Forumi Kuq E Zi
Nostradamusi - parashikuesi më i madh i botës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Nostradamusi - parashikuesi më i madh i botës Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Nostradamusi - parashikuesi më i madh i botës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Nostradamusi - parashikuesi më i madh i botës Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Që nga publikimi i librit Les Propheties – që është botuar e ribotuar
shumë herë që nga vdekja e tij – Nostradamusi ka tërhequr vëmendjen e
pothuajse të gjithë njerëzve që ndjekin kultin. Entuziastët e tij të
shumtë, e mos të flasim për shtypim, e lavdërojnë atë për parashikimin e
një vargu të gjerë të ngjarjeve kryesore që i kanë shënuar zhvillimet
gjatë shekujve të kaluar.

Nostradamus (Michel de Nostredame) u
lind më 14 dhjetor 1503, në qytetin francez St. Remy dhe vdiq më 2
korrik 1566. U shkollua në Avignon ku studioi filozofinë,
gramatikën dhe retorikën, përveç këtyre studioi edhe letërsinë klasike, mjekësinë, historinë dhe astrologjinë.
Nostradamus-i ishte një nga publikuesit më të mëdhenj botëror të
profecive. Ai njihet më së shumti për librin e tij Les Propheties,
edicioni i parë i të cilit u paraqit në vitin 1555. Që nga publikimi i
këtij libri – që është botuar e ribotuar shumë herë që nga vdekja e tij -
Nostradamusi ka tërhequr vëmendjen e pothuajse të gjithë njerëzve që
ndjekin kultin. Entuziastët e tij të shumtë, e mos të flasim për
shtypim, e lavdërojnë atë për parashikimin e një vargu të gjerë të
ngjarjeve kryesore që i kanë shënuar zhvillimet gjatë shekujve të
kaluar.

Në shekullin gjashtëmbëdhjetë Francën e kaploi epidemia e mortajës. Në
këtë kohë Nostradamusi u dallua si mjek i shkathtë, i cili iu kundërvu
kësaj sëmundjeje misterioze me tërë fuqinë që posedonte dhe pati një
sukses të madh. Në luftë kundër kësaj sëmundje ai përdorte si mjet
kryesor, aplikimin e higjienës personale dhe doza të mëdha të vitaminës
C. Kur hynte në fshat të infektuar, pikësëpari kërkonte mënjanimin e
kufomave nga rrugët. Pacientëve, së pari, u rekomandonte sa më shumë
ajër të pastër, ujëra të pastra dhe ilaç, të cilin e kishte mbaruar
vetë.

Më vonë, në kohën e një epidemie të rëndë të mortajës,
Nostradamusi përjetoi një tragjedi të rëndë familjare dhe, sado që u
përpoq maksimalisht t’ua shpëtonte jetën, i vdiqën bashkëshortja me të
dy fëmijët.

I dëshpëruar nga tragjedia familjare, Nostradamusi
filloi të dyshonte në aftësitë e veta mjekuese dhe për gjashtë vjetët
vijues, brodhi nëpër Evropë poshtë-lart pa ndonjë cak. Duke kaluar nëpër
periudhën më të errët të jetës, ai, për herë të parë, filloi t’i
vërente aftësinë e veta të parashikimit të së ardhmes.
Shpërthimi i mortajës në Aix, atëherë kryeqytet i Provansës, për nëntë
muajt rresht, e nxiti Nostradamusin që prapë të merrej me shërimin e të
infektuarve dhe të shpëtonte sa më shumë njerëz. Pas zhdukjes së
mortajës, ai shpërblehet nga paria e qytetit të Aix-it me një pension
jetësor.

Dhjetë vjet pas vdekjes së bashkëshortes dhe të
fëmijëve, Nostradamusi vendoset në Salon dhe martohet përsëri. Në
martesën e dytë i lindin tri vajza dhe tre djem. Nostradamusi e
shndërroi katin e dytë të shtëpisë në një laborator (astrolaborator), në
të cilin kishte mjete të ndryshme për magjitë dhe predikimet që do të
bënte i mbyllur në laborator. Në këtë mënyrë në vete zgjoi vizione të
çuditshme, të cilat më vonë filloi t’i shënojë.
Për disa vite me radhë Nostradamusi u mendua nëse do t’i bënte publike
predikimet e tij apo jo. Përfundimisht në vitin 1550 ai për herë të parë
publikoi almanakun e tij të profecive, i cili përbëhej prej dymbëdhjetë
pjesëve nga katër rreshta më vonë të quajtura “strofa”. Secili strofë
përmbante predikime themelore për vitin pasues.

Almanaku hasi në
mirëpritje te lexuesit dhe kjo e nxiti Nostradamusin që ta vazhdonte
punën e tij. Ai vazhdoi publikimin e një almanaku çdo vit pasues.
Veprën e tij më të famshme, The Centuries (Shekujt), Nostradamusi filloi
të shkruante në vitin 1554, derisa shkroi dhjetë vëllime me nga 100
strofa. Shekujt I deri në IV i botoi në Lyon në vitin 1555, kurse tri
pjesët e mbetura pak më vonë. Tri pjesët e fundit Nostradamusi i botoi
në vitin 1558 dhe atë në ekzemplarë të kufizuar, të cilët ua shpërndau
njerëzve të caktuar.

Vepra e tij Shekujt ka përjetuar botime të ribotime të vazhdueshme gjatë 400 vjetëve të fundit të historisë së njerëzimit.

kohën e botimit të tyre, por dhe sot, profecitë e Nostradamus-it kanë
hasur në vlerësime dhe kritika të ndryshme. Kombinimet e fjalëve
franceze, sllave, greke, latine dhe italiane të shkruara, në mënyrë
enigmatike, si gjëegjëzave, lojëra fjalësh, anagrameve dhe epigrameve
për interpretimin e të cilave duhet pasur dituri të madhe në një varg të
gjerë subjektesh.
Që prej botimit të veprave të Nostradamus-it në shekullin XVI e deri me
ditën e sotme, një numër i madh i studiuesve janë magjepsur me veprat e
tij dhe kanë tentuar t’i kuptojnë dhe t’i deshifrojnë ato. Predikimet e
tij janë të shumta dhe shumë prej tyre nuk janë interpretuar akoma.

Për
injorantët, mendjeshkurtrit, Nostradamus-i ishte një krijesë e dreqit.
Nga filozofët, Nostradamus-i vazhdon të lavdërohet dhe të mallkohet.
Poetët mbesin të hutuar nga kuptimi i strofave të tij të egra.
Interpretimi është i hapur për të gjithë. Pos atyre profetike, që janë
përmbushur gjatë periudhave të ndryshme kohore, askush nuk është në
gjendje ta interpretojë në formë të saktë dhe finale ndonjë nga
profecitë e Nostradamusit, që flasin për të ardhmen tonë. Kjo është një
fushë e hapur për individë, studime të veçanta. Ndoshta edhe ky ishte
qëllimi.
Ato që janë interpretuar, janë interpretuar pasi që ngjarjet
kanë ndodhur dhe asnjëherë ato nuk kanë shërbyer që një ngjarje e
caktuar të evitohet.

Deri në fund të jetës Nostradamusin e mbajti
kthjelltësia e mendjes. Para se të vdiste, saktësisht natën e fundit,
kur ndihmësi i uroi natë të mirë, predikuesi francez ia kthen
përshëndetjen dhe i rrëfen se të nesërmen në mëngjes do të gdhihej i
vdekur. Dhe ashtu ndodhi. Më 1 korrik 1566 Nostradamusi vdes. Varroset
në pozitë vertikale (në këmbë) pasi ashtu edhe e kishte lënë
porosi/amanet.
Ky predikues francez nga shekulli XVI i ka paraparë shumicën e ngjarjeve
botërore. Disa nga parashikimet e tij, të bëra realitet, janë: 1.
Arratisja e Ludovikut XVI në Varen, 2. Revolucioni në Francë e Rusi, 3.
Dy luftërat botërore, 4. Lufta në Afganistan, 5. Epidemia e AIDS-it, 6.
Hedhja e bombës atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki, 7. Vrasja e Kennedit,
8. Shembja e murit të Berlinit, 9. Holokausti i madh gjerman dhe
terrori nazist, etj. etj. Ai, gjithashtu, ka parashikuar edhe fundin e
botës. Sipas tij, tragjedia në New York është pretekst për fillimin e
luftës së tretë botërore, ku do të zhvillohet luftë e madhe ndërmjet
myslimanëve dhe të krishterëve. Iniciator për këtë sipas profecive të
Nostradamusit do të jetë antikrishti i tretë, të cilin ai e quan
“Mabus”, i cili vjen nga Lindja e Mesme. Dy antikrishtët e parë janë
deshifruar, si Napoleoni dhe Hitleri, kurse për të tretin mendohej së
është Sadam Hyseini, por tani ka edhe mendime se bëhet fjalë për
kryeterroristin Osama Bin Laden.

Nastradamusi e ka parashikuar
edhe tragjedinë e 11 shtatorit në New York, me një varg të tij: “Në
muajin e nëntë të vitit, në shekullin e ri. Një mbret i madh i Terrorit
do të vijë nga qielli. Qielli do të digjet me 45 gradë. Zjarri i afrohet
qytetit të ri”.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons