Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Si po e shkatërrojmë Tokën? prej Mon 13 May 2013, 21:02

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Qytetërimi modern ka një ndikim të jashtëzakonshëm tek natyra dhe këtë e tregon edhe Google nëpërmjet imazheve në time-lapse që tregojnë se si kanë ndryshuar disa zona të tokës brenda 28 viteve të fundit.

Projekti i Google synon të paraqesë prova më të thjeshta për mbarë njerëzimin. Planeti ynë është në mutacion të përditshëm, dhe në pjesën më të madhe kjo falë njeriut.

Dy shembujt që Google i quan më tipikët: ndryshimin e vijës bregdetare në Dubai dhe tkurrja drastike e sipërfaqes së pyjeve tropikale në Brazil.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Si po e shkatërrojmë Tokën? prej Fri 17 May 2013, 08:14

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Vazhdon shkatrrimi i tokës bujqësore









Humbja
e tokave pjellore për qëllime jo bujqësore ka kaluar në dukuri negative
në Kosovë. Kjo problematikë, po vlerësohet si një ndër sfidat kryesore
më të cilën përballen institucionet, por edhe shoqëria në përgjithësi.
Edhe pse ligji për tokat bujqësore ka hyrë në fuqi që nga viti 2006, ai
nuk po gjen zbatim në praktikë.


Përhapja e fenomenit të shkatërrimit të tokës bujqësore dhe zvogëlimi
i saj, konsiderohet ndër sfidat kryesore me të cilat përballet sot
ekonomia bujqësore në Kosovë.
Adil Behramaj, zëdhënës në Ministrinë e Bujqësisë, i tha Radio Kosovës se kjodukuri ka marrë përmasa shqetësuese. Sipas tij ende nuk dihet numri i
ndërtimeve pa leje, meqë komunat asnjë të dhënë nuk e kanë dërguar në
Ministrinë e Bujqësisë, pavarësisht se ato janë të obliguara me ligj që
të raportojnë për degradimin e tokës bujqësore.
“Numri i ndërtimeve pa leje në tokat bujqësore ende nuk dihet
saktësisht sepse edhe përkundër asaj që komunat obligohen me ligj që t`i
përcjellin të dhënat në nivelin qendror, shumica prej tyre nuk i kanë
dërguar këto të dhëna. Derisa të përfundojë regjistrimi bujqësor ne nuk
mund ta dimë gjendjen reale në teren”, tha Behramaj.

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim
Rural dhe Mbrojtje të Ambientit, Liburn Aliu, tha për Radio Kosovën se
po të bëhet një krahasim me shtetet e rajonit, toka bujqësore në Kosovë
shumë pak i nënshtrohet kultivimit për bujqësi.

“Shtetet e rajonit, duke u nisur nga Sllovenia e cila e ka rreth 30
për qind të tokës nën kontroll të shtetit dhe e cila jepet me qira.
Pastaj, privatizimi i tokës në Kroaci është ndërprerë menjëherë kohëve të fundit, sepse
privatizimi i pakontrolluar i tokës nuk po qon drejtë kultivimit të saj.
Po ashtu edhe vende të tjera në rajon, privatizimin e tillë, çfarë
bëhet në Kosovë, nuk e kanë lejuar dhe nuk ndodh fare. Këtu tek ne
shumica dërmuese e tokave bujqësore që ka qenë pronë e ndërmarrjeve
shoqërore është shitur”, tha Aliu.
Kosova, me një sipërfaqe prej 10 mijë e 887 kilometra katrorë, nga e
cila, vetëm tokë bujqësore llogariten të jenë 577 mijë hektarë, humb çdo
vit nga 500 deri në rreth 1 mijë hektarë.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons