Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Leximi i shenjave të dorës prej Sat 20 Apr 2013, 04:52

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
LEXIMI I SHENJAVE TË DORËS
Si të lexojmë vijat e dorës.
Një udhërrëfyes praktik nga profesionistë të fushës.




LEXIMI I SHENJAVE TË DORËS
Si të lexojmë vijat e dorës. Një udhërrëfyes praktik nga profesionistë të fushës.

“Leximi”
i tre vijave kryesore të dorës dhe lidhja e tyre simbolike me mënyrën
tonë të jetesës. E dinit që sa herë jemi të zemëruara ose të shqetësuar,
duart skuqen, ndërsa kur jemi të trishtuar ato zverdhen? Ndoshta jo.
Për shumë nga ne duart janë thjesht “mjete pune”, për të tjerë, jo.
Denis Fairchild, një astrolog profesionist, di se çfarë të na thotë për
pëllëmbën e dorës.
Duar me shumë pak vija? Flasin më shumë për një
shpirt fizik, praktik dhe të organizuar, ju që e keni këtë veçori ju
pëlqen ushqimi i mirë dhe kënaqësitë seksuale. Kur në dorën tuaj gjenden
vija të holla dhe të bukura, tregon se jeni të mençur dhe krijues. Nuk
jeni shumë të aftë të ruani sekrete dhe reagoni menjëherë ndaj
zhgënjimeve. Gjithsesi, shumë vija të bukura, tregojnë nervozizëm dhe
energji të shpërndarë.

Vija të thella, të gjera dhe të gdhendura
mirë? Tregojnë se keni ndjenja të forta dhe e keni të qartë se çfarë ju
pëlqen dhe çfarë jo. Jeni të duruar dhe të përpiktë. Nuk ëndërroni si
nëpër libra dhe dini të përballeni me situatat. Ju prisni që të dashurit
dhe familjarët tuaj të jenë të përsosur. E keni mjaft të vështirë t’i
pranoni dështimet apo të metat e të tjerëve.

Vijat në dorën tuaj
kanë formën e zinxhirit, të pendëve , ose janë të thyera? Kjo tregon se
keni vullnet të dobët, trishtoheni shpejt, jeni paranojak dhe prireni të
tërhiqeni nga bota fizike. Nuk ju pëlqen të mbeteni vetëm. Jeni i
brishtë, në njëfarë mënyre si kukullat kineze. E keni të vështirë të
hyni në bisedë me çdokënd ose ta kërkoni atë që ju intereson në mënyrë
agresive ose të vendosur.

Duart e gjata e të holla kanë më shumë vija se ato të vogla dhe katrore.
Tri vijat kryesore quhen Vija e Jetës, Vija e Kokës dhe Vija e Zemrës

VIJA E JETËS

Vija
e jetës nuk tregon sa gjatë do të jetoni, por tregon për entuziazmin
dhe vullnetin për ta shijuar jetën, si dhe për përpjekjet për të arritur
ato që doni.

Nëse vija e jetës është e qartë dhe e thellë, pa
shkëputje, tregon se do të keni një jetë të shëndetshme dhe të mirë.
Gjithashtu tregon se jeni plot energji të pashtershme, që përqafoni çdo
sfidë dhe mundësi që ju paraqitet. Duke qenë se jeni shumë i/e dashur
dhe e shprehni këtë, ju pëlqen gjithçka. Dalloheni për kurajën,
energjinë dhe dëshirën për të jetuar.

Ndërprerje ose humbje të
vijës së jetës gjatë rrugës, tregon se jeni tip që shqetësoheni shumë
dhe i lejoni të tjerët të ndërhyjnë në jetën tuaj. Jeni shumë xheloz,
posesiv dhe shumë emotiv. Lidhjet tuaja janë të destinuara të jenë plot
dramë dhe ndryshime emocionale. Asgjë s’është e lehtë për ju.
Kur vija e jetës merr një kthesë të gjerë në dorë,
tregon se jeni njeri shpirtgjerë, pozitiv dhe shumë bujar (ndonëse pak
dramatik). Krijoni lidhje të mira me fëmijët dhe ju pëlqen të ndihmoni
njerëzit që kanë nevojë. Për ju, të luash rolin e viktimës nuk është
zgjidhja e duhur. Ju pëlqen kur ju dëgjojnë, kur ju respektojnë, kur ju
duan dhe kur ju shohin si një person të fortë dhe të besueshëm. Jeni
bujar me kohën dhe paratë tuaja. I gëzoni çdo ditë dhe doni të zbuloni
horizonte pafund e të përqafoni ide te reja.

Nëse vija e jetës
suaj fillon mjaft poshtë gishtit tregues kjo tregon se keni nevojë për
njohuri. Jeni individualist dhe nuk duroni dot që dikush t’ju thotë
çfarë apo si ta kryeni diçka. Keni shpirt luftarak dhe jeni energjik. E
megjithatë nuk ju mungojnë problemet me disiplinën dhe përqendrimin. Ju
pëlqejnë lëvdatat dhe është pothuajse e pamundur që t’i pranoni gabimet
tuaja.


Kur vija e jetës mbaron pranë gishtit të madh, do të
thotë se rrallëherë ngrini zërin dhe jeni pak i ndrojtur. Ndiheni më
rehat kur qëndroni në një qoshe, sesa kur jeni në qendër të vëmendjes.
Ju pëlqen t’i ndihmoni të tjerët dhe t’ju përgjigjeni nevojave të tyre.
Zakonisht mendoni më shumë për ta sesa për veten tuaj. Ndonëse ju mungon
vullneti për ta ngritur zërin për veten tuaj, e bëni shpesh këtë për të
tjerët. Duke qenë se keni më shumë aftësi mendore sesa fizike, nuk jeni
shumë energjikë dhe kërkoni shumë pushim kur jeni sëmurë.


VIJA E KOKËS

Ndonëse
aftësitë tuaja nuk dalin shumë në pah, aftësitë tuaja mendore dhe
dëshira juaj për dije shfaqet më së miri në vijën e kokës. Ajo fillon në
pjesën e gishtit të madh, në zonën poshtë gishtit tregues dhe vijës së
jetës dhe kalon nëpër dorë drejt gishtit të vogël.

Zakonisht, një
vijë koke e shkurtër që nuk kalon përmes dorës, tregon një njeri jo
largpamës, të cilit i mungon perceptimi i gjërave të reja. Jeni të
fiksuar pas rregullit, jeni shumë të kujdesshëm dhe mendoni vetëm për
vete. Çështjet e pushtetit dhe të kontrollit luajnë një rol të
rëndësishëm në jetën tuaj. E merrni lehtë pushtetin dhe ndiheni mirë në
rolin e vendimmarrësit.

Sa më e gjatë të jetë vija e kokës, aq më
i madh është qëllimi i perceptimeve tuaja dhe këmbëngulja për të
mësuar. Keni respekt për njohuritë, barazinë dhe të drejtat e njeriut.
Si kokëfortë që jeni, nuk lodheni kurrë duke mësuar gjëra të reja. Ju
pëlqen shoqëria dhe ndoshta keni dhe shumë miq. E mbivlerësoni veten.
Vullneti juaj për të mësuar dhe shkathtësia e të menduarit ju çon larg.
Të shkruarit, mësimdhënia, marrëdhëniet publike ose fjalimet mund të
jenë profesione të mira për ju.
Kur vija e kokës është e zbehtë ose e thyer, ose
ngjan me një zinxhir, do të thotë se nuk jeni tip i organizuar, keni
mendime të shpërndara dhe e keni të vështirë të përqendroheni. Ju mungon
organizimi dhe këmbëngulja për t’i parë projektet deri në realizimin e
plotë të tyre. E megjithatë i mirëprisni idetë e reja. Këmbëngulni t’i
kryeni gjërat sipas mendjes suaj. Zakonisht veçoheni nga miqtë ose
kolegët tuaj.

Sa më e thellë të jetë vija e kokës, aq më shumë e
shfrytëzoni mençurinë dhe aftësitë tuaja. Jeni optimist dhe idealist.
Gjithmonë mendoni se gjërat do të kenë rezultat pozitiv.

Nëse
vija juaj e kokës kalon poshtë pëllëmbës së dorës, do të thotë se
bazoheni mbi fakte dhe jeni shumë i logjikshëm. Parapëlqeni të flisni
vetëm me ata që i njihni mirë. Në përgjithësi u qëndroni besnik
vendimeve tuaja, pavarësisht nga ajo që mendojnë të tjerët. Jeni praktik
dhe i kujdesshëm. Motoja juaj është “Për një mendje të shëndoshë”. Jeni
serioz, ndonjëherë pesimist dhe mund të bëheni shumë kritik ndaj ideve
abstrakte ose revolucionare.
Kur vija juaj e kokës merr një kthesë drejt gishtit
të vogël, tregon se ju e përdorni mençurinë tuaj për të fituar para.
Rrallë ndodh të thoni diçka dhe më pas të pendoheni. Për ju koha është
shumë e shenjtë. U përkisni atyre njerëzve që u pëlqen të veprojnë,
teksa të tjerët ëndërrojnë. Kjo sjellje ju ndihmon në çdo fushë. Kur
vija e kokës merr kthesë drejt kyçit të dorës, tregon se ju keni mjaft
imagjinatë. Nuk keni interes për gjërat e përditshme. Mendja juaj duket
se është gjithnjë e zënë me diçka tjetër. Mos i lini fantazitë tuaja
t’ju përfshijnë të tërin.

Një vijë koke që kthehet e tëra drejt
kyçit të dorës. Në një kthesë të fortë, është shenjë arratie dhe ose
depresioni. Jeni simpatik dhe i besueshëm, por shumë dyshues ndaj
historive fatkeqe. Gënjeheni lehtë. Egoja juaj nuk është e fortë, madje
shpesh i ndihmoni të tjerët edhe mbi kurrizin tuaj. Tregoni kujdes të
veçantë në vendimet financiare dhe ato personale. Jeni shumë idealist.
Të jetoni në botën fizike dhe të përballeni me realitetet të ashpra,
është mjaft e vështirë për ju.

Kur vija e kokës dhe ajo e jetës
bashkohen pranë gishtit të madh, tregon se jeni njeri i kujdesshëm, i
matur dhe i përqendruar. Burimi kryesor i sigurisë suaj është të jeni i
lumtur dhe i plotësuar në punën tuaj. Jeni praktik dhe i parashikueshëm.
Dhuntia juaj më e madhe është struktura dhe qëndrueshmëria që i siguron
familjes dhe kolegëve
tuaj.

Kur vija e kokës përfundon në formë
piruni, që njihet ndryshe si “piruni i shkrimtarit”, tregon se keni
dhunti, jeni kureshtarë dhe krijues. Sa më i gjerë të jetë piruni, aq më
i përshtatshëm dhe krijues jeni. Madje keni aftësi të sillni shkëndija
zgjidhjeje edhe në situatat më të ndera.

VIJA E ZEMRËS

Vija
e zemrës është barometri juaj emocional dhe tregon dashurinë jo vetëm
për të dashurit tuaj, por edhe për njerëzit e tjerë. Ajo fillon në zonën
poshtë gishtit të vogël dhe lëviz drejt pjesës së sipërme të dorës,
duke përfunduar poshtë bazës së gishtit tregues, të mesit ose të gishtit
të unazës.

Nëse vija juaj e zemrës është shumë e thellë, tregon
se ju vazhdimisht luani rolin e paqeruajtësit. Edhe pse nuk keni ndonjë
talent të veçantë, ju pëlqejnë arti dhe format e tij. I kushtoni shumë
rëndësi shtëpisë dhe familjes. Pavarësisht nëse eksperiencat me
familjarët tuaj kanë qenë të mira ose jo, jeni shumë të lidhur me ta.
Gjithçka që thuhet e merrni si personale dhe shumë mendime ndaj jush i
interpretoni si sulme dhe kritika. Dëshira juaj është që të gjithë të
mirëkuptohen.
Një vijë e zemrës e dobët dhe e zbehtë, do të thotë
se ju kërkoni vëmendje të veçantë dhe ju pëlqen t´ju llastojnë. Ju
drejtoheni nga zemra dhe jo nga mendimet tuaja. Të gjitha idetë dhe
mendimet tuaja kanë ngjyra ndjenjash dhe lidhjesh emocionale. Nuk ju
pëlqen të jeni vetëm dhe jepni më të mirën tuaj kur jeni në shoqëri.
Doni që të gjitha lidhjet tuaja të shkojnë mirë, gjatë gjithë kohës së
zgjatjes së tyre. Nuk e pranoni zemërimin ose zënkat.

Një
hapësirë e gjerë midis vijës së zemrës dhe asaj të kokës, tregon se jeni
i pavarur dhe veproni me kokën tuaj. E doni jetën, por jeni disi
agresivë, madje merrni dhe iniciativa që shumë të tjerë nuk do të
guxonin t´i merrnin. Nuk ju pëlqejnë njerëzit dembelë, të dobët dhe ata
që të ngjiten e s´të shqiten. Sa më e gjerë të jetë kjo hapësirë, aq më e
madhe është nevoja juaj për liri dhe individualitet.

Vija e
zemrës quhet e gjatë kur ajo përfundon poshtë gishtit tregues. Të gjithë
ju që keni këtë veçori jeni romantikë. Ju jeni njerëz që i mbroni, i
mbështesni dhe që u përkushtoheni miqve dhe të dashurve tuaj. Nuk ju
pëlqen vetmia. Ju i kushtoni shumë kohë ndjekjes dhe ruajtjes së
miqësive të ndryshme. Keni prirje të idealizoni çdo lidhje dashurie dhe
zakonisht mendoni se partneri/ja juaj është më i/e mirë nga të
gjithë.

Një vijë e shkurtër zemre mbërrin
deri në mes të dorës. Kjo do të thotë se askush më shumë se ju, nuk i
merr seriozisht dashurinë, seksin dhe lidhjet e dashurisë. Jeni plot
pasion, jeni lozonjarë, të ndjeshëm por edhe me logjikë. Nuk jeni nga
ata që dashuroni verbërisht. Megjithatë kur bini në dashuri, synimi juaj
është të bashkoheni përjetësisht me të dashurin tuaj.

Kur vija
juaj e zemrës është në formën e një zinxhiri ose e shkëputur, tregon se
jeni tip i paqëndrueshëm ose të prirë për të patur dashuri të ndryshme.
Shumë nga lidhjet tuaja dallohen për ndryshimet e tyre emocionale. Ju
pëlqen më shumë të keni histori kalimtare, sesa bashkime të vërteta.

Kur
vija e zemrës kalon drejt, si një vizore nëpër dorë në vend që të marrë
ndonjë kthesë të vogël, tregon se nuk ju intereson aspak ajo që
mendojnë të tjerët për ju. Romanca për ju kalon në vend të dytë, pasi në
çdo lidhje bëni pyetjen: “Çfarë fitoj unë nga kjo?”.
Për ju dashuria është si një marrëveshje e duhur
biznesi. Jeni shumë sipërfaqësorë dhe i ëmbël në çështjet e dashurisë.
Nëse vijën e zemrës dhe të kokës i ndan një hapësirë e gjerë, do të
thotë se ju keni një dëshirë të jashtëzakonshme për të qenë i pavarur; e
keni mjaft të vështirë të përkushtoheni emocionalisht. Jeni shumë
individualistë, kështu nuk duroni dot që të tjerët t´ju drejtojnë. Jeni
shumë i shoqërueshëm, ju pëlqen të njiheni me njerëz të rinj dhe
shpreheni shumë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Kur vija e
zemrës dhe ajo e kokës bashkohen në një të vetme, që quhet vija e
Simianit, do të thotë se e keni të vështirë të merrni vendime. Jeni
shumë të vëmendshëm dhe keni shumë interesa, ndaj shpesh nisni të kryeni
shumë gjëra njëherësh, por nuk çoni në fund asnjë prej tyre.

Gjithashtu,
ndodh që të premtoni më shumë nga ç’keni mundësi të bëni. Shqetësoheni
menjëherë dhe jeni shumë të ndjeshëm ndaj atyre që i shihni si armiq.
Zakonisht, kaloni menjëherë në mbrojtje kur mendoni se dikush kërkon
t´ju sfidojë. Kërkoni t´ju mbajnë gjithnjë me të mira. Nuk i refuzoni
këshillat e miqve, të të dashurit dhe të familjarëve, që vlejnë për
t´jua ngritur moralin. Hermesnews


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons