Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Keni parë në ëndërr sikur ju ka tradhtuar partneri juaj dhe jeni
shqetësuar? Mos u shqetësoni se ishte thjesht një ëndërr e keqe. Por që
“të zgjoheni” të sigurt edhe në marrëdhënien tuaj, alb-observer.com ju
ofron mundësinë që të lexoni me kujdes shenjat e mëposhtme, për të
mësuar se në cilat situata mund t’ju tradhtonte i dashuri apo e dashura
dhe mësoni njëkohësisht sesi të korrigjoni sjelljen tuaj. Kjo, pasi nuk
thonë kot se kur ndodh kjo gjë, fajin e kanë të dy…


Dashi

- Për mashkullin në shenjën e Dashit, tradhtia vjen vetëm në rast se partnerja nuk i ofron siguri seksuale.
- Për femrën në shenjën e Dashit, tradhtia ndodh nëse partneri i saj e nënvlerëson dhe e tall.


Demi

- Demi mashkull do të tradhtojë kur të ndjejë se nuk është më i dëshiruar në njëlidhje, ndaj do përpiqet të mbushë boshllëkun seksual.
- Demi femër do t’ju tradhtojë kur të ndjejë se e keni braktisur apo kur partneri ushtron dhunë ndaj saj.


Binjakët
- Meshkujt në shenjën e Binjakëve reagojnë kur u ushtrohet presion.
Tradhtojnë për t’i treguar vetes se mund ta përballojnë situatën, por
kështu ndëshkojnë edhe partneren e tyre, për sjelljen mbytëse.
- Femra në shenjën e Binjakëve tradhton kur të ndjejë mungesë interesi nga ana e partnerit të saj.


Gaforrja

- Meshkujt e lindur në shenjën e
Gaforres do të tradhtojnë kur të ndjejnë se janë distancuar nga
partnerja e tyre, apo kur ftohen marrëdhëniet seksuale mes tyre.
- Femra Gaforre do të reagojë me tradhti, kur shikon se nuk respektohet siç duhet nga partneri i saj.


Luani
- Mashkulli Luan do të tradhtojë vetëm në rastin kur gruaja e tij nuk do ta respektojë apo vlerësojë siç duhet.
- Luanesha do të tradhtojë vetëm kur partneri i saj do ta bëjë të ndjehet e parëndësishme në krah të tij.


Virgjëresha
- Meshkujt e lindur në shenjën e Virgjëreshës tradhtojnë kur ndjejnë se
partneri i tyre nuk kujdeset për pasiguritë e tyre psikologjike.
-
Femrat në shenjën e Virgjëreshës do të tradhtojnë nëse partneri i tyre
kundërshton t’i mbrojë apo të tregojë ëmbëlsi dhe butësi.


Peshorja

- Meshkujt e lindur në shenjën e
Peshores tradhtojnë nëse kanë përkrah një femër sipërfaqësore apo të
ftohtë, të cilës nuk i intereson bukuria e brendshme.
- Femrat Peshore tradhtojnë me mundësinë e parë, kur shikojnë që shfaqen shenjat e para të keqtrajtimit nga parteri i tyre.


Akrepi
- Akrepat tradhtojnë nëse jeta e tyre seksuale ka shkuar në zero.
- Femrat e lindura në shenjën e Akrepit do të tradhtojnë nëse shikojnë që mungon interesi në jetën seksuale.


Shigjetari
Shigjetarët
tradhtojnë kur e ndjejnë veten të kufizuar, kur u privohet liria.
Atëherë do të shikojnë një femër tjetër me mundësinë e parë.
- Femrat
e lindura në shenjën e Shigjetarit, nuk durojnë dot që partneri i tyre
të zhytet në rutinën e ditës, punët apo detyrimet e përditshme, ndaj dhe
atëherë tradhtojnë.


Bricjapi

- Meshkujt në shenjën e Bricjapit tradhtojnë kur të ndjejnë se nuk kanë më frymëzim dhe besim tek partnerja e tyre.
- Femrat në këtë shenjë do të tradhtojnë vetëm nëse kuptojnë se për to partneri i tyre nuk ka më vlera si personalitet.



Ujori

-
Meshkujt Ujorë i tradhtojnë menjëherë partneret e tyre, nëse kuptojnë
se mes tyre ka humbur miqësia dhe mirëkuptimi dhe as që ka shpresë për
t’u rregulluar situata.
- Femrat Ujori do të kërkojnë një tjetër shpirt binjak, nëse ndjen se besimi në lidhjen e tyre ka humbur


Peshqit

-
Meshkujt që kanë lindur në shenjën e Peshqve, do të kërkojnë për një
tjetër partnere, nëse ajo që kanë ka humbur në rutinën e ditës dhe nuk
gjen kohë për gjëra të reja.
- Femrat në shenjën e Peshqve
përfundojnë në krahët e një tjetri, nëse partneri i tyre është
kokëshkretë dhe i dhunshëm. /alb-observer.com/


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons