Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 5 Histori të pabesueshme në lidhje me macet prej Tue 07 May 2013, 21:25

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kur ato nuk luajnë, nuk flenë, nuk i gërvishtin mobiljet, ose thjeshte nuk na injorojnë – macet janë në gjëndje të bëjnë gjëra të pazakonshme dhe të mahnitshme, sic është shpëtimi i jetës, vjedhja e mbi 600 artikujve të ndryshëm, etj. Ne kemi vecuar 5 histori të pazakonta dhe disi të pabesueshme por të varteta na lidhje me macet.



5. Macoku i cila ka telefonuar emergjencen

Na vitin 2006, ka ndodhur dicka qa ndoshta edhe nuk mund ta besohet. Gari Rozenhein nga Ohajo, ka parjetuar atak në zemër, dhe kur ndihma e shpejtë ka arritur në adresën e tij, në dysheme e kanë parë macokun e tij Tomin, të shtrirë afër telefonit. Duke pasur parasysh se Gari nuk ka telefonuar, kjo meritë i mbetet Tomit.

Supozohet se ai (macoku)rastësisht e ka shtypur butonin(dial speed) pasi që telefoni qëndronte gjithmonë në dysheme. Rezenhain e mori macokun tre vjet më herët për ti ndihmuar atij në ulje të presionit të gjakut. Ai e ka trajnuar macokun Tomi sit ë tëlëfononte emergjencën( 911) por asnjëherë nuk e ka kuptuar nëse macoku e ka mësuar atë dhe nëse ai ka ditur nëse Tomi I kuptonte këto leksione.
Por si duket në përfundim del që ai e paska kuptuar shumë mirë mësimin.





4. Macja-hajdute

Pavarësisht ndonjëherë natyrës se tyre djallëzore, macet zakonisht nuk vjedhin asgjë që është e pangrënshme.

Kjo është historia e maces Dusty nga San Mateo, California, një histori që duket mjaft e pazakontë. Dusty rregullisht ka vizituar shtëpinë fqinjit dhe ka vjedhur prej tij më shumë se 600 artikuj.

Pronari i maces të gjitha sendet e vjedhura i ka vendosur në një kuti (saktësisht dy kuti) me mbishkrimin “Sende të humbura dhe të gjetura”, duke bërë të mundur në këtë mënyrë që fqinjëve të mund tu kthehen sendet e tyre të zhdukura. Objektet ishin nga më të ndryshmet, njëherë vodhi dhe një komplet bikini dypjesësh nga shtëpia e fqinjit.

Pronarët bashkoheshin shpejt me sendet e tyre të humbura, pasi që të gjithë kanë qënë të njoftuar dhe të mësuar me vesin e kleptomanisë nga Dasty . Fqinjët nuk janë shqetësuar për humbjen e gjërave sepse e kanë ditur saktësisht se ku kanë mundur ti gjejnë të gjitha gjërat e humbura, po ashtu edhe bikinit.





3. Macja e cila ka shpëtuar beben

Në prill të 2006, në Keln, një mace filloi të mjaullisë aq shumë sa që zgjoi të gjithë fqinjët të cilët ishin në gjumë të thellë. Kur kanë dalë nga shtëpitë, kanë parë që macja qëndronte pranë një fëmije të braktisur e cila sigurisht nëse nuk do të ishte gjendur në kohë, nuk do të mund të mbijetonte deri ne mëngjes në temperaturat të cilat ate natë ishin nën 0 gradë. Për fat të mire, bebja u shpëtua, por nena nuk iu gjet asnjëherë.





2.Nje mace qe ka sulmuar qentë e rracës Pit Bull

Në vitin 2010, një grua 97 vjecare, duke punuar në kopshtin e saj ne Micigan, është sulmuar nga një grup Pit Bullash. Kafshimet kishin fillur, dhe plaka asnjëherë nuk do ti kishte shpetuar sulmit, nëse macja e saj e quajtur Tiger, nuk do të kishte kërcyer për shpëtim..

Tigri ka kërcyer në mes të grupit dhe nga kjo iu ka terhequr vëmendjen nga sulmi mbi pronaren e vet, e cila ka mundur që të largohet brenda në shtepi. Duke pas parasysh se macja ishte e rrethuar nga Pit Bullet, askush nuk kishte pritur se do të mund të kthehej e gjallë, dhe aq më pak e pa lënduar.
Me fund macja u kthyë dhe asaj nuk i ka munguar as edhe nje qime nga koka dhe deri tek bishti.






1.Macja që e shpëtoi pronaren që në ditën e parë të adoptimit.

Në ditën kur adoptoi dy mace në Shkurt të vitit 2012, Ajmi Jan, ra në kome diabetike. Njëra nga macet, e quajtur Puding u mundua që ta zgjojë pronaren, se pari me mjaullima, e pastaj me prekje të fytyrës. Kur pa që asgjë nuk i “ndezi’, macja shkoi tek i biri i pronares dhe e zgjoi atë për të thirrur ndihmën e parë.


Marr nga: veterineret.com/


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
3. Macja e cila ka shpëtuar beben


prill të 2006, në Keln, një mace filloi të mjaullisë aq shumë sa që
zgjoi të gjithë fqinjët të cilët ishin në gjumë të thellë. Kur kanë dalë
nga shtëpitë, kanë parë që macja qëndronte pranë një fëmije të
braktisur e cila sigurisht nëse nuk do të ishte gjendur në kohë, nuk do
të mund të mbijetonte deri ne mëngjes në temperaturat të cilat ate natë
ishin nën 0 gradë. Për fat të mire, bebja u shpëtua, por nena nuk iu
gjet asnjëherë.
sa tmil si macja si bebi ehhh kot macet sjan tbekumet e zotit


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons