Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Ke zbuluar që ai i yti të tradhton! Sa shumë dhimbje po provon, ndërkohë që ai e di që ju e dini këtë gjë dhe shtiret sikur s’ka ndodhur asgjë. Madje të thotë se të do si gjithmonë, për të mos thënë edhe më shumë se më parë, në një kohë kur në punë është shumë i zënë dhe në disa raste është i detyruar të punojë jashtë orarit të punës. Po ti çfarë bën? Kërkon vazhdimisht prova për të gjetur shenja jo besnikërie, ndoshta punëson edhe ndonjë investigues privat për të ditur më shumë dhe për të parë se kush është ajo me të cilën të ka tradhtuar apo po të tradhton! Por e gjithë kjo nuk do ta lehtësojë dhimbjen tënde. Ti nuk ke më besim te partneri yt. Nuk të mbetet gjë tjetër për të bërë përveçse ta lësh, ta mbyllësh përgjithmonë historinë me të dhe të mendosh për të ardhmen tënde.
Ja 10 lëvizje për t’i thënë lamtumirë dhe t’ia përplasësh derën në fytyrë:
Bëja të ditur që nuk je e lumtur
Si t’ia dalësh mbanë kësaj situate? Ai në kokën e tij ka një tjetër dhe ti je shumë keq. Duhet ta pranosh me veten tënde që nuk mund të vazhdosh kështu.
Ka ardhur ora ta lësh dhe gëzoje këtë vendim
Nuk është e lehtë, por kjo është e vetmja rrugë që duhet të ndiqni. Do të ndihesh vetëm dhe e dëshpëruar, por kjo zgjidhje do t’ju japë gjithashtu një energji të përtërirë. Ji plotësisht e vetëdijshme për atë që bën dhe vendimin çoje përpara me krenari.
Kujtohu se sa e palumtur ke qenë në mesin e njerëzve
E ke zbuluar tradhtinë, je mes miqsh e familjarësh dhe duhet të bësh figurë të mirë në një situatë të keqe. Në vend të kësaj ti do të doje që të zhdukeshe dhe të zhyteshe në dhimbjen tënde. Ai ishte pranë teje, por do të doje ta mbysje, apo jo?
Kujtohu se sa e palumtur ke qenë në shtëpi
Pastaj kujtohu që një herë në shtëpi, mes katër mureve, gjithçka bëhej edhe më e vështirë. Ishte vetëm me të dhe ai qëndronte përballë teje i qetë dhe pa brenga, ndërkohë që ti ishe keq ndërsa mendoje që ndoshta pak orë më parë kishte bërë dashuri me tjetrën.
Thuaji lamtumirë fustanit tënd të nusërisë
Është simboli i një raporti dhe i një dashurie që nuk ekzistojnë më. E sheh në dollap, është shumë i bukur për nga eleganca e tij, por tani është momenti të shpëtoni nga ai. Si? Ke katër mundësi: ta djegësh, ta shesësh, ta japësh me qira dhe ta riciklosh. Vendos opsionin që do të bëjë të ndihesh më mirë.
Sill në mendje se sa filtronte me të tjerat
Vetëm tani do të kuptosh disa sinjale që më përpara, duke qenë se ishe e verbuar nga dashuria dhe besimi, të shpëtonin. Bënte gjithmonë “të mirin” me të tjerat, madje edhe me shoqet e tua. Flirtimi me gratë për të ishte si një lojë. Por tani duke sjellë të gjitha këto nëpër mend je e sigurt për tradhtinë: telefonata të çuditshme, edhe në orët e vona, shumë sms dhe dhurata të papritura të diktuara nga ndjenja e fajit. Tani t’u qartësua gjithçka dhe je akoma më e bindur që e ke bërë mirë që i ke dhënë fund me të.
Asnjë mendim të dytë
Sigurisht të thyheshe nuk qe e lehtë, e doje akoma, edhe pse e dije për tradhtinë e tij. Mos ki asnjë hezitim ose tundim për t’u kthyer mbrapsht. Ai të ka thënë që ishte një gabim, por që të do vetëm ty. Mos i beso dhe ndiq rrugën tënde.
Ndrysho pamjen tënde
I ke thënë lamtumirë të shkuarës dhe ke nevojën për të ndryshuar jo vetëm brenda, por edhe jashtë. Është momenti që t’u bëni një prerje të bukur flokëve dhe të rimodelosh pak gardërobën tënde. Dëshiron që të jesh ndryshe në çdo mënyrë dhe të rivihesh në “lojë”. Është koha për një jetë të re në 360 gradë.
Sa defekte kishte
E ke dashur jashtëzakonisht shumë, midis jush kishe shumë pasion dhe përputhshmëri. Është e vërtetë, por ishte edhe plot me defekte me të cilat lodheshe duke i duruar. Shkruaji të gjitha defektet e tij diku dhe kur të jesh akoma më e trishtuar, rilexoji. Në këtë mënyrë do t’i ngresh pak moralin vetes. Defekti i parë: të tradhtoi dhe kjo gjë është e pafalshme…vazhdo të shkruash të tjerat…
Jetë e re, mashkull i ri
Nuk je gati për një histori të re dashurie, por për të flirtuar me një djalë të bukur dhe seksi, po. Ti je e bukur dhe i ke të gjitha mundësitë për të goditur në shenjë. “Gozhda del me gozhdë”, pra është momenti të argëtohesh, ndoshta pa shumë mundim do të gjesh një dashuri të madhe të re. Bëj më të mirën tënde, sepse ai mund të jetë më i mirë se ai tjetri.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Thuaji lamtumirë fustanit tënd të nusërisë
Është simboli i një
raporti dhe i një dashurie që nuk ekzistojnë më. E sheh në dollap, është
shumë i bukur për nga eleganca e tij, por tani është momenti të
shpëtoni nga ai. Si? Ke katër mundësi: ta djegësh, ta shesësh, ta japësh
me qira dhe ta riciklosh. Vendos opsionin që do të bëjë të ndihesh më
mirë.
Sill në mendje se sa filtronte me të tjerat
Vetëm tani do të
kuptosh disa sinjale që më përpara, duke qenë se ishe e verbuar nga
dashuria dhe besimi, të shpëtonin. Bënte gjithmonë “të mirin” me të
tjerat, madje edhe me shoqet e tua. Flirtimi me gratë për të ishte si
një lojë. Por tani duke sjellë të gjitha këto nëpër mend je e sigurt për
tradhtinë: telefonata të çuditshme, edhe në orët e vona, shumë sms dhe
dhurata të papritura të diktuara nga ndjenja e fajit. Tani t’u qartësua
gjithçka dhe je akoma më e bindur që e ke bërë mirë që i ke dhënë fund
me të.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons