Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Ushqimi per cdo shenje prej Sat 20 Apr 2013, 06:25

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Dashi
Udhëheqës, luftëtar, ose euforik ose depresiv, temperamentin e
tij të fortë mund ta zbusë me ushqim të lehtë, kryesisht me perime, me
pak mish, pa pije të forta alkoolike dhe pa duhan.
Perimet e gjelbra
dhe të kuqe, spinaqin, lakrat, rrepat e vegjël, panxharin e kuq duhet
t’i kemi në racionet tona të përditshme, sepse përmbajnë hekur, i cili i
nevojitet aq shumë dashit që ka predispozita potenciale për anemi. Për
të njëjtin shkak duhet ngrënë sa më shumë pemë të kuqe: qershi, vishnjë,
kumbulla të kuqe, rrush serezi.
Për shtendosje më së miri është të hahen rrushi i kaltër, kumbullat e kaltra, pemët me ngjyrë të kaltër përgjithësisht.
Demi
Me temperament melankolik, por me shëndet të mirë, demi i do
sportet, por edhe jetën e qetë e komode. Demi ka apetit të mirë, e do
ushqimin, nganjëherë është grykës, e do alkoolin, në mënyrë të veçantë
pijet luksoze.
Demat e duan kuzhinën dhe është interesante e dhëna,
kundruar nga aspekti historik, sipas së cilës helmueset më të njohura
kanë qenë të lindura pikërisht në këtë shenjë.
Duke e lënë anash
shakanë, lirisht uluni pranë tavolinës, të cilën me shkathtësi të madhe e
ka përgatitur demi. Meqenëse është i prirë të trashet, sidomos në vitet
e pjekurisë, i rekomandohet që ta kufizojë apetitin.
Demave u përgjigjen jashtëzakonisht pemët e kaltra: kumbullat, manaferrat, rrushi...

Binjakët
Fëmijët
e Merkurit, me gjithë paqëndrueshmërinë e tyre, janë shumë simpatikë,
vitalë, rinorë dhe përplot energji fizike. Me një fjalë kjo shenjë
përjetësisht u takon njerëzve të rinj, të shpejtë, të cilët në mënyrë
imperative ecin në hap me kohën, ndaj para të gjithëve ata do ta
pranojnë makrobiotikën, vegjetarinë dhe secilin trend tjetër
nutricionistik.
Binjakët e duan zierjen, i duan gjellët e reja dhe
recetat e reja, por në aspektin e të ushqyerit janë shumë nazeli. Pasi
që nuk pëlqejnë të qëndrojnë gjatë ulur
rreth tavolinës, më me kënaqësi përcaktohen për shujta të pakta dhe të
shpeshta të cilat ta kujtojnë koktejin. Sidomos i pëlqejnë kuzhinat
ekzotike të vendeve të largëta.
Nga prodhimet e vendit duhet të
përdorin sa më shumë perime dhe pemë të ngjyrës indigo, si për shembull;
patëllxhanin, rrushin, manaferrat, qershitë e murrme.
Rreptësisht u ndalohet duhani dhe u rekomandohet pushimi.

Gaforrja
Gaforrja
sensibile e adhuron vatrën e shtëpisë, pastat dhe ëmbëlsirat, me çka i
kompenson vuajtjet e dashurisë dhe problemet e jetës.
Në pikëpamje
të ushqimit nuk është nazelie – ha gjithçka, por për shkak të barkut të
ndjeshëm duhet që t’i shmangë pijet e forta alkoolike, duhanin dhe
ushqimin djegës, me gjithë apetitin e mirë. Rëndom trashja është pasojë e
situatave fatkeqe emocionale.
Gaforreve u rekomandohen perimet dhe pemët me mbështjellës të verdhë,
si: speci, patatja, kungulli, banania, ananasi, dardha, grejpi, limoni.

Luani
Zjarri,
Dielli, drita, bollëku, janë simbole të luanit, shenjës më kërkuese të
Zodiakut. Ai do nga jeta më të mirën, sepse mendon se kjo i përket, ndaj
për këtë harxhon shumë para për të gjitha llojet e kënaqësive, duke
përfshirë këtu edhe ushqimin.
Luani në tryezë është mjaft nazeli dhe
kërkues, e çmon cilësinë më shumë se çdo shenjë tjetër e Zodiakut.
Ushqimin e vet duhet ta organizojë në varësi nga fakti se a ka probleme
me shtypjen e lartë apo me shtypjen e ulët. Kjo, kuptohet, ka të bëjë
edhe me kafenë. Duhanin duhet ta shmangë.
Klorofili është ai që i
duhet luanit, ndaj për këtë është e nevojshme që në ushqim të përfshijë
sasi më të mëdha të perimeve të gjelbra: lakrës me gjethe, lakrës,
radhiqes...
Virgjëresha Virgjëresha precize e mat me gram çdo zarzavate që
përfshihet në shujtën ditore, e cila nuk ka kufizime në pikëpamje të
shumëllojshmërisë, por ka kufizime në aspektin e sasisë: për shkak të
sistemit të ndjeshëm të tretjes Virgjëresha nuk bën të hajë shumë ushqim
përnjëherë dhe as të konsumojë pije të forta alkoolike.
Perimet e gjelbra gjethore dhe, përgjithësisht perimet e shumta janë ato që u duhet patjetër të lindurve në këtë shenjë.
Gjatë
kohës së të ushqyerit do të duhej pirë një gotë ujë, e cila
paraprakisht kishte qëndruar në dritë të gjelbër (poç i gjelbër) të
paktën 30 minuta.

Peshorja
Ajo që mund të supozohet për
shenjat e tjera të Zodiakut, për peshoren dihet botërisht: fjala është
për helmet të cilat i merr nëpërmjet ushqimit, me çka e shkatërron
shëndetin e vet, paçka se mund të thuhet se është shumë i mirë. Për këtë
peshoret duhet t’i shmangin duhanin, alkoolin dhe ushqimin e rëndë,
sidomos biberin, kafenë e zezë, çokollatën, sheqerin e bardhë dhe kripën
industriale. Do të thotë, duhet të konsumojnë kripë deti dhe mjaltë në
vend sheqerit (madje në pije të nxehta – vetëm se duhet të pritet ftohja
e tyre, sepse nxehtësia i shkatërron përbërësit e dobishëm të mjaltit).

Nga zarzavatet e tjera peshoreve u pëlqejnë: vaji i ullirit, mishi i
pulës dhe mishi i viçit. Pemët me ngjyrë portokalli: mango, ftoi
japonez, mandarina, pjeshka e verdhë, kajsia, pjepri, molla, karota, do
të duhej të ishin përherë në tryezën e peshores.

Akrepi
Akrepi
i fortë e do ushqimin pikant, në gjithçka e tepron, madje edhe pi
shumë. Për shkak të problemeve të mundshme me zorrën e trashë, në vend
të ushqimit të rëndë e të biberosur, të cilin e ka aq për qejf kjo
shenjë, rekomandohet ushqimi i lehtë.
Pemët të cilat i rekomandohen
akrepit janë: rrushi, manaferrat, kumbullat e kaltra, kungulli, banania,
ananasi, dardha, limoni, grejpi.
Perimet të cilat akrepi duhet t’i ketë gjithnjë në tavolinë janë: patatja, speci i verdhë, patëllxhani.

Shigjetari
Shigjetari
i pabrenga lehtë mund të vuajë nga mbipesha ne qoftë se nuk ia ndal
hovin apetitit të mirë, ndërsa trashet kryesisht në pjesën e kofshëve
dhe të brinjëve.
Kjo shenjë e horoskopit kënaqet me ushqimin,
prandaj dietat, të cilat duhet t’i mbajë sipas udhëzimit të mjekut, asaj
i shkaktojnë zemërim.
Ushqimin e shigjetarit duhet ta pasurojmë me
perime e pemë me ngjyrë vjollce: patëllxhanin, panxharin e kuq dhe
rrushin e murrmë.
Është mirë që shigjetari, gjatë ushqimit të tij,
ta pijë edhe një gotë ujë e cila paraprakisht kishte qëndruar 30 minuta
në dritën me ngjyrë vjollce.
Bricjapi
Pasi që në jetën e bricjapit nuk ka vend për ndonjë gjë pa
të cilën nuk mundet, ai është mjaft modest në kërkesat e tij lidhur me
ushqimin dhe mënyrën e jetës. Përgjithësisht, bricjapi e merr vetëm atë
që është më e domosdoshme për jetë: nuk pi kafe të zezë dhe pije të
shtrenjta, nuk ushqehet ne restorantet luksoze.
Bricjapi ka
konstruksion eshtëror dhe në parim nuk do të duhej të kishte probleme me
kilogramët, megjithatë do të duhej të merrte ushqim që përmban pak
yndyra për shkak të kolesterolit. Ushqimi ideal: gjithçka që është e
bardhë - djathi, qumështi, mishi i zogut...
Perimet dhe pemët të
cilat rekomandohen në mënyrë të veçantë për bricjapin janë spinaqi,
rrepa e vogël, panxhari i kuq dhe rrushi i kuq.

Ujori Ujori, i
çmuar si Promethe për shkak të lartësive të tij spirituale e
intelektuale, është mbështetës i kuzhinës vegjetariane dhe makrobiotike
me dëshirën që gjallesat të mos vuajnë për shkak të tij.
Ujori ka
forcën e mendjes, por jo edhe shumë energji fizike (Dielli në ekzil),
prandaj ka nevojë për më shumë pushim, gjumë, ritëm të rregullt jetese
dhe ushqimi.
Megjithëse nuk ka kufizime në pikëpamje të të ushqyerit, veç atyre që ia
imponojnë vetvetes, ujori do të duhej të hante pemë dhe perime të të
gjitha llojeve, përveç atyre që janë të tharta. Nga erëzat më e dobishme
është kripa e detit.

Peshqit
Shenja më komplekse e
Zodiakut, peshqit, ikën nga jeta e përditshme edhe sa i përket të
ushqyerit. Bashkësundimtari Jupiteri i krijon apetit të mirë, ndaj mes
peshqve ka shumë njerëz të trashë, madje tepër të trashë.
Rruga e dytë e ikjes është në alkoolizëm, pilulomani dhe drogë, prandaj psikiatri është mjeku më i vizituar nga kjo shenjë.
Peshqve
së tepërmi u bëjnë mirë perimet e ziera taze dhe pemët e ngjyrës indigo
në të kaltër dhe pemët e kaltra: patëllxhani, kumbullat, rrushi,
manaferrat...


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

2 Re: Ushqimi per cdo shenje prej Sat 20 Apr 2013, 06:26

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster

Dashi:

Për të lindurit e kësaj shenje, kur është fjala për
ëmbëlsira, dhe bollëk janë gati të harrojnë se sapo kanë ngrënë. Janë
veçanërisht të pangopur, ndryshe nga shenjat e tjera të zodiakut. Një
tortë e bukur me çokollatë apo një ëmbëlsirë e veçantë, mund t’i bëjë
ata më të lumturit e botës.



Demi:

Kjo është një
shenjë tradicionalisht e babëzitur, që nuk njeh ngopje. Kjo bën që ata
të kenë tendencë për të fituar peshë. Edhe të lindurit e kësaj shenje
joshen nga ëmbëlsirat. U shijojnë veçanërisht vaktet e kaluara me
familjen dhe miqtë e mirë-zgjedhur.
Binjakët:
Shumë kureshtarë, imagjinativë dhe gjithmonë në kërkim të stimulimit, të
lindurit e kësaj shenje preferojnë ushqimet e kripur. Ata janë njerëz
që nuk mund të kënaqen kollaj me të ngrënit, pasi shijet e tyre janë
tepër të sofistikuara.

Gaforrja:

Të lindurit e kësaj
shenje janë të prirur ndaj gjërave shumë të shijshme. Karamelet dhe
akulloret janë ndër preferencat e tyre, veçanërisht në qoftë se
konsumohen në familjen e me njerëzit që ata pëlqejnë. Specialitetet
tradicionale dhe ëmbëlsirat elegante shërbyer me një gotë shampanjë,
vërtetë mund t'i bëjë ata të lumtur.
Luani:
Cilësia dhe vlera e asaj që të lindurit e kësaj shenje hanë, është e
domosdoshme. Edhe kur ata bëjnë Pazar, bredhin tërë ditën në kërkim të
gjërave më të zgjedhura. Kekët dhe ëmbëlsirat, janë ndër preferencat e
tyre.

Virgjëresha:

Virgjëresha në përgjithësi preferon
ushqim të shëndetshëm dhe perimet. Por gjithashtu edhe picat.
Megjithatë, kanë tendenca ekzagjerimi dhe për këtë duhen të kenë kujdes
për mbajtjen në formë të trupit të tyre.



Peshorja:


lindurit e kësaj shenje, në përgjithësi janë shumë të rafinuar në
shije, dhe rrallë e teprojnë me të ngrënin. Edhe në tryezë, e duan çdo
gjë të rregulluar si duhet. Nuk është e lehtë të hash me një Peshore, e
do çdo gjë strikte.
Akrepi:

I tërhequr shumë për çdo gjë që është e veçantë dhe
misterioze. Më shumë kurioz se i pangopur, më shumë dashamirës i mishit
sesa i ushqimeve pikante. Pëlqen gjithashtu shumë edhe erëzat.



Shigjetari:


bollshëm, pëlqejnë tryezat plot dhe janë partizanët e shprehjes “Ta
hajë syri”. Kjo është për shkak të pasionit të tyre për ushqim të mirë.
Çdo ushqim i shoqëruar me disa gota vere, është ndër preferencat e tyre
kryesore.
Bricjapi:

Të lindurit e kësaj shenje ashpër dhe i
matur, mendojnë se nuk është e nevojshme të mohosh kënaqësitë e ushqimit
të mirë. As kur je në shkretërirë dhe nuk ke as një pikë ujë për të
pirë. Edhe ata janë shumë kërkues, e gjeujnë ushqimin e mirë dhe në fund
të dheut ...
Ujori:

Origjinalë dhe të çuditshëm. Kur vjen puna për të ushqyer
të lindurit e kësaj shenje, duhet të dimë se ata pëlqejnë shumë
specialitetet tilla ekzotike si të ëmblat e Lindjes së Mesme apo erëzat e
Lindjes së Largët. Ata i tërheq gjithmonë diçka e ndryshme në ushqim.
Peshku:


lindurit e kësaj shenje adhurojnë gjithçka që është e ëmbël, e
sofistikuar dhe në të njëjtën kohë e bollshme dhe e shijshme. Tërhiqen
shumë nga ushqimet pikante dhe cilësore, aspak sasiore. Francezë të
vërtetë ...

e.t/NOA


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

3 Re: Ushqimi per cdo shenje prej Sat 20 Apr 2013, 06:28

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster

Zbulo, në bazë të shenjës tënde astrologjike, çfarë përbërësish
ushqimorë është mirë të përdorësh e çfarë të tjerësh të evitosh, për të
qenë në formë. Do të gjesh edhe këshilla për ushqimin.

Dashi:
Pika jote e dobët: të skuqurat.
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: kafeja, pasi ajo qetëson me doza të vogla dhimbjet e kokës.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: specat djegës të pagatuar, pasi ata mund të acarojnë së tepërmi zorrët.
Çfarë duhet ngrënë sipas shenjës së horoskopit?



Zbulo,
në bazë të shenjës tënde astrologjike, çfarë përbërësish ushqimorë
është mirë të përdorësh e çfarë të tjerësh të evitosh, për të qenë në
formë. Do të gjesh edhe këshilla për ushqimin.

Dashi:
Pika jote e dobët: të skuqurat.
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: kafeja, pasi ajo qetëson me doza të vogla dhimbjet e kokës.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: specat djegës të pagatuar, pasi ata mund të acarojnë së tepërmi zorrët.
Këshilla ushqimore: mos nxito në ngrënie.

Demi:
Pika jote e dobët: luleshtrydhet.
Përbërësi
yt i shëndetshëm ushqimor: avokadoja, sepse ajo lufton kundër
kolesterolit të keq. Duhet ta përdorësh pa e tepruar, sepse është një
përbërës shumë kalorik.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: sheqeri i tepërt.
Këshilla ushqimore: mëso të hash me përmbajtje dhe të kesh gjithnjë me vete vaj esencial borziloku, i cili ndihmon tretjen.

Binjakët:
Pika jote e dobët: shijet me sheqer e të tharta njëkohësisht.
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: agrumet, të cilat janë të pasura me vitaminë C.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: erëzat e forta, të cilat janë tepër acaruese.
Këshilla ushqimore: ha ngadalë.
Gaforrja:
Pika jote e dobët: kruasanet
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: patëllxhani, i cili është me pak kalori dhe thith yndyrnat.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: ushqimet e pasura me fibra
Këshilla ushqimore: krijo larmi në gatime dhe ha në mënyrë të rregullt.

Luani:
Pika jote e dobët: haviari.
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: majdanozi, i cili është shumë i pasur në vitamina.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: kripa.
Këshilla ushqimore: lexo etiketat e ushqimeve për të parë nëse ushqimet kanë shumë kripë.
Virgjëresha:
Pika jote e dobët: ëmbëlsirat me bajame.
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: thjerrëzat, pasi ato thithin yndyrnat.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: fibrat, si të asparagut.
Këshilla ushqimore: mos ha në orë tepër të vona të natës.

Peshorja:
Pika jote e dobët: makaronat.
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: vanilja, aroma e së cilës ndikon në pakësimin e ngrënieve të shpeshta.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: rrushi, i cili është tepër i pasur me sheqer.
Këshilla ushqimore: duhet të përdorësh sa më shumë që të jetë e mundur gatimet me zierje.

Akrepi:
Pika jote e dobët: recetat pikante
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: hithra për karakteristikat e saj tonizuese, stimuluese dhe tretëse.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: lakra, për shkak të acidit urik.
Këshilla ushqimore: mos e tepro në ngrënie, ke për tendencë ta kalosh masën.

Shigjetari:
Pika jote e dobët: patatet.
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: sherebela, që ndihmon kundër fryrjes së stomakut.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: sheqeri.
Këshilla ushqimore: zëvendëso sheqerin me mjaltë.

Bricjapi:
Pika jote e dobët: kuzhina origjinale, sallamet.
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: lakra, e cila është e pasur me antioksidantë dhe vitaminë C.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: vaji i lulediellit dhe i misrit.
Këshilla ushqimore: mësohu më shumë me shije të reja.

Ujori:
Pika jote e dobët: shijet ekzotike.
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: frutat e thata (arrat, kikirikët, etj.) për magnezin.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: krundet e tërshërës.
Këshilla ushqimore: mos përdor të skuqurat.
Peshqit:
Pika jote e dobët: makaronat e të gjitha llojeve.
Përbërësi yt i shëndetshëm ushqimor: kastraveci, pasi është diuretik.
Përbërësi ushqimor që duhet evituar: angjinaret, për shkak të shijes së tyre tepër të theksuar.
Këshilla ushqimore: evito ngrëniet jashtë vakteve./living/


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons