Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Revolucioni seksual kaplon Iranin...! prej Mon 20 May 2013, 20:02

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor


Revolucioni seksual ka kapluar Iranin: gjithnjë e më shumë të rinj po injorojnë nderin dhe moralin, të ligjëruar nga regjimi dhe po bëjnë atë që ju pëlqen. Ata po kryejnë marrëdhënie seksuale para martesës dhe po xhirojnë fshehurazi edhe filma pornografik.
Kamera fokusohet në një derë, e cila hapet ngadalë. Shihet një krevat. Në krevat: një çift i ri duke bërë seks. Dëgjohet një e qeshur. Nuk vjen nga çifti, por nga njeriu prapa kamerës, i cili fillon të lëvizë nëpër dhomë, duke ju afruar gjithnjë e më shumë krevatit. Befas, çifti vëren praninë e tij: ata vërejnë se po xhirohen nga dikush. Dhe më pas, që të tre fillojnë të qeshin së bashku.
Kjo skenë është nga një porno-film amator, i xhiruar në Iran dhe nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Irani dhe pornografia? Interneti në ndërkohë është i mbushur përplot filma amator pornografik, Made in Iran. Prodhimi dhe përhapja e këtyre filmave janë gjëra të dënueshme në Iran, pikërisht siç janë të dënueshme marrëdhëniet jashtëmartesore. Në rast të tradhtisë bashkëshortore, njerëzve që e bëjnë këtë rrezikojnë goditjet me kamxhik apo edhe dënimin me vdekje, me ekzekutimin me gurë.
Për këtë arsye, në pjesën më të madhe të filmave fytyrat e aktorëve nuk shihen, edhe njerëzit prapa kamerës mbesin anonim. Por me qindra faqe në internet kanë filluar të ofrojnë këto xhirime amatore, shpesh herë të xhiruara me telefona.
“Në këta filma mund të shihni çdo gjë. Ka edhe çifte, të cilat ndërrojnë partnerët gjatë seksit. Irani ka ndryshuar shumë gjatë viteve të fundit”, thotë studentja 23 vjeçare, Mahroh.
Me rastin e themelimit të Republikës Islamike të Iranit, në vitin 1979, udhëheqësi i revolucionit, Ajatollah Khomeini, premtoi që ta pastrojë vendin nga “fëlliqësirat Perëndimore”. Gjatë viteve që pasuan, shoqëria u islamizua në mënyrë radikale, u kufizuan liritë sociale dhe individuale.
Femrat u detyruan të mbulojnë kokat dhe trupin, në shumë fusha të jetës publike u imponua ndarja gjinore. Ishin këto vetëm dy nga shumë masat e regjimit, të cilat kishin për qëllim që të parandalonin marrëdhëniet para apo jashtëmartesore mes një mashkulli dhe një femre.
Mullahët theksojnë se synimi, i deklaruar nga Khomeini, është realizuar dhe se Republika Islamike është sot djep i “pastërtisë” në gjithë botën. Por realiteti duket ndryshe.
“Deri së voni kam banuar në një konvikt për femra në Teheran. Nga 30 femrat, sa banonin aty, pa asnjë përjashtim të vetëm, të gjitha kanë pasur një të dashur, e natyrisht edhe marrëdhënie seksuale. Madje edhe ato, të cilat kanë qenë të martuara, kanë pasur afera”, rrëfen studentja Mahroh.
Interneti, filmat, librat dhe të gjitha prodhimet tjera kulturore censurohen në mënyrë masive në Iran. Banesave dhe shtëpive ju ndalohet vendosja e antenave satelitore. Shteti kontrollon kontaktet me botën e jashtme, me shpresën që të kursejë popullatën nga “invadimi kulturor nga jashtë”.
Por ndalesat dhe kufizimet kanë nxitur të kundërtën: iranianët e ri ja kthyen shpinën vlerave morale të regjimit.
Kjo para se gjithash mund të vërehet te femrat. Para disa viteve, virgjëria ishte sinonim i pastërtisë femërore. Humbja e virgjërisë para martesës ka mundur të ketë pasoja fatale. Në ndërkohë, situata ka ndryshuar.
“Para se gjithash në qytetet e mëdha ka shumë vajza, të cilat nuk janë më të virgjëra. Ato thonë: është trupi im, është e drejta ime që me trupin tim të bëjë çfarë të dëshiroj. Një mashkull, i cili me vlerëson vetëm në bazë të një cipe të hollë, nuk është mashkull për mua. Kurrë”, thotë iraniania 30 vjeçare, Bahar.
Numri i femrave të edukuara në Iran është shtuar dukshëm pas revolucionit. Kjo ka bërë që femrat të bëhen edhe më të vetëdijshme për të drejtat e tyre. Ato nuk janë më të gatshme që t’i nënshtrohen normave patriarkale. “Në ndërkohë, shumë femra po punojnë dhe po fitojnë para. Pavarësia financiare ju ka ndihmuar që të emancipohen. Shumë prej tyre sot kanë guxim që meshkujve t’iu tregojnë para martesës se nuk janë më të virgjëra. Dhe meshkujt ngadalë kanë filluar të mësohen me këtë”, thotë Bahar.
Dhe për ato femra, të cilat dëshirojnë të martohen me meshkuj konservatorë, ekzistojnë zgjidhje mjekësore:”Për më pak se 100 euro, në Iran qepet himeni”, thotë Hamidresa Schirmohammadi, kryesuese e Shoqatës për Hulumtimin dhe Zhvillimin e mjekësisë moderne seksuale në qytetin Karadsch, në veriperëndim të Teheranit.
Edhe zyrtarët e qeverisë së Iranit e konfirmuan këtë trend. Se si synojnë ta ndalin, me gjasë as ata nuk kanë ide. Rinia e Iranit nuk po lejon më qe të kontrollohet nga regjimi. Utopia për ndarjen e gjinive, të cilën synuan ta ngulisin Ajatollahët, me gjasë ka dështuar.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons