Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kryeministrit Rus, Dmitry Medvedev i eshte bere kohet e fundit nje pyetje jo e zakonshme. Nje korrespondent i REN TV e pyeti ate, si nje ish president, nese ishte e vertete qe se bashku me dosjet nukleare atij i shte dhene edhe nje dosje me materiale ne lidhje me UFO-t.
Dmitry Medvedev tha qe ishte e vertete. Sipas kryeministrit, se bashku me dosjen, presidentit i jepej edhe nje raport nga sherbimet sekrete, detyra e te cileve ishte te kontrollonte alienet ne terrotorin Rus. Kur gazetari e pyeti nese kishte shume aliene qe jetonin mes nesh, Medvedev nuk pranoi te pergjgijej. Megjithate ai sugjeroi qe te interesuarit ne kete ceshtje te shihnin nje "kronike dokumentar" me titullin "Men in Black".

Sigurisht qe kjo pergjigje mund te kete qene edhe thjesht nje shaka. Megjithate, duke folur seriozisht, edhe ne Bashkimin Sovietik, edhe ne Rusine moderne, ceshtja e UFO-ve dhe fenomeneve te tjere paranormale, ka qene dhe mbetet e fshehte, dhe asnje prej zyrtareve nuk pranon te thote gje ne lidhje me to publikisht.
Nga ana tjeter, ka edhe eksperte qe nuk kane me poste dhe keshtu qe kane me shume vend per te manovruar. Disa ish zyrtare te niveleve te larta ne ushtri, kane vendosur qe te heqin vellon e sekretit mbi misterin e UFO-ve.
Ndodhi ne fund te marsit ne konferencen Zigel Readings. Ky event qe mbahet 2 here ne vit, eshte mbajtur ne Moske per me shume se 20 vjet dhe i kushtohet studimit te fenomeneve paranormale.
Per shume vite raportimet ne lidhje me shfaqjet e UFO-ve jane trajtuar si jo-shkence. Vetem disa shkecetare kane kuptuar qe keto fakte duhet te studioheshin me seriozitet.
Vemendja zyrtare ndaj UFo-ve erdhi ne vitin 1978, kur qindra apo mijera njerez ne Petrozavodski ishin deshmitare te nje objekti te cuditshem te shndritshem ne qiell per disa ore. Ne ate kohe, edhe vendet fqinje i kerkuan Bashkimit Sovjetik qe te shpjegonte se cfare ushtrimi misterioz ushtarak ishte duke bere.

Edhe Aleksandrov, babai themelues i centraleve elektrike nukleare Sovietike, tha qe do te ishte nje gabim nese do te vazhdohej te injorohej kjo ceshtje. Sipas tij, ishte e nevojshme te krijoheshin programe te vecanta per te studiuar keto fenomene.
Burimi per kete histori eshte Vasily Yeremenko, i dale ne pension. Ne ate kohe, Yeremenko ka qene drejtues i divizionit te OKB qe kujdesej per forcat ajrore dhe prodhimin e avioneve. Ishte divizioni i tij qe kishte edhe detyren qe te mblidhte te gjitha raportimet per shfaqjet e UFO-ve.
Deri ne ate kohe, sipas Yeremenko, ishin mbledhur shume raportime ne lidhje me incidente paranormale. Trupat ishin udhezuar se si te silleshin ne rastin se dallonin nje UFO-t. Gjeja kryesore ishte te mos silleshin ne nje menyre qe do te mund te shkaktonte agresivitet.
Ne fillimet e viteve 1980, u kuptua qe UFo-t shfaqeshin me se shumti ne zonat ku "kishte tension te larte" - per shembull, gjate testimeve te armeve.
"Mund te thuhet qe gjate eksperimentit qe beme, ne mesuam se si te shtynim UFO-t qe te shfaqeshin. Per te aritur kete gje, duhet te kishte nje rritje te dallueshme te numrit te fluturimeve te bera nga avionet e luftimit. Dhe me pas me nje mundesi pothuajse 100% shfaqeshin UFO-t." - tha Yeremenko.
Sipas tij shumica e objekteve dukeshin si sfera te shndritshme.
Me kalimin e kohes, pjesetaret e eksperimenteve u mesuan kaq shume me keto fenomene sa i merrnin ato per te mireqena. Disa edhe provuan qe te kontaktonin me objektet.
"Ndodhte keshtu: nje person ne toke do te valeviste krahet e tij dy here ne te majte dhe dy here ne te djathte. Objekti ne qiell do te reagonte duke u lekundur dy here ne anen e majte dhe dy here ne anen e djathte." - tha Yeremenko.
Ne fund, ushtria, se bashku me shkencetaret qe moren pjese ne eksperiment, arriten ne tre konkluzione te rendesishme. Se pari, ato mund te jene fenomene natytrore qe shkenca moderne nuk mundet ende t'i shpjegoje. Se dyti, ato mund te jene pajisje njohje te HSteteve te Bashkuara ose te Japonise. Dhe se treti, mund te jene objekte jashtetokesore.
Ne biseda privateme pilote dhe kozmonaute, Yeremenko ka degjuar me shume se nje here histori ne lidhje me UFo-t, por ata nuk duan te flasin publikisht per to.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
ehhhh qenkan hutu przz


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons