Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Të martën Mark Zuckerberg mbushi 29 vjeç, shumë pak vite mbi shpinën e një miliarderi dhe mos harroni që ai bashkë-themeloi Facebook, rrjetin social më të madh në botë, kur ishte ende adoleshent.

Në 29-vjetorin e lindjes, Zuckerberg ka për çka të festojë. Ka siguruar pasuri marramendëse brenda pak viteve, frymëzoi 1 në 7 persona në gjithë botën që të përdorë krijesën e tij, si dhe ndryshoi komunikimin mes njerëzve.

Steve Jobs në të njëjtën moshë hodhi në treg kompjuterin Macintosh, ndërsa Bill Gates ishte në hapat e para të punës për Microsoft Windows.

E për të uruar “Zuck” në 29-vjetorin e lindjes, sjellim më poshtë 10 fakte “të parëndësishme” rreth tij:

1) Zuckerberg ka vështirësi në dallimin e ngjyrës jeshile dhe të kuqe. Ngjyra që ai sheh më mirë është bluja, ndaj kjo ngjyrë dominon në Facebook.
2) AOL dhe Microsoft u përpoqën ta rekrutojnë atë kur ishte në gjimnaz. Në atë vite ai sapo kishte krijuar Synapse, një program që përdorte inteligjencën artificiale për të mësuar mbi preferencat muzikore të një personi.
3) Vesh të njëjtën T-shirt me ngjyrë gri thuajse cdo ditë sepse është i zënë dhe kjo veshje i kursen kohë në mëngjes.
4) Pavarësisht veshjes kazuale, Zuckerberg rrëfeu se në 2009 vishte nga një kollare cdo ditë, më shumë për të treguar se sa serioz ishte Facebook për t’u rritur në kulmin e recesionit global.
5) Ai zotohet se është vegjetarian, ndërsa njëherë deklaroi se do të konsumonte mish vetëm nëse do ta vriste vetë kafshën. Megjithatë mes “pëlqimeve” të tij në Facebook janë edhe faqet e “McDonalds” dhe “In-N-Out Burger”.
6) Në profilin e tij në rrjetin rival Twitter ka 220 mijë ndjekës, megjithëse ka postuar vetëm 19 herë në 4 vite.
7) Në tetor të 2010-ës mblodhi një pjesë të stafit të tij të Facebook dhe bashkë me ta shkoi në kinema për të parë filmin “Rrjeti Social”, filmi që tregon se si është themeluar Facebook. Megjithatë, në komentet e lëshuara në publik më pas, Zuckerberg kritikoi filmin dhe portretizimin e tij si dikush që shpiku rrjetin social për të fituar statusin e tij në shoqëri.
8) Zuckerberg zotëron një qen të rracës hungarez që e quajnë Beast. Beast ka një faqe të veten në Facebook ku ka më shumë se 1.5 mln “like”.
9) Vitin e kaluar u kritikua për kopracëri. Vlera e unazës që Zuckerberg i dhuroi bashkëshortes së tij, Priscilla Chan ishte vetëm 25 mijë euro, pavarësisht se pasuria e tij në atë kohë shkonte më shumë se 19 miliard dollarë.
10) Nëse shkruan @[4:0] në një dritaren e një komenti cfarëdo në Facebook dhe shtyp “enter”, shfaqet emri i tij.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
7) Në tetor të 2010-ës mblodhi një pjesë të stafit të tij të Facebook
dhe bashkë me ta shkoi në kinema për të parë filmin “Rrjeti Social”,
filmi që tregon se si është themeluar Facebook. Megjithatë, në komentet e
lëshuara në publik më pas, Zuckerberg kritikoi filmin dhe portretizimin
e tij si dikush që shpiku rrjetin social për të fituar statusin e tij
në shoqëri.
aaahaahahahah nrm kush o ai qe don te shahet


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons