllime që paraqesin, ende sot, sintezën më
shteruese në lëndën e logjikës dhe të matematikës, konceptuar si një
shkencë unike. Duke unifikuar matematikën (disiplinë shkencore) dhe
logjikën (disiplinë filozofike), Raselli realizoi vetëm një pjesë të
programit të Hjumit (dhe tepër të reduktuar), për krijimin e një gjuhe
shkencore universale: në të vërtetë, mungonte ende lidhja e kësaj
logjike të re matematikore me konceptet e gjuhës, nëpërmjet të cilave
paraqesim botën e përvojës. Më 1905, me veprën tepër pjellore për
historinë e filozofisë, On Denoting (Shenja dalluese), Raselli zhvilloi
bazën e teorisë që e pagëzoi më vonë "atomizëm logjik" dhe thoshte: çdo
propozim është shpërbërë në perbërësit themelorë ose "atome", që duhet
të analizohen me anën e ligjeve të logjikës. Kjo çon, natyrisht, në
probleme të një ndërlikimi të skajshëm, për të cilat Raselli gjen
shembuj të ngjyruar me humor britanik. Për shembull, deklarimi
problematik i mëposhtëm: "Mbreti i sotëm i Francës nuk është tullac." Po
të bëhej fjalë për mbretin e Anglisë, ky rast do të ishte i thjeshtë
për t'u zgjidhur, me të vetmin kusht që të gjitha dëshmitë që përputhen
për të thënë se nuk është tullac të jenë të sakta. Por në Francë nuk ka
më mbret. Pra fjalia është e gabuar, nëse mendojmë për mbretin në mënyrë
"të parë", domethënë si objekt të qeni, përderisa nuk ka mbret. Nga ana
tjetër, fjalia është e drejtë në kuptimin "e dytë", domethënë sipas
formës së saj logjike, sepse nuk ka mbret në Francë, logjikisht nuk mund
të jetë tullac. Pra ekzistojnë deklarime të drejta, që nuk kanë kuptim
empirik. Kjo është disi një variant mbi temën e paradoksit të Epimenidit, që zbaviste grekët e lashtë.

Prapamendimi
i këtij lloji të analizave logjike, që janë dukshëm të ndërlikuara dhe
mashtruese, është të demaskojë konceptet dhe sistemet konceptuale që
janë në mirëkuptim me vetveten, por që nuk kanë asnjë lidhje me
realitetin. Raselli sulmonte kështu filozofinë idealiste, që kishte ende
peshë në Angli në fillim të shekullit XX, e cila ngrinte ndërtesa
mbresëlënëse të mendimit, veçimi i së cilës, sipas tij, e bënte të
largohej nga realiteti për të humbur mes spekulimesh të rregullit fetar.
Raselli i shihte këta filozofë si hegelianë që punojnë me koncepte të
pavërtetueshme, të tillë si "shpirti" (Geist) dhe që shpallnin se ky
"shpirt" tregonte dhe kishte rëndësi më shumë se të vetmet detyra të
mendimit. Por Raselli vinte në të njëjtin rang kopjuesit e Artur
Shopenhauerit dhe të Fridrih Niçes, që thoshin se çdo gjë varej nga një
"vullnet" (wille), kur ligjet e logjikës - e tillë ishte bindja e
Rasellit - ishin të pavarur nga dashja subjektive.

Në këtë sulm
të drejtuar kundër mendimit idealist, subjektiv dhe "volontarist" të
trashëguar nga shekulli XIX, Raselli ishte në një mendje me Xhorxh
Eduard Murin (1873-1958), që i ishte futur analizës së vlefshmërisë së
gjuhës së përditshme, si asaj të shkencave, me të njëjtat mjete të
common sense, thjesht "gjykim i shëndoshë", tipike e arsyes njerëzore.
Raselli dhe Muri ishin takuar në Kembrixh dhe ishin miqësuar. Idetë e
tyre i dhanë shkas lindjes së "filozofisë analitike", që mbetet sot
rryma kryesore filozofike në vendet anglofone.
Në vitin 1920, Raselli thelloi teorinë e tij të "atomizmit logjik", i
nxitur pikërisht nga Ludvig Vitgenishtaini (1889-1951), që kishte shkuar
të punonte me të në Kembrixh që pas Luftës së Parë Botërore.
Paralelisht me punimet e tij shkencore, ai vazhdoi veprimtaritë politike
që, në fund të Luftës së Madhe, i kishin kushtuar gjashtë muaj burg për
"propagandë pacifiste". Matematikani filozof u bë përsëri armik më 1929
me librin e tij Marriage and Morals (Martesa dhe morali), në të cilin
shkruante për lirinë seksuale dhe bashkimin e lirë, kriteri i vetëm i
rëndësishëm i lumturisë së partnerëve (mjaft që të ishin të barabartë).
Dhe ky libër i dha çmimin Nobel për letërsinë më 1950, triumf i
shkëlqyer po të kihet parasysh se për shkak të këtij libri, dhjetë vjet
më parë, la vendin e profesorit në Nju-Jork. Njëfarë zonja Kei kishte
ngritur një proces kundër tij për privim profesional, proces që e kishte
fituar për shkak se një ateist, për më tepër armik i moralit, nuk duhej
të paguhej me të ardhurat publike.

Shumica e veprave filozofike
të Rasellit - të shkruara gjithmonë në mënyrë të shkëlqyer -
shkallëzohen duke filluar nga viti 1920. Kulmi i kësaj prodhimtarie qe
History of Westem Philosophy (Historia e filozofisë perëndimore), e
përçuar nga bindjet vetjake dhe liberale të autorit. Tradita filozofike,
që shkon nga Zhan-Zhak Rusoi te Karl Marksi, duke kaluar përmes Emanuel
Kantit dhe Fridrih Hegelit, është trajtuar aty as mirë as keq. Bashkimi
i vetëdijes individuale dhe i vetëdijes shoqërore është paraqitur si
kusht i domosdoshëm i njohjes. Raselli nuk miratonte aspak rrymën që të
çonte nga Shopenhaueri te Niçja dhe te filozofia e jetës (por edhe te
pragmatizmi amerikan), sepse ligjet e mendimit të drejtë - mbi të gjitha
ato të logjikës - dhe e vërteta shkencore që rrjedh prej tyre janë
krejtësisht të pavarura nga praxis, objektivat e të cilit janë gjithmonë
të denatyruara dhe të maskuara nga një vullnet. Ai nuk u thuri aspak
lavde, të paktën, meritave të Xhon Dauejt, i vetmi nga bashkëkohësit, të
cilin vepra e trajton në mënyrë të shtrirë. Por simpatia e Rasellit
është para së gjithash për filozofët e mëdhenj të liberalizmit anglez,
Xhon Lok dhe sidomos Hjumi. Pikërisht për paragjykimet e tij të hapura,
Historia e filozofisë perëndimore e vulosi në mënyrë vendimtare
filozofinë anglo-saksone bashkëkohore.
Veprat kryesore: A Critical Exsposition of the Philosophy of Leibniz
(1900); The Principles of Mathematics (1903); Principia Mathematica (3
vëll. së bashku me A. N. Whiteheadin, 1910-1915); The Problems of
Philosophy (1911); Bergson (1915); Our Knowledge of the External World,
as a Field for Scientific Method in Philosophy(1914); Principles of
Social Reconstruction (1916); Mysticism and Logic (1918); Roads to
Freedom (1918); Introduction to Mathematical Philosophy (1919); The
Practice and Theory of Bolshevism (1920); The Analysis of Mind (1921);
«The Logical Atomism» (1924); Icarus of the Future ofScience (1924); On
Education (1926); The Analysis of Matter (1927); Sceptical Essays
(1928); An Outline of Philosophy (1928); The Conquest of happiness
(1930); Freedom and Organization (1934); In Praise ofldleness (1935);
Power: A New Social Analysis (1938); A Hystory of Western Philosophy
(1946); Physics and Experience (1946); Human Knowledge, Ist Scope and
Limits (1948); Authority and the Individual (1949); Unpopular Essays
(1950); New Hopes for a Changing World (1951); Human Society in Ethics
and Politics (1954); Logic and Knowledge (1956); Portraits from Memory
and Other Essays (1956); Why I Am Not a Christian (1957); My
Philosophical Development (1959); Has Man a Future?(1961); Fact and
Fiction (1962); Autobiography (1967).
JETËSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E BERTRAND RASELLIT

* Në
kohën e Luftës së Parë Botërore u burgos (për shkak të refuzimit të
shërbimit ushtarak) humbi vendin e përhershëm të punës, mirëpo së
shpejti u bë shumë i popullarizuar për shkak të tezave të guximshme dhe
progresive për çështjet e ndryshme shkencore, sociale dhe politike. Si
mysafir ligjëroi në Universitetin e Oksfordit, të Pekinit, të Çikagos
dhe të Los Anxhelosit, ndërsa në vitin 1950 fitoi Shpërblimin Nobel për
letërsi. Politikisht ishte i afërt me krahun e majtë të partisë
laburiste dhe kundërshtar konsekuent i armatimit dhe të «çmendurisë së
luftës së ftohtë» dhe ishte edhe kryetar i gjyqit për vërtetimin e
krimeve të luftës në Vietnam.

* Bertrand Raselli pati një
peshë të madhe në shekullin XX si logjicien, liberal dhe pacifist. Ai
kishte bindjen se ekzistojnë të vërteta që kanë një vlerë të lartë si
për individin ashtu edhe për historinë, si ligjet e logjikës. Siguria
për t'i përdorur këto të vërteta i dha filozofisë forcën e përfshirjes
së saj të vendosur dhe kundërshtuese në fushat e politikës dhe të
moralit.

* Sipas Rasellit, problemet etike dhe problemet e
vlerës, ndonëse janë pjesë përbërëse e filozofisë, duhen veçuar nga
trajtimi shkencor: metodat shkencore të studimit të lënë në rrugë kur
është fjala në radhë të parë për ndijimet. Shkenca gjithashtu nuk mund
të vërtetojë, për shembull, se jeta ka kuptim, se është mynxyrë të
kënaqesh me brutalitet e të tjera. Andaj edhe filozofinë e natyrës, e
cila ka të bëjë me atë që është, duhet dalluar nga filozofia e vlerës,
sipas së cilës, ne, krijuesit e vlerës, jemi «mbretër», dhe kështu
degradojmë mbretërinë tonë vetjake nëse i nënshtrohemi natyrës.
* Duke pasur qëndrim kritik ndaj kulturës dhe jetës shoqërore të botës
qytetare bashkëkohëse, Raselli konsideron se prona private dhe shteti
janë bërë në botën moderne rrezik për shoqërinë. Të gjitha «fuqitë
kulturore» - shteti, kisha dhe edukimi - dështuan lidhur me zgjidhjen e
problemeve kyçe sociale dhe nuk qenë të afta të anulojnë absurditetin e
luftës. Ateist dhe pacifist i bindur, i cili subjektivisht nuk pranon
«kurrfarë ligjësish në histori», Raselli shkroi në formë të paradokseve
spirituoze dhe të ironive të guximshme punimet e veta publicistike të
angazhuara dhe pa paragjykime, në mënyrë optimiste dhe racionale e
orientoi mendimin e tij, shpesh edhe me luftë praktike për një mënyrë më
njerëzore të jetës, që supozon edhe «zvogëlimin permanent të fantazimit
dhe shtimin e aftësive të simpatisë dhe të kuptimit reciprok».
Njëkohësisht, ndërkaq, krahasimet dhe vlerësimet e tij
kulturore-historike dhe sidomos filozofiko-historike herë-herë tregojnë
cektësi të caktuar të të pamenduarit filozofik, madje edhe elemente të
cilat (për shkak të synimit të spirituozitetit dhe popullaritetit)
kufizohen me vulgarizim (për shembull krahasimet e tij të Marksit me
Shpëtuesin, të Partisë Komuniste me kishën, të proletariatit me popullin
e zgjedhur, të revolucionit me arritjen e mbretërisë qiellore e të
tjera). Mirëpo, të gjitha këto - madje edhe mungesa e të bazuarit
filozofik të disa premisave filozofike fundamentale të tij - nuk mund ta
mohojnë jo vetëm vlerën e disa konkluzioneve mendore lucide të tij por
as rolin shoqëror jashtëzakonisht pozitiv të këtij bardi të filozofisë
angleze, e cila u shpreh në angazhimin humanist të tij kundër të gjitha
formave të dehumanizimit dhe të degradimit të njeriut dhe të bashkësisë
njerëzore, kundër të cilave me pasion luftoi deri në fund të jetës.
* Raselli ua kushtoi dy dhjetëvjeçarët e fundit të jetës së tij të
gjatë dhe të shkëlqyer lëvizjeve për paqe dhe kundër armatimit atomik.
Ai ia arriti gjithmonë - falë edhe mbështetjes së Albert Ajnshtajnit -
të mobilizonte shkencëtarët më të rëndësishëm për t'i bërë thirrje
vetëdijes së politikanëve ithtarë të armatimit atomik, se një gjë e
tillë do të thoshte fund i njerëzimit. Ne ia detyrojmë atij faktin që
opinioni publik dhe të mëdhenjtë e kësaj bote u bënë më të ndjeshëm ndaj
rrezikut bërthamor. Bertrand Raselli ishte aq aktiv dhe ndikues si
pacifist dhe humanist, sa ishte edhe si moralist dhe logjicist. Tre
boshtet e veprimit të tij u përcaktuan nga bindja se ekziston një e
vërtetë e pavarur e individit dhe e zhvillimit shoqëror, shprehja më e
përkryer e së cilës qëndron te ligjet e logjikës


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

3 Re: FILOZOFËT DHE JETËSHKRIMET prej Wed 29 May 2013, 14:22

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Arkimedi (greq: Αρχιμήδης - Arhimidhis) , jetoi rreth viteve (287
p.e.s. - 212 p.e.s. qe në matematikan, fizikan, inxhinier, astronom dhe
filozof i lashtë siçilian i lindur në koloninë e portit sirakuzian.
Mendohet nga disa historianë e matematikanë të jetë matematikani më i
madh i lashtësisë. Carl Friedrich Gauss (Karl Frederik Gaus) e mendonte
atë si një nga tre më të mëdhenjtë, që kanë jetuar ndonjëherë

Arkimedi
u bë i njohur pasi mori pjesë në mbrojtjen e Sirakuzës kundër rrethimit
romak në Luftën e Dytë Punike. Ka të ngjarë që ai i zmbrapsi romakët me
makineritë e tij të luftës të përpiluara me dorën e tij. Thuhet se ai
ka mundur të lëvizë një anije të madhe gjithsej me ekipazh dhe ngarkesë
vetëm me një litar. Mendohet të ketë zbuluar parimin e dendësisë dhe
pluskimit, i njohur edhe si "Parimi i Arkimedit" që sipas gojëdhënës e
zbuloi ndërsa ai po lahej në një vaskë (doli jashë nëpër rrugë duke
bërtitur "Eureka (evrika)" - (E gjeta)). Atij i mvishet edhe shpikja e
odometrit gjatë Luftës së Parë Punike. Një nga shpikjet e tij të
përdorura për mbrojtje ushtarake të Sirakuzës kundër pushtimit romak
ishte grremçi i Arkimedit.

Dërguar nga V. Batalaku
Arkimedi u vra nga një ushtar romak në plaçkitjen e Sirakuzës gjatë
Luftë së Dytë Punike megjithëse urdhëri i [Marçelusit] ishte që ai të
mos lëndohej. Grekët thonë se u vra ndërsa vizatonte një ekuacion në
rërë: i zhytur në punën e tij dhe i padurimtë nga ndërprerja e ushtarit,
thuhet se tha fjalët e tij të fundit të famshme para se të therej nga
ushtari romak: "Μη μου τους κύκλους τάραττε" (Mos mi trazo rrathët). Kjo
histori tregohet që të vihet në pah mendja e lartë greke me
dorën-vrasëse romake. Megjithkëtë duhet të shënohet se Arkimedi
shkatërroi me makineritë e tij luftarake një pjesë të mirë të fuqisë
pushtuese romake, kështu që vdekja e tij mund të ketë qënë një ndëshkim.

JETËSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E ARKIMEDIT

*
Romakët u futën në Sirakuzë papritur e pakujtuar. Arkimedi ishte në atë
kohë aq i zhytur në mendime për zgjidhjen e një problemi gjeometrik sa
që nuk po merrte vesh asgjë. Një ushtar u fut në shtëpinë e tij dhe me
shpatë zhveshur në dorë shkoi deri në dhomën ku po punonte. Arkimedi iu
lut ta linte të qetë deri sa të kryente veprimet që kishte në dorë.
Pastaj u zhyt prapë në punë pa u kujtuar fare për ushtarin që i rrinte
në këmbë. Kurse ai, pasi e kishte ngacmuar disa herë që të ngrihej, e
humbi durimin dhe e shpoi me shpatë.

* Thuhet se Arkmedi
parandaloi një sulm romak mbi Sirakuzën duke përdorur një grumbull të
madh pasqyrash (përflitet të kenë qenë mburoja të pastruara shumë mirë)
që pasqyronin dritën e diellit dhe të cilat shkaktuan që anijet të
merrnin zjarr.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

4 Re: FILOZOFËT DHE JETËSHKRIMET prej Wed 29 May 2013, 14:24

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Emanuel Kanti u lind më 22 prill 1724 në Konigsberg në Prusinë Lindore,
në një familje të thjeshtë punëtorësh. Ai u rrit në frymën fetare të
mëshirës, në fillim nga nëna, pastaj në Collegium Fridericanum, ku hyri
që më 1732. Nga viti 1740 deri më 1746 studioi në Universitetin e
Konigsbergut teologjinë dhe sidomos filozofinë, matematikën dhe shkencat
fizike dhe natyrore. Interesi i madh i profesorit të tij, Martin
Knucen, për shkencën angleze e shtyu të njihte fizikën e Isak Njutonit.
Botimi i tij i parë Mendime mbi vlerësimin e vërtetë të forcave të
gjalla, 1749 - përbën fillimin e një vargu shkrimesh shkencore. Kanti la
universitetin, kur i vdiq babai, për të jetuar si mësues privat pranë
familjesh të ndryshme, në rrethinat e Konigsbergut; ato qenë qëndrimet
më të gjata jashtë qytetit ku ishte lindur. Mbasi fitoi titullin doktor
më 1755 me një tezë të titulluar De igne (Mbi zjarrin), po atë vit u bë
mjeshtër konferencash, me një tezë tjetër, Prmcipiorum primorum
cognitionis metafizikae nova dilucidatio (Sqarim i ri i parimeve të para
të njohjes metafizike). Kanti dha pak më pas konferencën e tij të parë,
duke përuruar kështu dyzet e dy vite mësimdhënie (deri më 1797).
Përveç
filozofisë, ai jepte edhe logjikën, matematikën, shkencat fizike dhe
natyrore, gjeografinë fizike, pedagogjinë dhe disa lëndë të dorës së
dytë. Më 1766, ai mori detyrën e zëvendës bibliotekarit në kështjellën
mbretërore të Konigsbergut, vend që do ta mbante deri më 1772. Më 1769,
iu propozua katedra e filozofisë teorike që sapo ishte krijuar në
Erlangen, por nuk e pranoi për shkak të lidhjes me qytetin ku ishte
lindur dhe të shëndetit të tij të keq. Ai shpresonte gjithashtu të
emërohej profesor në universitetin e Konigsbergut. Dhe, me të vërtetë,
pak kohë pasi universiteti i Jenës i bëri një propozim tjetër, në mars
të vitit 1770, Kanti u bë profesor i logjikës dhe i metafizikës në
Konigsberg. Më 1781, doli vepra e tij kryesore, Kritika e arsyes së
kulluar, idetë kryesorë të së cilës i rimori te Fillimet e çdo
metafizike të ardhskme.

Pasuan vepra të tjera, midis të cilave Grundlegung zur Metaphisik der
Sitten (Bazat e metafizikës së zakoneve, 1785), Kritik derpraktischen
Vemuft (Kritika e arsyes praktike, 17881 Kritik der Urteilskraft
(Kritika e gjykmut estetik, 1790), De Religion innerhalb der Grenzen der
blossen Vemunft (Feja në kufijtë e arsyes, 1793), Zum ezvigen Frieden
Ein philosophischer Entzvurt (Projekt për paqen e përjetshme, 1795), Die
Metaphysik der Sitten (Metafizika e zakoneve, 1797). Kanti vdiq më 12
shkurt 1804 në Konigsberg qytet që nuk e braktisi asnjëherë, me
përjashtim të rrethinave.

Që në Antikitet, tradita filozofike
shënonte me "subjekt" gjënë që u ishte nënshtruar mbresave të shqisave;
përballë "subjektit" që "merr" në mënyrë pasive, ndodhet "objekti", që
është gjëja aktive. Te Kanti, subjekti bëhet mbartës aktiv jo vetëm i
përceptimit, por sidomos i njohjes që vepron mbi objektin; uni që
dëshiron është gjithashtu "subjekt". Në këtë kuptim flasim sot për
"subjektin" dhe "objektin", për "subjektiven" dhe për "objektiven".
Subjekti është bërë sinonimi i pikëpamjes së individit të vetëdijshëm
për vetveten. Nuk është rastësi që ky shndërrim i konceptit të subjektit
ndërhyri në kohën e Revolucionit Francez. Në të vërtetë, që në këtë
çast "subjekti" i mbretit u bë një qytetar i lirë dhe i përgjegjshëm.


nga koha e Emanuel Kantit, u bë zakon të flitej për dy rryma kryesore
në filozofinë e iluministëve: një rrymë "racionaliste", që do ta kishte
zanafillën te Rëne Dekarti, si dhe një rrymë "empiriste", që do të
fillonte me Xhon Lokun. Racionalizmi kërkoi të ndërtonte, mbi shembullin
e matematikës, një model të botës, të bazuar tek arsyeja. Në kohën e
Kantit, ky racionalizëm, i lidhur me punimet e Gotfried Vilhelm
Laibnicit dhe Kristian Volfit (1679-1754), ishte bërë filozofia sunduese
e shkollave; për këtë arsye Volfi kishte thjeshtësuar dhe popullarizuar
teorinë laibniciane të monadave. Për Kantin, kjo filozofi ishte
ngurtësuar në "dogmatizëm": sistemi racionalist i Volfit funksiononte
vetëm me parakuptime - të nxjerra nga zbulimi fetar - ngaqë kënaqej për
të pohuar pa prova, "dogmatikisht". Sa i takon empirizmit, gjithmonë
sipas Kantit, ai ishte gjithashtu i përfshirë në një rrugë pa krye. Kur
skeptiku i madh Devid Hjum hodhi përtej siguritë e fundit intelektuale
të pabazuara te përvoja, si ide të shkakësisë (marrëdhënia midis shkakut
dhe pasojës), asnjë njohje nuk mund të kërkonte siguri tjetër, përveç
se një ndijim të veçuar të shqisave.
Megjithatë, edhe kur racionalizmi dhe empirizmi në filozofi ishin në
konkurrencë, shkencat panë të lindte ndërtesa e madhe intelektuale e
fizikës njutoniane, ku racionalizmi tematik dhe kërkimi eksperimental do
të ecnin së bashku. Pra ishte e mundur të pajtoje një koncept të arsyes
së çliruar nga çdo dogmë, dhe një koncept të përvojës, të çliruar nga
çdo racionalizëm skeptik. Më 1782, pas dekadash pune, Kanti arriti më në
fund, te Kritika e arsyes së kulluar, një sintezë e racionalizmit dhe
empirizmit. Këtë rezultat ua kushtonte edhe shqetësimeve të shkaktuara
nga teoria e Zhan-Zhak Rusoit mbi lirinë. Për këtë të fundit, çdo qenie
njerëzore zotëronte natyrshëm aftësi, të tilla që edhe shkenca më e
sofistikuar nuk kishte për t'u shtuar ndonjë gjë të madhe.

Fshatari
i thjeshtë mendon dhe ndjen si çdo njeri tjetër dhe, për këtë, ka të
njëjtin dinjitet. Si kushdo, ai është gjithashtu në gjendje të vështrojë
përtej horizontit të tij të kufizuar, të heqë dorë nga egoizmi i tij
dhe të kërkojë me entuziazëm, si vetë qëllimin e tij, atë që përputhet
me "vullnetin e përgjithshëm". Kjo zgjedhje e vullnetshme e
kolektivitetit është ajo që e bën të lirë. Kanti merr stafetën e Rusoit
pikërisht në këtë fazë: të gjithë njerëzit kanë aftësinë, pra lirinë, të
përshtatin një pikëpamje më të lartë nga ajo e individit, që është
pikëpamja e "njerëzimit". Përshtatja e kësaj pikëpamjeje i bën ata
njerëz.
Kanti paraqiti në fillim idetë mbi lirinë dhe njerëzimin në shkrimet
morale, por ato përbëjnë që në fillim planin e dytë të përpjekjes
intelektuale të Kritika e arsyes së kulluar.

Në kritikën e parë
nga tri Kritika, Kanti ndërmerr t'i përgjigjet pyetjes së mëposhtme: a
janë tëmundshme "gjykimet sintetike a priori"? "Sintetike" ka këtu
kuptimin që koncepti nuk është shqyrtuar thjesht "në mënyrë analitike"
për atë që përrrmban (sherribull: "Topi është i rrumbullakët"), por që
atij i është shtuar një veçanëti që parakupton një vëzhgim të mëparshëm
(shembull: "Topi rrokulliset, sepse është i rrumbullakët"). "Apriori" do
të thotë që një gjykim i tillë është përnjëherësh i pakëndshëm dhe pa
përvojë.
Bastioni më i fortë i racionalizmit ishte prej kohësh dukja
sheshit, autoriteti që vinte nga vetja, aksioma matematike. Kanti fillon
pra të shqyrtojë në çfarë është e mundshme matematika. Ky shqyrtim
bëhet në pjesën e parë të Kritikës së arsyes së kulluar, kushtuar
"estetikës së përkryer". "Estetika" tregon për Kantin teorinë e
përceptimit (Wahmnehmung) ose, siç e thotë, të nuhatjes (Anschauung); "e
përkryer" do të thotë se nuk bëhet fjalë për perceptime konkrete të
veçuara, por për "forma të kulluara" të përceptimit, që nuk shfaqet
asnjëherë veçmas në realitet, nga fakti se përceptimi ynë i bashkon. Në
të gjitha rastet, thotë Kanti, ne perceptojmë vetëm objekte dhe procese
të shtrira në hapësirë dhe në kohë. Por hapësira dhe koha nuk janë
realitete që ekzistojnë nga vetvetja, ato janë mënyra jonë për të
kuptuar botën.Vetëm nga pikëpamja jonë diçka është "në të djathtë" apo
"në të majtë"; vetëm nga pikëpamja jonë diçka pasqyrohet në pasqyrë.

Ne
që jemi dukshëm "subjekti" (domethënë, fjalë për fjalë, "të
nënshtruar") i perceptimit, formojmë një perceptim sipas vetë formave
fona intuitive.Për ne është e pamundur të bëjmë abstragimin e hapësirës
dhe të kohës në përceptimet tona. Ne nuk dimë gjithashtu si të paraqitim
një "gjë në vetvete" (ding an sich), e megjithatë bota e këtyre
"gjërave në vetvete" ose "numenes" (domethënë objekte të mendimit),
ekziston, sepse perceptimet tona duhet ta kenë një zanafillë.
Përderisa ne, njerëzve, çdo gjë na duket patjetër në format e hapësirës
dhe të kohës, këto "forma të kulluara dhe a priori të intuitës" përbëjnë
gjithashtu një bazë të sigurt të matematikës, më shumë të gjeometrisë
që ndërton hapësirën sesa të aritmetikës që ndërton vazhdimësinë kohore
nëpërmjet vargut të vazhdueshëm të numrave.

Me t'u vendosur
mundësia e matematikës në kuptimin e racionalizmit, Kanti kalon në
çështjen e mëposhtme: si është e pranueshme një shkencë "e kulluar" e
natyrës, me fjalë të tjera si ekziston, jashtë formave të kulluara të
intmtës, të formave të ngjashme të mendimit, që do të mundësonin dhënien
e gjykimeve sintetike a piori mbi objektet e intuitës? Kanti i gjen
këto forma të mendimit te kategoritë, që kanë mbetur të pandryshueshme
që nga koha e Aristotelit. Këto kategori janë silogjizmat e shkakësisë
dhe parimet themelore të identitetit dhe të joidentitetit.

Duke
qenë i tillë, mendimi sipas kategorive ose formave të mendimit
përgjithësisht të vlefshëm, nuk bëhet automatikisht si bëhet përceptimi
(ose "intuita"), sipas formave të hapësirës dhe të kohës. Unë mund të
formuloj gjithmonë, pavarësisht meje, gjykime vetjake të llojit "unë
ligështohem kur shiu vazhdon të bjerë që prej dy ditësh". Por shprehja e
një gjykimi përgjithësisht të vlefshëm - "një shi i pandërprerë mund të
shkaktojë një gjendje ligështuese te disa njerëz" - nënkupton që unë
vihem në një pikëpamje që mund të përshtatet nga të gjithë. Ky un
përgjithësues, që dallohet qartësisht nga "uni empirik", është cilësuar
nga Kanti si "uni i përkryer". Ky është një veprim i vetvetishëm, pra i
lirë, i vetëdijes vetjake, por që secili është i aftë ta kryejë.
Prandaj është e mundur një shkencë "e kulluar" e natyrës, mbi bazën e
kategorive të kuptueshme nga të gjithë, me kusht që të ketë një instancë
të mendimit, që çifton kategoritë e mendimit me perceptimet. Kjo
instancë është "paraqitja". Ajo na lejon t'i thjeshtojmë perceptimet
tona në një "skemë" të thjeshtëzuar, që duke filluar nga ajo kemi
mundësi të gjykojmë sipas kategorive. Nga shumë qen konkretë del
paraqitja e qenit dhe mund të shprehemi për këtë qen abstrakt të
pohimit, që do të vlente për të gjithë qentë; nga ana tjetër, për një
qen të individualizuar, mund të themi vetëm gjëra për të cilat nuk dimë
nëse kanë ndonjë vlefshmëri ose ndonjë rëndësi jashtë këtij rasti
individual. Fuqia e paraqitjes është gjithashtu ajo që i lejon
shkencëtarit t'u dalë para vëzhgimeve, domethënë të bëjë hipoteza që do
t'i vërtetojë empirikisht më pas.

Kanti arriti të tregonte
mundësinë e shkencave fizike dhe natyrore, falë asaj që e quan një
"revolucion kopernikian", në mënyrën për të parë marrëdhënien midis
subjektit dhe objektit të njohjes. Nuk janë gjërat që sjellin ndryshime
te subjekti njohës, por subjekti që shqyrton gjërat sipas formave të
perceptimit dhe të mendimit që zotëron. Ne nuk e njohim botën ashtu si
është në vetvete, por ashtu siç është për ne - dhe kjo është e
mjaftueshme, sidoqoftë për fizikanin dhe për natyralistin. Në këto
kushte, cilat janë objektet klasike të metafizikës, të çështjes së
Zotit, të ekzistencës së botës? Me këto pyetje merret pjesa e tretë e
Kritikës, që ka në qendër "dialektikën transcendentale".
Arsyeja e
shkencave fizike dhe natyrore - që Kanti e quan edhe "zgjuarsi (
Verstand) - trajton botën empirike. Ajo nuk mund të thotë asgjë për atë
që është përtej botës sonë. Megjithatë në arsyen tonë ka "ide" që të
çojnë në një botë tjetër nga ajo e jona, për shembull ideja e së Mirës: e
Mira nuk ekziston, por duhet të jetë. Ky nuk është një fakt material,
por një "ide rregullatore", që i jep mendimit një drejtim. Arsyeja jonë
është e lirë, në atë masë që prodhon këto ide, përderisa fiksohet në
vetë qëllimet e saj - në ndryshim nga uni ynë empirik, pjesë përbërëse e
botës empirike, pra i nënshtruar në marrëdhënien përcaktuese të
shkaqeve dhe pasojave. Idetë morale, si ato të së Mirës, janë
përgjithësisht të vlefshme; ato janë ide të unit të përkryer, që mund të
shqyrtohen nga arsyeja.
Ndërsa morali i Kantit ka dalë nga "dialektika transcendentale" e
Kritikës së arsyes së kulluar, teoria estetike e ka themelin tek
"analitika transcendentale" e Kritikës së mundësisë për të gjykuar
(termi "gjykuar" është përdorur këtu për të treguar "gjykimin e
shijes"). Te Kritika e arsyes së kulluar, bëhet fjalë për veprimtarinë
dhe "vetvetishmërinë" e mendimit, në kundërshti me "ndjeshmërinë" pasive
të perceptimit dhe të "përfytyrimit", që na lejon të kemi para kohe
përvoja të ndërlikuara nën formën e hipotezave, për t'i vërtetuar më pas
në mënyrë empirike. Por kur bëjmë një veçim të interesit të njohjes
empirike, kur i shohim gjërat në mënyrë "të çinteresuar", ato duken si
gjëra që janë aty vetëm për veten e tyre, që mbartin në vetvete vetë
qëllimin e tyre. Atëherë admirojmë konfiguracionin e tyre sipas qëllimit
të tyre të fundit dhe mbetemi në një "kënaqësi të çinteresuar": ato na
duken të bukura. E bukura, objekt i kënaqësisë sonë të çinteresuar,
ndodhet sa në natyrë, aq edhe në art. Artistët, si natyra, fiksojnë një
qëllim të fundit të veprave të tyre dhe duke u nisur nga kjo shtjellojnë
rregullat e dobishme të realizimit të tyre.Kur ata arrijnë t'i afrohen
qëllimit të fundit, që e kanë fiksuar vetë, i admirojmë. Kjo tregon se
gjykimet sintetike a priori janë gjithashtu të mundshme në fushën e së
Bukurës artistike: qëllimi i fundit i brendshëm është kriteri i
gjykimit.

Estetika zë një pozicion të ndërmjetëm midis njohjes së
natyrës dhe moralit: arti është një krijim i arsyes në kuptimin e
vetvetishmërisë transcendentale të mendimit tonë, ai është gjithashtu i
kapshëm dhe i kuptueshëm për gjykimin tonë siç është natyra. Por arti
është gjithashtu si veprim i yni moral, një vepër e lirisë sonë, në atë
masë që i japim vetë një qëllim të fundit. Te Kritika e mundësisë për të
gjykuar është shprehur më mirë ideja e bashkëpunimit midis arsyes,
përvojës dhe lirisë, në bazë të sistemit kantian në tërësinë e vet.
Pasuesit e Kantit e morën këtë ide si pikënisje. Duke ndjerë sistemin e
filozofit gjerman si shumë "të mbërthyer" në traditat filozofike
akademike, ata do të kishin dashur ta përmblidhnin gjithë mendimin
kantian në fuqinë e një koncepti të vetëm, në një lloj formule të
përgjithshme.
Veprat kryesore: Allgemeine Naturgeschichte und Theorie
des Himmels (1755); Der einzig mdgliche Be-vreisgrund zu einer
Demonstration des Deseins Gottes (1763); Beoba-chtungen uber das Gefiihl
des Schdnen und Erhabenen (1764); - Mbi të bukurën dhe të madhërishmen -
Përkth. shqip (1977); Untersuchung Hber die Deutlichkeit der Grundzatse
der Naturlichen Theologie und der Moral (1764); Traume eines
Geistersehers (1766); Kritik der reinen Vemunft (1781); Prolegomena zu
einer jeden konftigen Metaphysik, die als Wissenschaft wird auftreten
kdnen (1783); Grundlegung zur Metaphysik der Sitten (1785);
MetaphysischeAnfan-gsgrunde
der Naturwissenschaft (1786); Was heisst, sich im denken orientiren ?
(1786); Kritik der praktischea Vemunft (1788); Kritik der Urteilskraft
(1790); Die Religion innerbalb der Grenzen der blossen Vemun-«(1793);
UberPhilosophie iiberhaupt (1794); DansEndeaIlerDinge(794); Zum ewigen
Frieden (1795); Die Me-taphysik der Sitten (pjesa e I dhe II 1797); Der
Streit der FakultSten ('798); Anthropologie in pragmatis-cfter Hinsicht
abgefasst (1798); Rechtfertigung des Direktoriums der franzdsischen
Republik(1789); Erklarung in Beziehung aufFichtes Wissen-schaftslehre
(1799); Logik, botoi si tekst J. B. JSsche, Ligjëratat e Kantit mbi
filozofinë, religjionin, metaflzikën si dhe mbi filozofinë në
përgjithësi, i botuan: P8litz (1817 dhe 1821), pastaj M. Heinze (1894);
P. Mezner (1924); B. Erdman (1882-1884); R. Reicke (1889) dhe të tjerë.
Botimi i sërishëm i të gjitha veprave (Akademie - Tekstausgabe) u shtyp
(si fotokopjim i botitnit të 1902-10) në Berlin, në vitin 1968, në 9
vëllime.

JETËSHKRIMET - KURESHTI NGA JETA EMANUEL KANTIT

*
Nga studimet e rëndësishme të periudhës parakritike është interesante
sidomos vepra e Emanuel Kantit Historia e përgjithshme e natyrës dhe
teoria e qiellit, në të cilën paraqiti hipotezën e njohur të tij mbi
krijimin e botës nga thërrmijat materiale të panumërta kaotike që
bashkohen atje ku ekziston forca më e madhe e tërheqëse. Sistemi ynë
diellor është, ndërkaq, vetëm një pjesë e universumit, thotë Kanti.
Njësoj si Kanti, (por pavarësisht nga ai), e paraqiti teorinë e vet edhe
fizikani Laplas, kështu që kjo në literaturë zakonisht trajtohet si
teoria e Kant-Laplasit. Përveç këtij, studim interesant është edhe
Shqyrtime mbi ndjenjen e së bukures dhe të madhrishmes (1763) në të
cilin përveç disa tezave estetike (në fillim të studimit) paraqiten
kryesisht disa shqyrtime morale psikologjike dhe popullore filozofike
mbi njeriun, natyrën e tij dhe relacionet shoqërore të tij, mbi
marrëdhëniet e gjinive dhe mbi disa karakteristika dhe ndryshime midis
disa popujve. Duke dalluar në këtë studim të madhërishmen dhe të
bukurën, Kanti konsideronte se e madhërishmja (që objektivisht përmban
të lemerishmen, bujaren dhe madhështoren) duhet gjithmonë të jetë e
madhe, ndërsa e bukura mund të jetë edhe e vogël. Cilësitë e madhërishme
inspirojnë nderimin, të bukurat, dashurinë, kështu që nganjëherë e
vlerësojmë tepër lartë për të mundur ta duam. Por nëse e madhërishmja
nuk shoqërohet nga e bukura, së shpejti na lodh.

* Kritika e
mendjes së kulluar, një nga veprat më të rëndësishme të gjithë
literaturës filozofike, fillon me tezën e të bazuarit empirik specifik
të njohjes. Nga aspekti i kohës, me fjalë të tjera, sipas Kantit, asnjë
njohje në ne, nuk i paraprin përvojës, por ndonëse çdo njohje fillon me
përvojën, prapëseprapë të gjitha nuk burojnë nga përvoja. Në ndryshimin
ndërmjet gjykimeve sintetike (gjykimet që zgjerojnë njohjen predikati i
të cilave gjendet jashtë nocionit të subjeiktit) dhe gjykimeve analitike
(gjykimet shpjeguese, domethënë ato te të cilat në nocionin e subjektit
përmbahet objekti), Kanti gjeti pikënisjen për çështjen themelore të
Kritikës së mendjes së kulluar. Është e qartë, me fjalë të tjera, se të
gjitha gjykimet e përvojës janë sintetike dhe se zgjerojnë njohjen tonë,
por çështje fundamentale është: «si janë të mundura gjykimet sintetike a
priori?». (Wie sind die synthetischen Urteilen apriori moglich?) Me
këtë njëkohësisht problematizohet mundësia e përdorimit të mendjes për
themelimin dhe realizimin e të gjitha shkencave që kanë njohje teorike a
priori mbi sendet dhe kështu shtrohen pyetjet: Si është e mundur
matematika e kulluar? Si është e mundur shkenca natyrore e kulluar? etj.
Përgjigjet lidhur me këto pyetje janë të mundura vetëm (në suazat e të
ashtuquajturës estetikë transcendentale) duke i rishqyrtuar sërish dhe
duke iu caktuar ndryshe se deri tash vetë strukturën e fuqive njohëse
njerëzore, domethënë strukturën e vetëdijes njerëzore në përgjithësi.

* Poeti gjerman Fridrih von Shiler (1759-1805), ndihmoi gjerësisht për
përhapjen e ideve të Kantit. Afërsia e etikës dhe e estetikës te Kanti
ishin thelbësore për të, përderisa vlerësonte se koncepti i lirisë
gjendet në qendër të këtyre dy fushave. Te Briefen uber dae asthetische
Erziehung des Menschen (Letra mbi eduJdmm estetik të njeriut), Shileri
këshillon me ngulm se njerëzit lartësohen nga një zakon i lojës së
lirisë në art, në një zakon moral dhe në përputhje me detyrën.

*
Emanuel Kanti arriti në sintezën e rrymave racionaliste dhe empiriste të
iluministëve europianë, që i bashkoi në një metafizikë të lirisë dhe të
detyrës; ai kurorëzoi kështu ndërtesën intelektuale të shekullit të
iluministëve. Çështjet që la pezull u bënë çështje të filozofisë
romantike.

* Arti i bukur ështe art i gjeniut. Gjenialiteti është talent që i jep artit rregulla.

* Paqja nuk mund të ruhet kur disa janë të skllavëruar, e disa të lirë.

* Nuk ka grua në botë që nuk dëshiron të shkaktojë një konflikt, sado i vogël qoftë.

* Vdekjes më së paku i frikësohen ata, për të cilët jeta ka më shumë vlerë.

* Pa sespekt nuk ka dashuri të vërtetë.

* Askush nuk ka të drejtë të më mësojë si do të jem i lumtur.

* Shiko, mendohu, pastaj puno.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

5 Re: FILOZOFËT DHE JETËSHKRIMET prej Wed 29 May 2013, 14:26

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Fransua Mari Aruet (François-Marie Arouet), që më pas u quajt "Dë
Volter", u lind më 21 nëntor 1694 dhe ishte bir i një noteri parisian.
Nxënës i kolegjit jezuit "Luigji i Madh", duke filluar nga viti 1704 ai
shkroi vargjet e para dhe tragjedinë e tij të parë (të humbur) në moshën
dymbëdhjetëvjeçare. Duke lënë kolegjin më 1711, prirja e tij prej
shkrimtari u ndal. Megjithëse i filloi studimet për drejtësi nën
trysninë e të atit, i braktisi ato shumë shpejt. Një satirë kundër
Regjencës së Filipit të Orleanit, që iu atribua djaloshit të ri, i
kushtoi një qëndrim prej njëmbëdhjetë muajsh në Bastijë. Gjashtë muaj
pas lirimit, Volteri dorëzoi në teatër tragjedinë Edipi, që pati një
sukses të madh dhe i dha emër si autor tragjik. Më 1723, botimi i La
Henriades, epope e ngjizur gjatë burgimit dhe kushtuar Francës së Hanrit
III (që e kishte titulluar në fillim Liga ose Hanri i Madh), e bëri
edhe më të famshëm. I kërcënuar më 1727 për t'u futur përsëri në burg
për paturpësi të tepruar, shkrimtari parapëlqeu të emigronte në Angli.
Gjatë dy viteve që kaloi përtej Manshit, Volteri u interesua për teoritë
e reja të Isak Njutonit mbi shkencat fizike dhe natyrore, si dhe për
filozofinë politike të Xhon Lokut.

Kjo periudhe do të ishte
vendimtare për jetën dhe veprën e tij të ardhshme. Letrat filozofike, të
shkruara në mërgim dhe të botuara më 1734 në Francë, u sekuestruan nga
Parlamenti i Parisit, u dënuan si armike të fesë dhe të shtetit dhe u
dogjën publikisht. Për t'i shpëtuar një burgimi të ri, Volteri u strehua
në Sirei, në Lorenë, në kështjellën e markezes së Shatëlesë, ku iu
kushtua studimeve të tij filozofike, historisë dhe shkencave fizike dhe
natyrore. Një lidhje e lumtur prej pesëmbëdhjetë vjetësh me "Emilinë
hyjnore" i dha mundësinë të punonte - në shoqërinë e markezes - mbi
komente të gjata mbi shkrimet e Njutonit dhe të Laibnicit. Më 1749,
vdekja e zonjës së Shatëlesë e goditi rëndë dhe e bëri të pranonte një
ftesë në Potsdam të Frederikut II të Prusisë, me të cilin kishte
letërkëmbim që nga viti 1736. Pas prishjes së miqësisë me Frederikun e
Madh më 1753, Volteri u nis për të banuar në Gjenevë.
Aty, brenda disa javëve, shkroi novelën filozofike Shpirtkulluari ose
Optimizmi (1758-1759). Më 1758, bleu fshatin dhe senjorinë e Femeit, në
mes të rrugës midis Gjenevës dhe Francës, ku shkroi dhe iu përkushtua
konkretisht përmirësimit të kushteve të jetës të fshatarëve, që ishin
"shtetasit" e tij. Volteri vdiq në Paris më 30 maj 1778.

Deistët
njihnin ekzistencën e një zoti krijues, por nuk besonin që ai merrte
pjesë në jetën e botës jashtë ligjeve natyrore të fiksuara nga krijimi
fillestar. Manifesti i parë i deistëve është një vepër e Xhon Tolandit,
Krishtërimi pamister 1696). Kjo mënyrë të menduari u përhap në shekullin
XVIII midis intelektualëve falë, mes të tjerash, shkrimeve të Volterit.

Rreth
së njëjtës kohë, si Volteri, edhe filozofi dhe juristi Monteskjë
(1689-1755) qëndroi për një kohë më të gjatë në Angli. I ndikuar thellë
nga Loku, por edhe i impresionuar nga realiteti i Kushtetutës angleze,
ai riformuloi një teori të së drejtës natyrore dhe përpunoi atë të
ndarjes së pushteteve midis pushtetit ligjvënës, ekzekutiv dhe juridik
Mendimi antiabsolutist i Monteskjësë, paraqitur te Për shpirtin e
ligjeve (1748), pati një jehonë të madhe në gjithë Europën.

Për
Volterin, progresi i iluministëve nuk u kufizua në shkencat e natyrës.
Iluministët duhej gjithashtu të kryesonin betejën për lirinë e shpirtit
dhe në luftën kundër obskurantistëve fetarë, sidomos atyre të Kishës
Katolike, që kërkonin të pengonin idenë e vizionit modern të botës.
Ajo
që ne kuptojmë me fjalën "filozof " ndryshon nga një vend në tjetrin.
Në vendet anglo-saksone dhe në Gjermani, një filozof është një profesor
universiteti, specialist i filozofisë; në Francë, mund të jetë edhe një
shkrimtar që ndërhyn në debatin publik, duke botuar libra dhe artikuj
shtypi mbi çështjet politike dhe morale dhe që ndihmon në këtë mënyrë
për të formuar një opinion.

Modeli nistor i këtij lloji të dytë
filozofi është Fransua Mari Arue, që u pagëzua vetë "Volter" (ose më
mirë "Dë Volter", për të mos mbetur i vulosur nga inferioriteti i klasës
së tij të origjinës, borgjezisë). Lindur dhe rritur në Paris, Volteri
(Voltaire) u njoh që në rininë e tij si shkrimtar teatri, redaktor
artikujsh dhe autor pamfletesh në vargje satirike kundër disa
personaliteteve të rëndësishme të Oborrit. Lavdinë e parakohshme e pagoi
me një qëndrim prej pothuaj një viti në Bastijë, burgu i shtetit të
monarkisë. Aty iu fut redaktimit të një epopeje në vargje mbi mbretin
Hanri IV, që u kishte dhënë fund luftërave fetare në Francë nëpërmjet
ligjit të Nantës
(1598). Ai po tregohej shumë guximtar duke i thurur lavde një mbreti
tolerant, në kohën kur sapo kishte vdekur Luigji XIV, që kishte
shfuqizuar ligjin e Nantës (ligji i Fontenblës, 1685) dhe i kishte dhënë
Kishës Katolike statutin e fesë së shtetit. Beteja për tolerancën mbeti
për tërë jetën një mendim i ngulët vetjak i Volterit, sepse toleranca
qe themeli edhe i lirisë së mendimit që e kërkonte si shkrimtar. Ai pati
kështu deri në vdekje një kundërshtar të caktuar: Kishën, që mbronte me
thonj e me dhëmbë monopolin e shpjegimit të zanafillës së botës dhe që
kishte çuar rregullisht në turrën e druve botimet e kundërshtarëve të
saj, madje edhe botuesit dhe autorët e tyre, kur kishte rast t'i shtinte
në dorë dhe t'i dënonte për herezi, siç ndodhi me tmerrin e paharruar
të ekzekutimit të filozofit italian Xhordano Bruno (1548-1600),
torturuar dhe djegur i gjallë, si dhe i shumë të tjerëve.Britma e luftës
e Volterit, e përmendur shpesh në fund të letrave të tij, qe gjithmonë
"Ec L'inf." ("Të shtypim të poshtrën!").

Liria e mendimit ka
kuptim vetëm kur shoqërohet me lirinë e të botuarit, kur njerëzit mund
të debatojnë lirisht për mendimet e tyre dhe pa përdorur mjete për t'i
imponuar ato me dhunë. Volteri punoi për këtë me botimet e tij, por edhe
me anën e një letërkëmbimi të bollshëm, që mbush njëqind e shtatë
vëllimet në botimin e fundit të plotë të veprave të tij. Këto letra i
dhanë mundësi të ndikonte mbi grupet më të rëndësishme të opinionit
publik francez, domethënë të fisnikërisë dhe të borgjezisë së lartë, që
ishin shumë të hapura ndaj ideve të iluministëve. Në kohën e Volterit,
në Francë borgjezia ende nuk ishte e bindur se idetë vlejnë sipas peshës
së arsyetimeve dhe jo në funksion të rangut të personit që i paraqet.
Nga ana tjetër, në Angli, ku arsyeja e shtetit kërkonte telorancën duke
patur parasysh thërrmimin e feve dhe të sekteve dhe ku fisnikëria
sipërmarrëse filloi të përzihej me borgjezinë tregtare, formimi i këtij
opinioni publik "borgjez" ishte shumë i përparuar dhe liria e mendimit e
kishte ndjekur natyrshëm të njëjtën udhë.
I kërcënuar për të përfunduar përsëri në Bastijë dhe i urdhëruar të
zgjidhte midis burgut dhe mërgimit të përkohshëm, Volteri parapëlqeu të
nisej për në Angli. Ai mësoi të njohë sistemin mekanist të Isak Njutonit
dhe të filozofit Xhon Lok, nxënësit e të cilit e kishin zhvilluar drejt
deizmit duke punuar mbi marrëdhënien midis arsyes shkencore dhe fesë.
Volteri e pranoi përparësinë e anglezëve në fushën e iluminizmit dhe
nxitoi t'u tregonte francezëve vonesën e tyre në Letra mbi anglezet
(1728). Ai e ndjente se Franca nuk ishte e gatshme për të zhvilluar
sistemet e reja filozofike, por mund të popullarizohej përparimi i
mendimit, siç ishte arritur ndërkaq në Angli. Talenti prej shkrimtari i
jepte atij më shumë se kujtdo aftësinë për t'i përhapur këto ide.
I
kthyer në Francë më 1729, Volteri iu fut përhapjes së shkencës
njutoniane dhe teorisë deiste të botës: edhe pa vënë në dyshim
ekzistencën e një zoti, fetë e tjera ishin flakur si naive dhe të
rrezikshme.Volteri i cilësonte "paragjykime" të gjitha paraqitjet
metafizike apo morale tradicionale për të cilat nuk ekzistonin themele
të arsyeshme, duke u dhënë kështu një koncept beteje "ala franceze"
iluministëve. Paragjykimet sundojnë shkencat fizike dhe natyrore,
veçanërisht mjekësinë; ato janë në themel të të gjitha pabarazive
shoqërore; dhe janë përsëri paragjykimet që karakterizojnë fenë zyrtare,
kasta e priftërinjve duke u mbështetur mbi faktin se njerëzit që nuk
janë të arsimuar me arsyen, besojnë gjërat më të errëta.

Volteri
luftoi po ashtu për dinjitetin dhe lirinë e individit, në radhë të parë
për vetveten: marrëdhëniet e tij me mbretin Frederiku II i Prusisë e
bënë të besonte - por vetëm për një kohë - se një filozof dhe një monark
absolut mund të flasin si i barabarti me të barabartin. Në betejën e
tij kundër Kishës, u bind se një njeri nuk ka nevojë për bekimin e një
prifti për t'iu njohur merita e tij. Më 1791, revolucionarët mbartën
triumfalisht eshtrat e filozofit - që ishte varrosur jashtë Parisit - në
Panteon, në kishën e vjetër Sentë-Zhenevievë, e shndërruar në mauzole
kushtuar "njerëzve të mëdhenj" të "atdheut mirënjohës".
JETËSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E VOLTERIT

* Në një udhëtim
Volteri zbriti nga karroca për të këmbyer kuajt. Aty pranë ishte një
plak afërsisht në moshën e tij. Diku e kishte parë, iu afrua dhe pastaj i
tha:
- Ju ngjani çuditërisht me një fëmijë që kam njohur
gjashtëdhjetë vjet më parë po në këtë vend. Pastaj i tregoi edhe emrin e
fëmijës. Atëhere Volteri mori vesh se ky plak ishte fëmija që kishte
njohur gjashtëdhjetë vjet të shkuara.

* Një udhëtar francez kaloi nëpër zallishtet e malit Athos (Greqi). Atje takoi rrugës një plak të moshuar që po shëtiste.
Kur plaku mori vesh se udhëtari ishte francez, iu afrua dhe e pyeti:
- Ju lutem, më thoni, a rron zotni Volteri?
Udhëtari francez u kthye në atdhe dhe ia tregoi këtë episod filozofit të madh. Volteri u emocionua shumë.

*
Kur vajti në Angli, Volteri shkoi për vizitë te poeti anglez Kongrev.
Ai nuk dëshironte aspak që të përmendeshin veprat e tij, prandaj i tha
Volterit:
- Ju lutem mos më flisni për poezitë e mia. Më quani si një njeri të thjeshtë.
Po të ishit njeri i zakonshëm, nuk do të kisha marrë mundimin që t'ju vizitoja, - ia ktheu Volteri.

*
Kur po shfaqej një tragjedi e Volterit, Monteskjenë e zuri gjumi.
Volteri, që ishte së bashku me të, e zgjoi dhe i tha: - Zoti kryetar,
mos kujtoni se jeni në audiencë!?

* Një mbrëmje në Potsdam, pas
një dreke të shkëlqyer, Volteri bëri portretin e një princi të mirë që e
krahasoi me një despot dhe tiran: Të gjithë e dëgjuan me shumë vëmendje
fjalën e filozofit të madh, kurse mbreti i Prusisë u trondit shumë nga
gojtaria e Volterit dhe nisi të qajë. Volteri e ndërpreu fjalën e tij, i
hodhi një sy mbretit dhe thirri:
- Vështroni, vështroni! Tigri po qan!

* Një abat i dëgjuar shkroi një satirë kundër Volterit. Ai kur e takoi filozofin i tha për t'u justifikuar:
- Është e nevojshme që të jetoj edhe unë.
- Unë nuk shoh ndonjë nevojë të tillë, - i tha prerë Volteri.

*
Në moshën tetëdhjetëvjeçare Volteri ishte dobësuar dhe zbehur shumë.
Megjithatë, ai mbahej gjallë dhe vazhdonte të punonte, të lexonte dhe të
shkruante. Një njeri që e vizitoi tha:
- Ai është një i vdekur që kanë harruar ta varrosin.

*
Në Fërne Volteri ndërtoi një kishë. Në fasadën e saj shkroi : "Deo
erexit Voltaire"). Me të tallur u thoshte vizitorëve duke treguar
mbishkrimin:
- Dy emra të mëdhenj që kanë mbirë së bashku.

* -
Babai i Volterit dëshironte ta bënte të birin gjyqtar, meqenëse në atë
kohë postet zyrtare në Francë bliheshin, ai ishte gati të shpenzonte
shumë që të shihte të birin në atë post.
- I thonë babait tim, - iu
përgjigj Volteri atyre që e këshillonin ta dëgjonte prindin, - se nuk di
të bëj një punë të nderuar që blihet. Unë do të fitoj një vend pune që
nuk kushton asgjë.

* Qysh fëmijë u fut në kolegjin jezuit
"Luigji i madh". Në këtë kolegj nuk ndizej zjarr derisa të ngrinte uji
në pilën e Kapelës. Atëhere Volteri që mërdhinte shumë; për të bërë që
të ngrinte sa më shpejt uji i shenjtë dhe të ndizeshin stufat, mblidhte
në kopësht copa akulli dhe i hidhte fshehurazi në ujin e shenjtë.
*
Volteri shkonte nëpër sallonet e aroistokracisë, por gjuha e tij
thumbuese dhe shpirti i tij ironik bënin që të kishte shumë armiq. Duka
Rohan, që rridhte nga një fis i madh fisnikësh, u mërzit nga qëndrimi i
Volterit dhe pyeti:
- Kush është ky djalosh që për të më kundërshtuar e ngre zërin kaq lart? Volteri iu përgjigj qetë qetë me ballin lart:
- Zotni dukë, unë jam një njeri që nuk mbaj në shpatulla ndonjë emër të madh, por ama e nderoj shumë emrin tim.
Duka
doli i indinjuar. Disa orë më vonë Volteri po shkonte udhës dhe dy vetë
e kapën dhe e rrahën me shkopinj. Duka ishte në një karrocë aty pranë
dhe po shikonte skenën e turpshme të organizuar prej tij. Ndërkohë, ai i
porositi njerëzit, që po kryenin aktin e ulët:
- Mos e goditni në kokë, brenda mund të ketë ndonjë gjë të mirë.

* I dërguan Volterit një tragjedi shumë të dobët dhe iu lutën që të jepte mendimin për të.
- Volteri e lexoi të gjithë me vëmendje të madhe, e vuri tragjedinë mbi tryezë dhe u tha të pranishmëve:
-
E shikoni? Të shkruash një tragjedi si kjo është një gjë mjaft e lehtë.
E vështirë është të shkruash për atë që e ka bërë këtë tragjedi.

*
Volteri qysh në fëmijëri kishte pasion të madhe për poezinë. Ai
shkruante vargje gjithë ditën. Vëllai i tij më i madh ishte i dhënë pas
fesë dhe diskutonte shpesh për çështje fetare. Babai i tyre thoshte:
- Kam dy djem, të çmendur: njeri në prozë dhe tjetri në poezi.
Një mik erdhi t'i thoshte Volterit se ai ishte dënuar që librat e tij të digjeshin në zjarr.
- Aq më mirë, - u përgjigj filozofi, - librat e mi janë si gështenjat që sa më shumë të piqen në zjarr aq më të mira bëhen.

*
Volteri ishte shumë i njerëzishëm. Megjithëse ishte armik me Rusoin
kur mësoi se ai ishte përndjekur i ofroi strehim në kështjellën e tij.
Rusoi iu përgjigj:
-I nderuari zotëri, unë nuk ju dua aspak dhe nuk kërkoj prej jush as mëshirë e as nderim.

*
Volteri ishte shumë kërkues me aktorët. Në provat e tragjedisë së tij
ai studionte veprën dhe bënte mjaft ndreqje. Një natë nuk mbylli sytë
dhe në orën tre zgjoi shërbëtorin, e dërgoi tek aktori që luante rolin e
tiranit, që të korigjonte një batutë. Shërbëtori i tha se në atë orë të
gjithë flinin, por Volteri iu përgjigj:
- Shko, vrapo. Tiranët nuk flenë kurrë.

*
Aktorët ishin aq të lodhur prej Volterit sa zonjusha Desmare, aktore e
parë, nga frika se autori do t'i bënte korigjime të reja, nuk donte ta
merrte rolin. Volteri i foli aktores së zemëruar, që kishte mbyllur
derën, nëpërmjet vrimës së çelësit. Ajo ia mbylli edhe vrimën e bravës
që të mos e dëgjonte. Volteri atëhere bëri një gjellë të mrekullueshme
me thëllëza të pjekura dhe e ftoi. Në sqepin e dymbëdhjetë thëllëzave
kishte nga një kartelë të vogël ku ai shkroi ndreqjet për rolin që do të
luante aktorja.

* Volteri i priste shumë kollaj të huajt që e
vizitonin në pallatin e tij në Fërne. Një prej vizitorëve, i përkëdhelur
nga sjellja e njerëzishme, shprehu dëshirën të rrinte disa javë në
kështjellë. Volteri iu kthye atëhere duke qeshur:
- Më duket se ju
nuk doni t'i ngjani Don Kishotit. Ai i mori gjellëtoret për kështjella,
kurse ju po i merrni kështjellat për gjellëtore.

* Një kritik e lavdëroi për qartësinë e stilit të tij. Volteri me modesti i tha:
- Përrenjtë e vegjël janë të kthjellët, dhe a e dini pse? Sepse nuk janë të thellë.

*
Një ditë shkoi në Fërne një punëtor, të cilin e ndaluan të hynte. Ai
deshi të takohej me çdo kusht me Volterin. Nga këmbëngulja e tij u
krijua potere. Në mes të kësaj zhurme të madhe Volteri doli i zemëruar
në dritare dhe thirri:
- Po më së fundi, ç'dreqin doni?
- Oh, asgjë tjetër veçse t'ju shikoja, - u përgjigj punëtori. Edhe unë bëj atë që bëni ju, bëj fenerë e ndriçoj botën.
Nga kënaqësiae përgjigjes Volteri e priti me përzemërsi.

*
Në oborrin e Frederikut II po flitej. Një zotni gjerman mburrej me
bukurinë e gjuhës gjermane. Volteri i tha se gjuha gjermane ishte shumë e
ashpër dhe të fuste frikën kur e dëgjoje. Pastaj shtoi:
- Besoj se kur Zoti dëboi nga parajsa tokësore paraardhësit tanë, duhet të ketë folur në gjermanisht.
- Mund të jetë ashtu, - u përgjigj mbreti Frederik,
duke marrë pjesë në bisedë, - por gjarpri që gënjeu Evën padyshim i foli frëngjisht.

* Një njeri i tha Volterit të mos punonte shumë dhe të mos pinte kafe me tepri.
- Kështu si po bëni ju, - i tha ai, - po vrisni veten tuaj.
- I dashur mik, - iu përgjigj Volteri, - unë kam lindur i vrarë.

*
Në vitin 1778 një prift takoi Volterin dhe i kërkoi t'i ndërronte
besimin fetar. Filozofi e dëgjoi me durim të madh dhe pastaj i tha:
- Ju lutem a mund ta di se kush ju ka dërguar?
- Kush më ka dërguar? Po vetë zoti më ka dërguar.
- Shumë mirë, - e mori prapë fjalën Volteri, - më jepni letërkredencialet.

* Volteri justifikohej me këtë frazë për pensionin që i kishte dhënë nipit të Kornejit, i cili ishte në fatkeqësi.
- Eshtë detyrë e çdo ushtari që të ndihmojë nipin e gjeneralit të tij.

* Dikush e shqetësoi për shumë kohë Volterin me letra të gjata dhe të kota. Volteri më së fundi i mërzitur i shkroi:
- Zotni, unë jam i vdekur dhe prandaj nuk mund t'u përgjigjem më letrave tuaja.
Mirëpo ai, që nuk donte të jepej, vazhdoi t'i shkruante Volterit me këtë adresë:
"Zotit Volter, në botën tjetër".

*
Volterit iu desh të largohej nga Franca për shkak të ideve dhe librave
të tij. Një herë u kthye fshehurazi dhe në kufi doganierët i bënë të
vetmen pyetje:
- A keni gjë me vete?
- Zotërinjtë e mij, - u përgjigj Volteri, - e vetmja gjë që dua të fus kontrabandë është personi im.

*
Kur Volteri ishte në oborrin e Frederikut të Madh të Prusisë një
gjeneral i kërkoi t'i korrigjonte disa kujtime të shkruara. Ndërkohë,
një shërbëtor i mbretit i dha Volterit disa vjersha të Frederikut.
- E shikoni? - i tha Volteri gjeneralit, - mbreti më dërgoi ndërresat e palara për t'i larë, të tuat do t'i laj një herë tjetër.

*
Volteri po shëtiste me disa miq të tij. Para tyre kaloi një prift.
Volteri hoqi kapelen. Një nga të pranishmit e pyeti i habitur:
- Qenkeni pajtuar me zotin?
- Bah, - ia bëri Volteri, - përshëndetemi, por nuk flasim me njeri- tjetrin.

*
E pyetën Volterin se ç'ndryshim ka midis të mirës dhe së bukurës. - E
mira, - tha mjeshtri i madh, - ka gjithnjë nevojë për prova, kurse e
bukura jo!

* Kur në Akademinë Franceze po diskutohej për disa fjalë që do të futeshin në fjalorin e famshëm, Voltari tha:
- Gjuha jonë është një krenari e varfër, duhet t'i japim lëmoshë kundër vullnetit të saj.

*
Katerina II e Rusisë i dërgoi Volterit si dhuratë një kuti duhani prej
fildishi, të punuar prej dorës së saj. Volteri i çoi një palë çorape që
i kishte thurrur vetë dhe i shkroi: "Ju më dërguat një punë burri të
bërë nga një grua, unë po ju çoj një punë gruaje të bërë nga një burrë".

* Volteri e mbante shpesh me vete Biblën. Miqtë e tij habiteshin me të se ishte kundërshtar i librit të shenjtë.
-
Po, a nuk është e natyrshme që një proçes gjyqësor të ketë gjithnjë
parasysh edhe dokumentet e kundërshtarit? - thoshte filozofi i madh.

* Në ditët e fundit të jetës Volteri i tha priftit që erdhi për ta parë:
- Keni të drejtë, duhet hyrë në rrethin e kishës. Duhet që njeriu të vdesë me fenë e prindërve dhe të atdheut të tij.
Kështu, po të kisha lindur në brigjet e Gangut, do të jepja frymën e fundit duke mbajtur në dorë bishtin e lopës.

*
Kur u njoftua vdekja e Volterit, letrari Kol thirri: - Tashti që vdiq
tirani i inteligjencies, në letërsi shpallin prapë republikë.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons